Close
Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 83
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    ^Me ndergjegjen po e po qe duhet te biesh ne qetesi, se s'ta jep kush faljen nese nuk i kerkon falje atyre qe i ke bere dem......

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anėtarėsuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    Citim Postuar mė parė nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Nese une kryej nje akt ne kundershtim me ligjin e Zoti-t si psh: vrasje, perdhunime, vjedhje, inceste, korrupsion etj dhe vete ne kishe te prifti dhe rrefej mekatin qe kam bere, a me falet ky mekat ?

    Nese jo, per cfar sherben rrefimi im ne mos qofte per te me bere ndonje padi ne polici ?

    Nese me falet mekati, a mund te mekatoj perseri dhe te shkoj te rrefehem qe te me falet mekati ?

    Dhe a ka ndodhur qe prifti te kete bashkpunuar ndonjehere me policine per te tilla gjera ? Nese ka bashkpunuar, a eshte e lejuar qe ai ta beje kete gje ?


    Pershendetje
    >>> Nese nje person kryen nje mekat nga ato qe listove ketu me lart dhe vete te rrefehet (gje qe nenkupton se eshte penduar) atehere Zoti ja fal te keqen qe ka bere. Dhe nese ai gabon perseri (psh, vret , si mekati me i rende) ai perseri falet nese pendohet dhe rrefehet.
    > Por ketu duhet te kihet parasysh edhe fakti qe meshira e Zotit eshte e madhe por jo e pa fund sepse Zoti eshte bashkim i Meshires dhe Drejtesise njekohsisht. Pra po ti referohemi doktorreve te kishes qe ishin njekohsisht edhe Shenjtore, njeriu ka te caktuar qe ne fillim se sa here do te falet. Njeriu duhet ta dije qe do falet sa here qe do rrefehet por duhet te dije nese a ka jete te mjaftueshme sa te shkoje te rrefehet apo vdekja e gjen ne mekat. Shpesh te krishteret nuk jane perfekt por e synojne perfeksionin dhe ata qe e arrijne bashkesia qe ne e quajme Kishe i shpall Shenjtore.

    >Lidhur me rastet qe prifti ka treguar mekatet e dikujt sigurisht qe ka ndodhur. Por me pas nuk ka vazhduar te jete me prift sepse ka shkelur nje betim dhe ka bere mekat kundrejt Zotit duke e ka ofenduar ate me veprimin e tij.

    >Sakramenti i rrefimit eshte shume mistik dhe shume dimensional ne funksionin e tij dhe nuk duhet pare kaq thejshte.

    >Une i ftoj ata qe jane te krishtere ta shfrytezojne kete sakrament per te bere te mundur Shpirtin e Shenjte te vije tek ta.

    >Rrefimi ka te njejtin funksion per shpirtin e njeriut si ajo dritarja qe hapet nganjehere per te nxjerre jashte tymin e oxhakut. Pra pamvarsisht se e kemi Zjarrin e Dashurise ky tym na e veshtireson ta shijojme dhe te ngrohemi ne paqe tek ai. (Referuar thenieve te nje Shenjtori)
    La verita' ti rendera' libero!

  3. #73
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    ka raste qe priftin mund ta perdoresh edhe si ndermjetes si nje nga ato historickat e dekameronit te bokacios ku nje grua qe kishte rene ne sevda me shokun e nje prifti perdori naivitetin e ketij te fundit per te arritur qellimet e veta...rrefehej te prifti edhe i thoshte qe shoku yt me ngacmoi edhe prifti i thoshte po ti ore i pafe si e ngacmove filanken...diten tjeter i thoshte,qe shoku yt me erdhi ne shtepi ne oren 1 te nates dhe une e kisha harruar deren hapur..edhe prifti qe i thoshte shokut te vet,shok te kam po do digjesh ne flaket e ferrit..si nuk i degjove paralajmerimet e mia po i vajte perseri filankes ne oren 1 te nates,perfitove qe ajo e kishte lene deren hapur dhe i hyre brenda...edhe ky shoku i rregjistroi te gjitha edhe shkoi te fuste "djallin ne ferr qe perendise ti bente nder"(kjo batuta ishte nga nje tjeter historicke e bokacios.

  4. #74
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Kur pyesni, nese jeni vertet te interesuar per te mesuar, lexoni pergjigjen qe merrni nga besimtaret, e thoni nje faleminderit. Pak rendesi ka nese ju pelqen apo nuk ju pelqen pergjigjia, apo bini dakord me te apo jo. Komentet e atyre qe nuk jane te krishtere e nuk kane te bejne me temen, do te fshihen.

    mardhenja e njeriut me zotin eshte e drejteperdrejte dhe teper personale askush nuk mund te nderhyje ne kete mardhenie. prifterinjt jane thejsht njerez si te gjithe ne te cile jane emeruar si te tille nga nejrez te tjere te cilet edhe keta jane emeruar nga nejrez te tjere. pra me pak fjale qe nga prifti e deri te papa apo kryepeshkopi nuk shohe gjekundi ne kete hierarki dicka qe te me beje te mendoj se ne kete strukture ka dicka qe ka te beje me zotin apo me dicka hyjnore.
    Cila ishte gjeja e pare qe Krishti beri per te filluar misionin e Tij ne kete bote? Shkoi ne Galile e THIRRI dy vellezer peshkatare, qe ti linin rrjetat e ta ndiqnin nga pas si dishepuj te Tij. Ta them kete qe te mesosh se Krishti nuk doli ne popull te predikonte "besimin individual me Perendine", por besimin qe Krishti u mesoi dishepujve te Tij. Dhe kjo ka nje rendensi te madhe, se shume besime te rreme do te dilnin ne ate nga njerez qe pretendonin se ishin "pasues te Krishtit", por pasues i Krishtit nuk mund te ishte kushdo, vetem ata njerez qe THIRRI Vete Krishti.

    Qe ta kuptoni kete gje se sa e rendesishme eshte, duhet te lexoni ne Dhiaten e Re, lutjen e fundit te Krishtit ne malin e Ullinjve. Ne nje moment ne kete lutje, Krishti i lutet Atit me fjalet: "...nuk lutem per boten, por vetem per ata (dishepujt) qe Ti me dhe..." Peshkopet dhe prifterinjte nuk jane gje tjeter, vecse pasardhesit kanonike te hirotonisur me Shpirtin e Shenjte te atyre dishepujve te Krishtit.

    Gjeja tjeter qe duhet te mesoni eshte qe keta dishepuj te Krishtit, kudo ku shkuan, nuk u mesuan njerezve per "besimin individual", por shkuan e themeluan Kisha. Shembulli me i mire eshte shembulli qe gjeni ne Dhiaten e Re: letrat e Shen Pavlit per kishat e Korinthit, Galatianeve, etj. Keto letra nuk i drejtohen nje besimtari te vetem, i drejtohen Kishes. Kudo ku keta dishepuj shkuan, predikuan ne popull, dhe i mesuan qe te ngrinin nje Kishe, ashtu sic i kish mesuar Krishti. Hirotonisnin nje peshkop ne cdo vend, po ashtu sic i kish mesuar Krishti, duke vene duart e tyre mbi kryet e besimtarit, ne menyre qe te merrnin Hirin e Shpirtit te Shenjte.

    doja te pyesja ketu ndonje besimtar. a ka ndonje rresht ne bibel ne te cilin permendet ndonje prift per rolin dhe funksionin qe duhet te kete ai ne kishe dhe ne shoqeri??
    Libri i Veprave ne Dhiaten e Re eshte i mbushur me te gjitha mesimet e Krishtit per Apostujt se si Kisha duhet te funksiononte. Apostujt vetem sa i zbatuan keto mesime te Krishtit me perpikmeri. Cdo gjest apo fjale qe besimtari shikon apo degjon gjate liturgjise, vjen nga Tradita e Shenjte Apostolike e Kishes: e ka origjinen ose nga mesimet e Vete Krishtit, ose nga udhezimet e Frymes se Shenjte qe Krishti na dergoi pasi u ngjit ne qiell.

    ka raste qe priftin mund ta perdoresh edhe si ndermjetes si nje nga ato historickat e dekameronit te bokacios ku nje grua qe kishte rene ne sevda me shokun e nje prifti perdori naivitetin e ketij te fundit per te arritur qellimet e veta...rrefehej te prifti edhe i thoshte qe shoku yt me ngacmoi edhe prifti i thoshte po ti ore i pafe si e ngacmove filanken...diten tjeter i thoshte,qe shoku yt me erdhi ne shtepi ne oren 1 te nates dhe une e kisha harruar deren hapur..edhe prifti qe i thoshte shokut te vet,shok te kam po do digjesh ne flaket e ferrit..si nuk i degjove paralajmerimet e mia po i vajte perseri filankes ne oren 1 te nates,perfitove qe ajo e kishte lene deren hapur dhe i hyre brenda...edhe ky shoku i rregjistroi te gjitha edhe shkoi te fuste "djallin ne ferr qe perendise ti bente nder"(kjo batuta ishte nga nje tjeter historicke e bokacios.
    Historite e barsaletat jane interesante vetem per njerezit e ceket, sidomos kur vjen fjala tek ceshtje te tilla qe kane te bejne me shpirtin e njeriut. Ajo qe ti e kushdo duhet te mesoni eshte se ligji qe Perendia perdor ndaj prifterinjve, nuk eshte i njejti ligj qe perdor ndaj besimtareve te thjeshte. Nje besimtar i thjeshte do te pergjigjet ne Diten e Gjykimit vetem per mekatet e veta, ai prifti apo peshkopi, do te pergjigjet per shpirtin e te gjithe besimtareve qe Perendia i ka caktuar.

    Ajo qe Perendia u ka caktuar prifterinjve eshte nje pergjegjesi e madhe dhe barre e jashtezakonshme: mendo per nje moment, qe shpirti i atij priftit duhet te mbaje barren e te gjitha mekateve qe besimtaret e komunitetit te tij rrefejne tek ai. Mekatet e nje njeriu te vetem rendojne si gurr mbi shpirtin e secilit prej nesh, mendo se sa rendojne keto mekate ne shpirtin e nje prifti qe i degjon te gjitha rrefimet! Perendia u vjen ne ndihme prifterinjve, duke ua lehtesuar barren dhe duke ua fshire nga kujtesa shume prej ketyre mekateve. E kam degjuar nga disa prifterinj, qe ata nuk mbajne mend shume prej rrefimeve te bera nga besimtaret e tyre. Fryma e Shenjte vepron jo vetem mbi shpirtin e atij besimtarit qe rrefehet, por edhe mbi shpirtin e priftit.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 12-12-2011 mė 11:54

  5. #75
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Historite e barsaletat jane interesante vetem per njerezit e ceket, sidomos kur vjen fjala tek ceshtje te tilla qe kane te bejne me shpirtin e njeriut. Ajo qe ti e kushdo duhet te mesoni eshte se ligji qe Perendia perdor ndaj prifterinjve, nuk eshte i njejti ligj qe perdor ndaj besimtareve te thjeshte. Nje besimtar i thjeshte do te pergjigjet ne Diten e Gjykimit vetem per mekatet e veta, ai prifti apo peshkopi, do te pergjigjet per shpirtin e te gjithe besimtareve qe Perendia i ka caktuar.

    Ajo qe Perendia u ka caktuar prifterinjve eshte nje pergjegjesi e madhe dhe barre e jashtezakonshme: mendo per nje moment, qe shpirti i atij priftit duhet te mbaje barren e te gjitha mekateve qe besimtaret e komunitetit te tij rrefejne tek ai. Mekatet e nje njeriu te vetem rendojne si gurr mbi shpirtin e secilit prej nesh, mendo se sa rendojne keto mekate ne shpirtin e nje prifti qe i degjon te gjitha rrefimet! Perendia u vjen ne ndihme prifterinjve, duke ua lehtesuar barren dhe duke ua fshire nga kujtesa shume prej ketyre mekateve. E kam degjuar nga disa prifterinj, qe ata nuk mbajne mend shume prej rrefimeve te bera nga besimtaret e tyre. Fryma e Shenjte vepron jo vetem mbi shpirtin e atij besimtarit qe rrefehet, por edhe mbi shpirtin e priftit.

    Albo
    Kritikat jane te shendetshme jo vetem per prelatet qe meren me punet e tokes por edhe per ata qe meren me punet e qiellit.Keto barsaleta ne dukje banale por qe ne boten letrare konsiderohen si kryeveper e letersise boterore sherbejne pikerisht per te ndare ate barren e rende qe mbajne mbi kurriz prifterinjte pasi ata jane vdekatare si ne dhe si te tille kane nevoje per ndihmen dhe mirekuptimin tona po aq sa kemi ne nevoje per ndihmen dhe mirekuptimin e tyre...

  6. #76
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-06-2008
    Postime
    6
    Me falni per postimin e videos ne italisht,por per efekt kohe nuk kam mundesi as ta perkthej.Por kisha vetem nje pyetje,ato prifterinj e murgesha qe permenden ne kete video ku shkojne te falin mekatet e tyre(apo rrefehen tek njeri tjetri e alelujaaaa mekati u fal)?




    http://www.video.mediaset.it/video/i...a-abusata.html
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alar : 13-12-2011 mė 09:38

  7. #77
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-01-2010
    Vendndodhja
    Hamburg Reperbahn
    Postime
    453
    Edhe 1 got ver me priftin edhe falen se cke me te Po prifterit jan shquar per intrrigat e tyre qe ne antikitet qe me shitjen e Indulgjencave Fetare nje cop leter me emrin e dikujt ku thuhet se zoti te fal ty nga mekatet ne kembim te nje shume te hollash.

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anėtarėsuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Pėr: A falen mekatet pas rrefimit te prifti ?

    Teme shume interesante !

    Kam nje pyetje une , prifterinjet qe i abuzojne femijet seksualisht, te cili prift rrefehen ??? Dhe prifti ja fal menjehere krimin priftiit kriminel !!!! Si mundet nje prift abuzues apo pedofil te i fal gjynahet ore njerez , a keni mendje juve te mendoni per kete fe me prejardhje pagane ???
    . Neve te gjithe jemi mekatar , vetem Zoti eshte ai qe na fal dhe qe na denon . Zoti kompetencat e Tij , per ta falur dhe denuar askujt nuk ja ka dorzuar ne kete dunja , dhe asesi nje pedofili , Zoti mos e befte !
    Ju keshilloj ta lexoni per Islamin dhe do ta gjeni te verteten . Dhe te largohuni nga keto besime te gabuara .

    Cdo njeri eshte mekatar dhe mekatari si mund ta fale dikend !? Zoti na ruajt prej djallit te mallkuar , amin .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ceni-1 : 26-01-2014 mė 08:50
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu ėshtė Islami” (Ali Imran, 19).

  9. #79
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: A falen mekatet pas rrefimit te prifti ?

    Citim Postuar mė parė nga Ceni-1 Lexo Postimin
    Teme shume interesante !
    Kam nje pyetje une , prifterinjet qe i abuzojne femijet seksualisht, te cili prift rrefehen ??? Dhe prifti ja fal menjehere krimin priftiit kriminel !!!! Si mundet nje prift abuzues apo pedofil te i fal gjynahet ore njerez , a keni mendje juve te mendoni per kete fe me prejardhje pagane ???
    Hej kadal merre veten me te mire. Nuk eshte krishter ai qe abuzon me femije, ata jane 'te krishtere' tradicionale, eshte e pa mundur per nje te krishter qe te kryeje kete mekat. Nese beson se ekziston nje Perendi ne qiell sic pershkruhet ne Bibel eshte e pa mundur qe te kryhet ky mekat. Keta prifterinje jane ateiste praktikante, te cilet nuk besojne se ka Zot. Fatkeqesisht kesi persona te pa pergjegjshem u predikojne disa te krishtereve.

    Shiko keta njerez hiqen si te krishtere ndersa nuk te beson as ne Zot, as se Jezusi ka ekzistuar, dhe as qe eshte Ringjallur. Nuk mund te jesh 'pak' krishter sikur ky. Pra per kesi njerez te krishteret nuk marrin kurrfare pergjegjesie pasi keta jane ateiste qe jane infiltruar ne krishterim. Pra qellimi i tyre eshte te futet konfuzitet. Ky nuk ia ka idene cfare flet ndersa hiqet se ky i di te gjitha. Ky eshte ateist qe punon me logjiken e disa shqiptareve ateiste e qe thone, 'Betmeni nuk eshte 'zot' keshtu qe nuk ka Zot'.



    Citim Postuar mė parė nga Ceni-1 Lexo Postimin
    . Neve te gjithe jemi mekatar , vetem Zoti eshte ai qe na fal dhe qe na denon . Zoti kompetencat e Tij , per ta falur dhe denuar askujt nuk ja ka dorzuar ne kete dunja , dhe asesi nje pedofili , Zoti mos e befte !
    Ju keshilloj ta lexoni per Islamin dhe do ta gjeni te verteten . Dhe te largohuni nga keto besime te gabuara .

    Cdo njeri eshte mekatar dhe mekatari si mund ta fale dikend !? Zoti na ruajt prej djallit te mallkuar , amin .
    Thuaj edhe ti sikur forumisti Norca_li se ne i falim vet mekatet. Po ta marr nje shembull qe ta kuptosh me lehte, nuk mund te jesh mysliman e te thuash se Muhamedi ska ekzistuar.
    Ceni tashme sic e dijme Kurani eshte i mbushur me plagjiature, gabime qe kundershtojne njohurite shkencore, Muhamedi beri seks me femi, pra Islami nuk mund te pranohet, por automatikisht deklarohet si fe e rreme e formuar nga njerezit dhe kjo fe nuk duhet te konsiderohet feja e vertete. Cdo besimtar qe beson ne Perendine sinqerisht eshte i obliguar ta beje kete. Askush nuk ka te drejte te iu beje thirrje shqiptareve qe t'i injorojne keto. Nese ju i injoroni kete ju jeni duke bere gabim te madh, eshte e drejta juaj por ju lus qe te mos i ftoni shqiptaret te behen injorante si ju. Ne nuk do ta pranojme Islamin e te shkojme e te bejme xhihad ne Siri e te vdesim per arabet, as qe na shkon mendja bile.

  10. #80
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979

    Pėr: A falen mekatet pas rrefimit te prifti ?

    Citim Postuar mė parė nga mesia4ever Lexo Postimin
    Nuk eshte krishter ai qe abuzon me femije, ata jane 'te krishtere' tradicionale
    Hahaahahahahahaha

    Ja ku na doli ene i gjo e re. Pedofilet e krishter qekan tradicional hahahahahaahah

    Po kto qe nuk ja mshtjellin kalamojve ca jon ? Modern? Kto me siguri do jen homo hahahahahah

    Je i modh mesia , njish je plako hahahahah

    Me lot kom qesh

Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •