
Postuar mė parė nga
DYDRINAS
Turqia: Tė krijohet Federata Ballkanike
23-10-2011 14:42 CET
Kriza aktuale nė Greqi nuk e ndihmon imazhin e Ballkanit nė Perėndim. Por as nuk e ndihmon imazhin e Perėndimit nė Ballkan. Kėshtu nis njė artikull i medias turke Today Zaman, me titullin Pėr njė Federatė Ballkanike, i cili mbron idenė e krijimit tė njė unioni tė shteteve tė Ballkanit Perėndimor. Kjo nisur nga fakti, qė ka mė pak tė ngjarė tani qė vende tė tilla si Bullgaria, tė pranohen nė Eurozonė dhe se asnjėri prej tyre nuk po digjet nga dėshira pėr tu bashkuar nė tė.
Ata tashmė e kanė kuptuar se anėtarėsimi nė Bashkimin Evropian nuk do ti shpėtojė ata: Ata gjithmonė do tė mbeten nė njė gjysmė periferie, do tė mbeten njė burim i punės sė lirė dhe i burimeve, pėr bankat e pangopura tė BE-sė, ato shumėkombėshe dhe korporatat.
Mė tej, artikulli citon rastin e Gjermanisė, pėr tė cilėn pohon se ajo udhėhiqet nga njė Balkanpolitik brutale.
Kjo ėshtė nė interes tė Bashkimit Evropian qė pėr bazė ka luftėn e kombeve tė vogla nė Ballkan, ku secili e ka me pasion flamurin e tij. Tranzicioni nga socializmi pėr te kapitalizmi, ėshtė i gjatė. Post-komunizmi nė Ballkan nuk ėshtė ajo qė njerėzit kanė nė mendje kur ra Perdeja e Hekurt ra nė Berlin nė vitin 1989. Vendet e Ballkanit sot kanė mė shumė tė pėrbashkėta me Afrikėn e Veriut se sa me thelbin e Bashkimit Evropian. Siē thonė ata nė Kroaci kėto ditė, Zagrebi ėshtė Maghreb, citon artikulli.
Mė tej, ai vijon me idenė e rritjes sė euroskepticizmit nė Ballkan, veēanėrisht tani qė i vetmi vend komunist i fundit, Greqia, ėshtė duke iu nėnshtruar programeve tė ashpra nga Fondi Monetar Ndėrkombėtar (FMN) dhe Banka Qendrore Evropiane (BQE).
Pėr 20 vjet, anėtarėsimi nė Bashkimin Evropian ka qenė njė objektiv pėr tė gjitha forcat politike nė Ballkan. Jo mė shumė. Njė brez i ri ka hyrė nė politikė nė Ballkan nėpėrmjet veprimeve tė drejtpėrdrejta demokratike nė rrugė dhe jo maskaradave tė demokracisė zgjedhore. E majta e re ėshtė ndarė nga e kaluara e socializmit shtetėror dhe e partive tradicionale shoqėrore demokratike, shton mė tej artikulli.
Duke prekur mė pas idenė e krijimit tė njė Federate Ballkanike, pėr tė cilėn pohon se ideja rreth saj ka nisur tė kryhet pak para Luftės sė Parė Botėrore, gjatė periudhės sė luftėrave dhe pėrsėri nė fund tė 1940, e parė kjo si njė pėrpjekje unifikimi nė bazė tė solidaritetit social dhe barazisė ekonomike mes vendeve qė bėjnė pjesė nė gadishullin e Ballkanit.
Kjo ėshtė diēka qė Evropa veriore donte ta parandalonte me ēdo kusht. Njė Ballkani i bashkuar nė Federatė do tė ishte njė bllok i fuqishėm prej 55 milion njerėzish (pa llogaritur Turqinė)! Ballkani ėshtė pika e takimit tė Evropės dhe Azisė, Krishtėrimit dhe Islamit. Ai kontrollon rrugėt e drejtpėrdrejta tė tokės mes Evropės Perėndimore, Azisė sė Vogėl dhe Lindjes sė Mesme. Po kush humb nga njė bashkim i Ballkanit? Ēfarė ndodh nėse grekėt, bullgarėt, shqiptarėt, serbėt dhe rumunėt sigurojnė dalje qė portin e Selanikut apo qasje tė lirė nė portet e Adriatikut? Ashtu si problemi arabo-izraelit mund tė zgjidhet vetėm nėse krijohet njė shtet i vetėm? Greqia dhe Shqipėria mund tė bashkohen nė njė republikė federative nė Ballkan, pėrfundon artikulli.
Heqja e kufijve nė Ballkan
Kufijtė nė Ballkan duhet tė shfuqizohen, sė bashku me taksat dhe akcizat. Vendet e Ballkanit nuk do tė paraqiten mė nė politikat e padrejta bujqėsore tė BE-sė qė janė nė kundėrshtim prodhimin e ushqimeve natyrore nė kėtė pjesė tė botės, e bekuar me klimė tė butė dhe tokė pjellore. Ballkani tė ndalojė importimin e domateve tė ngopura kimikisht dhe mollėve nga veriu evropian. Ata duhet tė ecin nė marshin e ekonomive tė tyre me nevojat e njerėzve dhe jo fitimet e bankierėve dhe bosėve tė pasur tė BE-sė. Krijimi i Federatės sė Ballkanit do tė kėrkojė edhe monedhėn e vet. Kjo do tė inkurajojė shkėmbimin e tregtisė sė barabartė nė mesin e vendeve fqinje, diēka qė ėshtė penguar sot me ekzistencėn nė Evropė tė monedhave tė ndryshme, tė Eurozonės dhe jo-Eurozonė brenda Ballkanit. Por ēfarė gjuhe do tė ketė Konfederata Ballkanike?
Anglishtja duket tė jetė njė opsion logjik meqė ėshtė gjuha ndėrkombėtare, megjithatė, Britania e Madhe dhe SHBA nuk kanė luajtur historikisht njė rol dominues nė rajon, vazhdon mė tej artikulli nė fjalė.
Njė federatė e Ballkanit shihet ndėrkaq, si diēka qė mund tė ndodhė brenda natės. Hapi i parė ėshtė krijimi i partive politike apo fronteve popullore nė tė gjitha vendet qė kanė njė program tė pėrbashkėt, domethėnė: a) mospranimin e borxhit tė jashtėm, b) shtetėzimin e bankave nė mėnyrė qė qeveritė mund tė luajnė role tė rėndėsishėm nė zhvillimin e ekonomive vendore, c) njė monedhė e re (balko?) pėr njė federatė tė madhe nė Ballkan pa kufij tė brendshėm ku njerėzit dhe mallrat qarkullojnė lirshėm, d) heqja e tatimit pėr tė ardhura tė ulėta, c) krijimin e ekipeve tė mėdha industriale, teknologjike dhe bujqėsore d) arsim falas, transportit masiv, kujdes mjekėsor dhe argėtim.
Njerėzit do tė kenė punė tė denjė dhe mė nė fund ata do tė shpėtojnė nga kthetrat e BE-sė, SHBA-ve dhe kapitalit rus. Por a ėshtė e gjitha kjo ide fantastike e pamundur? Asgjė nuk ėshtė e pamundur nė ditėt e sotme. Njė botė me shpresė tė re dhe optimizėm, ėshtė mbi ne, pėrfundon Today Zaman. /noa/
gazeta zėri
Krijoni Kontakt