Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Shqipëria dështon me dashje BE, por zgjedh Lindjen-Turqinë e Erdoganit

    Nuk është për tu habitur që hidhërimi i njerëzve të thjeshtë i shkaktuar nga zhgënjimi i politikës shqiptare për tu afruar me BE nëpërmjet plotësimit të 12 kërkesave standarde, duke zgjidhur ngërcin politik- nuk ka kaluar pa shkaktuar një gëzim të heshtur por dhe ëndërrimtar të afrimit plot dashuri dhe përulje me Babën e dikurshëm. `Parrulla `Dum Babën`, është në fakt një nga dy shkaqet kryesore të mos integrimit shqiptar në BE. Deri më sot janë analizuar para e prapa e sipër e poshtë të gjitha variantet: shkaqet, pengesat, vështirësitë, miqësitë, armiqësitë, etj, etj, të cilat shkaktuan këtë disfatë të paralajmëruar , disfatë e cila e le Shqipërinë njëlloj si në vitet1991-1992, kur Europa dhe SHBA, prisnin ndryshimin dramatik të atëhershëm që do të kapërcente Shqipëria komuniste për tu përqafuar me familjen e madhe të Europës Perëndimore dhe SHBA.
    Por askujt nga analistëve tanë të nderuar nuk u ka rënë ndërmënt se shkaku tjetër gjithsesi paradoksal, është se Politika dhe politikanët shqiptarë të mbrujtur me parimet e marksizëm- leninizmit, si dhe me traditën e vjtetër që `dashuria e parë nuk harrohet`. Ata, kanë punuar dhe kanë dhënë porosi nën rrogoz që integrimi për në BE të zgjatet sa më shumë,- mundësisht të futemi në kohën kur BE të..... shpërbëhet fare.
    Cili është problemi që Politikanët shqiptarë kanë urdhëruar `Penelopën` që të endë levenxën e integrimit ditën, kurse natën e urdhërojnë ta prishë?
    Përse `Penelopa` (pra Politika Shqiptare) kërkon të zgjasë ditët e ëmbla të tranzicionit për Politikanët, por për fat të keq të zgjasë gjithashtu ditët e dhimbshme të tranzicionit për qytetarët shqiptarë?
    Kush janë këta bizantinë që nuk e kanë për gjë të prishin të ardhmen e vendit vetëm e vetëm që të qëndrojnë përjetësisht në drejtim pavarësisht që Shqipëria mund të dëmtohet jashtëzakonisht madje, nëse zgjat shumë ky tranzicion i detyruar- Shqipëria ka mundësi edhe të shpërbëhet?
    Përse asnjë nga maxhoranca kryesisht por dhe nga minoranca nuk ngrejnë problemin e krijimit të Strategjie të përbashkët për të integruar Shqipërinë në BE ashtu dhe për të shpëtuar Shqipërinë nga presionet e shumta të fqinjëve , presione të cilat do ta shpërbëjnë Shqipërinë nëpërmjet ndryshimit të Kushtetuës aktuale të nenit në të cilën nesër do të thuhet që ...`Shqipëria është një shtet me kombësi heterogjene`?
    Pra, mesa duket Politika e djallëzuar e politikanëve të gjeneruar nga mbledhja e famshme e intelektualëve më 12 shtator 1990 (me të ndjerin Ramiz Alia), ka patur deri më sot parimin justifikues para popullit shqiptar: ..të shkojmë në kapitalizëm e të krijojmë klasën e pasur me cdo kusht, me cdo cmim dhe me cdo marëveshje...
    C`ndodhi për këto 20 vjet? Ndodhi që nën apologjinë e shëmtuar të bëhemi të pasur , u krijua një klasë e pasur që vinte vetëm nga shtresa e politikanëve të cilët u pasuruan duke shpërdoruar pasurinë kombëtare, duke shkelur ligjet, por duke u shitur fshehurazi për 500 aspra porsi Juda tek cilido nga fqinjët që kishte interesa ndaj Shqipërisë.
    Praktikisht Shqipëria sot është me të vërtetë vendi ku ka shkundur brekët Shejtani, në anarki të plotë, mbulimi ligjor-policor-financiar-ekonomik-social-arsimor-shëndetësor, është i pranishëm vetëm kur ndodh ndonjë hata gjatë ditës. Pjesa tjetër e kohës, shqiptarët i ruan vetëm Zoti në jetën e tyre, pavarësisht se një pjesë e shqiptarëve janë ateistë por të ndershëm, ose janë fetarë por nuk përfshihen në aktivitetet e shoqërisë civile; vetëm një pjesë shqiptarëve që bëjnë politikë në favor të politikanëve drejtues janë aktive, qoftë me amatorizmin e tyre, qoftë me shitblerjen e shpirtit të tyre ( pra kanë gëlltitur lugën e corbës,sigurisht nga politikanët drejtues të të dy krahëve), qoftë me pamundësinë e tyre për tu ngritur në demonstrata , kur shohin që qeveria e tyre, opozita e tyre, shteti i tyre dështoi me turp për tu integruar në BE, e pikërisht për faj të politikës por dhe për gëzimin e radikalistëve fqinjë.
    Përse Politika Shqiptare nuk është shumë e hidhëruar sa populli për dështimin e marrjes së statusit kandidat në BE? Përgjigja gjendet tek tradita dhe interesat krejt të kundërta të drejtuesve politikë dhe shpirtërorë të shqiptarëve: Futja në BE do të thoshte për ta –heqja e privilegjeve, largimi i fitimeve, heqja e pushteti, përballja me ligjin.
    Cfarë presin më nga Lindja? Aty dominon Turqia, e cila kërkon ri-aktivizimin e Perandorisë së vjetër Shqipërisë, Kosovës dhe Bosnjës? Tre dashnoret e vjetra të Turqisë osmanllike, po kënaqen nga thirrja e Babës së vjetër duke kujtuar- prapësitë , haremet, shkeljen me lehtësi të ligjit, dhe po mendojnë se është më mirë me një Martesë-bashkëjetesë më ish-dashnorin e vjetër duke ja plotësuar të gjitha kërkesat turke: ndryshimin e historisë (baba vjetër ka qënë i dhunshëm por të rrihte se të deshte, e për pasojë nuk mund të quhet pushtim apo dhunim?!), vonimin në integrimin në BE deri në momentin që do të futet dhe Turqia me Erdoganin si islamik `i moderuar`, heqjen e Heroit Kombëtar-Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, për shkak se Ai e dëmton Turqinë duke i kujtuar që Turqia erdhi si pushtuese, por dhe nga ana tjeter- Skënderbeu është i vetmi individ i cili përbën kartën e identitetit si etni shqiptare. Heqja e kësaj pengese për Turqinë do të ishtë një fitore e madhe (ish-kryeministri dhe kryeministri e kanë zbatuar këtë porosi) turke, sepse kështu mund ti quajë shqiptarët përnjëmend- si vëllezr të Turqisë, me të njëjtën fe, dhe me etni myslimane (në fakt etnia myslimane ka qënë ide e Serbëve dhe e Titos- ide e cila hiqte nga defterët jugosllave që atëhere etnine shqiptare dhe u lejonte atyre të vendosnin shqiptarët në Turqi(.
    Së fundmi, pavarësisht se kemi qënë në lindje njëherë, nostalgjia për të qënë në krye pa i dhënë llogari askujt përvec `Babës së vjetër`, i tundon politikanët tanë në drejtim dhe në opozite, si dhe këlyshët e tyre, aq sa të mos pyesin me për tu integruar në BE, duke fshehur dëshirat e tyre përverse për të drejtuar pa respektuar ligje, rotacione, votat e popullit duke i manipuluar ato, dhe duke luajtur rolin e Hipokritit klasik. Harxhet?
    Harxhet i paguan Populli shqiptar i zhgënjyer, por gjithmonë duke shpresuar që SHBA dhe BE të kenë kuptuar lojen e politikës bizantine shqiptare dhe flirtin e saj me lindjen.

  2. #2
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Si nuk u lodhe nje here o burre i dheut duke thene budallalleqe, duke gjyrosur gjithcka me furcen e Fes. Nuk e di a jeni me te vertet te bindur per ate qe shkruani, apo iu shtyn dicka "tjeter". Por nje gje di qe ajo qe shkrauni eshte sume larg se vertetes. Arsye qe shqiperia deshtoj me dashje, nuk eshte sepse po "menjanojme" nga Lindja, Turqia, ejt ,etj, behet sepse Qeveria drejtohet nga njerez te Korruptuar, Ordinere, Mbeturinat e Diktatures. Per ata nuk esht emire te futet vendi ne BE. Ne rate te tille nuk mund te vazhdojn te vjedhin dhe te sundojn popullin njesoj.

    Si mund te beni deklarata te tilla, kur Greqia pothuajse ka "pushtuar" te gjithe jugun e shqiperise. Kur Greqia pergatitet te hyje ne pjesen e Detit shqiptare per te kerkuar Nafte. Kur Gjykata Kushtetuese e gjeti te palegjshme vetdeklarimin, megjithate pyetsori nuk u ndryshua. Te gjitha keto behen per perfitimin e shtetit Kiriminel Grek.

    I qendroni besnik rrealitet tuaj te Shtremberuar!!! Po ta dini se ka edhe njerez ketu qe dine te vertetn ashtu sic eshte. Dhe "ne" do tiu kunderpergjigjemi poshterisirave qe shkruani pa asnji rezervim.
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778
    i nderuar Maqellarjot,
    mesa duket perton te lexosh dhe ja fut kot.
    Une permenda ne shkrimin tim se jane 2 shakqe te medha qena pengojne. Me Shkakun e pare problemet e mos plotesimit te standarteve jane marre gjithe kete kohe analistet e blere dhe te pashitur te Shqiperise e Kosoves.
    Shkaku tjeter eshte ky qe pershkrova ne shkrim. Ne se ty te duket budallallek sepse ende nuk e kupton se cdo te thote te jesh bajraktar, pasha, be, aga, qe ne kohen e sotme perkthehen: sekretar partie, drejtor, Rektor, dekan, komandant, komisar, kryeminister- prapa ketyre ofiqeve qendron vetem nje shkak: deshira per te mbajtur karrigen. Dhe karrigen e mbante mire shqiptari kur kishte nje babe plak prapa.

  4. #4
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar më parë nga pirro10 Lexo Postimin
    i nderuar Maqellarjot,
    mesa duket perton te lexosh dhe ja fut kot.
    Une permenda ne shkrimin tim se jane 2 shakqe te medha qena pengojne. Me Shkakun e pare problemet e mos plotesimit te standarteve jane marre gjithe kete kohe analistet e blere dhe te pashitur te Shqiperise e Kosoves.
    Shkaku tjeter eshte ky qe pershkrova ne shkrim. Ne se ty te duket budallallek sepse ende nuk e kupton se cdo te thote te jesh bajraktar, pasha, be, aga, qe ne kohen e sotme perkthehen: sekretar partie, drejtor, Rektor, dekan, komandant, komisar, kryeminister- prapa ketyre ofiqeve qendron vetem nje shkak: deshira per te mbajtur karrigen. Dhe karrigen e mbante mire shqiptari kur kishte nje babe plak prapa.
    Atehere pse eshte e nevojshme per te permendur Turqin apo Lindjen qe nenkupton vetevetiu "myslimanizmin"???

    Une kuptoj shume mire ate qe ke "shkruajtur". Problemi qendron brenda shqiperise, dhe nuk ka te bej fare me lindjen turqin apo "anadollaket". Po te vihet re mire, dhe te analizohet ashtu sic eshte situata ne te vertet, do te kuptohet fare kollaj se ne c'ane gravitojn "bajraket, pashat, bejt dhe agallaret" qe na paraqet ketu. Ata menjanojn andej ku i prishet puna me shume Shqipetareve si nje komb i tere. Per ta nuk ka rendesi kush pagaun "faturen" e tyre, rendesi ka vetem "fitimi" personal dhe vazhdimesia e sundimit nga "familja". Ajo qe nuk me pelqen mua eshte propaganda e fshehur "back door psychology" qe perdoret per te nenkutpuar se te gjitha problemet i kemi sepse "menjanokemi" nga turqia, lindja, dhe Myslimanizmi ne vend te Krishterizmit te "ndritur". Ne vend qe te perqafonim te njejten menyre jetese si e gjithe Evropa. Ne jemi Shqiptare se pari. Sado qe te "ndryshojm" per tiu pershtatur Evropes ne psikoze dhe shpirt do te mbetemi gjithmone Shqiptare. Ndrimi fes ndoshta do te kishte qen gje "e mire"ose me avantazh persa kohe gjerat shikohet dhe trajtohen ne nje kendveshtrim objektive. Jo vetem qe sote eshte vone te pretendohet dicka e tille Por esthe dicka e Pamundur. Ti imponosh Nje Kombesie te tere kushte qesharake si te teilla eshte diskriminim qe i behet nga Shoqerite qe pretendojn se jane te civilizuara dhe te paanshme. C'eshte e verteat Shqiptaret jane me pak Besimtar se te gjitha shtetet e tjera ne Evrope. Myslimanizmi tek ne ne pergjithesi eshte vetetm Superficial. Nje sistem apo shoqeri qe imponon popullsise kushte te "nenkuptuara" kaq qesharake, qofte shteti shqiptare apo Evropa nuk eshte aspak e drejte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Maqellarjot : 14-10-2011 më 13:08
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  5. #5
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    do zoti jo sepse shqiperia e provoj njeher ne 97 cfare ndodh kur ndjek lindjen
    I LOVE GOD

    j&g

  6. #6
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga **** Lexo Postimin
    do zoti jo sepse shqiperia e provoj njeher ne 97 cfare ndodh kur ndjek lindjen
    I nderuar ****,

    Ne vitin e mbrapshte '97, Shqiperia nuk ndoqi as Lindje e as Perendim; thjesht ishte ne vijim te mesimit qe u kishte lene pushtetareve ish vijuesi i diktatorit: Shqiperia nuk ishte as Lindje, as Perendim.

    Edhe sot po ata nxenes te klases deshtake politike jane ne krye te vendit - kembana e derdhur me gezhojat e atij viti ende qendron ne ane te bulevardit ne Tirane!

    A e dini se sa gezhoja jane shperthyer e shperndare edhe pas atij viti?

  7. #7
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    I nderuar ****,

    Ne vitin e mbrapshte '97, Shqiperia nuk ndoqi as Lindje e as Perendim; thjesht ishte ne vijim te mesimit qe u kishte lene pushtetareve ish vijuesi i diktatorit: Shqiperia nuk ishte as Lindje, as Perendim.

    Edhe sot po ata nxenes te klases deshtake politike jane ne krye te vendit - kembana e derdhur me gezhojat e atij viti ende qendron ne ane te bulevardit ne Tirane!

    A e dini se sa gezhoja jane shperthyer e shperndare edhe pas atij viti?
    I dashur DS bej research me vemendje shqiperia ne vitet 96 prior to 97 jargavitej mbas shteteve arabe nga mendja e ndritur e saliu e ne mos gabohem thuhet qe bushi i madh e paralajmeroj per ket gje edhe ai as i kushtoj rendesi si pasoje erdhi 97 fale saliut, ish komunistet edhe agjentet grek & serb. europa thjesht heshti sepse e kerkuam vet edhe greqis & serbis i erdhi ne dore. Sa shqiperia te vazhdoj te largohet nga kristianizmi shume te keqe ka per te pare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga loneeagle : 14-10-2011 më 14:29
    I LOVE GOD

    j&g

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    "penelopa" .. eshte edvin rama..

    po kuptohet ne kuptimin e keq.. ne kuptimin e qelbesires qe sajon nat e dite.. djallezira se si te pengoje shqiperine..

    ben sikur nuk e di pirrua..

  9. #9
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga **** Lexo Postimin
    ... shqiperia ne vitet 96 prior to 97 jargavitej mbas shteteve arabe nga mendja e ndritur e saliut ...
    Pse sot, a nuk po shihet e njejta tablo? Pas kujt po jargaviten sot e mot salija, jozi ... aq me teper qe pergjigja e Bashkimit Europian ishte negative per te dyten here?!?

    Pas kuvajtianit, po endet pakistanezi - ky i fundit per here te pare, po thojkan gazetat ...

    edhe katili mehmet shehu, andej nga pakistani ndalej kur vente apo kthehej nga çini ma çini i linbiaos ...

  10. #10
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Pirro,

    per mua e ke bere mire shkrimin. E vetmja gje qe nuk me 'pelqen' jane deklaratat retorike qe shqiperia po menjanon nga Turqit, Arabet apo Myslimanet. Te them te drejten nuk mu hap barku per ansjerin. Por Deklarata te tilla vetem percajn. Te gjithe te tjerat ne shkrimin tend une i perkrah.
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •