-
Frederik Bouasona Ēameria shqiptare e vitit 1913
Arben LLALLA
Pamje nga qytetet e Ēamėrisė na vijnė sot nėpėrmjet aparatit fotografik tė zvicerianit Frederic Bouasona i cili origjinėn familjare e kishte nga fshati Livron afėr Marsejės sė Francės.
Frederik Bouasona lindi nė Gjenevė mė 1858 dhe ishte i pasionuar pas alpinizmit dhe muzikės ku i binte shumė mirė pianos. Pasi babai i tij i cili ishte fotograf pėsoj njė infarkt, Frederiku e la pėrgjysmė gjimnazin pėr tė filluar punė nė laboratorin e pėrpunimit tė fotografive nė studion e babait tė tij. Kėshtu, fillojė pasioni pėr fotografinė dhe nga viti 1896 fitoj shumė ēmime ndėrkombėtare nga ekspozitat qė hapi nė Gjenevė, Paris, Bern, Vjenė e deri nė Ēikago me pamje nga vende tė ndryshme tė botės. Mė 1900 u vlerėsua me ēmimin e parė nė ekspozitėn e fotografisė ndėrkombėtare qė u zhvillua nė Paris. Vdiq nė vitin 1946, gjashtė vite pas vdekjes sė gruas sė tij.
Frederik Bouasona pėr here tė parė udhėtojė pėr tė fotografuar Greqinė nė vitin 1903, duke e vizituar edhe disa herė tė tjera kėtė vend deri mė 1930 ku ishte udhėtimi i tij i fundit. Duke u bėrė kėshtu fotografi i parė i huaj qė ka udhėtuar kaq shumė nė Greqi. Fotografi Frederik Bouasona ka fotografuar pothuajse tė tėrė Greqinė e sotme, nga Kreta, Athina, Korfuzi, Morenė, Malin Olimb, Ēamėrinė e deri nė malin e Shenjtė Agjio Oros. Me punėn e tij botojė shumė albume fotografish tė Greqisė sė shekullit 20 duke nxitur nė Europėn e zhvilluar njė admirim dhe dashuri pėr kulturėn greke. Qeveritė e ndryshme greke duke parė punėn e suksesshme tė kėtij fotografi financuan punėn dhe udhėtimet e tija ndėr vite. Nga syri i aparatit fotografik tė Frederiku kaluan pamje tė bukura, njerėz tė pasur dhe skllevėr tė tyre, luftėra tė ndryshme midis shteteve, bukuritė natyrore tė cilat nuk i shohim mė, aparati fotografi i Frederikut nuk bėnte dallime fetare dhe racore.
Nė kėtė album fotografish nga qytete e Ēamėrisė fjalėt e shumta na duken tė tepėrta sepse fotot e Frederik Bouasona flasin mė shumė, mė bukur dhe mė qartė pėr ato vise qė dikur banoheshin nga shqiptarėt. Nė disa fotografi dallohen qartė nga veshja njerėzit qė janė shqiptar sidomos nga qeleshja qė ėshtė pjesė e veshjes tradicionale tė Ēamėrisė. Sot kėto foto i bashkohen dėshmive tė shumta qė nė Greqi e Ēamėri jetonin dhe jetojnė ende njerėz qė frymojnė shqip.
http://www.balkanweb.com/gazetav5/
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt