Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29
  1. #1

    Komunistët duke u shtuar në Rusi

    Komunistët duke u shtuar në Rusi

    Gennadi Sjuganow, kryetar i Partisë

    20 vjet më parë, më 6 nëntor 1991, komunistët u nxorrën nga ligji prej presidentit të atëhershëm, Jelcin. Dy vjet më vonë partia u lejua sërish. Sot, ajo është duke u zgjeruar.

    Me grushtin të mbledhur dhe vështrim të vendosur, ka dalë Gennadij Sjuganow në një poster zgjedhor të partisë së tij Komuniste. Në sfond shihet një impiant industrial, në krah shkrimi: "Ne kujdesemi që vjedhjet të kthehen mbrapsht!" Ky është mesazhi kryesor i programit zgjedhor, me të cilin komunistët e Rusisë duan të marrin pikë në zgjedhjet parlamentare të 4 dhjetorit.

    Me të vjedhur, kihet parasysh "atdheu i vjedhur", Bashkimi Sovjetik, i cili u shpërbë 20 vjet më parë. Në programin e tyre zgjedhor komunistët kërkojnë, "bashkimin e popujve vëllezër". Përveç kësaj, ata kërkojnë "të kthejnë mbrapsht pasuritë e vjedhura". Degë të tëra të ekonomisë duhet të shtetëzohen sërish. Komunistët, duan po ashtu të kthehet politika sociale sovjetike. Ata premtojnë ndër të tjera arsim dhe kujdes mjekësor falas.

    Manifestimet e majit, Rusi

    Partia Komuniste e Federatës Ruse (KPRF) u krijua në vitin 1990 nga anëtarët e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik (KPdSU), të cilët ishin kundër reformave të ish kryetarit të partisë në atë kohë, Michail Gorbatschow. Pas përpjekjeve për të organizuar në gusht të 1991-it puç kundër presidentit sovjetik Gorbatschoë, presidenti rus Boris Jelzin ndaloi si Partinë e re Komuniste të Federatës Ruse(KPRF), ashtu edhe atë të Bashkimit Sovjetik (KPdSU)

    Por, në vitin 1993 KPRF u krijua nga e para. Deri në vitin 2003, kjo parti kishte fraksionin më të madh në Duma. Që nga ajo kohë, parlamenti rus dominohet nga partitë që janë afër me Kremlinin dhe me Vladimir Putinin.

    Forca e vetme opozitare në Parlament

    Premtimet e komunistëve shihen mirë tek popullsia. Sipas sondazheve të fundit, KPRF mund të marrë në zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahet deri në 17 përqind të votave, duke e përmirësuar rezultatin e 2007-ës me rreth 5 përqind. Partia do të ishte sërish forca e dytë më e madhe e Dumës.

    Demostrata në Moskë

    Alexej Graschdankin, nga Instituti i pavarur moskovit Lewada, mendon se ekzistojnë disa arsye për popullaritetin e komunistëve. “Atmosfera e përgjithshme në vend nuk është shumë optimiste, si gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare më 2007-ën," thotë sociologu rus. Kriza ekonomike ka lënë gjurmë edhe në vendim me sipërfaqe më të madhe të botës. Partitë opozitare, jo vetëm ato komuniste kanë tani më shumë mbështetje. Përveç kësaj, në zgjedhjet e dhjetorit do të marrin pjesë më pak parti, sqaron Graschdankin. “Partia Agrare nuk merr më pjesë. Ajo kishte zgjedhës së njëjtë si komunistët," Zgjedhësit e saj do t`ia japin tani votën komunistëve.

    Ekziston edhe një arsye tjetër pse gjithnjë e më shumë zgjedhës duan t`ia japin votën e tyre komunistëve. Ato janë vota proteste kundër partisë në pushtet të Putinit, Partisë për Rusinë e Bashkuar. Prek vitesh KPRF është e vetmja parti e vërtetë opozitare në parlamentin rus. Partitë e tjera, si përshembull populistët e djathtë të demokratëve liberalë janë besnik të Kremlinit.

    Parti e nostalgjikëve sovjetikë?

    Edhe në Rusinë e sotme mund të shohësh cilët janë idhtarët e komunistëve, kur sheh çdo vit më 7 nëntor, përvjetorin e Revolucionit të tetorit. Shumica janë pensionistë, që dalin me flamuj të kuq në rrugë. Faktikisht, baza e partisë duhet të ishte zvogëluar, sepse nostalgjikët e Bashkimit Sovjetik janë duke vdekur me kalimin e kohës. Por, po ta shohësh, thotë sociologu Graschdankin, vëren se partisë po i vijnë idhtarë të rinj. “Çdo vit njerëz të tjerë mbërrijnë në moshën e pensionit dhe për shumicën e rusëve, kjo është një kohë e rënies sociale," shpjegon ai. Ata janë njerëz që e kanë kaluar pjesën më të madhe të jetës në Bashkimin Sovjetik dhe e vlerësojnë sistemin social socialist për më të drejtë nga pikëpamja sociale.

    Komunistët rusë janë të bindur se socializmi nuk ka vdekur. Në krizat e vazhdueshme globale ekonomike ata shohin konfirmimin e kritikës që ata i bëjnë kapitalizmit dhe duan të mësojnë nga vende si Kina. Nga ana tjetër, kryetari i partisë Sjuganoë theksoi gjatë vizitës së tij në muajin tetor: “Unë mendoj se nga ne nuk duhet patur frikë. Nuk do të ketë shpronësime. Ne jetojmë në një kohë tjetër."

    Ka kohë që edhe komunistët kanë ardhur në Rusinë post-komuniste. Në listat e tyre të zgjedhjeve ndodhen edhe biznesmenë të kamur, që tërhiqen më shumë nga interesat ekonomike se sa nga ato ideologjike. Për ta, le ta shtrëngojë grushtin Sjuganow sa të dojë. "Komunistët kanë pasur vështirësi të mëdha të gjejnë motivin e zgjedhjeve," thotë Graschdankin.

    Autor: Roman Goncharenko/ Aida Cama

    Redaktoi: Esat Ahmeti

    DW

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin

    Po ashtu është, ndiqni Kinën "Komuniste". Vec Kinën mos ndjekin se e pushtuan botën për pak vite. Kina sot është shteti më Kapitalist në botë, nuk krahasohet me askënd. Në Kinë po të shkosh brënda 24 orë në Hong Kong të paktën hap kompaninë tënde, kundrejt reth 3 muajsh dhe disa dhjetra mijëra dollarë që të duhen në shpenzime legale në Amerikë, dhe duhet të provosh që biznesi yt është i vlefshëm, që koncentrimi është aq e kaq e një mori gjërash pafund idioteske.

    Në një intervistë para disa muajsh një nga themeluesit e gjigantit Home Depot pranoi që ky biznes nuk mund të hapej kurrën e kurrës me qindra mijëra faqe ligjore dhe bllokada që ka ngritur qeveria burokrate Amerikane. Një studim tjetër gjithashtu e ka nxjerrur se Microsofti nuk mund të themelohej kurrë me këto ligje që janë sot, por sot këto dy kompani janë aq të mëdha sa të kenë ekipe lobingjesh, legalë të ndryshëm që të mundohen të mbijetojnë kundra njerëzve më të pavlerë që ka prodhuar historia e njerëzimit ndonjëherë, politikanët.

    Shqipëria ka mbi 50 vjet që e mban pronën private nën kontroll të elitës së ndyrë burokrate komuniste dhe prandaj nuk po bën hajër. Sot Kina është shteti më kapitalist në botë në shumë aspekte. Nëse Rusia ndjek Kinën është problem, nëse ndjek Komunistët e vjetër, atëhere jemi në rregull, një tjetër krizë i pret jo shumë larg.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga Hyllien Lexo Postimin
    Kina sot është shteti më Kapitalist në botë, nuk krahasohet me askënd. Në Kinë po të shkosh brënda 24 orë në Hong Kong të paktën hap kompaninë tënde,
    hong kongu dhe kina jane dy realitete krejtesisht te ndryshme...
    hong kongu administrohet vete e jo nga kina. ka edhe valuten e vet.
    per te shkuar ne hk shtetasit BE, amerikane e shume te tjere nuk kane nevoje per viza, ndersa per ne kine po.
    banoret e hk kane edhe pasaportat e tyra te vecanta (hksar) me te cilat levizin gadi ne tere boten pa viza.
    ndersa me pasaporte kineze nuk shkohet thuajse askund.

    hk eshte shume me i hapur. eshte nje nder 4 dragonjte e azise.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  4. #4
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin

    Eshtë e kotë të përmend sa e sa studiues e biznesmenë që praktikisht i ekuivalentojnë të dya vëndet. Fakti është se në Kinë është më e lehtë të hapësh biznes dhe grafiku ilustron se Kina me reforma po e lën pas këtë mentalitet komunist(pra ose artikulli ja fut kot ose ka dicka tjetër në mes). Në Amerikë ka rregulla e burokraci, në Europë po e njëjta gjë etj. Sic thashë, nëse Rusia ndjek rrugën e partisë së planeve ekonomike 30 vjecare jemi në rregull, në të kundërt jo.

    Kjo megjithatë mund të jetë dhe lojë e perëndimit. Rusia ka një politikë kukullash dhe asgjë më tepër. Europa Lindore po vërtetohet shumë kokderre me futjen në Euro dhe rrjedhimisht me kthimin e saj në një konsumator të rëndomtë. Nuk do habitesha nëse në Rusi rikthenin sistemin dhe e rivendosnin ndarjen dhe një herë, pasi eksperimenti social krijoi efekte anësore të padëshirueshme për pacientin, pra bllokun lindor. Plus që do shërbente si kundërpeshë e fortë ndaj Gjermanisë që deri tani është ai që ka përfituar më shumë nga kriza e Euros që po e menaxhon për interesat e veta.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 06-11-2011 më 22:29
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #5
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    vertete? shume studiues e bisnesmene e kane thene kete gje? lol. cfare perrallash.
    po une kam lidhje direkte me hong kongun e prandaj po them qe kina dhe hk ndryshojne shume.
    rrogat mesatare dhe cmimi i jeteses ne hong kong jane pak a shume si ne europe, ndersa ne kine dihet qe jane shume shume me te ulet.

    kinezet as qe mund te hyjne lirisht ne hong kong. ndersa anasjelltas po.
    eshte marrezi te besh ekuivalence mes kines dhe hong kongut.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  6. #6
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    vertete? shume studiues e bisnesmene e kane thene kete gje? lol. cfare perrallash.
    po une kam lidhje direkte me hong kongun e prandaj po them qe kina dhe hk ndryshojne shume.
    rrogat mesatare dhe cmimi i jeteses ne hong kong jane pak a shume si ne europe, ndersa ne kine dihet qe jane shume shume me te ulet.

    kinezet as qe mund te hyjne lirisht ne hong kong. ndersa anasjelltas po.
    eshte marrezi te besh ekuivalence mes kines dhe hong kongut.
    Ctë bëj unë o shoku që ti nuk lexon mirë se cfarë shkruaj unë. Lexo dhe një herë cfarë kam shkruar sipër përpara se të fluturoje me përgjigjen tënde të parë. Për Kinën as nuk diskutohet që është më e lehtë të bësh biznes se në Amerikë, për shumë arësye, përfshi rryshfetin. Nuk je ti i vetmi që ke lidhje andeja. Kshu kshu.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #7
    Mirë se vini në Harlan Maska e FreeByrd
    Anëtarësuar
    05-02-2011
    Vendndodhja
    Tennessee
    Postime
    1,023
    A jemi të befasuar me të vërtetë? Kur komunizmi u përmbys në vitin 1990, ku ishin gjyqet kundër zyrtarëve sovjetike për krime kundër njerëzimit? Ku ishte drejtësi për të gjithë vendin disidentëve në gulagët e harruar? Elita marksiste qëndruan të sigurt dhe të sigurtë në të Dacha e tyre duke mbajtur për pasurinë e tyre dhe pozita të famës.Komisarët e vjetër mbështjellë me grushta dhe bashkëpunuar me udhëheqësit e qeverisë së re nën Jelcin. Mos harroni në filozofinë ose duhet të them feja e marksistët është moralisht e pranueshme për të gënjyer, mashtruar, vjedhur dhe vrasje për sa kohë që veprimet tuaja të kontribuojë në ngjitjen përfundimisht e utopisë komuniste të tyre.Aparatçikët e vjetër e Partive kanë durim "hedhjen e ulët" për dy dekadat e fundit duke pritur për "masat" të ngrihen dhe të kundërshtojnë ndikimin e spirales ruse dhe çeçene Mafia dhe në rënie të ekonomisë. Shikoni se kush ka qenë në krye të qeverisë ruse për 10 vitet e fundit, Vladimir Putin, një ish-lideri i KGB. A ka dikush dëgjon të vërtetë besojnë shoku Putin është i përkushtuar për avancimin e lirisë dhe demokracisë?

    Jo, Comrades janë ende atje duke pritur .... si një virus.

    __________________________________________________ _

    Are we really surprised? When Communism imploded in the 1990's where were the trials against Soviet officials for crimes against humanity? Where was the justice for all the dissidents place in Gulags and forgotten? The Marxist elite stayed safe and secure in their Dacha's holding on to their wealth and positions of prominence. The old Commissars rolled with the punches and cooperated with the new government leaders under Yeltsin. Remember in the philosophy or should I say religion of the Marxists it is morally acceptable to lie, cheat, steal and murder as long as your actions contribute to the eventually ascension of their Communist utopia. The old Party apparatchiks have been patiently "laying low" for the last two decades waiting for the "masses" to rise up and reject the influence of the Russian and Chechen Mafia and downward spiral of the economy. Look at who's been leading the Russian government for the last 10 years, Vladimir Putin, a former leader of the KGB. Does anyone hear truly believe Comrade Putin is dedicated to the advancement of freedom and democracy?

    No, the Comrades are still there waiting....like a virus.

    Mbrojtës tonë të madh të lirisë dhe demokracisë
    Ndryshuar për herë të fundit nga FreeByrd : 08-11-2011 më 09:37
    We are the part of the Cosmos that discovered and understands its unfolding story

  8. #8
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Komunistët duke u shtuar në Rusi

    Gennadi Sjuganow, kryetar i Partisë

    20 vjet më parë, më 6 nëntor 1991, komunistët u nxorrën nga ligji prej presidentit të atëhershëm, Jelcin. Dy vjet më vonë partia u lejua sërish. Sot, ajo është duke u zgjeruar.

    Me grushtin të mbledhur dhe vështrim të vendosur, ka dalë Gennadij Sjuganow në një poster zgjedhor të partisë së tij Komuniste. Në sfond shihet një impiant industrial, në krah shkrimi: "Ne kujdesemi që vjedhjet të kthehen mbrapsht!" Ky është mesazhi kryesor i programit zgjedhor, me të cilin komunistët e Rusisë duan të marrin pikë në zgjedhjet parlamentare të 4 dhjetorit.

    Me të vjedhur, kihet parasysh "atdheu i vjedhur", Bashkimi Sovjetik, i cili u shpërbë 20 vjet më parë. Në programin e tyre zgjedhor komunistët kërkojnë, "bashkimin e popujve vëllezër". Përveç kësaj, ata kërkojnë "të kthejnë mbrapsht pasuritë e vjedhura". Degë të tëra të ekonomisë duhet të shtetëzohen sërish. Komunistët, duan po ashtu të kthehet politika sociale sovjetike. Ata premtojnë ndër të tjera arsim dhe kujdes mjekësor falas.
    DYRDIANS...si mund te bie artikuj te te plote me foto, si ky qe ke prure ti???
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  9. #9
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Me siguri se ne rusi do te shtohen komunistat , sepse populli sllave nuk munde te jete demokrate ,per arsye se komunizmi eshte i vetmi sistem i tyre ,qe ju jepe mundesi te maskarojne popujte e tjere . Kultura sllave eshte kulture barbare qe pershtatet me komunizmin ,pra jane kalluf i perbashket.

    Njekohesishte jane edhe populli arabe qe s'munde te behen me sistem demokratik,

  10. #10
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    Ploho celovieku kagda on adin
    Gorje adnamou
    adin nie vain.

    Poem for Bladimip Ilitch Ljenin

    Rasia!?!
    Mjere njerezimi thuaj.....
    Gezuar!
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •