Libri "Mė rrėfe pėr betejat, mbretėritė dhe elefantėt" e autorit Matijas Enar, ėshtė botuar vitin e kaluar nė frėngjisht dhe sivjet nė gjermanisht. Libri bėn fjalė pėr udhėtimet e Mikelanxhelos nė Stamboll

"Mė rrėfe pėr betejat, mbretėritė dhe elefantėt" ka dalė nga shtypi vitin e kaluar nė gjuhėn franceze, por pėrkthimi nė gjuhėn gjermane ėshtė botuar tani. Autori i tij momentalisht prezanton librin e tij nė qytete tė Gjermanisė.

"Mė rrėfe pėr betejat, mbretėritė dhe elefantėt" i autorit tė ri francez Matijas Enar, ėshtė njė libėr pėr udhėtimet e artistit tė madh Mikelanxhelo nė Stamboll, kur ai quhej ende Konstantinopojė.
Nė vitin 1506 artisti tashmė i njohur Mikelanxhelo shkon nė Konstantinopojė me ftesė tė sulltan Bajazitit. Nė fakt ai ikėn nga Papa Julius i dyti, i cili pret prej tij qė t'i ndėrtojė varrin, qė do ta bėnte tė paharrueshėm nė historinė e njerėzimit. Papa ėshtė shumė koprrac dhe e trajton me shumė mospėrfillje skulptorin dhe arkitektin e madh, kėshtu sė paku e pėrjeton Mikelanxhelo. Pas shumė pėrpjekjesh tė pasuksesshme tė bisedojė me Papėn dhe ta bindė personalisht atė pėr domosdoshmėrinė e harxhimeve aq tė mėdha, ai gjen strehė nė vendlindjen Firence, ku merr edhe ftesėn e sulltanit pėr tė shkuar nė Konstantinopojė.
"Stambolli atėherė ishte krejt tjetėr. E quanin Konstantinopojė, Hagia Sofia ngrihej madhėshtore e vetme nė qytet, xhamia blu nuk ishte akoma, bregu lindor i Bosforit ishte i zhveshur, pazari i madh nuk ishte akoma ai rrjet merimange, ku humbasin, pėr t'u rjepur, turistėt nga e gjithė bota. Ajo nuk ishte mė perandoria romake dhe ende jo perandoria osmane. Qyteti luhatej nė mes osmanėve, grekėve, hebrejve dhe latinėve, e sulltani quhej Bajaziti i dytė, e quanin i shenjti, besimtari i drejti..."
Kaq pėr atmosferėn e kėtij libri.

Rivaliteti me Leonardo da Vinēin

Nė Konstantinopojė sulltani i besoi Mikelanxhelos njė detyrė tė madhe, ndėrtimin e njė ure tė madhe. Por duket se sfida pasionante pėr gjeniun, motivacioni mė i fortė krahas parave ishte edhe se projekti pararendės i mjeshtrit 20 vjet mė tė madhe se ai Leonardo da Vincit, ishte refuzuar. Dhe me tė vėrtetė, kėndvėshtrimi modern mbi Mikelanxhelon zbulon anė, tė cilat kanė mbetur thuajse tė panjohura, rivalitetin ndėrmjet tij dhe Leonardo da Vincit, i cili bėri njė gabim tė pafalshėm duke mos e vlerėsuar skulpturėn. Pastaj refuzimi i Mikelanxhelos pėr higjienėn trupore, sepse ai nuk ėshtė larė kurrė, shkruhet nė kėtė libėr. Flinte kryesisht ndenjur, sepse si shumicės sė bashkėkohėsve tė tij, tė ndenjurit shtrirė i kujtonte shumė vdekjen.
Mikelanxhelo ka pikturuar gjithmonė dhe pa u lodhur, ēdo ditė, me orė tė tėra. Dhe ka shkruar, por kėto shkrime i ishin vetėm fjalė, asociime, lista, shkruan radio DW.

Ura, qė nuk u ndėrtua kurrė
Nė libėr shfaqen personalitete tė ēuditshme: Mesihi nga Pristina, poet osman dhe sekretar i vezirit, me tė cilin Mikelanxhelo shoqėrohet edhe privatisht. (Mesihi ėshtė njė shkrimtar i vjetėr shqiptar, i cili ka jetuar nga viti 1470 deri 1512 dhe prezantohej si Pristineli Messih.)
Aty ėshtė edhe kėrcimtarja/kėngetarja androgjene nga Andaluzija, me tė cilėn dashurohet gjeniu. Por nė fakt bukuroshja ėshtė vrasėse gjakftohtė, e gatshme ta vrasė pėr para, me urdhėr tė kundėrshtarėve tė Mikelanxhelos, tė cilėt nuk duan, qė njė projekt tė tillė grandioz, urėn qė lidh lindjen dhe perėndimin, ta ndėrtojė njė " i pafe".. E shpėton miku, poeti nga Prishtina, i cili vret qėnien mistike, gjė tė cilėn Mikelanxhelo nuk mund t'ia falė.... Nga ky dėshpėrim dhe vuajtje dashurie lind koncepti unik i urės. I urės, qė kurrė nuk u ndėrtua. Tėrmeti i vitit 1509 shkatėrroi Stambollin dhe pengoi ndėrtimin e saj.

Dhe nė fund pyetja: Pėrse ky titull? Matija Enar thotė se e ka frymėzuar shkrimtari anglez Kipling, tė cilin njė njėri i urtė nė Indi e kishte kėshilluar, qė shkrimtarėt duhet tė shkruajnė pėr beteja, pėr mbretėri dhe elefantė... por kurrė nuk duhet tė harrojnė tė shkruajnė pėr dashurinė.

Autori Matijas Enar ka lindur 1972, ka studiuar persisht dhe arabisht dhe punon nė universitet nė Barcelonė. Pėr kėtė libėr ai ka marrė ēmimin Gonkurow 2010. Libri ėshtė pėrkthyer nė gjermanisht dhe nė serbisht.Noa
http://noa.al/3/artikull.php?id=110083