Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1

    Rada Trajkoviq dhe romët kërkojnë ministri !!!

    Publikuar: 27.10.2011 - 09:18
    Prishtinë, 27 tetor - Kryeministri Hashim Thaçi është duke u shtrënguar që ta fusë në Qeveri subjektin politik të Rada Trajkoviqit, me qëllim që ta garantojë shumicën parlamentare në Kuvendin e Kosovës. Pos me Trajkoviqin, koalicioni qeverisës ka tendenca të zgjerohet edhe me Partinë Demokratike të Ashkalinjve të Kosovës dhe me Partinë Demokratike Serbe për Kosovë e Metohi.

    Katër deputetët e “Listës së bashkuar serbe”, Danush Ademi i PDAK-së dhe Sasha Gjokiq i SDS KiM, tashmë e kanë krijuar grupin e tyre parlamentar dhe janë në pritje të formalizimit të tij, fillimisht nga Kryesia e më pas edhe nga Kuvendi. Të gjashtët kanë vendosur ta kushtëzojnë mbështetjen e pozitës me marrje postesh ministrore. Së paku dy anëtarë nga këto subjekte kanë konfirmuar për “Kohën Ditore” se i kanë filluar negociatat me zyrtarët e lartë të PDK-së për ndarjen e posteve në Qeveri.

    Rangjel Nojkiq ka thënë se gjatë një takimi që para pak ditësh e kanë zhvilluar përfaqësuesit e JSL-së me zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi, këtij të fundit i është bërë me dije se JSL-ja nuk hyn në koalicion pa e marrë së paku një ministri.



    Më gjerësisht lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”



    http://koha.net/?page=1,13,74625
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    eh medet sa poshte ka rene qeverisja ne kosove..te kushtezohesh nga gabelet vetem ne kosove ndodh..po ne fakt kur te dhimbset aq shume karrigia sa te qeverisesh me gabelet nuk ke cka thua pos qeverisje gabelesh..

    poshte ke ra kosove...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Publikuar: 27.10.2011 - 09:18
    Prishtinë, 27 tetor - Kryeministri Hashim Thaçi është duke u shtrënguar që ta fusë në Qeveri subjektin politik të Rada Trajkoviqit, me qëllim që ta garantojë shumicën parlamentare në Kuvendin e Kosovës. Pos me Trajkoviqin, koalicioni qeverisës ka tendenca të zgjerohet edhe me Partinë Demokratike të Ashkalinjve të Kosovës dhe me Partinë Demokratike Serbe për Kosovë e Metohi.

    Katër deputetët e “Listës së bashkuar serbe”, Danush Ademi i PDAK-së dhe Sasha Gjokiq i SDS KiM, tashmë e kanë krijuar grupin e tyre parlamentar dhe janë në pritje të formalizimit të tij, fillimisht nga Kryesia e më pas edhe nga Kuvendi. Të gjashtët kanë vendosur ta kushtëzojnë mbështetjen e pozitës me marrje postesh ministrore. Së paku dy anëtarë nga këto subjekte kanë konfirmuar për “Kohën Ditore” se i kanë filluar negociatat me zyrtarët e lartë të PDK-së për ndarjen e posteve në Qeveri.

    Rangjel Nojkiq ka thënë se gjatë një takimi që para pak ditësh e kanë zhvilluar përfaqësuesit e JSL-së me zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi, këtij të fundit i është bërë me dije se JSL-ja nuk hyn në koalicion pa e marrë së paku një ministri.



    Më gjerësisht lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”



    http://koha.net/?page=1,13,74625
    Ku eshte e keqja ketu? Qytetaret e Kosoves jane te barabarte dhe si te tille ata kane te drejten e votes dhe te zgjedhjes ne te gjitha institucionet e vendit.
    Kete te drejte nuk mundet t'ua kufizoje askush!

    Jo vetem qeveria e Thaçit, por çdo qeveri tjeter qe do te vije ne Kosove, duhet te krijoje te gjitha kushtet per perfaqesim te barabarte te te gjithe qytetareve te vet.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Rada Trajkoviq dhe romët kërkojnë ministri !!!
    ....qe tash qohen edhe vetfundosja lyp ministri....

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Ku eshte e keqja ketu? Qytetaret e Kosoves jane te barabarte dhe si te tille ata kane te drejten e votes dhe te zgjedhjes ne te gjitha institucionet e vendit.
    Kete te drejte nuk mundet t'ua kufizoje askush!

    Jo vetem qeveria e Thaçit, por çdo qeveri tjeter qe do te vije ne Kosove, duhet te krijoje te gjitha kushtet per perfaqesim te barabarte te te gjithe qytetareve te vet.
    Dydrinas,dhe ti mendon se minoritetet jane te keqtrajtuara ne qeverisje.
    A e di se pakicat ne Kosove kane vendet e rezervuara ne kuvend pavaresisht pjesmarrjes ne votime dhe votave te fituara.
    Neve sna ka mbetur gje vetem te na hypin ne koke pakicat,dhe te na pshurrin.

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Ku eshte e keqja ketu? Qytetaret e Kosoves jane te barabarte dhe si te tille ata kane te drejten e votes dhe te zgjedhjes ne te gjitha institucionet e vendit.
    Kete te drejte nuk mundet t'ua kufizoje askush!

    Jo vetem qeveria e Thaçit, por çdo qeveri tjeter qe do te vije ne Kosove, duhet te krijoje te gjitha kushtet per perfaqesim te barabarte te te gjithe qytetareve te vet.
    DyDRiNaS, Nga jeni nese ka mundesi te dije - Nga Shteti Ame Shqiperia, apo Nga Kosova !!!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Trajkoviqi mban ne kemb qeverin thaqi,dhe po te doi trajkoviq qeveria bie

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    DyDRiNaS, Nga jeni nese ka mundesi te dije - Nga Shteti Ame Shqiperia, apo Nga Kosova !!!
    Me dit pak gjeografine shqiptare e merr vesh se prej ka jam, po si duket s'ke pas rast me e mesu.

    E per me teper cfare rendesi ka se prej ka jam, tu pas parasysh vetem faktin se jam shqiptar.

    Apo ata qe jan prej Shqipnie nuk e dijne se cka kena vujt na ner Serbine e merret sipas teje se pse nje anetar i ketille pranon ne qeverisje dhe qytetare te tjere joshqiptar, qe te trajtohen ne menyre te barabarte sic e kerkon ligji po edhe sic e kerkon edhe tradita shqiptare.

    Prej dites ne dite kam prit prej jush qe te beheni pak ma teper dinjitoze, ma teper te edukueshem e me te vyeshem, mirepo e shoh se vone ose ndoshta kurre nuk do t'ja mbrrini.

    Sepse ju vuani prej semundjesh shoqnore te pasherueshme e kjo nuk ju mundeson qe te jini dikushi.

    Nga pamundesia e gjetjes se rrugedaljes qe do t'ju bente njerez te besueshem dhe te votueshem, ju kaloni ne nervoze prej se ciles ju me pas bini pre e emocioneve te pakontrollueshme qe ju shtyjne te jeni te damshem per te gjithe ne.

    Perhere kam mendu se Kosova do ta kete udhen e veshtire, por po ashtu perhere kam mendu se prej atij trolli kan me dale bij e bija qe do te mundin me i kapercy veshtiresite, qe do ti mundin e do ti kapercejne rreziqet e sfidat, qe do te vejne mendjen e shpirtin ne te miren e shtetesise se Kosoves e te gjithe shqiptareve ne rajon.

    Mirpo brezi juaj o Ariani_TB ka pas nje fat te keq, qe regjimi diktatorial i pushtuesit serb ua mbylli udhet e shkollimit te rregullt e m'u per kete e kam cilesu kete si damin me te madh qe u eshte bere shqiptareve gjate fundit te shekullit te 20-te.

    Ju e keni te zorshme me prodhu ide te kohes, por ju mundeni vec me imitu parrullat e menyren e veprimit te nje brezi qe edhe po t'donte nuk kishte mundesi tjeter, sepse gjendej ne mesin e luftes ideologjike shqiptaro-jugosllave.

    Edhe po te donin Demaçi, Hydajeti, Naiti e qindra e mijera te tjere shqiptare qe u sakrifikuan per Kosoven, nuk mundeshin kurresesi qe te benin diçka me teper se sa bene, sepse ata kishin dy mundesi: ja te ulnin kryet e ti bashkoheshin komunizmit jugosllav, ja te luanin rolin e kryengritesit e te binin nen urdhrat e ideologeve enveriste. Pra udha e tyre ishte e paracaktume, po ashtu edhe fati i tyre. Ja burg ne Jugosllavi, ja burg ne Shqiperi!

    E megjithate koha e tyne kaloi, tash Kosova ka detyre tjeter!

    Detyra tjeter e Kosoves eshte ndertimi i shtetit ligjor te se drejtes, ndertimi i shoqerise e cila respekton lirite e te drejtat e njeriut pa marre parasysh se kush asht e cfare rrace e ngjyre ka, krijimin e kushteve per nje ekonomi moderne dhe konkuruese ne rajon e me gjere, ndertimin e marredhenieve te reja ne rajon e me gjere, duke e paraqitur keshtu Kosoven si sukses te perbashket te perpjekjeve te te gjithe shqiptareve dhe te ndihmes se pashtershme te qyteterimit perendimor!

    Megjithate mosha qe keni ju lejon ende qe te ndryshoni dhe te merrni kahjen e duhur per te miren e Kosoves, por kjo kerkon kohe, kerkon ide te reja, kerkon nje qasje tjeter ndaj zhvillimeve ekonomike, politike dhe shoqerore ne Kosove.

    Do te isha njeriu me i lumtur nese do te shihja se ju po i beni emer te mire Kosoves, se ju po i afroni rrugedalje nga veshtiresite Kosoves, se ju po ndillni e po perçoni tolerance ne mes te qytetareve te Kosoves, se ju po i afroni nje tjeter mendesi e nje tjeter menyre veprimi Kosoves.

    Ju duhet ta mundni te kaluaren qe flen brenda jush e qe ju pengon qe te jini ndryshe! Kete te kaluar juve ua ngarkoj koha e mbushur plot me vuajtje nga pushtimi, mirepo vjen nje kohe qe e te kaluares i thuhet "Ndal" e qe prej ketij momenti duhet te shihet veç perpara. Kosova ka nevoje qe te shohe perpara e kerkush nuk mundet ma mire se te rinjte qe ta shtyjne ate ne kete udhe!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 29-10-2011 më 13:18

  9. #9
    ...

    Alma Lama nga Lëvizja Vetëvendosje, pranon se sikur të partitë tjera, edhe Vetëvendosja çalon në respektimin e statutit të partisë, për të cilin ajo nuk thotë me bindje se është edhe aq demokratik.

    Për sa i përket Lëvizjes Vetëvendosje, ka një statut demokratik mund të them, por edhe ai çalon te respektimi do të thosha, sepse jo gjithmonë vendimmarrja është në bazë të gjerë, ose merr parasysh mendimet e të gjithëve, por shkohet shpesh në një vendimmarrje të një grupi të caktuar më të vogël”, ka thënë Lama për Kosovapress.

    ...

    http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,13,66021
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 29-10-2011 më 13:51 Arsyeja: A ndryshon Vetevendosja prej partive te tjera politike ne Kosove?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •