Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #1
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Kosova gjatë festimit të një, dy dhe tre vjetorit të Pavarësisë

    Shqiptare te Festojme te Gjithe se bashku ku do qe jeni Kosove,Shqiperi,Maqedoni Mal te Zi,Kosove Lindore,Cameri dhe gjithë ato Shqipe në Diasporë(Gjermani,France,Zvicerr,Angli,Itali,Skand inavi,SHBA,Kanada,Australi pa i harru edhe Shqipet qe punojne Irake e Afganistan etj.....)






    Krahas koncerteve nëpër qendra të qyteteve dhe disa programeve tjera, Qeveria e Kosovës ende nuk ka menduar për ndonjë festim tradicional i cili do të bartet edhe nëpër përvjetorët e tjerë të pavarësisë.

    Gjatë 17 shkurtit, sipas zëdhënësit të Qeverisë, Memli Krasniqi, të gjitha qytete e Kosovës do të kenë nga një skenë në qendër të tyre ku do të përformojnë këngëtarë ndryshëm.

    “Në kryeqytet nga ana e institucioneve do të ketë disa organizime formale, si për shembull do të jetë një seancë solemne në Kuvendin e Kosovës, që do të përkojë përafërsisht me kohën e shpalljes së pavarësisë në vitin e kaluar, pastaj do të ketë një koncert të Filarmonisë së Kosovës, dhe në fund në Prishtinë do të ketë sikurse në shumicën e qyteteve të Kosovës një koncert të madh të hapur në qendrën e kryeqytetit dhe në fund do të ketë përformancë me fishekzjarrë", tha Krasniqi.

    Manifestimi qendror ku do të jenë të ftuar edhe figurat kryesore të politikës dhe shoqërisë kosovare do të mbahet në "Sallën e Kuqe", në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, ku bartësja kryesore e këtij manifestimi do të jetë Filarmonia e Kosovës.

    “Në manifestimin qendror, pikërisht Filarmonia do të jetë bartësi kryesor, por pa marr parasysh, filarmonia do të realizojë më 17 shkurt pra në përvjetorin e parë të pavarësisë së Kosovës, një koncert, një program artistik, me vepra të kompozitorëve botëror por edhe atyre shqiptar", tha drejtori i Filarmonisë së Kosovë, Baki Jashari.

    Përveç organizimeve nga institucionet e Kosovës, duket se pjesa më e mirë e argëtimit ka mbetur në duar të qytetarëve. Këtë e dëshmon fakti se në kryeqytet tani më janë paralajmëruar që do të ketë koncert, ku vlen të theksohet ardhja e grupit rumun me famë botërore "Morandi".
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Ndryshuar për herë të fundit nga YlliRiaN : 08-02-2009 më 16:43

  2. #2
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Ishalla e feston dhe Shqiperia
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    mos te nguetemi me festa se shum her jemi deshpruar me festa te cilat kan mbet ne arkiva mir esht te fesatohet por jo nje pjes ne roberi e nje ne liri te ashtu qujtur kjo ska kuptim apo ju ka ik truri
    ne jemi te paret kur vjen puna me festu por kur vjen puna me kerkua liri edhe per shqiptar qe tash 10 vjet pas lufte ende terrorrizohen nga qetnikt serb ne behemi qe nuk shohim turp
    per koncerte jeni te paret aty ku lakurqesia ska kufi
    shenet

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    mej dhan zor per veriun e kosoves siq poj jepeni per kto festa
    beni33
    masi nuk po feston a do te jesh pra ne keto demostrata ne mitrovic se ti je msue te demostrosh kunder qdo gjeje qe eshte ne te mire te Kosoves
    --------------
    Serbët protestojnë kundër FSK-së dhe EULEX-it

    Në veri të Mitrovicës, pjesëtarë të komunitetit serb do të protestojnë sot, për shkak të, siç është thënë, situatës së përkeqësuar të sigurisë, pas formimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe vendosjes së EULEX-it në vendkalimet kufitare.


    Vendimi për protestën e sotme është marrë javën që shkoi, në takimet e jashtëzakonshme të kuvendeve komunale të Zveçanit, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Mitrovicës, të cilat nuk njihen nga autoritetet vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë.
    rtk 10 shkurt 2009 - 10:36:24

    ---------------

    Ivanoviq: S’do ta kremtojmë 17 shkurtin


    Oliver Ivanovic nuk beson që Kuvendi i Serbisë do të zbarkojë në pjesën veriore për të treguar sovranitetin serb mbi Kosovën. Por, sipas tij, ajo që mund të pritet sërish në prag të njëvjetorit të Deklaratës së Pavarësisë janë protestat e serbëve lokalë.

    Nga më 10.02.2009 në ora 11:02
    Serbët e veriut do të vazhdojnë ta kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës, përderisa njëvjetorin e saj mund ta presin me protesta të reja. Kështu ka thënë për Express, Oliver Ivanovic Sekretar në Ministrinë Serbe për Kosovën. Sidoqoftë, ai nënvizon se vendimi për të protestuar ose jo varet nga liderët dhe banorët lokalë e jo nga Qeveria e Serbisë.

    Ivanovic ka përjashtuar mundësinë që është paralajmëruar nga mediat serbe që Kuvendi i Serbisë të zbres në pjesën veriore të Kosovës për të mbajtur një seancë simbolike me çka do të demonstronte sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën.

    Sipas tij, kjo ka pak shanse të ndodhë. Ai madje përgjigjet në mënyrë ironike se Kuvendi i Serbisë nuk do ta kremtojë njëvjetorin e shpalljes së pavarësisë në Kosovë.

    “Një vendim të tillë e merr Kuvendi. Unë nuk kam informata se çka do të bëhet, por nuk ma merr mendja që vjen Kuvendi, sepse përkrahja e serbëve nga Kuvendi i Serbisë nuk është pikëpyetje”, ka thënë ai.

    Por cilat do të jenë manifestimet e serbëve me 17 shkurt? Ivanovic nuk përjashton protestat si një mundësi. “Protestat lokale janë të mundshme. Ato nuk i organizon Qeveria, ato organizohen nga banorët lokalë”, thotë ai. “Sido që të jetë, serbët në përgjithësi do të vazhdojnë të mbajnë qëndrim refuzues ndaj pavarësisë së Kosovës”.

    Ai ka shtuar se serbët ka gjasa ta pranojnë pavarësinë e Kosovës aq sa edhe shqiptarët të pranojnë se janë pjesë e Serbisë. “Do të thotë s’ka asnjë shans që serbët ta pranojnë pavarësinë. Nuk ka të bëjë kjo vetëm me serbët veriut por me serbët në tërësi ata nuk e pranojnë pavarësinë”, ka thënë Ivanovic.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    Festa ti drejtohet vendeve qe se kane njohur Kosoven si Shtet, Kombeve te bashkuara, nuk duhet te jemi aq entuziaste te festojme, me mire do thoja te jete miks kjo puna e festes edhe te festojme edhe te kerkojme njohje te reja, duhet pranuar, as ne gjysme te rruges nuk jemi, kemi akoma pune per te bere.
    Megjithate kur festohet plasin armiqt, eh le te plasin.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    428

    Si kaluat ne shenimin e 2 vjetorit te Pavaresise

    Si ne te gjitha trojet ku jetojne shqiptaret(Shqiperi ,Kosove, Maqedoni Malin e zi nje pjes te Serbise )ashtu edhe ne diaspore organizohen manifetsime per te shenuar kete dite te madhe ,ketu kisha me u ndal tek organizimet ne diaspore tek organizatoret , nga kush organizohen , permbajtja e tyre ,hymni , fjala e rastit , recitime te ndryshme kryesisht nga nxenesit e pastaj kengetaret te cilet ne shumicen e rasteve edhe pse duhet te jene aty ata mungojne me fajin e tyre apo pazari nuk ishte i bollshem , nje gje u vrejt edhe diten e djeshem ku munguan disa kengetare me ze e qe ishin paralajmeruar se do te vinin ne nje manifestim te madh ku ishin te pranishem afro 1000 bashkeatdhetare e qe u ndane te zhgenjyer me organizimin , si dhe me respektimin e kohes qe u vonuan madje 2 ore e me pastaj ja filloi tallava-ja me nje "kengetare "profesionist e me vone urimet pijet e shtrenjta por nuk mungoi edhe kesaj rradhe suxhuku kosovar cd-te e te tjera me nje fjale duhet me teper te behet rreth Organizimeve te mirren njerez qe njohin punen dhe kualiteti i programit mos te mungoj ..,

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Ajo qe me beri pershtypje ishte se shume pak u festua,dhe kjo jep shpres se shqiptaret po vetdijsohen,nuk jetohet me festa e barkun that.
    Duhet qe qdo pervjetor me par se te festohet te shiqojm se sa kemi te arritura,kjo eshte festa e vertet.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    428
    ne shenimin e pare kritikova ndersa sot po e lavderoj Ilir Shaqirin me te birin Korabin dhe motrat Hajzeri ne ket pervjetor te pavaresise kenduan dhe mjetet qe u tubuan nga ky manifestin do tju dergohen dy familjeve te deshmoreve ne Kosove dhashte zoti qe edhe kengetaret tjere te ndihmojne ne ket drejtim

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Komuna e Mitrovicës me program të pasur për 17 shkurt

    Me rastin e trevjetorit të shpalljes së pavarësisë, Komuna e Mitrovicës ka përgatitur një program të pasur. Aktivitetet e shumta tashmë kanë filluar me turneun e futbollit që po zhvillohet nga hëna në palestrën ‘Minatori”, ku po marrin pjesë ekipe të shkollave të mesme të qytetit dhe të klubeve të Superligës për grup-mosha të reja. Më 16 shkurt mbahen gjysmëfinalja dhe finalja e turneut në futboll, ndërsa rreth orës 17:00 bëhet hapja e ekspozitës së fotografive “Miratimi i Deklaratës së Pavarësisë dhe i Simboleve Shtetërore të Republikës së Kosovës” të autorit Adnan Ruhani në sallën e Muzeut të Qytetit. Rreth orës 18:00 mbahet manifestimi qendror, ku pos pjesës qendrore do të mbahet edhe një koncert me kënge e valle nga Ansambli “Rexhep Mitrovica” . Në përvjetorin e tretë, më 17 shkurt, fillimisht në ora 11:00 bëhen homazh në Varrezat e Dëshmorëve në Shipol, si dhe vizitë Kompleksit Përkujtimor në Prekaz dhe Kullës së Isë Boletinit në Boletin. F.Beka

    KOSOVA SOT
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e getomental
    Anëtarësuar
    18-04-2008
    Vendndodhja
    Shkup-Dardani-Shqipri.
    Postime
    251
    Adresa jon ne boten e Liris esht: Besa Shqiptare.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •