Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-11-2010
    Postime
    314

    Akuzat ndaj Vokshit, “Apeli” gjobit Tahirin me 1 mln lekë, PS: Maskaradë

    Shpifje pa "doganë", gjykata ndëshkon 4 deputetë të PS
    26 Tetor 2011


    Gjykata e Tiranes gjobit nje tjeter deputet socialist per shpifje ndaj deputetes se Partise Demokratike. Nje dite pas gjobitjes se deputetit socialist, Saimir Tahiri, me 3.3 milione leke, Gjykata e Tiranes gjobiti diten e djeshme kolegun e tij, Artan Gaci, me 2 milione leke te reja. Deputeti i Partise Socialiste akuzohet se ka shpifur ne ngarkim te koleges se tij demokrate, Albana Vokshi. Kjo e fundit paditi rreth nje vit me pare, nente deputete te Partise Socialiste, mes tyre dhe Artan Gacin, per te cilin gjykata vendosi dje qe te demshperbleje Vokshin me 2 milione leke. Ne gusht te vitit 2010, Artan Gaci me ane te nje deklarate per shtyp, tha se bashkeshortit te ish-keshilltares se kryeministrit, i jane kaluar kontrata per blerje nafte nga nentoka shqiptare per 25 vjet. "Burrit te Albana Vokshit i kaloi kontrata per nxjerrje nafte nga nentoka per 25 vjet ne rezervat e naftes. Kompania e Albana Vokshit, po nxjerr miliona dollare. Sali Berisha i ka falur deputetes Vokshi, pasurine publike, ndersa taksat qe paguan kjo kompani ne arken e shtetit jane qesharake, 2 deri ne 6 per qind. Ne 8 gusht 2007, Sali Berisha duke shkelur cdo ligj te konfliktit te interesit, i fali burrit te keshilltares se tij, 3 fusha prodhimi nafte funksionale dhe nje gazi natyror. Kjo kontrate iu dha me propozim te ministrit te Ekonomise dhe te vete Albana Vokshit",- deklaroi ne gusht te vitit 2010, Artan Gaci. Pas deklaratave te njepasnjeshme te deputeteve socialiste, Albana Vokshi paditi ne gjykate nente prej tyre. Keshtu, Vokshi coi ne gjykate ceshtjen ndaj deputeteve te Partise Socialiste: Olta Xhacka, Eltar Deda, Vasilika Hysi, Artan Gace, Erion Brace, Taulant Balla, Saimir Tahiri, Mimi Kodheli dhe Eduard Shalsi. Mesohet se Saimir Tahiri, i cili u gjobit te henen nga gjykata, i kerkoi deputetes se PD-se "te sqaroje rolin e saj ne sigurimin e koncesioneve te naftes e gazit ne 4 nga 6 fushat naftembajtese te Shqiperise, per nje kompani te sapokrijuar e pa eksperience, aseti i vetem i se ciles ishte mbeshtetja politike e Albana Vokshit". Tahiri tha ne gusht te vitit 2010, se Vokshi duhet te shpjegoje se si i dhene nje kompanie te panjohur 6 lincenca. Deputeti i Partise Socialiste, akuzoi me 22 gusht te vitit 2010 Vokshin, se po perdor pushtetin per te vjedhur shqiptaret. Pasi degjoi per disa dite rresht akuzat e deputeteve socialiste, te cilet dolen ne deklarata per shtyp, deputetja demokrate, Albana Vokshi iu drejtua Gjykates se Tiranes me 16 shtator te vitit 2010. Ajo ngriti padi per nente deputete te Partise Socialiste per shpifje duke kerkuar shperblimin e demit jopasuror. Me heret, Gjykata e Tiranes gjobiti deputetin e Partise Socialiste, Eduart Shalsi me nje milion leke te vjetra. Gjykata dha vendimin ne muajin korrik, pasi ai u akuzua per shpifje ndaj deputetes demokrate, Albana Vokshi. Shalsi ishte mes nente deputeteve socialiste te paditur nga kolegia e tyre demokrate, Albana Vokshi.

    ERMONELA FELAJ

    Ne muajin qershor, deputetja e PS-se, Ermonela Felaj u denua per shpifje me masen nje milion leke. Vendimi i gjykates u morr mbi bazen e deklaratave, qe ajo kish bere per kompanine "Ferar".

    EDUARD SHALSI

    Deputeti i PS, Eduart Shalsi, u denua nga Gjykata e Tiranes me nje milion leke per shpifje ndaj deputetes se PD-se, Albana Vokshi. Gjykata dha vendimin ne muajin korrik.

    SAIMIR TAHIRI

    Deputeti i PS-se u denua nga Gjykata e Tiranes, dy dite me pare, per shpifje ndaj deputetes se PD-se, Vokshi. Tahiri u denua me 3.3 milione leke.

    http://lajme.shqiperia.com/lajme/art...odiana-Kotorri
    Everyday is a gift, that's why they call it the present

  2. #2
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Po të kishte doganë për shpifjet...........
    Shqipëria do e kishte buxhetin më të madh se të SHBA_ve vetëm nga dogana që do paguante S.Berisha.

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga vajz Lexo Postimin
    Gjykata e Tiranes gjobiti diten e djeshme kolegun e tij, Artan Gaci, me 2 milione leke te reja. Deputeti i Partise Socialiste akuzohet se ka shpifur ne ngarkim te koleges se tij demokrate, Albana Vokshi. Kjo e fundit paditi rreth nje vit me pare, nente deputete te Partise Socialiste, mes tyre dhe Artan Gacin, per te cilin gjykata vendosi dje qe te demshperbleje Vokshin me 2 milione leke.
    Po ky 2 milionsh i ri apo i vjeter? Me duket e ekzagjeruar 2 milion te reja...

    Gjithsesi, po te duan keto 9 personat, e normalisht po te jene te sigurte per ato qe kane thene, mund te gjejne vete provat e ti bejne denoncim Vokshit e te shoqit.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-11-2010
    Postime
    314
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Po ky 2 milionsh i ri apo i vjeter? Me duket e ekzagjeruar 2 milion te reja...

    Gjithsesi, po te duan keto 9 personat, e normalisht po te jene te sigurte per ato qe kane thene, mund te gjejne vete provat e ti bejne denoncim Vokshit e te shoqit.
    Kleadoni 2 milionshi eshte me te reja, dmth 20 milione te vjetra, prova s'kane patur se ndryshe gjykata do te vendoste jo ne favor te Vokshit.

    U be milionere Vokshi me leket e deputeteve PS- shpresoj ti jape keto para per bamiresi, pak lek ka vete ajo .. uroj qe ky rast ti beje te mendojne dy here para se te akuzojne e kunder-akuzojne protagonistet politikane tane, nqs nuk duan te humbasin gjene me te shtrenjte qe kane, $$$$$$$$$
    Everyday is a gift, that's why they call it the present

  5. #5
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    [QUOTE=vajz;3242428

    uroj qe ky rast ti beje te mendojne dy here para se te akuzojne e kunder-akuzojne protagonistet politikane tane, nqs nuk duan te humbasin gjene me te shtrenjte qe kane, $$$$$$$$$[/QUOTE]

    Mbase eshte nje shenje kjo per sistemin e drejtesise ne shqiperi dhe te urojme qe te mos kete vetem nje kah.

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga vajz Lexo Postimin
    Kleadoni 2 milionshi eshte me te reja, dmth 20 milione te vjetra, prova s'kane patur se ndryshe gjykata do te vendoste jo ne favor te Vokshit.

    U be milionere Vokshi me leket e deputeteve PS- shpresoj ti jape keto para per bamiresi, pak lek ka vete ajo .. uroj qe ky rast ti beje te mendojne dy here para se te akuzojne e kunder-akuzojne protagonistet politikane tane, nqs nuk duan te humbasin gjene me te shtrenjte qe kane, $$$$$$$$$
    Cfare??? Per shpifje ligji i Shqiperise denon deri ne 20milion lek??
    Me fal qe te pyes po a je vertete e sigurte?? Me duket nje shifer e ekzagjeruar totalisht....

    La vita non si spiega, si VIVE!

  7. #7
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    gje e cuditshme (por jo e padrejte) pasi gjera te tilla ndodhin mjaft rradhe edhe ne europe.
    imuniteti parlamentar i deputeteve i "lejon te shpifin" sa te duan dhe llogaritet si liri mendimi...
    nejse.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  8. #8
    Se di pse kur lexoj kesoj lajmesh me hapet goja
    Revolution 1848

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-11-2010
    Postime
    314
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Cfare??? Per shpifje ligji i Shqiperise denon deri ne 20milion lek??
    Me fal qe te pyes po a je vertete e sigurte?? Me duket nje shifer e ekzagjeruar totalisht....
    po gjobat jane me 20 - 30 milione, qe te vene mend mire
    Everyday is a gift, that's why they call it the present

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga vajz Lexo Postimin
    po gjobat jane me 20 - 30 milione, qe te vene mend mire
    Ah ok! Kur behet fjale per politikanet, kemi shtet te forte Bravo!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,960
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Shpifje pa "doganë", gjykata ndëshkon 4 deputetë të PS

    Akuzat ndaj Vokshit, “Apeli” gjobit Tahirin me 1 mln lekë, PS: Maskaradë

    Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi sot të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për dënimin e kryetarit të partisë Socialiste të Tiranës, njëkohësisht deputet i kësaj partie, Sajmir Tahiri, me 1 milionë lekë për shpifje ndaj deputetes, Albana Vokshi.

    Në një reagim të saj, Partia Socialiste reagoi duke e cilësuar vendimin një maskaradë gjyqësore, që për llogari të pushtetit kërkon që me ço mjet ti mbyllë gojën opozitës.

    “Partia Socialiste e konsideron këtë vendim si një përpjekje absurde dhe krejtësisht të kotë, për të trembur opozitën dhe deputetët e saj, një përpjekje për të frenuar denoncimet e vazhdueshme të korrupsionit dhe abuzimin me pushtetin, që e kanë përmbytur këtë vend. Por ky vendim i padrejtë nuk do të ndikojë aspak në vendosmërinë e PS dhe deputetëve të saj për të ngritur edhe më fort zërin në mbrojtje të pasurisë së shqiptarëve që po trajtohet si mall pa zot nga familjarët dhe klientët e oborrit kryeministror”- thuhet në deklaratën e PS-së.

    Deputeti socialist ishte paditur nga deputetja e PD-së, Albana Vokshi, pasi denoncimeve të tij për korrupsion në koncesionet e naftës.

    Burimi: Panorama

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •