Perlat e muzikes ruse celen suksesshem "100 Kenget e Shekullit"
"100 Kenget e Shekullit " kane startuar nen magjine e perlave te fondit te arte rus, ku qindra spektator dhe mijera teleshikues jane mahnitur nga tingujt e muzikes qe i dhane jete ketij spektakli gjigant. Spektakli muzikor "100 Kenget e Shekullit" u rikthye te shtunen ne mbremje ne ekranin Kombetar te Tv Klan. Netet e muzikes me te bukur boterore, asaj qe eshte kenduar shpesh here dhe ne fshehtesi nga shqiptaret, erdhen ne nje skene gjigante projektuar perseri nga artisti i mirenjohur italian. I cili nga te dhjete komponentet qe perbejne faktoret per ndertimin e skenes se Sanremos, ka marre noten dhjete si komponenti me i mire. Por mesa duket me po kaq shpirt dhe deshire ai e perjeton edhe punen per skenat shqiptare. Shqiptaret paten mundesi perseri te degjonin kengetaret e tyre te preferuara, por kesaj here me nje repertor te zgjedhur nga perlat e muzikes boterore.
Nata magjike e fondit te arte te Rusise
Kenget me te bukura te ketij repertori jane kenduar nga emrat e njohur te muzikes shqiptare, te cilet bashke me te ftuar speciale i dhane jete nates ruse. Kengetarja e njohur moskovite, Mara, ndezi skenen dhe yjesine qe e pershkonte kete nate. Nata ruse, i prezantoi shqiptaret me historine, kulturen dhe shpirtin e madh rus, me muziken brilante dhe kenge qe iu ngjallin kujtime te shume viteve bashkejetese qindra personaliteteve qe kane pasur rastin te studiojne dhe te jetojne ne Rusi.
Teatri gjigant "Klan"
Skena e teatrit madheshtor punuar me mjeshteri nga Gaetano Castelli u plotesua me nje "ushtri" orkestrantesh drejtuar nga Saimir Cili. Por edhe nga kori i drejtuar nga Dritan Lumshi. Kurse nje nga elementet e vecante qe i dha kolorit spektaklit, entuziazem dhe plot energji, ishte trupa e baletit drejtuar nga Albi Nako. Show drejtohej nga moderatori i njohur televiziv Pandi Laco, i cili duke qene njekohesisht edhe skenarist dhe nje prej organizatoreve te programit, mbante mbi vete emocione te shumefishta. Njembedhjete netet e ardhshme premtojne te tjera surpriza per teleshikuesit. Sepse thesari i muzikes boterore do te jete nje kenaqesi per t'u shijuar cdo nate te shtune deri ne nderrimin e viteve.
Izaura Ndoj - Koha Jone
Krijoni Kontakt