Tė mėrkurėn, mė 22 shkurt do tė shfaqet filmi-dokumentar "Made in Albania" i regji-sores Stefania Casini. Realizimi nė fjalė tregon Shqipėrinė e sotme, 21 vjet pas rėnies sė regjimit totalitar, pėrmes syve tė tre 20-vjeēarėve. Dokumentari ėshtė ndėrtuar si njė film, qė ndjek rrugėn e tre protagonistėve, nė udhėtimet e tyre tė vetmuara dhe takimet me persona tejet tė veēantė.

Takimet janė shumė tė ngushta, tė tipit emocional, e tė bėjnė tė zbulosh pjesė tė reja tė shtetit shqiptar. Vende si Kombinati, ish- kompleksi i vjetėr i tekstilit,- qė ėshtė kthyer nė njė vend pėr t'u zaptuar nga njerėz qė vijnė nė Tiranė prej veriut tė vendit nė kėrkim tė punės,- tė bėjnė tė zbulosh realitetin rural tė njė bukurie prekėse si ajo e qyteteve minerale tė braktisura, apo edhe malet e larta, ku thyhet edhe shpina pėr tė kėrkuar krom. Filmi do tė shfaqet nė qytetin e Leēes nė orėn 20:00 nė kinemanė "Cinema DB d'Essai". Herė pas here ndėrfuten histori tė sė kaluarės, e mė tej jepet kontrasti i njė kombi, qė nė 20 vjet ka kaluar nga mbyllja e plotė, nė lirinė e internetit. Mbase ky ėshtė njė kalim tepėr i shpejtė pėr njė vend ende nė tranzicion.






Personazhi kryesor ėshtė Vito, i cili niset nga Salento drejt Shqipėrisė, i bindur qė atje do tė gjejė motorin qė i kanė vjedhur. Natyrisht, vizioni i tij i Shqipėrisė ėshtė stereotipi klasik: njė tokė kufitare, ku shkojnė makinat dhe motoēikletat e vjedhura. Nė udhėtim ai do tė prekė njė realitet ndryshe dhe tė papritur. Njė tjetėr personazh ėshtė Rubini, i cili ka qenė pjesė e Lėvizjes rinore "MJAFT", i inkurajuar nga ndryshimi i kryebashkiakut tė atėhershėm Edi Rama pėr tė protestuar kundėr korrupsionit, duke ushtruar nė kėtė mėnyrė demo-kracinė politike. Sot, i zhgėnjyer nga politika, merret me muzikė dhe ka hapur qendrėn kulturore "Tirana Express" me disa miq. Kjo e fundit ėshtė bėrė shumė shpejt njė pikė referimi e tė rinjve aktivė tė Tiranės. Bora ėshtė njė vajzė e re qė ka studiuar jashtė vendit dhe ėshtė kthyer nė Shqipėri pėr pushime. Edhe ajo qe dikur pjesė e "Mjaft"-it, me Rubinin. Takimi i stafit tė filmit me tė qe vendimtar, pėr tė kuptuar se nė fakt ajo ishte e pėrkryer pėr dokumentarin, meqenėse vetė Bora ėshtė fryt i kontrasteve shpirtėrore tė kėtij vendi. Bora takon Viton, nė sajė tė mikut tė saj Rubin dhe pėrpiqet ta ndihmojė qė tė gjejė motoēikletėn. Mė pas e kėshillon Viton ta vazhdojė udhėtimin i vetėm, nė qoftė se ėshtė vėrtetė i interesuar tė kuptojė Shqipėrinė.

Dokumentari e ndjek Viton drejt jugut tė Shqipėrisė, pėr tė takuar bashkė me tė miq si Luani,- skafisti i vjetėr qė tregon se si kanė qenė gjėrat me tė vėrtetė nė kohėn e trafikimit tė klandestinėve nė Vlorė. Takimi me prindėrit e tij shfaq njė tjetėr Shqipėri: Sensin e fortė tė familjes, traditat dhe dėshirėn pėr tė ndėrtuar njė shtet tė ri. Vito kalon nė jetėn e tyre si njė meteor dhe krijon takimin e tri personazheve, qė na japin vizionin e kėtij vendi. Vito niset drejt veriut, nė ndjekje tė gjurmėve tė motorit tė tij, ndėrsa Bora shkon drejt Shkodrės, pėr tė rishikuar edhe njėherė shtėpinė e fėmijėrisė ku ajo jetonte me gjyshėrit, duke e dėrguar edhe dokumentarin nė njė zonė rurale. Nga ana tjetėr, Rubini kthehet nė jug pėr tė gjetur prindėrit.

Gjuha e filmit i shkon shumė pėr shtat dokumentarit. Secili karakter qė shfaqet nė film tregon tė vėrtetėn e vet, njė pjesė tė kėtij vendi, kaq pranė dhe kaq pak tė njohur. Sipas fqinjėve, nė portretin e Shqipėrisė gjendet shumėēka italiane, pėr shkak tė mikpritjes sė madhe e naivitetit. Ndokujt, Shqipėria e sotme i kujton Italinė e viteve 1960.

Regjisorja
Regjisorja Stefania Casini ėshtė njė emėr i njohur pėr Shqipėrinė. Punėn pėr kėtė film ajo e rrėfeu pak muaj mė parė, nė njė intervistė pėr "Gazeta Shqiptare". "Po xhiroj njė film nė Shqipėri tė titulluar 'Made in Albania'. Ėshtė njė vėzhgim mbi Shqipėrinė e sotme, me 20 vite demokraci. Si e shohin Shqipėrinė tre djem 20-vjeēarė, dy shqiptarė e njė italian. Kam ardhur 8 vjet mė parė nė Shqipėri pėr njė seri dokumentarėsh me titull: "Tė kesh 20 vjet...". Shkoja nė ēdo vend tė Europės qė donte tė hynte nė BE, si nė Rumani, Bullgari, Qipro. Mė thanė tė vija nė Shqipėri, por nuk doja, se isha shumė paragjykuese", -rrėfente ajo. Kur fillimisht producenti i kishte kėrkuar tė vinte nė Shqipėri, ajo qe vrenjtur. "Kur mbėrrita kėtu, gjeta njė vend tjetėr nga ai qė kisha menduar. Mė ka pėlqyer shumė mikpritja juaj, sensi i familjes, por edhe kontradiktat, anarkizmi, si edhe traditat antike qė pėrplasen me ligjet moderne. Kėshtu vendosa tė bėj kėtė dokumentar. Kam producente Sabina Kodrėn dhe dokumentari fillon nė Itali", - pat treguar ajo. Gjithė historia e filmit fillon me njė djalė italian qė niset drejt Shqipėrisė pėr tė kėrkuar motorin qė i kanė vjedhur. Motorin e ka vjedhur njė puljez dhe do ta sjellė nė Shqipėri. Ai vjen kėtu pėr tė kėrkuar motorin... Niset me paragjykime, pėr tė zbuluar njė tjetėr botė. Kėshtu tregohet Shqipėria e sotme, me sytė e dy tė rinjve shqiptarė, qė italiani takon kėtu.

http://www.youtube.com/watch?feature...&v=SzoVzKhypnU


(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)