Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    TIFF, UFF e PUFF

    Nga Koloreto Cukali


    Ka filluar festivali ndėrkombėtar i filmit i Tiranės.

    Ou?

    Ē’ne?

    Na lėr or ēun, kemi hallet tona.

    Edhe njė Festival Filmi nė Tiranė ėshtė njė hall i madh, ngaqė, ēdo gjė e jona ėshtė e destinuar tė kthehet nė hall. Ē’tė bėjmė pra, me njė festival filmi?



    Uf-e-pufet e TIFF-it

    TIFF, pėr ata qė nuk e dinė ėshtė Tirana International Film Festival, njė festival qė ka 9 vjet qė zhvillohet nė Tiranė pak a shumė nė kėtė kohė. Kėtė vit hallet e festivalit janė tė shumta. Organizatorėt e kanė nisur festivalin me buxhet zero. Asnjė institucion, shtetėror, privat ose gjysmė-kėshtu-e-gjysmė-ashtu nuk ka dhėnė para. Vetėm disa dashamirė kanė dhėnė ndihma nė natyrė: njė sallė kinemaje falas, disa dhoma hoteli pa para, printimin e katalogėve gratis, organizatorė qė punojnė pa kėrkuar tė paguhen, e kėshtu me radhė. Si me thėnė, ėshtė njė organizim me shoqni. Pasqyrimi i aktivitetit nga ana e medias ėshtė tepėr i vakėt. Media ka pėr detyrė tė shkojė tek arti vetėm nėse ka ndonjė politikan tė nivelit tė lartė pėr tė bėrė hapjen pompoze. Sepse, kultura nuk ka rėndėsi, rėndėsi ka pjesa “nėn kujdesin e veēantė tė Zotit…” – prandaj TIFF, siē shkruhet dhe nė poster, kėtė vit zhvillohet thjesht nėn kujdesin e veēantė tė Zotit.



    Uf-e-pufet e mia

    Njė festival ėshtė njė gjė shumė e bukur. Ėshtė i vetmi vend ku tė ofrohen mundėsi pėr tė parė gjėra qė nuk ke ku i sheh tjetėr, pėr tė takuar njerėz qė nuk ke ku t’i takosh tjetėr, pėr tė krijuar njė atmosferė gėzimi, si ajo kur tė mblidhen miqtė nė shtėpi. Sepse, festivali mbledh artistė qė sjellin vlera personale e artistike. Ti mund tė mos i ndjekėsh tė tėrė filmat, po nuk mund tė mos marrėsh pjesė nė festat e kafenetė ku gėlojnė njerėzit e festivalit. Nė njė qytet normal, ardhja e njė festivali filmi, (aq mė tepėr, tė vetmit!) do tė ishte kryefjala e muajit. Nė ēdo lokal do tė mund tė gjeje fletėpalosje, postera, gazetarėt do tė suleshin pėr tė kapur intervista me artistėt.

    Shteti, do tė organizonte lehtėsira fiskale pėr privatėt qė do tė mbėshtesnin festivalin, thashethemet pėr jurinė e favoritėt do tė gėlonin korridoreve tė artit e tė medias. Paratė qė qarkullojnė pėr festivalin, nė tė vėrtetė janė investime qė i japin frymėmarrje bizneseve dhe punėsojnė njerėzit.

    Krejt infrastruktura e qytetit, hotelet, restorantet, shtypshkronjat etj., do tė viheshin nė lėvizje pėr ardhjen e miqve nga jashtė, duke fituar vetė, por duke e mbushur qytetin me art.

    Shqipėria, do tė ndahej nė qindra copėra tė vogla mbresash pozitive qė dhjetėra artistė do t’i merrnin me vete nė vendet ku shkojnė. Ata qė na qortojnė ne qė ‘flasim keq pėr Shqipėrinė para tė huajve’, nė vend qė tė kėrkojnė qė tė manipulohet e vėrteta, duhet tė kėrkojnė qė tė huajve t’u tregojmė anėn tonė tė bukur, jo t’u fshehim anėn tonė tė keqe.

    Me dhjetėra workshop-e, takime, do tė mundėsonin qė studentėt dhe kinematografėt tė shkėmbenin pėrvoja, tė ngjiznin ide, tė gjenin partnerėt e punėve tė ardhshme.

    Festivali do tė krijonte tregun e filmit. Operatorėt televizivė shqiptarė do tė vinin pėr tė blerė punė tė mira, dokumentarė tė jashtėzakonshėm e filma indipendentė tepėr tė mirė, komikė e dramatikė dhe mbi tė gjitha, pėr tė kontraktuar artistė pėr projektet e tyre.

    Kudo ku ka njė mundėsi pėr ta shndėrruar njė faqe tė bardhė muri nė ekran kinemaje mund tė shfaqeshin filma pėr publikun.



    Uf-e-pufet e shtetit

    Jetojmė nė kohė jetimėsh. Projekte jetime, fonde jetime, shkolla jetime. Shteti ka njė shkollė filmi, por, askush nuk dėshiron ta mendojė qė arti, sikurse futbolli, funksionon me ekipe zinxhir. Shkolla e filmit nuk i hyn askujt nė punė, nėse kėta studentė nuk do tė kenė mundėsi kurrė tė bėjnė njė film, sepse shteti nuk ka para pėr filmat e tyre. Studentėt e asaj shkolle, nuk mund tė jenė kineastė, nėse ky qytet nuk ka njė festival filmi. Kinemaja nuk ėshtė vetėm bėrja e filmit, por klima dashamirėse me kinemanė.

    Kinemaja, i bėn qytetarėt mė tė lumtur dhe shtetin mė njerėzor. Filmat dhe tė ftuarit nė TIFF janė cilėsorė. Me mbėshtetjen e duhur do tė ishin dhe mė shumė cilėsorė. Kjo do tė bėnte qė gradualisht, publiku tė edukohej me cilėsi, kinemaja tė bėhej vėrtet njė ngjarje e rėndėsishme sociale, dhe jo njė vend ku shkojmė sa herė na merr malli pėr kokoshka.

    Edukimi i publikut do tė prodhonte njerėz mė tė qetė e mė tė lumtur, mbi tė gjitha shija pėr jetėn, pėr artin e deri dhe pėr televizionin do tė ndryshonte. Kjo do tė prodhonte njė brez qė do tė mund tė bėnte kinema dinjitoze… dhe pėr t’i dhėnė fund fluturimit me mjete rrethanore, tė kthehemi te fraza: “ik or ēun me gjithė festival se kam hallet e mia”. Pra, tė kthehemi te publiku shqiptar qė ka dy idhuj: Gymyshin, dhe Kumbarin.


    Uf-e-pufet e Kumbarit

    Pjesėmarrja e publikut ishte shumė e vakėt, njėsoj si buxheti, zero. Nėse nė sallat mblidheshin 10-20 vetė, ata nuk ishin publik, por njė grup militantėsh tė kinemasė. Sepse, publiku ynė ėshtė edukuar qė film i madh na ėshtė vetėm “Kumbari”.

    Ndėrkohė qė pak metra larg festivalit, nė qendrėn tregtare “Kristal” me dhjetėra njerėz bėnin xhiro a pinin kafe me orė tė tėra, duke u ankuar pėr jetėn boshe qė s’bėjnė. As edhe njė prej tyre nuk futi kokėn nė hollin e festivalit, tė paktėn pėr tė pyetur ēfarė filmash po jepen. Mė krijonin idenė qė psikologjikisht kanė njė mur ndaj ēdo gjėje tė huaj, e qė e identifikojnė si “kulturė”. Njėsoj si actekėt qė kur arritėn nė brigjet e tyre anijet e Cortesit ata prapė nuk i shihnin, thjesht, sepse psika e tyre nuk ishte mėsuar tė shihte duke ardhur nga deti tė tilla objekte.



    Uf-e-pufet e Al Paēinos

    Sa pėr nxėnėsit e kinemasė, ata qė ndjekin shkollėn e shtetit apo atė privaten, nuk u panė thuajse fare nė qarkullim. Studenti i artit shqiptar qė kur hyn nė vit tė parė mendon se i di tė gjitha, e se nuk ka nevojė, mbi tė gjitha pėr kulturė. Studenti shqiptar, qė nė klasė tė parė, beson se ėshtė mė i mirė se Paēino dhe mė i talentuar se Skorceze. Prandaj, nuk ka nevojė tė vijė nė festival filmi. Nxėnėsit e kinemasė pati raste kur nuk u shfaqėn as pėr tė parė filmat e vet, le mė tė kolegėve.

    A na duhet, pra, njė TIFF? Nėse “e ardhmja” e kinemasė e snobon festivalin, njėsoj si media, e identik si shteti, ē’na duhet njė festival?



    Uf-e-pufet e kinemasė

    Kinemaja nė fakt ėshtė mė shumė se kulturė. Ėshtė njė biznes qė mund tė prodhojė para, ėshtė njė art qė mund tė prodhojė kėnaqėsi masive, ėshtė njė mjedis ku rriten artistė e individė tė lirė.

    Pėr fat tė keq, ēdo projekt artistik nė Shqipėri ėshtė i detyruar tė dėshtojė pėrderisa ēdo titullar vjen me logjikėn: “Historia nis me mua”. Prandaj, dhe ēdo iniciativė e mbėshtetur nga njė ministėr a drejtor, flaket nga pasardhėsi, i cili do tė nisė “erėn e vet”. Dhe era e vet, nėnkupton erėn e vet tė parave, tė klaneve, e tė famės, e cila nė mėnyrė mjerane reduktohet nė njė frazė cinike: “nėn kujdesin e…”.


    Megjithatė njė TIFF, duhet.

    Ashtu siē nuk i lemė fėmijėt pa banka, edhe kur i zhgarravisin me egėrsi ēnjerėzore e i shkatėrrojnė. Siē e duam akoma dhe Atdheun, edhe pse ėshtė mė shumė atdheu i ca tė tjerėve se i yni.

  2. #2
    Une isha dy dite ne festival,te Marten dhe mbreme. Te Marten njehere ishte shkretetire,komplet pa entuziazem,salla me shume pak audience,pa organizim. Ishte hera e pare qe merja pjese ne festival filmi,mu dha rasti.Pas plot personazhe dhe takova plot personazhe qe nuk do me binte rasti ndonjehere ti shihja,aq me teper te ulesha ne tavoline. Shume atmosfere e vaket.Vetem mbreme qe ishte ceremonia e ndarjes se cmimeve ishte salla plot ,po me shume ishin stafet e secilit film pjesmarres lol. Me aq sa degjoja nga mendimet e atyre qe dinin shume me teper se une,linte per te deshiruar organizimi dhe sidomos cilesia e transmetit te filmave. Kur pash projektorin...ishte nje projektor i lodhur benq qe zakonisht perdoret per prezantime power point !!! Nje miku im kishte bere film,dhe perpunimin e ngjyrave e kishte bere ne studion ku Tom Hanks perpunonte ngjyrat dhe te Marten cilesia e atij filmi ishte sikur ishte TeleSynchronization ! Skandal,nuk shihej me sy. Linte per te deshiruar ne shume aspekte,ky ishte opinioni i atyre profesionisteve aty.
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Njė shkrim qė mė pėlqeu shumė!
    Mė se tė vėrteta.

  4. #4


    E pa ndonjėri nga ju filmin e kėtij ? Ndonjė pėrshtypje ?
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  5. #5
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar mė parė nga BlooD_VenoM Lexo Postimin
    Une isha dy dite ne festival,te Marten dhe mbreme. Te Marten njehere ishte shkretetire,komplet pa entuziazem,salla me shume pak audience,pa organizim. Ishte hera e pare qe merja pjese ne festival filmi,mu dha rasti.Pas plot personazhe dhe takova plot personazhe qe nuk do me binte rasti ndonjehere ti shihja,aq me teper te ulesha ne tavoline. Shume atmosfere e vaket.Vetem mbreme qe ishte ceremonia e ndarjes se cmimeve ishte salla plot ,po me shume ishin stafet e secilit film pjesmarres lol. Me aq sa degjoja nga mendimet e atyre qe dinin shume me teper se une,linte per te deshiruar organizimi dhe sidomos cilesia e transmetit te filmave. Kur pash projektorin...ishte nje projektor i lodhur benq qe zakonisht perdoret per prezantime power point !!! Nje miku im kishte bere film,dhe perpunimin e ngjyrave e kishte bere ne studion ku Tom Hanks perpunonte ngjyrat dhe te Marten cilesia e atij filmi ishte sikur ishte TeleSynchronization ! Skandal,nuk shihej me sy. Linte per te deshiruar ne shume aspekte,ky ishte opinioni i atyre profesionisteve aty.
    Po kur festivali behet me gjera te falura e te mbledhura tek tuk keshtu del. Besoj shkrimi ishte per te leshuar nje thirrme se si kultura ne Shqiperi po zhduket fare. Deri para 20 vjeteve ne cdo qytet te Shqiperise kishte pallat kulture, muze, kinema, trupa valleje, baleti, muzike e humori. Te gjitha keto jane tani ne pluhurin e historise. Grupi i fundit i humorit, ishte ai shkodran qe zgjati deri ne fund te viteve 90, pastaj u zhduk si te tjeret. Ne te gjitha vendet e zhvilluara, forca e zhvillimit njerezor matet me sa te madhe e kane ndertesen e teatrit apo salles se operave e kinemave. Dhe ne te gjitha kryeqytetet e botes perendimore sheh qe sallat e teatrit jane gjigande, ne ndertesa qe mund te jene nder me te medhate ne qytet. Ndersa ne Shqiperi eshte bere gjenocid ndaj kultures, ashtu si barbaret bene kundra Romes.

  6. #6
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Koloreto kollos!

  7. #7
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar mė parė nga BlooD_VenoM Lexo Postimin
    http://www.youtube.com/watch?v=ZAAx-DCO2xQ

    E pa ndonjėri nga ju filmin e kėtij ? Ndonjė pėrshtypje ?


    Qenkam shume kurioz per kete filmin, meqe edhe regjizori qenka "amerikan". Eshte me metrazh te shkurter apo te gjate ???
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  8. #8
    Citim Postuar mė parė nga BlueBaron Lexo Postimin
    Qenkam shume kurioz per kete filmin, meqe edhe regjizori qenka "amerikan". Eshte me metrazh te shkurter apo te gjate ???
    Tė gjatė.Nuk e mata minutazhin kur e pash tė them tė drejtėn,po mė dha pėrshtypjen se ishte mė shumė se 2 orė.
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  9. #9
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar mė parė nga BlooD_VenoM Lexo Postimin
    Tė gjatė.Nuk e mata minutazhin kur e pash tė them tė drejtėn,po mė dha pėrshtypjen se ishte mė shumė se 2 orė.


    Si t'u duk ???

    Nga ngjarja qe zhvillohet ne 24 ore, me duket si "Training Day" i Fuqua ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  10. #10
    Citim Postuar mė parė nga BlueBaron Lexo Postimin
    Si t'u duk ???

    Nga ngjarja qe zhvillohet ne 24 ore, me duket si "Training Day" i Fuqua ...
    Ngjarja zhvillohej nė 24 orė. Unė e pash me dy persona qė ishin pjesė e stafit tė filmit Out of Touch ,njėri kishte bėrė komplet zėrin,ndėrsa tjetri ishte aktor nė film.
    Kur mbaroi filmi ,pyes njėrin nga ata tė dy; Ore ,unė se kuptova atė ! Po s ka kuptim ai filmi tha,mos kėrko kuptim.Ndjeva njė ēlirim qė nuk isha i vetmi qė nuk kisha gjetur njė gjė qė nuk egzistonte .
    Pėr nga realizimi mirė,nuk ėshtė se mu duk keq,po ishte goxha konfuz.Ishte ky Deliana qė fliste gjatė gjithė kohės e tregonte se ēfarė ndodhte nė film,dhe pastaj jepej skena.Ke parasysh kur lexon njė libėr dhe janė dialogjet dhe fjalėt e autorit ? Ishte fiks ai ndėrtim. I bukur ishte,nuk ishte i keq,po vetėm aq...jo ndonjė gjė kush e di se ēfarė, PĖR MENDIMIN TIM !

    http://www.facebook.com/events/306791836017835/
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •