Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 37
  1. #21
    Dobesia e shtetit dhe e shoqerise qendron ne faktin se:

    - nuk ka krijuar kushte per trajtimin e te semureve mendore,
    - nuk ka kryer çarmatosjen e qytetareve nga armet e paligjshme

    Vite me pare, ishte nje person i tille me te meta mendore qe terrorizonte nje qytet te tere dhe as familja e as shteti nuk merrte asnje mase qe ta trajtonte sipas ligjit nje person te tille, qe ishte kthyer ne tmerrin e qytetit.

    Nje dite te bukur doli dikush qe nuk e duroi me kete te semure dhe e vrau ne vend.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Nuk eshte e vertet qe ka vra per nje cigare,prej nga ky informim,kush vret diken per nje cigare ku eshte logjika ketu.
    Sipas familjarve te tyre del se i vrari ishte me probleme psiqike dhe i rrezikeshem,kjo nuk e arsyeton vrasjen,por ai ishte aq o dhuneshem sa qe ter qyteti i podujeves ja kishte frigen keshtu thuhet ne koluaret e qytetit te podujeves,dhe ne momentin e vrasjes ai ju kishte versul familjes dhe per ta ndalua vllai i vogel kishte shtir ne te,tani se pse dhe si jan qeshteje te policis qe ti zbardh.
    Ajo qe me vret eshte se dikush mezi po pret te bie lajme te rrejshme vetem qe te duken sa me senzacionale,sidoqoft eshte nje tragjedi e kesaj familje dhe munges e dores se shtetit sepse njerz me probleme psiqike ne qdo shtet kan vendin dhe perkujdesjen speciale,por ja qe ne nuk kemi shtet
    me gjithate e tmerrshme, si vitet antari i familes me te meta, asht kollaj te hjek nga rruga nji qe te pengon...sa tosht amerika aty vrajuni sat mundeni....
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e toni54
    Anëtarësuar
    25-02-2010
    Postime
    3,776
    e kam degjuar edhe nga mediat kete lajm te keq.....shume keq...

  4. #24
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Vret vëllanë me pushkë për një cigare

    22-10-2011 16:31 CET

    Xhafer Kajtazi (1970) nga fshati Dumnicë e Poshtme e Podujevës është vrarë të shtunën nga vëllai i tij, Rr. Kajtazi (1986), pas një mosmarrëveshje që ka ndodhur ndërmjet tyre.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha se rreth orës 8:00 të mëngjesit të së shtunës njësitë policore në Podujevë e kanë marrë një informacion se në fshatin Dumnicë e Poshtme ka të shtëna me armë zjarri.

    “Njësitet e Policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes së bashku me mjekun e Qendrës Emergjente në Podujevë dhe në vend-ngjarje kanë gjetur viktimën, i cili, sipas mjekut kujdestar, ka qenë pa shenja jete. Deri tash Policia ka arritur të kuptojë se në vendngjarje ka pasur të shtëna armësh, ku është gjetur një pushkë e gjatë 7.62 mm, me të cilën dyshohet se është kryer vrasja”, është shprehur zëdhënësi Kelani.

    Sipas tij, në vendngjarje janë gjetur edhe dy gëzhoja të të njëjtit kalibër dhe dy karikatorë me 16 fishekë. ”Kufoma me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion, ndërsa personi i dyshuar është arrestuar pas orës 12 nga njësitet policore”, tha Kelani, raporton Koha.

    Sipas burimeve të Kohës, viktima dhe i dyshuari kanë qenë vëllezër dhe të dy me të meta mentale. Ndërsa, sipas të njëjtave burime, vrasja ka ndodhur kur viktima kishte dashur ta sulmojë me një shkop vëllanë, pasi ky i fundit nuk ia kishte dhënë një cigare, kurse i dyshuari e ka qëlluar me pushkë.

    zeri info
    Cigare me filter apo te dredhur....!
    Zot i Madh!
    Shpetoje kete popull!
    Te lutem!
    Paqe!

  5. #25
    Ishim n’zor...

    23 Tetor 2011


    Rrahim Kajtazi nga Dumnica e Podujevës vrau vëllanë e tij, Xhaferin, mëngjesin e së shtunës. Viktima ishte i sëmurë mental. Nëna e tyre, Qamilja, e arsyeton vrasjen. “Krejt familja kemi qenë n’zor prej tij”, thotë ajo.

    Zija ka pllakosur familjen Kajtazi në Dumnicë të Podujevës. Kjo familje mëngjesin e së shtunës përjetoi një tragjedi të rëndë familjare. Djali i madh i familjes, Xhaferi 40-vjeçar u vra në oborr të shtëpisë. Por më e rënda është se mbi të shtiu me pushkë vëllai më i ri se ai, Rrahimi.

    Nëna e dy djemve, njëri i vrarë, e tjetri që gjendet në burg, sillet rreth vendit ku iu vra djali për të cilin thotë se ka qenë i sëmurë mental.

    Qamile Kajtazi tregon se djali i vdekur ishte i sëmurë psikik. Kjo grua tregon se e gjithë familja ka qenë objekt i dhunës nga ai. Ajo tregon se Rrahimi ka qenë i detyruar të gjuajë në të, sepse ia ka sulmuar fëmijët dhe gruan.

    “Krejt familja jena kanë n’zor prej tina. Na ka rrehë krejtve, me babë e nanë e me krejt. U kanë shumë agresiv”, tregon duke qajtur Qamilja, e cila tashmë e vajton Rrahimin që është në burg.

    Ajo tregon se Xhaferi gjithnjë ka ushtruar dhunë ndaj familjes, por nuk kanë pasur çka t’i bëjnë.

    “Nuk ka të ngjehme sa herë e kena lajmëru në polici, po as ata s’kanë pasë çka t’i bajnë. E kanë çu te mjeku, ia kanë dhënë një injeksion, si e ka lshu injeksioni, prapë ka vazhdu e njëjta gjendje e tij”, tregon Qamilja.

    Për këtë që ka ndodhur në shtëpi të shtunën, kjo grua thotë se ka qenë e shkruar kështu të vijë fundi.

    “Djali Rrahimi ka hjekë shumë prej tina. Sa herë ia ka rrehë fëminë ai edhe këtë që e ka ba, e ka prej zori. Qashtu koka shkru me na ndodhë ”, thotë Qamile Kajtazi.

    Edhe motrat e Rrahimit dhe Xhaferit të ndjerë tregojnë se vëllau i tyre ka qenë shumë keq prej shëndetit. Njëra nga to tregon se jo vetëm shtëpia por edhe fqinjët kanë vuajtur për shkak të tij.

    “Ai ka qenë shumë agresiv me të gjithë”, tregon njëra nga motrat e martuara që nuk dëshiron t’i dalë emri në gazetë.

    Sipas saj, Xhaferin e njohin e gjithë komuna e Podujevës se ka qenë i rrezikshëm.

    Nëna Qamilja tregon për Express se sa herë ka pas probleme me djalin, ka kërkuar që ta marrë ndonjë institucion në rehabilitim.

    “Kam lypë me çu naj ven se ai nuk ka ba për shpi, por s’e kanë marrë. Tash e mori në qafë këtë tjetrin, që është i shëndoshë”, thotë ajo.

    Rrahim Kajtazi, është djali më i vogël i Sejdi dhe Qamile Kajtazit. Ky 24-vjeçar është arrestuar nga policia pas vrasjes së të vëllait, ndërkaq familja pret të afërmit që shkojnë për t’iu gjendur pranë.

    Expressi ishte pasdite në shtëpinë e Kajtazëve, ku burra dhe gra ishin mbledhur për t’i ngushëlluar. Gjaku ende nuk ishte larë në vendin ku u vra Xhafer Kajtazit. Nëna dhe pesë motrat e Rrahim dhe Xhafer Kajtazit vajtojnë për tragjedinë që u ka ndodhur. Ç’është më e keqja, edhe babai i dy djemve është i sëmurë mental. Njëra nga motrat e Rrahimit kërkon që atë ta lirojnë menjëherë për arsye se këtë vepër e ka bërë në vetëmbrojte dhe policia dhe gjykatat duhet ta kenë parasysh se ka jetuar me të sëmurë dhe ka vuajtur me ta.

    “Ai i ka mbrojtë fëmijët e vet”, thotë motra e Rrahim Kajtazit. Ajo tregon se Xhaferi ka qenë ushtar në luftën e Kroacisë dhe që nga ajo kohë, është sëmurë.

    Ky person nuk ishte problem vetëm për familjen, por edhe për fqinjët e tyre. Një djalë i cili nuk dëshiron të identifikohet, thotë se Xhaferi gjithnjë ka bërë probleme dhe gjithnjë janë frikësuar prej tij.

    “As fëmijët nuk i kemi lënë me dalë vetë pa praninë e ndonjë të rrituri”, thotë fqinji i familjes.

    Por Xhafer Kajtazi është i njohur edhe për policinë. Sipas burimeve të gazetës nga policia e Podujevës, Xhaferi më shumë ka ndenjur rrugëve.

    “Ka qenë i sëmurë mental dhe herë pas here ka bërë probleme. Por më shumë ka bërë probleme në familje”, thotë ky burim për Express.

    I dyshuari ka deklaruar në polici pas arrestimit se viktima ka hyrë me një shkop të rëndë në shtëpi për t’ia sulmuar gruan dhe fëmijët. Sipas deklaratës së tij, ai nuk ka dashur ta vrasë, por vetëm ta plagosë në këmbë, por pasi që është rrëzuar, plumbi e ka goditur edhe në kokë.

    Rastin e konfirmon Policia e Kosovës. Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani tha se rreth orës 8:00 të mëngjesit të së shtunës, njësitë policore në Podujevë e kanë marrë një informacion se në fshatin Dumnicë e Poshtme ka të shtëna me armë zjarri.

    “Njësitet e Policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes së bashku me mjekun e Qendrës Emergjente në Podujevë dhe në vendngjarje kanë gjetur viktimën, i cili, sipas mjekut kujdestar, ka qenë pa shenja jete”, tha zëdhënësi Kelani.

    Sipas tij, në vendngjarje janë gjetur edhe dy gëzhoja të të njëjtit kalibër dhe dy karikatorë me 16 fishekë. ”Kufoma me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion, ndërsa personi i dyshuar është arrestuar pas orës 12 nga njësitet policore”, tha Kelani.

    gazeta express

  6. #26
    Citim Postuar më parë nga Kryqi i Paqes Lexo Postimin
    Cigare me filter apo te dredhur....!
    Zot i Madh!
    Shpetoje kete popull!
    Te lutem!
    Kjo eshte nje fatkeqesi shume e rende! Mungese totale e kujdesit shteteror dhe shoqeror!

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Enkeleu Lexo Postimin
    Për cdo problem të vogël social ia hidhni fajin shtetit. Mirë e kishin ilustru "stupcat" ketë dukuri me një skeq të tyre që e shanin qeverinë sepse nuk gjenin nuse !Për këtë rast i ka fajet familja që nuk e ka dergu ate shizofren ( nese është ashtu ) në Shtimje aty ku e ka vendin , e jo shteti sepse sa budallai është në shtetin tonë duhet nje polici e veqantë vetëm për ta !
    Edhe ne shtime shteti ka fut korrupcionin,nuk eshte e leht qysh po thu ti vetem me qu,pytja eshte qe pa pas diken afer qeveris nuk te flet kush kapirash

  8. #28
    Heavy Metall Maska e trestenik
    Anëtarësuar
    18-10-2010
    Postime
    353
    Personat me çrregullim te personalitetit bëjnë qe me sjelljet e tyre si trillimet, gënjeshtrat, mashtrimet ti nevrikosin të tjerët kështu qe kane mundësi te braktisen nga njerëzit e afërt.
    Sjellja e këtyre personave është e pa parashikueshme, natyra e dhembshme e jetës se tyre reflektohet ne përsëritje te veprimeve vetë-dëmtuese
    High Voltage , Power Supply

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Meqe ai ju sul me shkop duhet ta vriste? Nuk besoj se ishte hera e pare qe kishte shfaqur shenja dhune vellai i semure menderisht. Duhet te kishin marre masa me kohe ta izolinin ne nje spital. U vinte turp nga bota apo u vinte keq per te ta mbyllnin ne spital, por jo ta vrisnin?!
    Ne kete rast eshte veshtire te thuash kush ishte i semuri mendor ai qe u sul me shkop apo ai me arme.
    Feelings change - memories don't.

  10. #30
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    C'eshte mor ky titull keshtu? Vrau per cigare? Drenicaku e shpjegoi mire rastin!

    Disa kane marr fobi nga kosovaret dhe i urrejne vetem pse jane me te zote dhe ma burra se ta! Mos paq pune me te ligun. Me i keq se njeri i lig, i dobeti, qe ska burrni ska. Prej minukave ska asgje. Dhe mundohen te na shesin pallavra per shtetin tone a perdite lexojme per sakatimin dhe masakrat me mjete te ftohta madje dhe me sharra elektrike te druve tjeterkah.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 27-10-2011 më 19:18

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •