Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1

    Oketa kundër Berishës: Topi ka vendin e tij në PD

    Oketa kundër Berishës: Topi ka vendin e tij në PD


    Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Oketa shprehet se presidenti Bamir Topi e ka rrugën e hapur për tu rikthyer në selinë blu. I cilësuar si deputeti i fundit i PD-së që mbështet ende presidentin Topi, Oketa pohon se në bazë të statutit, Topi mund të rikthehet në Këshillimin Kombëtar. Sipas tij, rikthimi i kreut të shtetit në jetën politike, do i bënte nder politikës shqiptare dhe Partisë Demokratike.



    Z. Oketa, kryetari i Partisë Demokratike kishte lajmëruar një mbledhje të Këshillit Kombëtar të PD në Tetor. Ende nuk kemi një sinjal që do të mblidhet. A mendoni se ministrat e kabinetit duhet të jenë në poste drejtuese brenda PD apo duhet t’i mbajnë të dy funksionet?

    Unë personalisht jam shprehur edhe herë të tjera që jemi në shkelje të statutit të PD. Qoftë mbledhja e parë, qoftë zgjedhja e Kryesisë së re bëhen me një vonesë gati dy vitesh. Vonesë disi e pashpjegueshme dhe aktualisht ndodhemi në një situatë ku funksionarët kryesorë të PD janë pa mandat, përveç kryetarit të PD, i cili është votuar në Kongresin e dy viteve më parë. Që të shikosh më pas nëse ministrat duhet të kenë pozicione të ndara, së pari duhen të mblidhen strukturat dhe këto çështje duhet të jenë pjesë brenda strukturës, brenda organeve drejtuese të PD. Në rastin konkret mund të jetë një çështje që duhet diskutuar në Këshillin Kombëtar, ku anëtarët të Këshillit mund të hedhin propozimet e tyre, mund të paraqesin opinionet e tyre dhe më pas duhet marrë një vendim kolegjial nëse është në të mirë të punë që këto poste të jenë të ndara. Unë nuk kam një mendim të prerë pasi secili nga opsionet ka pro-të dhe kundrat e tij. Personalisht nuk e shoh aspak mosfunksionimin apo mosrespektimin e statutit se një pjesë të anëtarëve të kryesisë apo një pjese të sekretariatit mbajnë edhe poste drejtuese në qeveri. Nuk besoj se është kjo pengesa pasi referuar historikut 20 vjeçar të PD, është një gjë normale që ka ndodhur vazhdimisht. Por më parë strukturat kanë funksionuar më normalisht.

    Nga zgjedhjet elektorale mazhoranca shprehet se ka fituar 140 mijë vota më shumë, por nuk kemi parë ende një analizë për zgjedhjet ku keni humbur disa qytete që konsiderohen bastione?

    Do të kisha dy këndvështrime të rezultatit të zgjedhjeve të 8 majit. Duhet të kemi të qartë së pari se PD nuk garoi e vetme në këto zgjedhje. Garoi në një koalicion tepër të gjerë që u quajt “Aleanca për Qytetarin”, në përbërje kishim edhe një forcë të majtë si LSI, me të cilët jemi në koalicion qeverisës prej dy vitesh. Parë në këndvështrimin e koalicionit dhe leximin e votës në nivel republike është e vërtetë se koalicioni ynë qeverisës mori mbi 100 mijë vota më tepër se aleanca që përfaqësonte koalicionin e majtë. Unë personalisht do të preferoja që ky koalicion le të kishte marrë edhe disa vota më pak, por do të preferoja që ne duhet të kishim fituar disa qytete të mëdha. Pasi realisht rezultatet që ne morëm në shumë qytete të vendit, qytete kryesore lënë shumë për të dëshiruar. Nga ana tjetër parë në planin e dytë , parë duke e zhveshur analizën nga koalicioni, por duke kaluar te PD si forcë politike përsëri personalisht mendoj se rezultati i marrë në zgjedhjet e 8 majit nga PD si forcë e vetme është një rezultat shqetësues, i cili duhet të na bëjë që të mendojmë seriozisht për hapat që duhen marrë për të marrë një rezultat tjetër në zgjedhjet e përgjithshme të 2013.

    Duke u ndalur në zgjedhjet e 2013 presidenti Topi foli për rikthimin e tij në politikë dhe të një force të djathtë. E mbështesni këtë vendim ndoshta për tu bashkuar me PD?

    Unë besoj se edhe pa u deklaruar z. Topi, ata që e kanë menduar se zoti Topi do të largohet nga politika duhet të kenë qenë të pakët. Vështirë se gjen qytetar apo politikan që besonte se me mbarimin e mandatit, zoti Topi do të largohet nga politika. Është një çështje, e cila kur të vijë koha e duhur ashtu si edhe vetë Topi është deklaruar do të mbajë qëndrimet e tij, do të hedhë hapat e tij politik. E rëndësishme është që të djathtët do t’i rikthehet si një figurë politike aktive, një figurë si ajo e presidentit aktual zotit Bamir Topi, i cili besoj i bën nder politikës shqiptare.

    Duke iu referuar edhe situatës politike, ka pasur shigjetime ndërmjet kryeministrit, kryetares së kuvendit në drejtim të presidentit të cila iu është përgjigjur edhe kreu i shtetit. Sa me vend mund ta shohim zotin Topi në strukturat e PD?

    Sado aktuale që mund të duken, këto shigjetime janë një histori e vjetër e politikës shqiptare. Një histori fatkeqësish 20 vjeçare, e cila përsëritet në mënyrë ciklike dhe sa herë ka shigjetime të tilla, pas njëfarë kohe kalohen me një fjali që ishin thjesht një sulm politik për fushatë.

    Pra mund ta shohim zotin Topi edhe brenda PD-së?

    Në bazë të statutit të PD, zoti Topi është automatikisht anëtar i Këshillit kombëtar të PD dhe besoj se do të ishte edhe në nderin e PD që të respektonte së pari statutin dhe më pas është në vendimmarrjen e z. Topi nëse detyrimi statutor, qoftë për të marrë ftesën për të qenë i pranishëm në mbledhjet e Këshillit Kombëtar, në rast se Këshillimi Kombëtar do të mblidhet. Nëse do të marrë pjesë dhe nëse aty do të kemi një ndryshim të qëndrimit, qoftë nga lidershipi i PD-së apo vendimmarrja e z. Topit. Por theksoj se e rëndësishme është që kur të vijë momenti i duhur pasuesi deri në korrikun e viti që vjen kur bëhet zgjedhja e presidentit të ri shumë ujëra do të rrjedhin, shumë situata politike do të ndryshojnë dhe unë pavarësisht se iu përgjigjja pyetjes, e shoh si një diskutim tepër të parakohshëm. Presidenti aktual ka akoma edhe 8-9 muaj kohë për të ushtruar mandatin e tij dhe kur të vijë zgjedhja për presidentin në vitin 2012.

    Duke u kthyer te Këshilli Kombëtar ju u shprehët skeptik. Çfarë po ndodh brenda selisë blu?

    Unë nuk u shpreha skeptik. Unë po shprehem realist. PD ka një statut që në gjykimin tim bën edhe Kushtetutën e PD-së dhe duke e cilësuar si të tillë, si anëtar i PD do të dëshiroja shumë që ky statut, kjo Kushtetutë e PD të respektohet.

    gazeta shekulli
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 22-10-2011 më 06:20

  2. #2
    PD duhet te behet parti e hapur dhe konkuruese per te gjithe!

    Lideri modern nuk perjashton askend, por ben vend per te gjithe permes kompromiseve!

    Ata qe mendojne te ndertojne nje parti politike perjashtuese, nuk kane asgje te perbashket me nje lidership bashkekohor, por jane thejeshte atavizma te nje kohe qe e kemi prapa para 20 viteve.

    Nuk ka pse PD te ndjeke rrugen perjashtuese dhe te mbylljes se mendimit te kundert, siç u veprua ne PD dikur e ne PS ne rastin Meta.

    Ne fund te fundit PD le per te desheruar ne organizimin e saj te brendshem dhe kjo le te kuptoje se aty ka diçka qe nuk shkon. Ajo qe nuk shkon, sipas mendimit tim eshte mentaliteti i lidershipit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 22-10-2011 më 06:25

  3. #3

    Aleksander Biberaj

    "Bamir Topi do krijojë parti, unë pjesë e saj"

    Dërguar më: 24/10/2011 - 15:25

    Valentina Madani

    Për herë të parë pranohet publikisht se Bamir Topi do të krijojë një parti të re menjëherë pas mbylljes së mandatit presidencial duke mbledhur rreth figura të njohura të Partisë Demokratike. Mes tyre do të jetë edhe ish deputeti dhe ish anëtari i kryesisë së PD-së, Aleksandër Biberaj. Në këtë intervistë për "Gazeta Shqiptare", Biberaj nuk e fsheh për asnjë moment mbështetjen ndaj projektit të ri të Bamir Topit për krijimin e një partie të re. Për këtë ish antari i kryesisë së PD-së ka argumentat e tij bindëse. Konkretisht ai shprehet se "aktualisht nuk ka një PD" ndaj e quan imediate dhe të domosdoshme riformatimin e së djathtës. Ish deputeti demokrat zbardh edhe atë çfarë fshihet sipas tij pas përplasjes Topi-Topalli ndërsa deklaron se "këto sulme janë sulme të qarta politike, që bëhen për të ulur reputacionin e Presidentit si politikani me popullor dhe më i kuotuar në Shqipëri". Por Biberaj shkon edhe më tej teksa thotë se partia e re e Bamir Topit do fitojë zgjedhjet parlamentare të 2013-ës. "Natyrisht që kjo do të mund të arrihet nëpërmjet një punë gjigante shtëpi më shtëpi, derë më derë duke u takuar dhe respektuar cdo shqiptar", thekson ai. Biberaj shpreh kritika të forta ndaj qeverisë duke e bërë atë përgjegjëse për mosmarrjen e statusit të vendit kandidat në BE. Sipas tij "PD-ja është katandisur sot nga lidershipi i saj në një grup tepër të vogël interesi, në një grup miks pa identitet dhe moral politik apo qytetar, në një grup prej gjashtë ministrash të përjetshëm që kanë gjashtë vjet që punojnë vetëm për interesat e tyre dhe të klaneve të tyre, duke abuzuar me pushtetin në mënyrën më ekstreme të mundshme".

    Z.Biberaj, Shqipëria u ndëshkua sërish për mosmarrjen e statusit të vendit kandidat për në BE. Për faj të kujt ndodhi kjo?

    Përgjegjësia është totalisht e klasës politike shqiptare, si e qeverisë ashtu edhe e opozitës, klasë politike e cila vazhdon të ndëshkojë popullin e vet duke e lënë larg dyerve të Europës, klasë politike që çdo ditë e më shumë po tregon që integrimin e Shqipërisë në BE nuk e ka prioritet.

    Palët politike bëjnë përgjegjëse njëra tjetrën për refuzimit e statusit. Realisht kush duhet të japë llogari për këtë?

    Përgjegjësia bie mbi të dy palët, natyrisht në mënyrë jo të barabartë. Kuptohet që opozita ka përgjegjësitë e veta, të cilat janë minore, pasi me politikën e bojkotit ka penguar miratimin e ligjeve që kërkojnë një maxhorancë të cilësuar, ndërkohë që përgjegjësitë madhore i ka qeveria, e cila nuk arriti të plotësojë asnjë kusht që kërkon BE për marrjen e statusit të vendit kandidat. Përgjegjësia bëhet edhe më e madhe kur asnjëra palë nuk i pranon përgjegjësitë e veta dhe nuk i kërkon falje popullit për këtë dëm që po i sjell, për këtë dështim total, përkundrazi palët në mënyrë ironike dhe shumë cinike akuzojnë njëra-tjetrën, duke mos njohur përgjegjësitë e veta.
    Kjo është përgjigjja e dytë negative për Shqipërinë; në dy rastet për të njëjtat problematika që lidhen kryesisht me përgjegjësinë e pambajtur të institucioneve politike në Tiranë...
    Më rezulton se fatkeqësisht kjo klasë politike nuk është e interesuar për integrimin në BE, pasi integrim ndër të tjera do të thotë edhe monitorim, kontroll, përgjegjesi dhe përgjegjshmëri, gjëra që absolutisht kjo klasë politike nuk i pëlqen, nuk i pranon dhe nuk i aplikon.

    Rrëzimi i statusit çfarë pasojash sjell për vendin?

    Hapa prapa, ngecje reformash, dëmtim të rëndë të imazhit në sytë e ndërkombëtarëve, mos-marrje fondesh prej dhjetëra dhe qindra milion eurosh për investime në Shqipëri, mungesa e të cilave nuk ndihmon në zbutjen e papunësisë dhe varfërisë së qytetarëve shqiptarë.
    Sipas autoriteteve të larta qeveritare refuzimi i statusit të vendit kandidat nuk ka asnjë kosto ekonomike persë i përket mbështetjes financiare që Bashkimi Evropian ka planifikuar për Shqipërinë me bindjen se edhe pas këtij refuzimi, Shqipëria do marrë të njëjtën ndihmë financiare që do merrte në rast se do ishte vend kandidat.

    Sa e mundshme është kjo?

    Nëse është thënë kështu, atëherë i bie që llogjika e kësaj qeverie është, se është njëlloj si të jesh brenda apo jashtë BE-së, pra nuk ka rëndësi nëse futesh apo nuk futesh në BE, pasi janë e njëjta gjë. Me këtë llogjikë i bie që BE të rishikojë ekzistencën e vet.

    Kur besoni se shqiptarët do ta gëzojnë këtë proces me dinjitet, si një proces të bazuar në meritë dhe performancë?

    Kjo me sa duket kërkon kohë dhe klasë tjetër politike.

    Si e gjykoni përplasjen mes mazhorancës dhe Presidentit, Bamir Topi?

    Ky është një model tepër i vjetër i të bërit politikë, kjo është një melodi që ka mbi 20 vjet që e dëgjojmë. Ky është modeli i lidershipit aktual të qeverisë, sulm frontal dhe total, me të gjitha mjetet jodemokratike, ndaj institucioneve kushtetuese, me qëllim që asnjë institucion të mos ushtrojë kompetencat e veta kushtetuese, me qëllim që qeveria të mos kontrollohet nga asnjë institucion dhe të mos japë llogari për asgjë. Nga ana tjetër këto sulme janë sulme të qarta politike, që bëhen për të ulur reputacionin e Presidentit si politikani me popullor dhe më i kuotuar në Shqipëri.

    Konkretisht çfarë fshihet pas këtyre përplasjeve?

    Shoh frikën e një pushteti totalisht të korruptuar dhe të kalbur, një pushtet në ikje, nga humbja e pushtetit, por edhe nga llogari-dhënia e nesërme, frikë që vjen nga reputacioni publik dhe politik i Presidentit dhe lëvizjeve të tij të mundëshme politike.

    Shkaku real është gjuha shqipe?

    S'kishte fare lidhje me gjuhë shqipe, por ashtu e interpretoi spikerja e Parlamentit, se mendoi se me një gurë do të vriste dy zogj, edhe do të godiste Presidentin dhe do të fitonte kapital politik për vete. Por ndërkohë që ndodhi e kundërta, ajo humbi (nëse i ka mbetur gjë për të humbur), ndërsa Presidenti fitoi edhe më shumë mbështetjen e qytetarisë shkodrane, e cila kuptohet me asnjë lloj algoritmi, nuk ndjehet e përfaqësuar nga spikerja e Parlamentit. Qytetaria shkodrane nuk mund ta pranonte në vitin 2011 daljen "me urdhër nga lart dhe porosi nga poshtë" të disa rrogtarëve të shtetit që të kujtojnë "kohën e Lej-Fengëve", pasi Shkodra si ka dashur Lej-Fengët dhe don-kishotizmat, as atëherë kur duheshin dashur me hir apo me pahir.

    Atëherë cili është konteksti që po i jepet dialektit?

    E përsëris, nuk është as problem gjuhe, as problem dialektesh. Është përplasje ndërmjet të vjetrës që po shkon dhe të resë që po lind, përplasje ndërmjet qytetërimit perendimor dhe primitivizmit bizantin.
    Kryeministri Berisha e ka akuzuar Presidentin Topi se po bashkëpunon me opozitën kundër qeverisë...
    Me sa e kemi parë dhe dëgjuar, as vetë ai nuk i beson këto akuza.

    Pas "Aleancës Kuqezi" qëndron vërtetë Bamir Topi?

    Më duket se përgjigjen e ka dhënë vetë Presidenti, duke e mohuar ketegorikisht.

    Presidenti, Bamir Topi ka lënë të hapur mundësinë e krijimit të një partie të re te djathte sapo të përfundojë mandatin presidencial. Sa do e dëmtonte PD-në një nismë e tillë nisur nga fakti se ai ka deklaruar se partia e tij do të jetë me orientim djathtas?

    E para që t'i sqarojmë tamam gjërat, sot që po flasim nuk ka Parti Demokratike, pasi nuk po e shohim, ku është PD-ja, ku janë forumet e saj? Kush tjetër përveç kryetarit ka mandat dhe kush e përfaqëson PD-në?! Fatkeqësisht PD-ja është katandisur sot nga lidershipi i saj në një grup tepër të vogël interesi, në një grup miks pa identitet dhe moral politik apo qytetar, në një grup prej gjashtë ministrash të përjetshëm (përfshirë edhe kryeministrin), që kanë gjashtë vjet që punojnë vetëm për interesat e tyre dhe të klaneve të tyre, duke abuzuar me pushtetin në mënyrën më ekstreme të mundëshme. Ku janë anëtarët dhe simpatizantët e PD-së të kohës së opozitës, ku janë "qëndrestarët" e opozicionit tepër të vështirë të periudhes 1997-2005, ku janë intelektualët, ku janë dhjetoristët themelues të PD-së, ku janë ish-të persekutuarit politikë, ku janë ish-pronarët?!

    Ju po flisni për një inisiativë konkrete për krijimin e një partie të re nga z.Topi?

    Në këto kushte, është detyrë jo vetëm imediate, por edhe një angazhim qytetar, intelektual, fisnik dhe patriotik, është një nevojë dhe domosdoshmëri e kohës reformimi i të djathtës shqiptare, me qëllim krijimin e një të djathte të re, e djathtë e qëndrës, e një formacioni politik modern dhe demokratik të tipit të Partive Popullore Europiane, e një të djathte të përgjegjëshme për rolin e vet në politikën dhe shoqërinë shqiptare, e një të djathte që përfaqëson interesat e shtresave dhe grupeve të ndryshme të shoqërisë, e një të djathte që mbron pa dallim interesat e të gjithë qytetarëve shqiptarë pavarësisht bindjeve politike apo përkatësive fetare dhe krahinore, e një të djathte që punon pareshtur për unitetin kombëtar, e një të djathte të re që prezanton me dinjitet në marrëdhëniet ndërkombëtare vlerat më të mira të kombit shqiptar, e një të djathte që punon për kombin shqiptar dhe shqiptarët kudo që ndodhen sot. E djathta e re duhet të ketë mision parësor realizimin e ëndrrës europiane të shqiptareve, duke punuar shumë për t'i bërë qytetarët shqiptarë të barabatë me ata europiane, nëpërmjet rritjes së mirëqenies ekonomike dhe nivelit të jetesës së qytetarëve shqiptarë. E djathta e re duhet përfundimisht të vendosë shtetin ligjor në Shqipëri, të konsolidojë një demokraci të tipit perëndimor që bazohet në respektimin e ligjit, të institucioneve dhe të drejtave të njeriut. Natyrisht sfidat do të jenë të shumta, por besoj që Shqipëria, e djathta shqiptare ka kapacitete që do të reformojnë të djathtën dhe do t'i kryejnë këto reforma që nuk u realizuan gjatë këtyre 20 viteve tranzicion. Me sa duket historia po ia jep shansin dhe mundësinë z.Bamir Topi për të reformuar të djathtën duke krijuar një të djathtë të re dhe për të kryer reformat që përmenda më sipër.

    Mendoni se kjo forcë e re politike do të arrijë të ketë sukses dhe sa realisht do të mundet të konkurrojë brenda së djathtës, Partinë Demokratike të drejtuar nga z.Berisha…

    Janë të gjitha shenjat, dhe besoj se do të krijohen të gjitha shanset dhe mundësitë që e djathta e re të fitojë zgjedhjet e ardhshme dhe të dalë forcë e parë politike. Natyrisht që kjo do të mund të arrihet nëpërmjet një punë gjigante shtëpi më shtëpi, derë më derë duke u takuar dhe respektuar çdo shqiptar.

    Kush besoni se "do ta ndjekë nga pas" ish nënkryetarin e PD-së?

    Populli shqiptar.

    Ju njiheni si një nga mbështetësit e z.Topi. Do të bëheni pjesë e partisë së tij?

    Me sa duket, në jetën e njeriut, ka të bëjë edhe fati. Kam marrë pjesë aktive në Lëvizjen Studentore të Dhjetorit '90 për përmbysjen e diktaturës komuniste dhe vendosjen e demokracisë, kam dhënë kontributin tim për të mbrojtur Shqipërinë dhe demokracinë shqiptare në vitin e vështirë '97, dhe do të marr pjesë edhe në reformimin dhe krijimin e të djathtes së re shqiptare që do të konsolidojë demokracinë, shtetin ligjor në Shqipëri dhe do ta integrojë Shqipërinë në BE. E quaj për nder dhe detyrë t'i shërbej gjatë gjithë jetës sime atdheut tim, popullit tim, sidomos kur kjo gjë është e nevojshme.

    gazeta shqiptare

  4. #4
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Hmmm, e paska djeg Sala Jozefinen. Çfare arrivistje ajo Jozefina, me ka zhgenjyer shume me keto gafat e fundit. Sala eshte kthyer ne nje kalkulist manjak. Eshte e vertete se pushteti bazohet tek numrat, por edhe te djegesh figurat e PD ne kete menyre eshte pak e ekzagjeruar.
    Kam pershtypjen se Sala po i hap rrugen Lul Bashes per ne krye te PD. Basha me forcat e tij ka krijuar kredibilitetin nderkombetar, ndersa Berisha po punon per delfinin e tij ne tregun shqiptar. Kam pershtypjen se ekziston nje konflikt ne PD mes rrymave Basha - Topalli. Sala po mban pezull postet e sekretareve dhe po ruan nje ekuiliber artificial vetem me forcen e autoritetit ne parti.
    Shpresoj qe PD te mos dale e fragmentizuar nga debati per kreun.
    Ndoshta, ekziston nje perqindje e vogel, me ikjen e Berishes, Topi mund te kthehet ne PD nen hijen e Bashes, siç ndodhi me Pollon. Por nqs ka nje "pajtim" Basha - Topi, Topalli eshte e destinuar te pesoje fatin e Petro Koçit nqs nuk ndryshon qendrim dhe sjellje politike.

    Kaq per momentin ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  5. #5
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anëtarësuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439
    Natyrisht me mire Basha se Topalli (ne te gjitha drejtimet)....
    A don, e s'din, a din e s'don !

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •