Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-09-2008
    Postime
    71

    Kerkoni falje publike z. Ambasador

    KĖRKONI FALJE PUBLIKE, Z. AMBASADOR!


    Sigurisht ashtu sic kishte planifikuar per qellime marketingu dhe te rritjes se imazhit ne tregun komercial te edukimit arsimor privat Kolegji ISPE ne Prishtine me 24.10. 2011 organizoi para studenteve te vete nje tribune me temen liberalizimi i vizave ne te cilen si paneliste ishin te ftuar ministri i MPB z. Bajram Rexhepi dhe ambasadori Francez ne Kosove z. Jean-Francois Fitou. Por sikur u tregua ne fund atyre ky tentim ju doli kapuc me mange sic thote populli. Se sa ishte e madhe indinjata e organizatorit per kete deshtim te papritur u pa edhe nga nje reagim i tyre i ngutshem emocionues dhe aspak profesional te bere menjehere pas perfundimit te atij aksionit protestues simbolik te levizjes VETVENDOSJE nga e cila me pas nga ana e Policise se Kosoves u prangosen 8 aktiviste te saj.

    Duhet pranuar se tanime opinioni yne publike eshte mesuar me si me deklaratat e shumta bombastike dhe aspak serioze ne opinion te ministrit Rexhepi nga njera ane ashtu edhe me metodat origjinale protestuese ndaj situates aktuale shoqerore dhe politike ne Kosove te Vetevendosjes. Por ajo qe me se shumti befasoj ne kete ngjarje ishte deklarata tejet ofenduese e ambasadorit francez ne Prishtine z. Jean-Francois Fitou i cili kryesit te ketij aksioni protestues i cilesoi si fashiste.

    Maskat bien

    Ata qe ndonjehere kane pasur rastin dikur gjate kohes se pushtimit te Kosoves te ftohen nga policia serbe ne te ashtuquajtura biseda informative e njohin shume mire taktiken e ndikimit nxehte-ftohte gjate marrjes ne pyetje. Pra gjate asaj bisede informative njeri nga zyrtaret policor perdor kercenimin dhe dhunen ndaj bashkebiseduesit ndersa me pas vjen tjetri duke tentuar qe te perfitoj besimin tend dhe te merr me te mire. Mbase nje taktik te tille nga ana e ambasadoreve te shteteve te BE-se kahere po aplikohet edhe ne nivelin diplomatik per ne kosovaret..

    shte e ditur se gjithnje ne cdo ndermarrje te rendesishme politike te vendoreve edhe kur disa nga keta ambasador jane pak sa me kritik del njeri dhe haptas i perkrah. Bazuar ne qendrimet e gjertanishme te shpeshta pro kosovare nga te gjithe ambasadoret e vendeve te huaja te akredituara ne Kosove ky rol balancues diplomatik te sjelljes me te ftohte duket se si detyre i ka takuar ambasadorit francez z. Jean-Francois Fitou. Por edhe pse shumica nesh deri me sot qendrimet e z. Fitou i kemi konsideruar si te sinqerta dhe konstruktive me kete deklarate te fundin atij sikur i bien maskat

    Pa dyshim kete veprim aspak diplomatik te z. Fitou nuk duhet konsideruar si nje qendrim zyrtar te mikes tone te madhe Frances por vetem si nje gaf personal veprim pa dashas i ambasadorit sigurisht i nxitur nga nje gjendje e pakontrolluar emocionuese.

    Andaj ne kete kontest si nje qytetar i lire i ketij shteti z. Fitout. desha ti them konkretisht disa fjale. Disa fjale pa prapavije pa keqkuptime dhe krejtesisht miqesore e dashamirese

    I nderuar z. ambasador Fitou

    Populli shqiptar i Kosoves edhe kur ka qene nen pushtimin e sunduesve te ndryshem gjate te gjitha katrahurave te perjetuara ne keto rrethana gjithnje ne rend te pare ka tentuar ta ruaj sedren dhe dinjitetin e vete individual dhe kolektiv. Te ne kesaj i thuhet ne popull ta ruaj fytyren.

    Ai shpesh ne kete skllaverim te mundimshem ka mund ta duroj edhe dhunen dhe maltretimet e ndryshme fizike por kurre jo ofendimin haptas dhe perdhosjen e vlerave te veta morale qe i disponon. E nga te gjitha me e ndjeshme per te ka qene kur dikush i huaji ka tentuar padrejtesisht qe ne cfaredo forme ta njollosi rinine e vet perparimtare bartesen e perhershme te te gjitha ndryshimeve dhe fitoreve tona kah nje e ardhme me e lumtur...

    E ju z. ambasador me ate deklarate tuaj te famshme te bere ne nje kolegj teresisht komercial sikurse eshte ai ISPE se Kjo eshte Evropa e veriut 1943eshte Bavaria ky eshte fashizemHitleri i vitit 1943 e fyet mu nje pjese te kesaj rinie e cila assesi nuk mund te pajtohet me demagogjite te pareshtura politike te nihilisteve tane servil vendor nga njera ane dhe as me disa politika te dyshimta nderkombetare qe kryhen me teper prapa kulisave ndaj Kosoves nga ana tjeter.

    Ti shitet nje rinie si dhe gjithe popullit te saj ne pergjithesi iluzioni naiv sikur thuhet sipas zhargonit te popullit tim dushk per gogla kinse pas dy viteve do te kemi qarkullim te lire pas viza neper Evrope e ne realisht sot nuk po mundemi te qarkullojme te lirshem as ne nje pjese te shtetit tone sovran nuk eshte gje tjeter vecse me shume se demagogji

    Ata pa marre parasysh ciles partie politik i takojne pergjithesisht si rini revolucionare jane uzdaja dhe krenaria e te gjithe neve jane ata te cileve ne ju besojme se patjeter do te na shpijne drejte nje se ardhmes me te mire dhe me e lumtur drejt ndertimit te nje Kosove vertete demokratike te pavarur dhe sovran te nje shteti te tille te mirefillte i cili ne gjithe rajonin e me gjere do te sherbej si shembull i paqes sundimit te ligjit dhe pa asnje lloj kriminaliteti te organizuar.

    Jane pra ata te cilet ne kete nisem te guximshme te tyre e kane edhe mbeshtetjen tone.

    Andaj ta quash kete rini te shendetshme si fashizoide eshte ofendim i rende edhe per ne te tjeret z ambasador Por meqe ne keto momente shumica nesh beson se ky veprim i juaji ka qene euforik dhe i ndikuar nga momenti emocionues i rastit UROJ qe permes nje kerkim-faljeje publike se paku si kurtuazi ta permiresoni kete gaf

    Adnan Abrashi

  2. #2
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Po ku kerkon francuzi falje, kur servilet ia kane dhene pushtetin e kolonialistit. Dite e nate keta servilet u peshperisin ne veshe kunder shqiptareve tjere, se jane shpijuna me tradite, vartes te cdo regjimi, bubrreca. Sot keta felliqesirat e huaja mendojne qe jane zot ketu, se kemi shume servile ne mesin tone, b..lepires. Shkojne shqiptaret servile i folin te huajit kunder shqiptareve tjere, se jane zvarranike! e te huajte luajne me ne. Popull i pushtimeve qe identitetin shumica e kane krijue tu servilizue ncnncncncnc

    Kemi mundesi ti lexojme perdite keta qe kane identitet servili, qe bejne turr ka shtet tjera e organizatat tjera, se nuk mund ta paramendojne shtetin pa nje @okupues te huaj ku pastaj mund ta ushtrojne gjeresisht zanatin e tyre te servilit dhe te shpijunit, se e kane ne gjene.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rina_87 : 27-10-2011 mė 08:40

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Edhe shtetet e medha kan diplomat te dobet,dhe jam i bindur se deklarata e tj eshte produkt i injorances politike.
    Jam i bindur qe ky amater e ka te veshtir ta pranoi dhe te kerkoi falje sepse eshte injorant,perndryshe po te ishte ndonje diplomat i zoti ai do kishte kerku falje sepse te gjith bejn gabime,ndryshimi eshte se injorantet kan sedren e madhe

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •