Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1

    Shpërthim tritoli në Tiranë, dëmtohen 10 apartamente

    Shpërthim tritoli në Tiranë, dëmtohen 10 apartamente

    Publikuar: 23.10.2011 - 19:46


    Tiranë, 23 tetor - 10 apartamente janë dëmtuar si pasojë e një sasie tritoli të vendosur në njërën prej banesave të katit të dytë në rrugën '5 Maji' në kryeqytetin e Shqipërisë. Ngjarja e ndodhur orët e para të mëngjesit ka terrorizuar banorët e pallatit, të cilët shprehen të indinjuar.

    “Unë nuk dua të konfirmoj se shpërthimi ka ndodhur pas vdekjes së vëllait të Dritanit, tani fola me avokatin. Thjesht nuk dua të prononcohem, filmoni dëmet, ja ku i keni”, u shpreh bashkëshortja e Dritan Jasexhiut.

    “Nuk di, kanë vënë granatë aty poshtë, tek ndërtesa. Mua më është prishur dera, ja edhe dera e komshiut”, tha një banore tjetër për News24.

    “Shpërthimi ndodhi në 3 e 30 të mëngjesit të së dielës. Nuk kemi pasur dëmtime personale, vetëm dyert”, deklaron një banor i pallatit ku ka ndodhur shpërthimi.

    Burime të policisë bëjnë me dije se në mesditë kanë arrestuar personin e dyshuar si autor i vendosjes së tritolit, i cili është shtetasi Klajdi Hoxholli, 21-vjec, i cili ka lidhje krushqie me personin Dritan Jasezhiu, të cilit i është vënë sasia e eksplozivit.

    Konflikti mes tyre ka lindur si pasojë e mosmarrëveshjes së lindur për ndarjen e pronësisë së disa dyqaneve te ‘Tregu i Uzinës Dinamo’.

    Vdekja disa kohë më parë e vëllait të tregtarit Jasexhiu ka sjellë edhe konfliktin, ku autori Hoxholli, burri i vajzës së vëllait të tregtarit, nuk ka rënë dakord për mënyrën e ndarjes së pronës.

    koha.net

  2. #2
    Shyqyr o Zot qe s'paska viktima! Njeriu nuk eshte me i sigurte as ne shpi e as nga njerezit a afert... tmerr!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  3. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Plasjet me eksplozive jane akte terrorizmi.
    Gjykatesi as te mos mendohet fare,burgim i perjetshem...
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #4
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Plasjet me eksplozive jane akte terrorizmi.
    Gjykatesi as te mos mendohet fare,burgim i perjetshem...
    Keto pune zgjidhen ne kafe, sa vjet burg sa muaj sa dite. Te kafja vlla te kafja!
    Cdo gje eshte relative...

  5. #5
    hajde hajde qenka ber si Bagdad

  6. #6
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    wow cfare tmerri. Jam kurioze per keto apartamente qe jane demtuar a ka siguracion qe i mbulon??
    I LOVE GOD

    j&g

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga **** Lexo Postimin
    wow cfare tmerri. Jam kurioze per keto apartamente qe jane demtuar a ka siguracion qe i mbulon??
    Dhe po kane, veshtire se perfshihet edhe sulmi terrorist

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •