Organizata e Ushqimit dhe Bujqėsisė (FAO) ka vlerėsuar ēlirimin direkt nga prodhimi i mishit si 18% tė gazeve serrė tė emetuara nė botė. Kėshtu qė dua tė theksoj faktin se pėrkrah opsioneve pėr zbutjen e ndryshimeve klimatike, ndryshimi i dietės ėshtė diēka qė duhet tė konsiderohet. thotė Rajendra Pachauri, ish kryetar i Panelit Ndėrqeveritar mbi Ndryshimet Klimatike (IPCC).
Gjithashtu, sasia e ujit dhe tokės qė nevojitet pėr tė prodhuar ushqim pėr kafshėt qė njerėzimi mban pėr mish, ėshtė jashtėzakonisht e madhe pėr burimet e kufizuara tė planetit tonė. Shumica e grurit, misrit, dhe sojės qė pėrdoret si ushqim pėr kafshėt e fermave (lopė e derra kryesisht) vjen nga vende ku tokat pėr prodhimin e kėtyre drithėrave, janė krijuar duke shkatėrruar pyje tropikale, ose duke grabitur tokat e ujin e popullsisė vendase.
Duhen rreth 21 000 litra ujė pėr tė prodhuar 1 kg mish. Sa pėr krahasim, duhen vetėm 210 litra ujė pėr tė prodhuar 1 kg grurė.
Kjo uri e industrisė sė mishit, kryesisht nė vende tė zhvilluara (por edhe nė vende si Kina), ka shkaktuar njė mungese serioze ushqimi, uri dhe vdekje nga mosushqyerja nė botė.
Gjithė lopėt e mbajtura nga njeriu nė botė (mbi 1.3 miliardė), konsumojnė grurė sa pėr tė ushqyer mjaftueshėm 8.7 miliardė njerėz. Mbi 100 milionė ton grurė shkojnė pėr tė ushqyer kafshėt e fermave nė botė, dhe vetėm 5 milionė tonė grurė do tė mjaftonin pėr tė ushqyer mjaftueshėm 15 milionė fėmijėt nė mbarė botėn qė vdesin urie ēdo vit. Duke i dhėnė ushqimin tonė kafshėve, ne humbasim 90% tė proteinave, 96% tė kalorive, 99% tė karbohidrateve dhe 100% tė fibrave. Prandaj etikisht, ngrėnia e mishit kontribuon nė urinė mbarė globale.
Burimi: Forumi Mjedisor- http://www.iep-al.org/forum/viewtopic.php?f=32&t=24
Krijoni Kontakt