Do te thote ftohje ndermjet mardhenieve Turqi-Suedi kjo njohje e masakres se osmaneve ne vitet 1915-1923 kunder armeneve? Dhe a do te jete nje pengese serioze per pranimin e Turqise ne bashkimin Evropian neqoftese turqit nuk do te njohin kete masaker?
Para dy ditesh parlamenti suedez me nje vote me shume e cila ishte percaktuese e njohu masakren e osmaneve ndaj 2.5 milioneve armene, asyriane, siriane, kaldeer dhe greke ponte.
Ka nje "konflikt" ndermjet kryeministrit suedez Frederik Reinfeld dhe ministrit te jashtem Carl Bildt sa i perket njohjes se kesaj masakre. Ne vitin 2006 kur partia e moderatoreve pati fituar zgjedhjet e pergjithshme, kryeministri i dale nga kjo parti deklaroi se eshte per njohjen e masakres se osmaneve kunder armeneve, asyreve, siirianeve, kaldejve dhe ponteve greke ne vitin 1915.
Sot ministri i jashtem Carl Bildt ne nje koment ne websitin zyrtar te qeverise thote se kjo njohje e kesaj masakre nuk do te ndihmoje ne procesin normalizues ndermjet Turqise dhe Armenise
Tśrqia ne shenje proteste i terhoqi per ne Turqi ambasadoret e saj nga mbreteria e Suedise dhe ne Ankara ambasadori i Suedise ne Turqi u therrit nga ministria e jashtme turke per tu shpjeguar per marrjen e ketij vendimi nga parlamenti suedez
perkthyer dhe shkeputur pjeserisht nga artikulli i dites se sotshme ne gazeten "aftonbladet"
Krijoni Kontakt