Shpifje pa "doganë", gjykata ndëshkon 4 deputetë të PS
26 Tetor 2011
Gjykata e Tiranes gjobit nje tjeter deputet socialist per shpifje ndaj deputetes se Partise Demokratike. Nje dite pas gjobitjes se deputetit socialist, Saimir Tahiri, me 3.3 milione leke, Gjykata e Tiranes gjobiti diten e djeshme kolegun e tij, Artan Gaci, me 2 milione leke te reja. Deputeti i Partise Socialiste akuzohet se ka shpifur ne ngarkim te koleges se tij demokrate, Albana Vokshi. Kjo e fundit paditi rreth nje vit me pare, nente deputete te Partise Socialiste, mes tyre dhe Artan Gacin, per te cilin gjykata vendosi dje qe te demshperbleje Vokshin me 2 milione leke. Ne gusht te vitit 2010, Artan Gaci me ane te nje deklarate per shtyp, tha se bashkeshortit te ish-keshilltares se kryeministrit, i jane kaluar kontrata per blerje nafte nga nentoka shqiptare per 25 vjet. "Burrit te Albana Vokshit i kaloi kontrata per nxjerrje nafte nga nentoka per 25 vjet ne rezervat e naftes. Kompania e Albana Vokshit, po nxjerr miliona dollare. Sali Berisha i ka falur deputetes Vokshi, pasurine publike, ndersa taksat qe paguan kjo kompani ne arken e shtetit jane qesharake, 2 deri ne 6 per qind. Ne 8 gusht 2007, Sali Berisha duke shkelur cdo ligj te konfliktit te interesit, i fali burrit te keshilltares se tij, 3 fusha prodhimi nafte funksionale dhe nje gazi natyror. Kjo kontrate iu dha me propozim te ministrit te Ekonomise dhe te vete Albana Vokshit",- deklaroi ne gusht te vitit 2010, Artan Gaci. Pas deklaratave te njepasnjeshme te deputeteve socialiste, Albana Vokshi paditi ne gjykate nente prej tyre. Keshtu, Vokshi coi ne gjykate ceshtjen ndaj deputeteve te Partise Socialiste: Olta Xhacka, Eltar Deda, Vasilika Hysi, Artan Gace, Erion Brace, Taulant Balla, Saimir Tahiri, Mimi Kodheli dhe Eduard Shalsi. Mesohet se Saimir Tahiri, i cili u gjobit te henen nga gjykata, i kerkoi deputetes se PD-se "te sqaroje rolin e saj ne sigurimin e koncesioneve te naftes e gazit ne 4 nga 6 fushat naftembajtese te Shqiperise, per nje kompani te sapokrijuar e pa eksperience, aseti i vetem i se ciles ishte mbeshtetja politike e Albana Vokshit". Tahiri tha ne gusht te vitit 2010, se Vokshi duhet te shpjegoje se si i dhene nje kompanie te panjohur 6 lincenca. Deputeti i Partise Socialiste, akuzoi me 22 gusht te vitit 2010 Vokshin, se po perdor pushtetin per te vjedhur shqiptaret. Pasi degjoi per disa dite rresht akuzat e deputeteve socialiste, te cilet dolen ne deklarata per shtyp, deputetja demokrate, Albana Vokshi iu drejtua Gjykates se Tiranes me 16 shtator te vitit 2010. Ajo ngriti padi per nente deputete te Partise Socialiste per shpifje duke kerkuar shperblimin e demit jopasuror. Me heret, Gjykata e Tiranes gjobiti deputetin e Partise Socialiste, Eduart Shalsi me nje milion leke te vjetra. Gjykata dha vendimin ne muajin korrik, pasi ai u akuzua per shpifje ndaj deputetes demokrate, Albana Vokshi. Shalsi ishte mes nente deputeteve socialiste te paditur nga kolegia e tyre demokrate, Albana Vokshi.
ERMONELA FELAJ
Ne muajin qershor, deputetja e PS-se, Ermonela Felaj u denua per shpifje me masen nje milion leke. Vendimi i gjykates u morr mbi bazen e deklaratave, qe ajo kish bere per kompanine "Ferar".
EDUARD SHALSI
Deputeti i PS, Eduart Shalsi, u denua nga Gjykata e Tiranes me nje milion leke per shpifje ndaj deputetes se PD-se, Albana Vokshi. Gjykata dha vendimin ne muajin korrik.
SAIMIR TAHIRI
Deputeti i PS-se u denua nga Gjykata e Tiranes, dy dite me pare, per shpifje ndaj deputetes se PD-se, Vokshi. Tahiri u denua me 3.3 milione leke.
http://lajme.shqiperia.com/lajme/art...odiana-Kotorri
Krijoni Kontakt