-
`Pushteti i Katert`-Media i prangosur nga Politika
Shqiptarėt nė demokracinė e sotme u ngjajnė spektatorėve qė shohin arenėn e gladiatorėve ku pėr 20 vjet luftojnė egėrsisht kundėr njėri tjetrit dy pėrfaqėsuesit mė tė rėndėsishėm tė demokracisė maxhoranca dhe opozita, pa e lėnė atė tė vendosė se kush duhet tė fitojė. Ky popull herė pas herė futet edhe vetė nė arenė e nė shumė raste ka marrė e merr pjesė nė kėtė `luftė` pėrpėrsosjen e demokracisė.
Gishtin e madh sipėr apo poshte e ngre apo e ul praktikisht jo sovrani popull por Media ose sic quhet Mass Media sepse ajo influencon dhe kontribuon praktikisht se kush do tė fitojė raundet pėrkatėse e kush jo. Nė Demokracinė tonė tė brishtė ky pushtet i katėrt qė ka njė liri tė pakufizuar sipas Kushtetutės shqiptare nė fakt nuk ėshtė njė `pushtet` i pavarur dhe nė vend qė tė influencojė mbi popullin nėpėrmjet dhėnies sė informacioneve ashtu si janė , nė shumė raste tashmė i komenton sipas dėshirės apo jo, tė dy gladiatorėve tė mėdhenj Maxhorancė dhe Opozitė. Pra sot Mass Media shqiptare nė tė cilėn pėrfshihen teknologjitė e medias si Interneti, televizioni, gazetat e revistat, filmat, radio, por dhe organizatat apo individėt qė kontrollojnė kėto teknologji- ėshtė e ndarė si kurrė ndonjėherė nė dy pjesė njė `pushtet` mediatik i ndarė, i drejtuar dhe i kontrolluar nga politika kur bėhet fjalė pėr problemet e informacionit, propagandės, komenteve dhe demagogjisė politike brenda vendit dhe jashtė vendit.
Dihet qė Mass media ka qėllime tė larmishme si mbėshtetja pėr biznesin dhe shqetėsimet sociale, reklamat, komunikimi politik, pėr zbavitje (muzike, teatėr,sport), lajmet e cdo lloji, lajmėrime tė shėrbimit publik, lojra video dhe kompjuterike. Sigurisht, problemi kryesor ėshtė pėr publikun shqiptar propaganda politike e cila (sikundėr edhe nė diktaturė) luan rolin kryesor nė influencėn qė ka mbi ekonomine, financat, efektet sociale, punėsimin, familjen etj, nėpėrmjet programeve, taktikave dhe strategjive politike.
Po ky popull shqiptar i vuajtur nga indoktrinimi disinformues komunist 50 vjecar, vazhdon tė vuajė disinformimin dhe censurimin e ideve tė lira, fjalės sė lirė, analizave profesionale tė lira njėlloj si nė diktaturė por me ndryshimin e vogėl se nėse rryma e informacionit nė kohėn e diktaturės ishte nga njė burim, sot rryma e informacionit vjen nga dy burime qė nė fakt deri mė sot e kanė patur zanafillėn po nga ai burim qė drejtonte diktaturėn, vecse veshja ėshtė e ndryshme.
Pra dihet qė Mass Media ka njė rol shumė `infektonjės` (sipas Cialdinit 2001) nėpėrmjet paraqitjes sė lajmeve qoftė ekonomike, financiare, skandaleve, lajmeve shkencore.
Po sipas kėtij autori (http://beta.in-mind.org/issue-5/medi...us-information), pėrfaqėsuesit e Medias mund tė pakėsojnė pasojat sociale tė ngjarjeve si paniku, vetėvrasjet, duke pakėsuar pėrsėritjet dhe sensacionet qė ata mbulojnė.
Ndryshe, sipas po kėtij autori tė njohur kjo Mass Media, mund tė jetė fajtore pėr dy mėkate: shtrembėrimin e fakteve dhe intensifikimin e ndikimit mbi ngjarjet (H.Bloom).
Krahas pėrparimeve tė mėdha qė janė bėrė nė fillimet e demokracisė dhe nė pjesė kohore tė caktuara, me ashpėrsimin ciklik tė luftės pozitė opozitė gjatė 20 viteve, ėshtė vėnė re se ky pushtet i katėrt gjithmonė e mė shumė po prangoset dhe po luan rolin e njė `tė burgosuri` i cili zbaton urdhrat e `burgosėsit`.
Edhe pas 20 vitesh nuk mund te flitet pėr njė pushtet tė katėrt tė pavaruar nga pushtet e tjera ose tė paktėn i ndėrvarur. Nėse fuqia reale e kėtij pushteti e ka treguar veten nė momente tė ndryshme tė historisė 20 vjecare tė demokracisė sidomos kur ėshtė bėrė fjalė pėr pasqyrimin real tė aktualitetit politik shqiptar, problemet, konfliktet, problemet e investigimit gazetaresk dhe meditativ tė problemeve tė ndryshme, shmangien nga shpifjet dhe paraqitjen e fakteve reale, me kalimin e kohės sa mė shumė forcohen ekonomikisht dhe financiarisht individėt qė manaxhojnė median, aq mė shumė po shihet se ky pushtet po bie nėn kthetrat e pushtetit politik duke u prangosur keqas.
Pėrse kjo dukuri e futjes nėn zgjedhė tė pushtetit mediatik kalohet pa u vėnė re apo mė saktė nėn vlerėsohet nga opinioni publik, nga mas media, nga shoqėria?
Ndoshta nuk ėshtė nėnvlerėsim se sa pamundėsi pėr tė ndryshuar raportet, megjithatė ka disa arsye qė po ndodh kjo dukuri nė Shqipėri. Arsyet janė tė shumta, por mund tė pėrmėndim disa nga kėto arsye.
Vendosja nėn zgjedhė e Medias nga Politika fillon dhe ka filluar qė nėn momentin kur politika shqiptare polarizohet jashtėzakonisht, pra kur `lufta` politike midis partive tė mėdha ashpėrsohet dhe shkėndiat e mllefeve partiake ndezin elektoratin shqiptar, gjė qė tė kujton luftėn e klasave nė kohėn e diktaturės.
Sė pari, sigurisht pėrplasjet politike midis maxhorancės dhe opozitės duhet tė ishin brenda kuadrit ligjor demokratik (dhe kanė shkaqe tė thella, shkaqe tė cilat i kėmi deklaruar nė shkrimet e mėparshme) por nė fakt nuk ndodh kėshtu qė prej fillimit tė demokracisė dhe kjo ėshtė njė anomali politike mė rrjedhoja tė rėnda pėr vėndin.
Sė dyti, nėpėrmjet publicitetit tė individėve jo-profesionistė por tė rekomanduar nga politika gjė qė shkakton njė disinformim tė paktėn profesional pėrkatės,
Sė treti, npėrmjet `kontratimit politik` tė analistėve dhe opinionistėve tė ndryshėmtė ashtuquajtur VIP-a apo jo, tė cilėt flasim sipas pagesės pėrkatėse duke shtrembėruar realitetin politik sipas kėrkesės duke krijuar njė tymnajė dhe keq-reagime e deri nė de-stabilitet dhe ngėrce politike.
Sė katėrti, duke reklamuar realitete, ngjarje, individė tė sotėm e tė sė kaluarės shqiptare, interpretimi i tė cilėve nxit pėr pasojė- polarizimin e drejtuar politik tė shoqėrisė shqiptare dhe pėr pasojė rėndim tė gjendjes dhe vonim tė integrimit pėr nė BE.
Sė pesti, duke lėnė nė hije dhe nihilizuar nė shumė raste profesionistėt e vėrtetė, pėr pasojė duke luajtur nė kėtė mėnyrė rolin e njė censuruesi, por dhe paralajmėruesi i ndryshimeve pėr poste tė caktuara politike, ekzekutive, vendore, legjislative,apo administrative, etj, duke krijuar nė kėtė mėnyrė aluzione, alibia, opinione jo-reale, pėr ata individė dhe ngjarje, e pėr pasojė duke krijuar situata qė kanė cenuar stabilitetin e vendit nė disa raste.
`Prangosja` e Mass Medias shqiptare nga politika e madhe ėshtė duke dhėnė po ato pasoja negative qė pėrmėnd R.Cialdini, sepse po sipas tij ...Media luan njė rol kritik nė shoqėrinė moderne sepse ata janė bartės tė informacionit dhe orienton se si duhet tė sillet populli....
Pa u thelluar nė tė metat e demokracisė shqiptare `prangosja` e mass medias dhe vendosja e kularit politik rreth qafės sė shtypit tė lirė nga Politika, ėshtė duke shkaktuar dhe rėnduar polarizimin politik tė shoqėrisė, rritjen e problemeve ekonomiko-sociale, mungesėn e dialogut dhe tė kompromisit politik, rritjen tensioneve sociale dhe vonesė nė integrimin e Shqipėrisė nė BE.
-
-
po pse mor njerez te mire, ju intereson se kush e ka plagosur fatkeqen dhe nuk lexoni se kush e ka fajin?
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt