Elbasan, qëllon me pistoletë kamerieren se i vonoi birrën
Një vajzë 23 vjeçare është qëlluar me pistoletë ndërsa shërbente në një lokal në afërsi të Universitetit të Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 20.00 kur Agnjesa Thomai, 23 vjeç me banim në lagjen 5 Maj të qytetit të Elbasanit është qëlluar e një plumb në pjesën e qafës. Sipas burimeve të policisë i gjithë konflikti që ka sjellë plagosjen ka ardhur për porosinë e birrave.
I riu që mendohet se ka qenë i dehur kishte porositur një birrë, por është konfliktuar me kamerieren me pretendimin se kjo ja kishte vonuar porosinë. . Në këtë moment ai ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar një herë dhe është larguar. Vajza ka rënë për tokë me një lumë gjaku dhe klientët e tjerë kanë bërë edhe transportin për në spitalin kirurgjik. Vajza i është nënshtruar fillimisht një operacioni dhe aktualisht ndodhet në reanimacion. Ajo ka marrë një plumb në qafë dhe mjekët konfirmojnë se vajza mund të shpëtojë nëse plumbi nuk i ka prekur kockën e qafës.
Ndërkohë agjentët e mbërritur me shpejtësi në vendin e ngjarjes kanë identifikuar të riun dhe e kanë shpallur në kërkim. Emri i tij nuk bëhet i ditur për shkak të hetimit. Vajza nuk kishte shumë kohë që punonte në lokalin e marrë me qera. Po hetohet edhe për një konflikt të mëparshëm mes të riut dhe kamarieres.
Bardha Nergjoni
top-channel
Krijoni Kontakt