Nga Muhamed Veliu, TCH
LEXONI REZULTATIN ZYRTAR KETU
INSTAT ka pėrfunduar pėrpunimin e tė dhėnave tė mbledhura nga censusi dhe pritet tė deklarojė rezultatet mė datė 13 dhjetor. Por Top Channel nga burime diplomatike nė Tiranė, ka mundur tė sigurojė pėrfundimet e censusit 2011, pėr dy prej aspekteve tė mė rėndėsishme tė tij, qė janė kombėsia dhe feja.
Pyetjes nė formularin e censusit qė lidhet me kombėsinė i janė pėrgjigjur si shqiptare 83% e tė pyeturve. Njė e dhėnė tjetėr interesante lidhet edhe me numrin e minoritetit grek nė Shqipėri, pėr tė cilin ka pasur debate tė vazhdueshme.
0,87% ėshtė numri atyre qė e kanė deklaruar kombėsinė si greke, ndėrsa 0,2% janė deklaruar me kombėsi maqedonase.
Tė dhėnat pėr besimin fetar tė shqiptarėve, tė mbledhura nga censusi, tregojnė se 57,12% janė deklaruar si myslimanė, 10,11 katolikė, ndėrsa 6,8% ortodoksė.
Ateistė janė deklaruar 2,52%, bektashianė 2,11 % ndė rsa evangjelistė 0,11 %. Rezultatet e censusit, qė lidhen me kombėsinė, pritet tė prodhojnė debate tė forta, veēanėrisht nga shoqatat e minoritetit grek, tė cilat janė shprehur kundėr censusit dhe kanė ndėrmarrė njė regjistrim tė tyrin tė minoritarėve nė jug tė vendit.
Njė tjetėr shifėr qė bie nė sy ėshtė ajo e komuniteteve fetare, mė saktė atij tė krishterė, ku pėr herė tė parė zyrtarisht bashkėsia katolike sipas shifrave tė censusit ėshtė mė e madhe se ajo ortodokse.
Disa javė mė parė INSTAT publikoi disa tė dhėna paraprake nga ku rezulton se popullsia e Shqipėrisė ėshtė 2,831,741 banorė. Ndėrkohė qė numri i popullsisė nga censusi i vitit 2001 ishte 3,069,275. Vihet re se numri i popullsisė nė vitin 2011 ėshtė zvogėluar me 7.7% gjatė kėtyre dhjetė vjetėve. Supozohet qė shkaqet kryesore tė zvogėlimit tė popullsisė janė emigrimi nė shkallė tė gjerė dhe rėnia e lindshmėrisė.
Pėr herė tė parė nė historinė e censuseve tė kryera nė Shqipėri, popullsia, e cila jeton nė zonat urbane, ėshtė mė e madhe se ajo nė zonat rurale. Kėshtu, 53.7% e popullsisė jeton nė zonat urbane dhe 46.3% nė zonat rurale. Censusi 2011 nė Shqipėri ėshtė i 11-ti nė historinė e censuseve tė kryera nė vendin tonė. Ai ėshtė pjesė e censuseve tė planifikuar nga UNECE/Eurostat nė tė gjithė botėn.
Kombėsia
Shqiptare 83%
Greke 0,87%
Rome 0,3%
Aromune 0,3%
Maqedonase 0,2%
Egjiptiane 0,12%
Malazeze 0,01%
Tė tjerė 0,1
Nuk u pėrgjigjėn 14,07
Feja
Islame 57,12
Katolikė 10,11
Ortodoksė 6,8
Bektashjanė 2,11
Evangjelistė 0,11
Kristianė (tė tjerė) 0,1%
Ateistė 2,52
Besimtarė tė pakarakterizuar 5,53
Besime tė ndryshme 00,2%
Nuk u pėrgjigjėn 13,89 %
Krijoni Kontakt