
Postuar mė parė nga
ritastrakosha
Kriza ekonomike qė filloi nė vitin 2007-2008 ka qenė sa e parashikueshme aq dhe e pashmangshme. Kjo krizė shėnon njė kthesė tė thellė, tė pėrhershme pas disa dekadash zhvillim, pas njė periudhe kur ekonomistėt pėrhapėn mendėsinė e gabuar se rritja ekonomike e vazhdueshme ėshtė e nevojshme dhe e mundur pėr tu arritur. Tashmė janė krijuar pengesa tė pakapėrcyeshme ndaj rritjes sė mėtejshme ekonomike dhe bota po pėrplaset me kėto pengesa.
Kjo nuk do tė thotė se SHBA-ja ose bota nuk do tė kenė mė njė tremujor apo vit tjetėr me rritje ndaj periudhės sė mėparshme. Por nėse shikojmė trendin e pėrgjithshėm tė ekonomisė (tė matur nė prodhim dhe konsum tė mirash materiale) ky trend do tė jetė i sheshuar ose nė rėnie, jo nė rritje, qė kėtej e tutje.
Nuk do tė jetė e pamundur pėr njė rajon, shtet, ose biznes qė tė vazhdojnė tė rriten dhe pėr ca kohė. Disa do tė vazhdojnė dhe pėr njė farė kohe. Por nėse shikojmė mė thellė kjo rritje do tė arrihet nė kurriz tė rajoneve, shteteve dhe bizneseve tė tjera. Qė kėtej e tutje do tė ketė vetėm zhvillim relativ: ekonomia botėrore ėshtė nė njė lojė me shumatore 0, ku torta pėr tu ndarė midis fituesve ėshtė gjithmonė e mė e vogėl.
Pėrse nuk do tė ketė mė rritje?
Shumė ekspertė financiarė fajėsojnė problemet e thella brenda ekonomive-pėrfshirė borxhet e mėdha, tė pa-rikthyeshme, publike dhe private, si dhe plasjen e flluskės sė pasurive tė paluajtshmėsi kėrcėnime aktuale pėr rimėkėmbjen e rritjes ekonomike. Prezumimi zakonisht ėshtė se kur kėto probleme tė zgjidhen rritja ekonomike do tė mund tė rifillojė. Por tė ashtėquajturit ekspertė zakonisht nuk marrin parasysh faktorėt jashtė ekonomisė, faktorė tė cilėt e bėjnė ri-fillimin e rritjes ekonomike tė pamundur. Kjo nuk ėshtė njė gjendje e pėrkohshme, por ėshtė e pėrhershme.
Gjithsej, siē do tė shpjegojmė dhe nė kapitujt nė vijim, ka 3 faktorė kryesorė qė pengojnė rritjen e mėtejshme ekonomike:
· Shterimi i burimeve tė rėndėsishme natyrore, pėrfshirė burimet fosile dhe mineralet;
· Shtimi i degradimit ambjental si pasojė e nxjerrjes dhe pėrdorimit tė burimeve natyrore (pėrfshirė pėrdorimin e burimeve fosile). Degradimi ambjental sjell kosto gjithmonė e nė rritje si direkte, ashtu dhe indirekte pėr shkak tė pėrpjekjeve pėr shmangjen dhe pastrimin e ndohtjes, dhe
· Tronditjet financiare pėr shkak tė paaftėsisė sė sistemeve tona aktuale monetare, bankare dhe tė investimeve, qė tė pėrshtaten ndaj pakėsimit tė burimeve natyrore dhe rritjes galopante tė kostove ambjentale. Si dhe pėr shkak tė paaftėsisė sė kėtyre sistemeve qė tė paguajnė borxhet e jashtėzakonshme publike dhe private qė janė krijuar gjatė 2-3 dekadave tė kaluara.
Tendenca e analistėve financiarė ėshtė qė tė fokusohen nė faktorin e fundit , por nė fakt mund tė tregohen me mijėra shembuj tė viteve tė fundit tė cilat ilustrojnė se si kėta tre faktorė kanė ndėrvepruar me njėri-tjetrin dhe po japin fuqishėm efektet e tyre...
Pėrse ka kaq shumė rėndėsi rritja?
Gjatė 2-3 shekujve tė kaluar rritja ka qenė pothuajse metri i vetėm i mirėqėnies ekonomike. Kur ekonomia rritej, punėsimi rritej dhe investimet sillnin mė shumė tė ardhura. Kur ekonomia ndėrpriste pėrkohėsisht rritjen, siē ndodhi gjatė depresionit tė madh, financat sėmureshin.
Gjatė gjithė kėsaj periudhe, popullsia e botės ėshtė rritur-nga mė pak se 2 miliard njerėz nė vitin 1900 nė 7 miliard njerėz sot. Dhe po shtojmė 70 milion konsumatorė tė rink ēdo vit. Kjo i jep mė shumė rėndėsi rritjes sė mėtejshme: nėse ekonomia do tė jetė nė stanjacion, do tė qarkullojnė mė pak tė mira materiale pėr frymė.
Rritja ekonomike ka shėrbyer pėr zhvillimin e ekonomive mė tė varfėra tė botės; pa rritje ėshtė e mundur qė me qindra miliona, ndoshta miliarda, njerėz nuk do tė arrijnė as versionin mė tė thjeshtė tė jetesės konsumeriste qė gėzojnė popujt nė vendet e industrializuara tė botės.
Sė fundmi, ne kemi krijuar sisteme monetare dhe financiare tė cilat e kanė domosdoshmėri rritjen. Pėr sa kohė ekonomia ėshtė nė rritje, qė do tė thotė ka mė shumė para dhe kredi, pritshmėritė janė tė larta, njerėzit blejnė mė shumė tė mira, bizneset marrin mė shumė borxhe dhe interesi mbi borxhet shlyhet me lehtėsi.
Por nėse nė sistem nuk futet mė shumė para e re, interesi mbi kreditė nė shlyerje nuk arrihet tė paguhet. Si rezultat borxhet e kėqija shumėfishohen, humben vende pune, ulen tė ardhurat dhe pakėsohet konsumi-kjo bėn qė bizneset tė marrin mė pak borxhe dhe nė ekonomi tė hyjė edhe mė pak para. Ky ėshtė njė rreth vicioz, fidbeku pozitiv i cili pasi ka filluar ndėrpritet me vėshtirėsi.
Me fjalė tė tjera, ekonomia nuk arrin njė gjendje stabiliteti ose neutrale: ka ose rritje, ose reēesion. Dhe reēesioni ėshtė njė eufemizėm pėr Depresionin-njė periudhė e gjatė papunėsie, ekzekutimi pronash, borxhesh tė kėqija dhe falimentimesh.
Jemi mėsuar kaq shumė me rritjen saqė kemi harruar se ėshtė njė fenomen qė ka ndodhur vetėm sė fundmi.
Gjatė mijėravjeēarėve tė kaluara, kur perandoritė ngriheshin dhe binin, ekonomitė lokale rriteshin dhe zvogėloheshin-por aktiviteti ekonomik botėror u zgjerua gradualisht, me intervale tė rregullta prapakthimi. Por me revolucionin e burimeve fosile tė 2 shekujve tė kaluar, kemi parė njė rritje qė ka shpejtėsi dhe pėrmasa tė papara nė historinė njerėzore. Ne shfrytėzuam energjinė e qymyrit, naftės dhe gazit natyror pėr tė ndėrtuar dhe punuar makinat, kamionėt, autostradat, aeroportet, aeroplanėt dhe rrjetet elektrike-tė gjitha karakteristike pėr shoqėrinė moderne industriale. Pėrmes proēesit tė papėrsėritshėm tė nxjerrjes dhe djegjes sė energjisė diellore tė ruajtur nė burime fosile gjatė qindra miliona vjetėve, ne ndėrtuam njė makinė qė pėr njė moment tė shkurtėr, tė shkėlqyer, dukej si makina e rritjes sė pėrjetshme. Ne menduam se kjo situatė e jashtėzakonshme ėshtė e rėndomtė, normale.
Por me pėrfundimin e epokės sė burimeve tė lira dhe tė bollshme fosile, arėsyetimet tona pėr rritje tė vazhdueshme janė duke u tronditur.
Fundi i rritjes ėshtė shumė i rėndėsishėm nė fakt. Ai kupton fundin e njė epoke, dhe tė mėnyrave tona aktuale tė organizimit tė ekonomisė, politikės dhe tė jetės sė pėrditshme. Pa rritje, do tė na duhet pothuaj ri-krijojmė jetėn e njeriut mbi Tokė.
Ka rėndėsi tė kuptojmė rėndėsinė e kėtij momenti historik: nėse kemi arritur vėrtet fundin e epokės sė rritjes ekonomike tė bazuar mbi burimet fosile, atėhere pėrpjekjet e politikanėve pėr rritje ekonomike janė iluzione. Nėse udhėheqėsit botėrorė nuk kuptojnė situatėn e vėrtetė atėhere me shumė mundėsi do tė vonojnė krijimin e infrastrukturės mbėshtetėse qė do tė bėjė tė mundur mbijetesėn nė njė ekonomi jo nė rritje. Dhe pothuaj me siguri nuk do tė arrijnė tė bėjnė ndryshimet e nevojshme, radikale nė sistemet monetare, financiare, tė ushqimit dhe tė transportit.
Pėr pasojė ēfarė mund tė ishte njė periudhė e dhimbshme por e pėrballueshme adaptimi mund tė bėhet tragjedia mė e madhe e historisė. Mund tė mbijetojmė fundin e rritjes, por vetėm nėse kuptojmė dhe veprojmė siē duhet.
Shkėputur nga libri The end of growth i Richard Heinberg
Krijoni Kontakt