Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Marmara
    Anėtarėsuar
    12-06-2003
    Vendndodhja
    Ne Rrugen e Zotit
    Postime
    229

    osmanofobia, turkofobia e islamofobia?

    Si lidhen, dhe si shpėrthejnė pėrnjėhėrė osmanofobia, turkofobia e islamofobia? Cila ėshtė rrugėdalja?



    Janė tri arsye qe mė bėnė tė shkruaj sėrish mbi rrymimet e nacionalizmit serb: osmanofobinė, turkofobinė e islamofobinė, me partizanėt e tij shqiptarė, rrymime qė po gėlojnė kėto ditė nė kuloaret tashmė tė njohura qė promovojnė frymė tė tillė. Njėra ėshtė vizita e ministrit turk tė arsimit Omer Dincer, me kėrkesėn shoqėruese pėr largimin e termave fyes ndaj periudhės osmane dhe turqėve, nga tekstet shkollore tė historisė, e dyta ėshtė njė ndjesi e pėrzier nė mes objektivizmit ndaj ēėshtjes, me subjektivizmin e njė qytetari nė lidhje me disa ēėshtje qė mendoj se medeomos inteferojnė nė kontekstin qė nuk ėshtė vetėm “teknik”, se a e pati apo se pati me vend Dinceri, por mė i thellė. Arsyeja e tretė qė mė shtyri, ėshtė nevojė pėr edukimin e pjesės sė shoqėrisė, qė ndihen tė ofenduar nga rrymimet nė fjalė tė nacionalizmit serb dhe mercenarėve tė tyre shqiptarė.

    .

    Vizita dhe kėrkesa e ministrit Dincer, ishte mėse e arsyeshme, por per shkakun se ishte e vonuar dhe direkte, ajo shkaktoi kakofoni dhe shumė reagime tek rrethet osmanofobe e turkofobe ne Kosovė. Sė pari, vetė kerkesa, me qellim a pa qellim u keqinterpretua, sepse Dincer nuk kerkoi rishkrimin e historisė, por vetėm largimin e fjalėve fyese karshi periudhės osmane/turqve. Kjo flet mė sė miri se sa sensitive dhe se sa problemtike ėshtė ēėshtja e historigrafisė, sepse kur njė gjė ėshtė krejt nė rregull, nuk ka nevojė pėr reagime krejtėsisht tė paartikuluara e inate, po pėr kundėr-argumente e dėshmi.




    Dijmė se tashmė per 10 vite e ma shumė, eksiston projekti i CDRSEE (Center for Democracy and Reconciliation in Southeast Europe), ku ndėr tė tjera eksiston edhe iniciativa per rishqyrtimin e historigrafive tė vendeve te Ballkanit, qė nuk kanė dalur akoma nga tutelat ideologjike tė periudhės sė nacional-komunizmit. Por projekti fatkeqesisht ka hasur nė barrieren e mosgadishmerisė per bashkepunim, dhe nė istikamet refuzuese tė mendėsise nacional-komuniste, qe akoma dominon tek institucionet dhe drejtuesit akadamikė nė Ballkan. Pėr mė tepėr as e ashquruajtuara shoqėri civile e as palo-OJQ-tė, qė merren me ēėshtje shumė mė rudimentare, nuk kanė denjuar ta vėnė nė theks iniciativėn e CDRSEE-sė apo tė kohabitojnė nė ndonjė projekt me tė.




    Historigrafia qė mėsojnė shqiptarėt nė Kosovė, tashmė 40 vite eshte pothuajse e njejtė me atė tė Tiranės, e fabrikuar nė sistemin enverist, qe ishte mė rigjidi per kah egėrsia jo vetem ne Ballkan. Njė i huaj, qe lexon tekstet e historisė tė nxėnėsve kosovarė, nuk mund ta bėjė dallimin konkret se a ėshtė duke lexuar historinė zyrtare te Republikės sė Shqiperisė, apo atė te Kosovės. Kjo vlen edhe per serbėt e Kosoves, qė poashtu mėsojnė verzionin e historigrafisė serbe te Republikės sė Serbisė, te paliruar akoma nga me mitomania e nacionalizmi. Iniciativat per rishqyrtimin e teksteve tėhistorisė kanė eksistuar qe paslufte, por qė nga koha e ish-ministrit Michael Daxner, nuk jane ripėrtrirė mė, me ndonjė synim konkret. Pasi qė Kosova tashme qe 3 vite e gjysme ėshtė shtet, dhe pėrderisa pėrjashtohet zėshėm mundėsia e ndryshimit tė kufinjėve (kooptimit tė Kosovės me Shqipėrinė), kjo eshte nevojė imediate.




    Kosova duhet ta ketė historinė specifike te saj, te liruar nga mitomania, ligjerimi nacionalist mbi periudha kur as qe kanė eksistuar kombi e nacionalizmi si fenomene shoqėrore, si dhe mbi te gjitha duhet te jetė e liruar nga nocionet fyese ndaj periudhave te caktuara, sic eshte ne veqanti ajo osmane, e ndaj kombeve te caktuar, sic jane ne rastin e historigrafisė shqiptare e serbe, turqit. Vetė anėtari i nderit i Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės, historiani i njohur Noel Malclom, tashmė njė dekadė argumenton mbi panevojėn e qendrimeve te shpėrfyturuara ndaj te kaluares osmane, duke u pėrqėndruar nė nevojėn e shqyrtimit tė alienizimit nacional-komunist, por duket se palo-akadamikėt ne Prishtinė, e citojnė Malcolmin vetėm kur u duhet, dhe nė pjesėt qė u duhen, kurse nė kontekstet ku mund t’i mėshojnė problemeve si kau pelės, i’a fusin vetė sipas tekeve e krizave paroksizmale tė momentit.



    Historigrafia nuk duhet t’i anashkalojė konfliktet si ndodhi e caktuar ne hapėsire dhe kohė, por duhet tė mos u jep ngjyrime te tjetersuara, pasi natyra e konflikteve ėshtė shumėdimensionale dhe jo-domosdomerisht politike apo nacionaliste. Por, ajo ēka eshte disi paradoksale, ne kakofoninė e shkaktuar pas vizitės se ministrit Dincer, janė reagimet me tone te ashpra, ne vecanti nga disa rrethe tė krishterėsh shqiptarė, dhe disa tė tille afėr mendėsise sė tyre. Halabakė tė faqes fashistoide www.zemrashqiptare.net, palo-media elektorinike si Gazeta “Express” (ku tolerohen komente qė thėrrasin nė vrasjen e muslimanėve dhe turqėve sikurse nė mediat millosheviqane), politikanė pensionistė e nacional-katolistė si Arbėn Xhaferi, pėrjetuan kriza paroksizmale nga kėrkesa modeste e Dincerit vetėm pėr korrigjim fyerjesh. Paradoksi qėndron nė faktin se, nese eksiston nje pakėnaqesi e pergjithshme per periudhen e enverizmit nacional-komunist, shtrohet pyetja si ėshtė e mundur qė pikėrisht njerėz me formėsim dhe deklarim fetar tė krishterė t’i bėjne avokim aq mbrojtes historigrafisė enveriste. Pėrgjigjja qėndron nė faktin, se keto rrethe te krishterėsh kane gjetur istikame mbrojtese nė historinė enveriste, ngase pėrkundėr faktit qė verzioni i historigrafise nė fjalė nuk potenconte se figurat si Gjergj Kastrioti, Pjeter Bogdani etj., jetuan e vepruan nė kohėra lufterash fetare, duke u dhėnė veprave tėtyre ngjyrime te luftėarave kombėtare (ineksistente), prapėsepraprė dihej e dihet, se figurat nė fjalė ishin tė krishtera, dhe kryen masakra kundėr osmanėve/muslimanėve. Dhe rrethet e krishtera, nuk po distancohen nga mendesia jo-qenesore e historigrafise nacional-komuniste qe eksistencen e kombit e zhvendose ne kohera imagjinare, sepse po u konvenon interpretimi dhe inkubimi i kėtyre figurave nė histori, si heronjė kombėtar, anipse nuk janė tė tillė, dhe anipse sot tek shumica muslimane e tek komuniteti/kombi turk reflektojnė armiqėsi. Nuk po distancohen sepse, tė paktėn historigrafinė e kanė sihariq tė mire nga enverizmi: shumica e figurave dominuese nė historigrafi, pėrfshirė edhe atė tė periudhės qė na e kanė mėsuar si “Rilindje”, ishin tė krishterė. Prandaj tė lartepermendurit po vazhdojnė ta promovojnė tė njejtėn linjė tė menduari, pothuajse tė njejtėn histori, vetemse tashti, me rezonancė “fetare-kombetare”, duke i promovuar figurat e krishtera nė fjalė si “panteonė te kombit”. Pra thėnė troē nacional-katolicizmi (kryesisht ky, sepse ortodoksia shqiptare ėshtė mė pak e ekspozuar ndaj halabakėrisė shqiptariste), po i huazon e po i pėrdorė po tė njejtat figura e mite tė krishtera tė serviruara nga historia nacional-komuniste. Por kjo e fundit, sipas linjės sė saj koncipuese proletare qė kishte, ka ditur qė aty kėtu edhe ndonjė figure jo krishtere, ta vlerėsojė. I tillė ėshtė Haxhi Qamili, kryengritjen e tė cilit verzioni enverist i historisė, e ka interpretuar si kryengritje fshatare komuniste kundėr beglerėve borgjezė. Por, Haxhi Qamili nuk i shkon pėrshtati halabakėrisė nacional-katoliciste, andaj Haxhi Qamilin jo vetėm qė e anashkalojnė por edhe e anatemojnė si “tradhėtar tė shqiptarisė”. Keto miskonceptime apo tjetersime te qėllimshme, e gjithnjė e mė tė impouneshme, jo vetem qe kane intoksuar tashmė disa breza njerėzish nė dekadat e shkuara, por avazi i njejtė po vazhdon edhe sot, pėrderisa ndryshimet nuk kane ndodhur deri me tani.


    Ēasja osmanofobe e turkofobe (qe shoqerohet me islamofobi si substrat), ėshtė ne mėnyre konsistente njė mendėsi e historigrafisė nacionale te shqiptarėve dhe serbėve, qe pas shkuarjes se Perandorise Osmane nga Ballkani. Tek tė parėt, ne shėrbim dhe nėn kamoflim, tė asaj qė emėrtohet si “vizion oksidentalizues”/”europianizim”/ “arratisje nga lindja”, kurse tek serbėt, gjerat jane mė ndryshe, po caku i atakut ėshtė i njejtė pėr tė dyja taborret.. Nga kjo duhet tė lirohen edhe shqiptarėt edhe serbėt. Tė paktėn shqiptarėt dhe serbėt e Kosovės, pėr tė cilėt bėjė fjalė nė kėtė shkrim. Historia nuk mund te kuptohet nisur nga principet deterministe, kontinuale, statike e te pandryshushme, e assesi nisur nga as konceptime politike, ideologjike, e nacionaliste. Historia ka kthesat e saj, hendeqet e saj, tjetersimet e saj, rrjedhat e ndryshueshme e ciklike, qe kane sjellur e sjellin ndryshime ne kohė dhe hapesirė. Ajo ėshtė shkencė nė kuptimin brenda koordinatave akadamike dhe njeh vetem faktet dhe argumentet. Por ėshtė edhe mė shumė se shkencė.



    Historia si shkencė, brenda koordinatave tė saja akademike, vėrtetė duhet tė funksionojė si shkencė, por ajo ka edhe njerėzit pėrballė saj, sepse merret me tė kaluarėn e tyre, prek nė botėkuptimet e tyre, nė fetė e tyre, nė kulturėn e tyre, nė nomosin e tyre, nė llogosin e tyre, nė dinjitetin e tyre. Historia dallon nga retrospektiva dhe kronika, pėr faktin se lidhet edhe me tė tashmėn, ajo BĖHET dhe e BĖNĖ tė ardhmen. Nuk ėshtė thėnė kot : “kush e kontrollon tė shkuarėn e kontrollon tė ardhmen. Kush e kontrollon tė tashmėn e kontrollon edhe tė shkuarėn”. Kontrollimi i historisė nga ideologjia, shkakton reaksione, njejtė ideologjike. Dirigjimi politik i saj, reaksione politike. Nėse akademikėt e historianėt nuk ndėrrmarin hapa nė rishqyrtimin e historigrafisė qė serviret nė Kosovė (ēoftė nė konsultim me Tiranėn/Beogradin, ēoftė me iniciativa tė pavarura) dhe nuk fillohet sė pari me heqjen e idiotizmave tekstuale, e mė pas edhe ekzaminimin rrėnjėsor shkencor tė saj, shqiptarėt muslimanė, muslimanėt e tjerė nė Kosovė, komuniteti turk nė Kosovė, pėrfshirė edhe 80 milionė turqė, por edhe ateistėt, agnostikėt e pjestarėt e botėkuptimeve/filozofive tė tjera jetėsore, duhet tė qėndrojnė tė alarmuar nga shkalla e pasaktėsive tė qėllimshme dhe indoktrinimit qė u serviren atyre, fėmijve tė tyre, e bashkombėsėve tė tyre. Shqiptarėt muslimanė duhet ta kuptojnė njėherė e mirė, se me dekada tė tėra janė tė indoktrinuar me histori osmanofobe, turkofobe e islamofobe. Duhet ta kuptojnė se nga historia ideologjike e tillė ēfarė ėshtė, mund tė marrin pėrgjegjje vetėm pėr KOHĖN e ndodhive historike. Pra mund tė gjejnė pėrgjegjje historike vetėm nė pyetjen KUR, duke mėsuar kėshtu vetėm data. Nė pyetjen KUSH, gjejnė mė pak saktėsi, sepse gėnjehen qėllimshėm mbi profilet e shumė protagonistėve historik. Ndėrkaq qė nė pytjet PSE dhe SI, pėrgjigjjet historike janė tėrėsisht ideologjike.



    Nė shkrim-reagimet e tyre shqiptarėt muslimanė, duhet tė jenė mė “ofanziv” duke potencuar qėndrimin islam tė tyre. Tė mos potencosh se ke qėndrim islam (ose ēfarėdo qėndrimi ēoftė) i bie ose tė frikohesh, ose tė besosh fshehurazi nė bindjet qė ke. Kurse tė kundėrshtosh mbi principe tjera jo-islame, anipse ndonjėherė imponohen, nuk ėshtė e rekomandushme, sepse gjason nė kompleks inferioriteti e defetizėm. Unė e di dhe e kuptoj qe nė polemika, nganjeherė shėrben si efikase edhe metoda e tė qenurit diplomatik, por besoj se muslimanėt shqiptarė pas monizmit, po i shterrin krejt energjitė e tyre duke u munduar tė dėshmojnė ēfarė NUK JANĖ. Shkruajnė se nuk janė terroristė, se nuk janė anti-europianė, se nuk janė kundėr demokracisė, se nuk janė kundėr tolerancės…kurse ēfarė JANĖ, dhe si e kanė ndėrmend tė pozicionohen karshi qėndimeve deri edhe fashiste tė palėve tė kundėrta, defetizohen. Kjo duhet ndryshuar, nė ndėrrmarėsi shumė mė proaktive tė theksimit tė identitetit musliman tė tyre. Politikisht, duhet tė ngulin kėmbė nė tri kėrkesat bazike: Mėsimin-Besimin, Qendrėn-Islame dhe Mos-diskriminimin e femrės muslimane, qė i preokupojnė qė nga rėnia e monizmit. Duhet ta krijojnė njė qendėr rėndese tė tyren, dhe bashkim krerėsh potencialisht elitistė, nisur nga fakti se janė shumė tė decentralizuar. Poashtu duhet mos izolohen, por tė emancipohen mė shumė mbi tė kaluarėn e tė parėve tė tyre muslimanė, qė nuk hanin barė, por ishin shoqėri politike nė Lidhjen e Prizrenit mė 1878, dhe qė shumica dėrmuese e tyre ishin Klerikė Islamė e muslimanė tė devotshėm. Akademikisht duhet dėshmuar e mbrojtur fakti, se themelet e kombit shqiptar janė nė Lidhjen e Prizrenit (e jo mė herėt), anipse Shqipėria nuk u krijua mbi principet e Lidhjes sė Prizrenit, e as Kosova nuk ėshtė shtet i dytė shqiptar, e lėrė mė fetar. Tė paktėn duhet ditur e vėrteta historike, e tė mos lejohet grabitja e historisė nga ata qė nuk e bėnė atė.


    Komuniteti turk nė Kosovė, nuk duhet tė bėjė gjumė dimėror ndaj turkofobisė nė vend, por nėpėrmjet njerėzve tė tij, qė e kuptojnė shqipen (e qė besojė nuk janė tė paktė), tė informohen mbi shkallen e shfryerjeve ksenofobike ndaj tyre si komunitet, qė nga fashistėt e zemrėsshqiptare me nė krye Ndue Ukajn, tek njėfarė nacional-katoliku gjakovar Fahri Xharra, e deri tek “bariu i grixhės” qė kompromiton rolin e tij, Don Shan Zefi, e ti denocojnė tė tillėt pėr shpifje e ofendime. Jam i bindur se po tė kishte ofendime tė tilla ēfarė bėjnė tė lartėcekurit, ndaj komunitetit rom, deri mė tani do tė kishte reagim nga ky komunitet. Dhe pėr fund, Turqia dhe krerėt e saj institucionalė qė nga Ambasada Turke, TIKA etj., pos forcimit tė marrėdhėnieve tė shėndosha me institucionet e Kosovės, duhet sa mė shumė ta ndihmojnė krijimin e lidhjeve organike tė studentėve shqiptarė tė fushave si Historia, Sociologjia, Shkencat Politike, e Marrėdhėniet Ndėrkombėtare duke mundėsuar shkollimin e avansimin e tyre nė fushat respektive, nėse shteti turk ėshtė i interesuar qė nė Kosovė nesėr tė eksistojė njė ambient mė volitės, pėr interesat tona vėllazorore. Ėshtė pikėrisht historia e shkruar nė formėn e saj mė indoktrinuese ajo qė ka alienizuar tashmė me dekada, shumė breza. Shpresoj tė investojmė sa mė shumė nga vetja jonė qė ketė ta ndryshojmė. Po i vuajmė pasojat e historigrafisė enveriste tė importuar nė Prishtinė nė pajtueshmėri me sistemin jugosllav e mė pas serb, si dhe 17 vjeqarin rugovist osmanofob, turkofob e islamofob.




    Autor: Fatlum Sadiku

  2. #2
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar mė parė nga Marmara Lexo Postimin
    Sė pari, vetė kerkesa, me qellim a pa qellim u keqinterpretua, sepse Dincer nuk kerkoi rishkrimin e historisė, por vetėm largimin e fjalėve fyese karshi periudhės osmane/turqve.

    Autor: Fatlum Sadiku
    Epo sigurisht si gjithmone ne Shqiptaret qimen e bejme tra.
    P.s Shume shkrim interesant!
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  3. #3
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    per ceshtjen kombetare Turke ishte fjala?

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-10-2011
    Postime
    24
    Fjale me vend ,nuk ka nevoje te komentohet me tutje ,ata qe deshirojne te stermadhojne gjerat i bejne vetem me nje qellim qe te futin percarje dhe qe cdo gje te shkoje ne interes te grekut dhe serbit ,sepse vatem ata jane armik i perbetuar i Turqise, dhe nga frika qe mos dalin gjerat e verteta per mejdani ia fillojne luftes me pare ,kjo i tmeron pakicat greke e serbe nder shqiptaret dhe gjitha ata qe kane frike nga Islami dhe Turqia

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Ne sundimin e perandorise osmane nuk kishe te drejten e deklarimit te etnis
    por te drejten e deklarimit te fese dhe lejimin e perdorimit te saj e kishe ..
    te vjen keq qe ne ditet e sotme ka akoma shqiptar qe vella bejne ate te te njejtes fe ...
    e jo ate te nje gjaku e te nje gjuhe ...jemi kthyer shume me mbrapa se ish perandoria osmane ..
    Shqiptaret i dhane turqise shume me shume se sa i dha ajo
    34 vezire (kryeministra ) etjetj.





    Qeveria e Kosovės pas kėrkesave kėmbėngulėse tė Qeverisė sė Turqisė, ka arritur marrėveshje, e cila parasheh ndryshimin e disa pjesėve tė historisė nė librat shkollorė, qė kanė tė bėjnė me Turqinė. Zyrtarėt e Qeverisė sė Kosovės kanė pranuar ndryshimin e tė gjithė atyre fakteve apo komenteve, nė tekstet e historisė shqiptare, tė cilat autoritetet qeveritare tė Turqisė i konsiderojnė fyese dhe tė njėanshme, pavarėsisht se historianėt nė Kosovė dhe nė Shqipėri e mohojnė kategorikisht mundėsinė qė nė tekstet e historisė sė popullit shqiptar tė ketė fyerje kundėr Turqisė. Pavarėsisht nga faktet, pavarėsisht se ēka dėshmojnė dhe argumentojnė historianėt shqiptarė, Qeveria aktuale e Turqisė kėrkon me kėmbėngulje njė qasje tjetėr tė historisė sė Shqipėrisė, pėr hir tė marrėdhėnieve, aktuale miqėsore nė mes tė dy vendeve.

    Mirėpo fjala e historianėve shqiptarė nuk ēon peshė kur ėshtė nė pyetje politika, e cila ėshtė e gatshme tė bėjė pazare, madje edhe nė kurriz tė identitetit kombėtar, me qėllim pėr tė qėndruar sa mė gjatė nė pushtet, dhe pėr t’iu nėnshtruar interesave tė ndryshme, ashtu sikur ka pranuar ndėrrimin e Himnit dhe tė disa simboleve tė tjera kombėtare. Duke folur lidhur me kėtė marrėveshje, zėvendės-ministri i Arsimit, Nehat Mustafa thotė se ndryshimet do tė bėhen pėr shkak se autorėt e teksteve historike, sipas tij, paskan bėrė shumė gabime, por edhe pėr shkak se strategjia e BE-sė po kėrkuaka qė tekstet e historisė tė lirohen nga gjuha e dhunės.
    Duke folur pėr kėtė skandal tė llojit tė vet, profesori dhe historiani i mirėnjohur i Universitetit tė Tiranės, Pėllumb Xhufi thotė se ndryshimet e caktuara nė tekstet e historisė sė popullit shqiptar edhe mund tė bėhen pėr shkaqe politike, por e vėrteta ėshtė se nuk ka asgjė fyese dhe jo reale nė tekstet e Historisė sė popullit tonė. Qeveria e Kosovės nėse pranon ndryshimet, atėherė bėn pranimin e njė kėrkese politike dhe pėr nevoja politike ka saktėsuar, Pėllumb Xhufi, duke shtuar se njė kėrkesė e tillė, tė paktėn, ėshtė dashur tė shqyrtohet me autoritetet e Shqipėrisė, pėr shkak se Shqipėria dhe Kosova ndajnė tė njėjtėn materie historike sa i pėrket periudhės sė sundimit tė Perandorisė Osmane nė trojet shqiptare.



    Ndryshimi i historisė sė kaluar pėr hir tė miqėsisė aktuale ėshtė njė “pazar i keq politik” dhe njė precedent i rrezikshėm, jo vetėm pėr tekstet e historisė, tė cilat mjerisht janė ndėrruar e censuruar sa e sa herė nė tė kaluarėn, por edhe pėr fatin se miqėsia mbi baza tė mohimit tė sė kaluarės, ėshtė miqėsi sa pėr sy e faqe, miqėsi me interes dhe nė esencė ėshtė miqėsi tok me hipokrizi e djallėzi.

    Tė pėrkujtojmė edhe me kėtė rast se historia e marrėdhėnieve turke shqiptare ėshtė njė kapitull i rėndėsishėm i kėtyre dy popujve. 500 vjet bashkėjetesė tė pabarabartė, me hir apo pa hir, kanė bėrė qė shqiptarėt dhe turqit tė kenė qenė miq dhe armiq nė tė njėjtėn kohė. Shqiptarėt edhe pse pranuan islamin nuk u turqizuan, ashtu sikur turqit edhe pse pranuan islamin, nė periudhėn mė tė hershme tė pėrhapjes, nuk u arabizuan.
    Duke qenė se shqiptarėt nė shumicė pranuan islamin, Turqia i trajtonte si qytetarė tė barabartė tė Perandorisė, duke iu besuar edhe postet mė tė larta nė hierarkinė ushtarake, fetare e politike. Nė tė njėjtėn kohė, kur njė shumicė dėrrmuese shqiptare ishte bėrė pjesė e synimeve pushtuese tė Perandorisė, pjesa tjetėr luftonte pėr mė shumė autonomi, pėr vetėqeverim e mė nė fund edhe pėr shkėputje. Turqia, asnjėherė gjatė 500 vitesh tė sundimit nuk ua ka njohur shqiptarėve tė drejtat kombėtare, gjuhėn, historinė, kulturėn dhe i ka detyruar tė deklarohen “turk elhamdulilah”.

    Shqiptarėt i kanė dhėnė Perandorisė rreth 30 serasqerė, vezirė dhe komandantė tė nivelit mė lartė ushtarak, nė anėn tjetėr nuk kanė qenė pakicė ata vezirė, komandantė e guvernatorė qė i tradhtuan interesat e Perandorisė pėr interesa tė trojeve arbėrore, si Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu, Halil Patrona, Ali Pashė Tepelena, Mustafė Pashė Bushati, Avdyl Frashėri, Imer Prizreni, Ismail Qemali e shumė tė tjerė.

    Kjo ta quajmė bashkėjetesė e detyruar shqiptare-turke gjatė tėrė sundimit 500 vjeēar tė Perandorisė Osmane, nė trojet shqiptare ka pasur specifikat e veēanta historike, tė cilat mbase edhe nuk janė gjurmuar sa duhet dhe si duhet.



    Pretendimet e politikės sė mjerė shqiptare pėr tė rehabilituar tė gjithė pushtuesit pa dallim, janė pėrpjekje tė mendjeve dhe kokave servile, thellėsisht antikombėtare, tė njėjta sikur ato tė kohės sė pushtimeve shekullore. Nėse vazhdon kjo logjikė e degjeneruar, atėherė pas njė kohe tė shkurtėr do tė gjenden politikanė servilė, tė cilėt do tė rehabilitojnė edhe sundimin serb dhe sllav nė Kosovė, madje edhe vetė kryekriminelin e damkosur Milosheviq.
    Tė mos harrojmė se ishin pikėrisht zyrtarėt e UNMIK-ut nė Kosovė, ata tė cilėt kanė kėrkuar nga Instituti i Historisė qė tė rishikohet tekstet e historisė dhe tė hiqen pėrmbajtjet, tė cilat konsiderohen se nxisin urrejtje mes kombeve. Dhe ēuditėrisht ata kanė hasur nė pėrkrahje pa rezervė nė kėtė drejtim.



    Loja cinike lidhur me rivlerėsimin e sė kaluarės u bė para dy vitesh, edhe me rastin e organizimit tė njė manifestimi, nė 621-vjetorin e vrasjes sė Sulltan Muratit tė Parė, nė Betejėn e Kosovės, tė vitit 1389. Manifestimi u mbajt nė Tyrben e Sulltan Muratit, nė Gazimestan afėr Prishtinės. Ky tubim ishte organizuar nga zyrtarė tė kulturės sė Turqisė, pastaj tė komunės sė Mamushės, ku mori pjesė edhe kryemyftiu i Kosovės, Naim Tėrnava. Nė pėrkujtim tė vrasjes sė Sulltan Muratit, u tha se Sulltani nuk kishte ardhur nė Kosovė si pushtues, me qėllim pėr tė pėrfituar, apo pėr tė ngritur pasuri, por vetėm si mbret dhe me qėllim kryesor tė pėrhapjes sė islamit. Vrasja e tij, sipas disa pjesėmarrėsve paskėsh ndodhur nė rrethana ende tė pasqaruara.



    Myslimanėt shqiptarė tė Kosovės e mė gjerė, nuk e pranuan islamin pėr hatėr tė sulltanėve, as pėr hatėr tė merhumit, Sulltan Murad, qė la kockat nė Kosovė, por pėr hir tė pėrkushtimit ndaj krijuesit dhe me qėllim qė tė ndaheshin nga Kisha ortodokse serbe, greke, e cila tė gjithė shqiptarėt e krishterė i konsideronte dhe i konsideron edhe sot me prejardhje serbe e greke.
    Kujtesa jonė e pasur kombėtare e afishuar edhe nė tekstet tona tė historisė, flet pėr qindra luftėra e beteja, qė zhvilluan shqiptarėt myslimanė kundėr despotizmit tė sulltanėve, kundėr mėkėmbėsve e pashallarėve gjakatarė turq, por edhe atyre shqipfolės nė shėrbim tė tyre. Nė tė gjitha lėvizjet ēlirimtare kundėr pushtimit turk, prej kohės sė Skėnderbeut, tė Halil Patronės, i cili udhėhoqi kryengritjen mė tė madhe tė tė gjitha kohėve nė Stamboll, nė shtator tė vitit 1730, Ali Pashė Tepelenės, Abdyl Frashėrit, Imer Prizrenit, Haxhi Zekės, Isa Boletinit, Ismail Qemalit, Hasan Prishtinės e qindra tė tjerėve, e deri te shpallja e pavarėsisė sė Shqipėrisė, mė 28 nėntor tė vitit 1912, rezistencėn heroike nė mbrojtje tė identitetit kombėtar dhe nė luftė pėr ēlirim nga Turqia e kanė mbartur mbi supe shqiptarėt me besim islam, tė cilėt nuk e luftuan islamin, sepse tė tillė ishin edhe vetė, por luftuan despotizmin, dhunėn, shkombėtarizimin, luftuan kundėr detyrimeve tė dhunshme nė ndėrrimin e fesė, kundėr marrjes sė dhunshme tė fėmijėve tė krishterėve, kundėr tagrave e plaēkitjeve, kundėr marrjes nizamė dhe kundėr katandisje sė pėrgjithshme, qė ndodhi pėr afėr 500 vjet tė pushtim aziatik mbi kurriz tė popullit shqiptar.

    Nė luftėrat e tilla morėn pjesė edhe vėllezėrit tonė krishterė, vėllezėrit e gjakut e tė gjuhės. As ata nuk e luftuan islamin si fe, por luftuan kundėr despotizmit turk, pėrkrah vėllezėrve tė tyre, tė cilėt ishin shumicė, luftuan dhe u copėtuan pėr krijimin e Shqipėrisė etnike, pa dallim feje e ideologjie.

    Pretendimet pėr ta pėrzier pėrkatėsinė islame tė shqiptarėve me kohėn e pushtimit turk, meqė nė atė kohė, tė parėt e pranuan islamin, janė pretendime hileqare dhe nuk pėrkojnė me realitetin historik dhe shkencor. Ėshtė e vėrtetė se islami erdhi nė Shqipėri me turqit ,po kovertimi zgjati disa vjet.shqiptare pranoi islamin, por jo edhe kulturėn, zakonet gjuhėn dhe pushtimin turk, sepse pėrcaktimi pėr njė fe, cila do qoftė ajo nuk nėnkuptonte, as nuk nėnkupton nė asnjė mėnyrė edhe ndėrrimin e identitetit kombėtar, gjuhėsor e kulturor.

    Miqėsia qė kanė shqiptarėt sot me turqit, e veēmas me shtetin turk, nuk nėnkupton vasalitetin, nėnshtrimin dhe keqinterpretimin e falsifikimin e sė kaluarės. Tė besojmė se Turqia nuk e kėrkon kėtė, por janė disa shqiptarė pacifistė dhe pa kurriz, janė tė nėnshtruarit denbabaden, tė cilėt i thurin himne pushtimit, ashtu sikur i kishin thurur himne sulltanit, mė vonė Pashiqit e kralit, Musolinit, Hitlerit, Josip Broz Titos e tėrė sojit tė pushtuesve. Kjo klasė shqipfolėsish e injoron identitetin kombėtar dhe pikėrisht pėr kėtė e injoron edhe historinė shumėshekullore tė rezistencės.



    Pėrpjekjet pėr ta shtrembėruar historinė janė bėrė alfa dhe omega e shumė “intelektualėve, shkrimtarėve dhe historianėve” shqiptarė, tė cilėt kėtė luftė tė pandershme e bėjnė pėr lekė, e bėjnė pėr hir tė padronėve tė tyre, pėr pėrfitime tė pista mbi kurriz tė gjakut tė derdhur rrėke pėr liri gjatė shumė shekujve.

    Pavarėsisht kėtyre pėrpjekjeve, tė cilat aktualisht janė nė ngritje, historia e shkruar me gjakun e bijve dhe bijave mė tė mira tė kombit, do t’ua errėsojė, jo vetėm shkrimet perverse, por edhe sytė e tyre tė lėbyrur nga pėrfitimi, lakmia e mashtrimi.

    Shqiptarėt qė kanė pėrkatėsi fetare islame nuk kanė asnjė nevojė tė ndihen turq, arabė apo kurdė. Kėtė, besojmė fort se nuk e kėrkon Turqia as shtetet arabe. As vėllezėrit tanė tė krishterė nuk kanė nevojė tė ndihen italianė apo grekė. Ēėshtje e fesė ėshtė ēėshtje individuale e besimit dhe nuk duhet tė keqpėrdorėt, meqė keqpėrdorimi i fesė pėr qėllime politike ka sjellė dhe aktualisht po sjellė tragjedi kudo nė botė. Bashkėjetesa e besimeve tė ndryshme fetare nė mesin e shqiptarėve, ka qenė dhe do tė mbetet diga kryesore e pėrcaktimit kombėtar dhe kėtė digė nuk e shpėrthejnė dot mendjet e terratisura dhe ata qė prore i ndėrrojnė bindjet dhe pėrcaktimet e tyre. Zyrtarėt tanė do tė duhej qė kėtė tė vėrtetė t’ ua bėnin me dije zyrtarėve turq, duke iu kujtuar edhe rastin se turqit osmanė e kishin pranuar islamin nga arabėt dhe ata jo vetėm qė nuk u arabizuan por edhe i pushtuan pothuajse tė gjitha vendet arabe, gjatė sundimit tė tyre 700-vjeēar nė Azi, Evropė dhe nė Afrikė.

    Postuar nga: Radio Kosova e lirė - www.radiokosovaelire.com
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Jam kurioze te di turqit shkruajne ne historine tyre per orgjinen e atyre qe udhehoqen turqine ?
    34 kryeministra shqiptar
    11 boshnjak
    11 gjeorgjan

    se himnin turk e ka bere nje shqiptar ?
    etjetj


    HAJRO LIMAJ*
    22/02/2009 Ne dhjetorin e vitit 1994, kur u akreditova atashe Ushtarak ne Republikėn e Turqisė dhe fillova takimet zyrtare me ministrin e Mbrojtjes, Shefin e Shtatmadhorisė e shume personalitete te tjera shtetėrore dhe politike te vendit gjeta njė mikpritje dhe pėrzemėrsi qe nuk e kisha hasur ne shume vende te tjera te Evropės qe kisha qene me pare. Ketė pėrzemėrsi e ndieja edhe me qytetaret e thjeshte te Turqisė ne Ankara, Stamboll, Bursa, Izmir, e kudo qe unė ndodhesha me detyre. Sapo mėsonin qe isha atashe ushtarak i Arnavutlluk-ut (Shqipėrisė), ata shprehnin njė respekt dhe njė mirėsjellje te veēantė. E gjithė kjo lidhej me autoritetin, dinjitetin, trimėritė, besnikėritė dhe humanizmin qe kishin treguar shqiptaret nga periudha Osmane e deri ne ditėt e sotme. Kur trajtonim marrėdhėniet e dy vendeve tona te gjithė autoritetet i referoheshin menjėherė historisė se largėt, te mesme dhe te sotme te shqiptareve, vlerave te tyre ne periudhėn Osmane dhe ne periudhėn e shtetit moderne te Turqisė. “Shqiptaret kane drejtuar perandorinė Osmane dhe shtetin turk. Edhe tani, ne vendet kryesore te Turqisė jane shqiptaret, nipėrit dhe mbesat e tyre”, shpreheshin ata me kėnaqėsi. Dhe ky realitet mua me shoqėroi ne ēdo ministri, ne ēdo prefekture, bashki e komande ushtarake. Por, ne kėtė shkrim do te ndalem me shume per rolin e shqiptareve ne Perandorinė Osmane.Perandoria Osmane jetoi 560 vjet, deri ne vitet 1922 ne tre kontinente: Azi, Evropė dhe Afrike. Te gjithė historianet e huaj dhe turq, te cilėt kane studiuar historinė e Perandorise Osmane, pohojnė se: “…Kryeministrat ( kryeveziret ose sadrazamet), ministrat (veziret) dhe pashallarėt (gjeneralėt) e komandantet ushtarake me te vlefshėm kane qene me origjine shqiptare”. Dhe kėtė pėrfundim e vėrteton numri shume i madh i kryevezireve shqiptare ose me rrėnjė shqiptare qe administruan perandorinė Osmane deri ne vitet 1922. Kėshtu, Koxha Sinan Pasha ne periudhėn 1580-1596 ka qene pese here Kryeministėr: 1580-1582, 1586-1591, 1593-1595, 4 muaj me 1595 dhe 4 muaj ne vitin 1596. Nen drejtimin e tij u pushtua Jemeni.

    Ahmet Pash Dukagjini ka qene Kryeministėr per 2 muaj e 17 dite ne vitin 1517. Rridhte nga njė familje shqiptare e Leke Dukagjinit.

    Ajaz Ahmet Pasha lindur ne Vlore, me origjine jeniēeri dhe ka qene Kryeministėr ne vitet 1536-1539

    Lutfi Pasha nga Vlora, martuar me motrėn e Sulltan Kanun Sylejmanit kreu detyrėn e Kryeministrit per I vit e 9 muaj ne vitet 1539-1541.

    Kara Ahmet Pasha, Kryeministėr 1 vit, 11 muaj e 23 dite ne vitet 1553-1555.

    Semiz Ahmet Pasha, dy here Kryeministėr ne vitet 1579-1580.

    Ferhat Pasha, dy here Kryeministėr; ne vitet 1591-1592 dhe 4 muaj e 19 dite ne vitin 1595.

    Merre Husein Pasha ishte Kryeministėr per 2 vjet 2 muaj dhe 13 dite ne vitet 1601-1603. Ai ka shėrbyer edhe si prefekt, vali ne Egjipt.

    Tabani Jasse Mehmet Pasha ishte Kryeministėr ne vitet 1632-1637.

    Kujuxhu Murat Pasha ka qenė 4 vjet, 7 muaj e 25 dite Kryeministėr ne periudhėn 1606-1611. Pastaj vazhduan Nusuh Pasha ne vitet 1611-1614, Ohrili Hysein Pasha ne vitin 1621, Xixhan-Kapuxhubashi Sulltanazde Mehmet Pasha ne vitin 1602-1646, Kara Mustafa Pasha dy here ne vitet 1649-1650 dhe ne vitin 1655, Torhonxhu Mustafa Pasha ne vitet 1652-1653, i cili u dėnua me varje ne litar, rridhte nga njė familje matjane, Zurnazen Mustafa Pasha shėrbeu si Kryeministėr vetėm 4 ore ne vitin 1656, Qypryly Mehmet Pasha 5 vjet Kryeministėr nė periudhėn 1578-1661. Ishte me origjine nga Roshniku i Beratit, Qypryly Ahmet Mustafa Pasha, djali i madh i Mehmet Pashes ishte 15 vjet Kryeministėr. Ne vitin 1659 u gradua vezir dhe marshall, Qypryly Fazell Mustafa Pasha shėrbeu 2 vjet e 3 muaj Kryeministėr. Biri i dyte i Mehmet Pashės dhe vėllai i Ahmet Mustafa Pashes, Arabaxhi Ali Pasha ne vitet 1691-1692, Amxhazade Husein Pasha, nga familja e Mehmet Pashe Qyprylyse qėndroi 4 vjet e 11 muaj ne periudhėn 1797-1802, Dalltaban Mustafa Pasha, lindur ne Manastir Kryeministėr ne vitet 1702-1703, Qypryly Numan Pasha 2 muaj e 2 dite ne vitin ne 1710, Haxhi Halil Pasha lindur ne Elbasan njė vit ne voton 1716, Ivaz-zade Halil Pasha ne vitin 1770, Memish Pasha 1 muaj e 9 dite ne vitin 1808-1809, Gjiritli Mustafa Nail Pasha nga Policani Kosturit te Korēės ka qenė tre here Kryeministėr ne vitin 1853, 184 dhe 1857, Mehmet Ferit Pashe Vlora shėrbeu si Kryeministėr gjate viteve 1902-1908, besnik i Sulltan Abdylhamitit te Dyte. Mehmet Ferit Pashe Vlora ka lindur ne Janine ne vitin 1852, ishte biri i Mustafa Pashe Vlorės Ferit Pashe Vlora nga babi ishte stėrnipi i admiralit Sinana Pashes dhe nga nena vinte prej familjes se Ali Pashė Tepelenės, Misairli Sait Halim Pasha, nipi i Mehmet Ali Pashe Kavalles shėrbeu ne vitet 1913-1917, Ahmet Izet Pasha shėrbeu si sadrazam-Kryeministėr 25 dite ne vitin 1918, Damat Ferit Pasha, Kryeministri i fundit i perandorisė Osmane, tradhtoi luftėn ēlirimtare te Ataturkut. Meliki Mansur-Hain Ahmet Pasha, ushtarak i zoti, punoi si Kryeministėr ne vitet 1523-1524, Gjedik Ahmet Pasha ne vitin 1475 u emėrua Kryeministėr per 4 vjet, Rystem Pasha ne vitin 1554 u emėrua Kryeministėr per 14 vjet derisa vdiq, Ibrahim Pasha shėrbeu 13 vjet Kryeministėr.

    Kryeministrat e familjes “Qypryly” qe sunduan afro 100 vjet ne shekullin e XVII, perandorinė Osmane e shpėtuan nga njė rrėzim total, shtetit i dhanė gjak. Pushteti i Qyprylynjve ka qene me i forte dhe me efikas nga autoriteti i sulltanėve te asaj kohe. Pashallarėt, gjeneralėt e besės fisnike shqiptare shpėtuan edhe “kryet e sulltanėve”

    Eshte interesant te pėrmendet se shqiptaret qe kishin marre njė kulture humanitare islame ne shtetin Osman, nuk ishin egoiste. Sami Frashėri per kėtė shkruan: “Shqiptaret kane shėrbyer me shume per boten e jo per veten e tyre”. Perandori i Francės Napoleon Bonoparti ne vitin 1798 u nis te pushtonte edhe Egjiptin. Osmanllinjtė dėrguan njė ushtri te pėrberė prej ushtareve te zgjedhur shqiptare. Kėtė ushtri e komandonin shqiptarėt Tahir Pasha dhe Mehmet Aliu. Pasi theu Bonopartin, kapiteni Mehmet Ali u vendos ne Egjipt. Ne vitin 1801 u gradua pasha, gjeneral dhe ne 1805 mori ne dore pushtetin lokal te Egjiptit. Mehmet Alia Pasha u shtri deri ne Sudan. Me pas nėnshtroi edhe feudalet e Arabisė qe pėrbenin njė problem per Perandorinė Osmane. Me dinastinė e Mehmet Ali Pashės, krahas arabishtes dhe turqishtes, flitej shqipja. Ne Aleksandri atij i eshte ngritur statuja prej bronzi. Dinastia e kėsaj familjeje ne Egjipt vazhdoi deri ne vitet 1956. Per rolin dhe vlerat e shqiptareve shefi Shtatmadhorisė Turke, marshalli Fevzi Cakmak shkruante: “Me qindra burra shteti shqiptare jane dalluar ne historinė Osmane. Shume nga ata kishin zėnė edhe pozita te larta, te rėndėsishme si kryeministra (sadrazame). Turqit dhe shqiptaret, ne betejat qe kane fituar bashkėrisht kane pajtuar interesat e tyre te pėrbashkėta, jane bere vėllezėr te vėrtetė”. Ndėrsa studiuesi gjerman prof. dr. Herman Gros ne librin “Ekonomia Ballkanike” shkruan se “Shqiptaret gjate pese shekujve qe kane bashkėjetuar me turqit osmanlinjė, ne saje te aftėsisė se adaptimit dhe te talenteve te tyre si nėpunės, kishin zėnė shkallet me te larta ne Qeverinė e Stambollit dhe kishin role te rėndėsishme per perandorinė. Mirėpo nga ana tjetėr, fiset shqiptare jetonin te lira e te pa varura ne male te Shqipėrisė”. Shume shqiptare duke mos e njohur gjuhen turke pyesin me dyshim se, perse turqit shqiptaret i quajnė “arnavut” dhe Shqipėrinė Arnavutlluk. Fjala arnaut vjen nga persishtja e vjetėr, arna-vut, qe do te thotė “trim, i cili nuk di te kthehet mbrapa”. Osmanllinjtė ne lufte me persėt, batalionet (taborėt) e skalionit te pare te i zgjidhnin jeniēer trima, qe edhe pse shikonin rrezikun e vdekjes, mėsynin vetėm pėrpara. Ata kryesisht zgjidheshin shqiptare dhe per kėtė arsye shqiptareve u vendosen emėrtimin “arnavut” dhe Shqipėrisė Arnavutluk. Trimėrinė e shqiptareve e shpreh edhe historiani Mehmet Tefik, i cili shkruan: “Bashkėsinė Otomane e kane siguruar dy krahė: turqit ne Lindje ( Anadoll ) dhe shqiptaret ne Perėndim ( Ballkan)..”.Por shqiptaret, ne perandorinė Osmane krahas personaliteteve qeveritare dhe ushtarake, kane bere emėr edhe ne administrate, drejtėsi, arsim, kulture, arkitekture, arte etj. Ne radhėt e para te kėtyre personaliteteve jane shume figura te rėndėsishme te Rilindjes tone Kombėtare, veprimtaria e te cilėve, sidomos e Hasan Tahsinit, rektori i pare i universitetit te Stambollit, Sami Frashėrit etj, ishin me rrezatim te theksuar per kulturėn e tere Perandorisė Osmane, pėrfshire edhe Shqipėrinė e asaj kohe. Sami Frashėri hartoi fjalorėt dhe enciklopeditė monumentale si: Fjalori Frėngjisht-Turqisht, Fjalori Turqisht, Enciklopedi Historike-Gjeografike ne 6 vėllime etj, duke i shėrbyer arsimit, edukimit dhe kulturės turke-osmane shume me tepėr se sa njė intelektual turk. Abdyl Frashėri, 10 vjet deputet ne Parlamentin e pare perandorak, 1877-1878, Abedin Dino njė nga valinjtė e shquar, Ismail Qemali sekretar i pėrgjithshėm i Ministrisė se Jashtme, vali ne Siri, deputet ne Parlamentin osman ne vitet 1908-1912, Vaso Pash Shkodrani, vali i pėrgjithshmen i Libanit. Himni Kombėtar i Turqisė se sotme autor ka shqiptarin Mehmet Akif. Shume personalitete te Turqisė moderne te formuar nga Mustafa Qemal Ataturku me 23 prill 1920 jane me origjine shqiptare. Marrėdhėniet e reja miqėsore turke-shqiptare, ne mėnyrė te veēante, hodhėn themele te forta me 1920, kur lindi Turqia e re dhe qeveria e Tiranes e dale nga Kongresi i Lushnjės ne 28-31 janar 1920 akordoi marrėdhėnie miqėsore, ushtarake e kulturore me qeverinė e Ankarasė. Per kėtė riafrim te Turqisė deputetet greke te Evropės shtruan pyetjen: “Ē’kėrkon Mustafa Qemal Ataturku ne Shqipėri? Apo mos ka qellim te krijoje njė Turqi te vogėl ne perėndim te Ballkanit”?
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Vizita e Erdoganit, Nano zhduku bustin e Skėnderbeut.


    Nė njė simpozium ndėrkombėtar kushtuar historisė sė Perandorisė Osmane qė u zhvillua nė Turqi nė shtator 2010, ishte bėrė thirrje pėr “ribėrjen” e historisė sė periudhės osmane. Rreth 70 ekspertė tė periudhės sė Perandorisė Osmane, 30 prej tė cilėve tė huaj, merrnin pjesė nė simpoziumin qė po mbahej nė qytetin turk Bilexhik. Shumica e shkencėtarėve pjesmarrės nė simpozium mendonin se historianėt perėndimorė janė tė njėanshėm dhe shprehin mendime tė gabuara lidhur me historinė e Perandorisė Osmane. Rektori i Universitetit tė Bilexhikut, prof. dr. Azmi Jozxhan, deklaronte se njėra nga dobėsitė kryesore ėshtė se historia osmane deri tani ėshtė shkruar nga tė huajt. “Sipas kuptimit tė tyre tradicional, turqit janė pėrshkruar si kolonizues tė ashpėr dhe pushtues, tė cilėt kanė shkaktuar gjakderdhje”, deklaroi Jozxhan duke shtuar se ”hulumtimet tregojnė se kėto pohime nuk i pėrgjigjen tė vėrtetės. Duke grumbulluar nė njė vend shkencėtarė nga disa shtete, ne dėshirojmė tė bėjmė hapat e parė nė ndryshimin e historisė osmane, nėse kemi mundėsi pėr kėtė”.

    Duke nisur qė nga Shqipėria dhe mė pas Kosova. Por nėse kėrkesa e autoriteteve turke ndaj qeverisė sė Kosovės pėr ribėrjen e historisė daton vitin 2010, kur kjo kėrkesė iu parashtrua ish-ministrit tė Arsimit tė Kosovės Enver Hoxhaj, nė Tiranė kėrkesat kanė qenė tė rangut mė tė lartė. Dy herė brenda tre viteve, kryeministri i Turqisė, Rexhep Taip Erdogan, u kėrkoi zytarisht autoriteteve shqiptare qė tė rishikonin tekstet e historisė, pėr periudhėn otomane, duke hequr ato qė gjoja fyenin popullin turk dhe madje duke riparė rolin e Skėnderbeut. Dhe ky i fundit ishte “kurbani” i vizitės sė kryeministrit turk nė selinė e qeverisė shqiptare mėse 6 vite mė parė. Njė ish-zyrtar i selisė sė qeverisė Nano nė atė kohė tregon se ēfarė poshtėrimi u bė nė selinė e Ekzekutivit tė njė shteti sovran. Para se kryeministri Nano tė priste nė takim zyrtar homologun e tij Erdogan, nė 12 shkurt 2005, gjatė vizitės nė selinė e qeverisė, nga zyra u hoq njė statujė e vogėl e Skėnderbeut. “Ishte njė zyrė e re qė ishte bėrė me oxhak dhe sipėr tij ishte statuja e vogėl, qė u hoq pėrpara se kryeministrat tė takoheshin”-kujton ish-zyrtari i administratės nė shkurt 2005.

    Ky do tė ishte vetėm fillimi. Pak ditė mė vonė, agjencia turke e lajmeve “Anadolu”, do tė zbardhte bisedimet e mbajtura sekret mes dy kryeministrave, duke u shprehur se kryeministri turk Erdogan kishte kėrkuar nga autoritetet shqiptare korrektėsi historike, duke bėrė thirrje pėr rishikimin e teksteve tė historisė. Erdogan, sipas agjencisė “Anadolu” i kėrkoi homologut shqiptar ngritjen e njė komisioni ekspertėsh dypalesh pėr rishikimin e teksteve tė historisė dhe qė “informacioni mbi marrėdhėniet Turqi-Shqipėri duhet tė reflektohet korrektėsisht nė librat shqiptarė tė historisė”. Kėto detaje tė bisedimeve u fshehėn nga qeveria e Nanos, siē kishte ndodhur edhe me kėrkesat e qeverisė greke pėr tekstet e historisė qė pėrshkruanin pushtimin dhe masakrat e andartėve grekė nė jug tė vendit.

    Kėrkesa e zyrtare e kryeministrit turk pėr rishikimin e historise i kishte si referim periudhė kohore kur heroi kombėtar I Shqipėrisė, Gjergj Kastriot Skenderbeu, pėr gati njė ēerek shekulli pėrballoi sulmet e ushtrive osmane, duke u bėrė jo vetėm mbrotės i vendit, por edhe pengesė e hordhive osmane pėr tė kaluar matanė Adriatikut, nė Perėndimin e krishterė.



    Erdogan, Berishės: Rishikoni “gabimet” nė tekstet e historisė

    Nė mars 2008, Erdogan erdhi sėrish nė Shqipėri, duke kėrkuar rishikimin e teksteve tė historisė. Nė kuadėr tė vizitės zyrtare, ku u nėnshkrua marrėveshja “Programi kuadėr pėr bashkėpunimin nė fushėn e arsimit, shkencės, kulturės dhe artit, rinisė dhe sporteve, masmedias dhe kontakteve midis njerėzve”, qeveria e Berishės bėjnė tė ditur se kryeministri turk do tė paraqesė njė propozim pėr ngritjen e njė komisioni tė pėrbashkėt pėr rishikimin e “gabimeve” tė tekstet e historisė. Erdogan ishte mbėshtetės i qeverisė “Berisha” dhe dy ditė para zgjedhjeve parlamentare tė 28 qershorit 2009, qė tė dy prenė shiritin e rrugės dhe tunelit Rrėshen-Kalimash, ndėrtuar nga konsorciumi amerikano-turk, “Bechtel-Enka”. Berisha, pas ardhjes nė qeverisje nė 2005 ndėrroi mendje pėr shitjen e “Albtelekom”, duke u tėrhequr nga kritika pėr shitjen e bėrė nga ish-kryeministri Nano nė 2005, dhe ia la atė grupit turk “Ēalik”.



    Arbėn Xhaferri

    Fjalėt e urta popullore kanė konotacione tė shumėfishta dhe vlejnė pėr situata tė ndryshme. Populli thotė “ujku qimen e ndėrron, por vesin jo”. Kemal Ataturku, Presidenti i parė i Republikės sė Turqisė, e ndėrroi karakterin e rendit shoqėror politik tė Turqisė, por nuk arriti ta ndryshojė mendėsinė e popullit, apo thėnė mė saktė tė njė elite qė mendonte me kategori imperiale. Kėto tendenca, ambicie imperiale si moto kryesore e kanė tezėn se periudha osmane ka qenė njė rrėfim i suksesshėm (suēess story) dhe jo njė okupim i egėr. Me kėtė bėhen pėrpjekje qė jo vetėm ta ndryshojnė tė vėrtetėn historike, por edhe imazhin e turqve. Kjo tezė fillon nga konstatimi se Perandoria Osmane nuk ishte okupatore e jashtme, por erdhi nė njė hapėsirė gjeografike tė pasunduar, ngjashėm si popujt evropianė qė krijuan shtetet e tyre tė reja nė Amerikė.



    Shkrimtari Sabri Godo: Skėnderbeun nuk e heq askush

    Sabri Godo shkrimtari i librit “Skėnderbeu” ishte ndėr zėrat qė e dėnoi ashpėr veprimin e qeverisė shqiptare nė 2005, duke akuzuar Nano se ishte mundur tė zhbėnte historinė e lavdishme tė vendit, duke hequr bustin e Skėnderbeut dhe duke ribėrė historinė. Ai ishte shprehur kundėr ribėrjes sė historisė sepse siē shprehej: “Mė duket njė gjė krejt e habitshme sepse nuk mund t’i kėrkosh njė njeriu, qė tė ndryshojė tė kaluarėn, sepse kjo ėshtė jashtė fuqive tė kujtdo qoftė. Ne nuk mund tė bėjmė ndryshime tė sforcuara nė histori, sepse nuk e kemi njė mundėsi tė tillė. Skėnderbeu ne na ėshtė dhėnė fillimisht pėrmes Barletit. Pėr kontributin e vėrtetė tė tij kanė dhėnė njė numėr tė madh albanologėsh tė huaj, tė shpėrndarė nė vende tė ndryshme tė botės, dhe ne nuk mundet qė tani ta ndryshojmė. Ashtu si nuk mund tė mohojmė dokumentacionin, qė ėshtė nė arkivat e pothuaj tėrė shteteve nė Evropė, lidhur me Skėnderbeun. Mė nė fund nuk kemi se ēfarė t’u bėjmė as vetė kronistėve turq tė cilėt flasin pėr dhjetėra fushata, gati 20 fushata tė pashallarėve turq kundėr Skėnderbeut dhe mė nė fund dy fushatat e mėdha tė sulltanėve, Muratit tė Dytė dhe tė birit Mehmet Fatihut, tė cilėt rrethuan Krujėn me kėmbėngulje dhe mė pas u detyruan qė tė tėrhiqen me humbje. Ka njė kronist turk qė thoshte se sulltani hoqi dorė nga dėshira pėr tė kapur nusen e fitores. Tė gjithave kėtyre nuk kemi se ēfarė t’u bėjmė”-shprehej ai duke dėnuar edhe heqjen e statujės sė Skėnderbeut gjatė takimit Nano-Erdogan.

    “Na mbetet qė tė fshehim Skėnderbeun dhe tė nxjerrim Nanon, dhe kjo do tė ishte njė gjė e turpshme. Skėnderbeun nuk mund ta lėvizė nga vendi, askush. As ndonjė parti politike apo kryeministėr. Kėshtu qė, nėse kjo ka ndodhur me tė vėrtetė, them se i ėshtė bėrė njė poshtėrim kėtij vendi. Pastaj do tė duhej, qė kur tė vemi ne nė Turqi, tė kėrkonim qė tė hiqeshin nga galeritė e tyre portretet e sulltanėve, qė kanė pushtuar kėtė vend. Ajo qė mė bėn mua mė tepėr pėrshtypje ėshtė se cilado qoftė e vėrteta dhe nuk besoj se ndokush tė dalė nė Turqi dhe tė mbrojė agresionet dhe fushatat e pėrgjakshme, qė bėnė sulltanėt turq njėri pas tjetrit pėr gati 5 shekuj. Ndaj dhe them se edhe nė Turqi zor se ndokush do tė pranonte qė tė ribėhej historia duke i dhėnė ngjyrime tė tilla”-shprehej autori i librit “Skėnderbeu”.

    Godo bėnte thirrje pėr tė mbrojtur historinė e Shqipėrisė, duke mos e bėrė atė njė mall pėr treg pėr interesat tona politike tė ditės. Ai bėnte paralelizma me historinė e popujve tė tjerė qė krijojnė dhe ngrenė lart figura edhe kur nuk i kanė, ndėrsa shqiptarėt kanė Skėnderbeun, qė ėshtė ēmuar nga tėrė bota si njė nga kapitenėt e shquar nė histori, dhe ndoshta i vetmi qė ka mundur tė pėrballojė fuqi tė mėdha me trupa tė pakta dhe kėtė e kanė thėnė kritikė tė historisė sė luftėrave nė anė tė ndryshme tė botės.



    Historianėt e Kosovės: “Sulltani nė vend tė Skėnderbeut?!”

    Historiani kosovar: “Okupatori mbetet okupator. Krimet qė i kanė bėrė Turgut Pasha e sulltanėt e Turqisė, asnjė ministri, asnjė individ nė asnjė mėnyrė nuk mundet t’i injorojė”

    Njė vit mė vonė, pas vizitės sė ministrit tė arsimit tė Turqisė nė Kosovė dhe thirrjeve pėr rishikimin e gabimeve nė tekstet e historisė, historianėt kosovarė shprehen tė hidhėruar se: “Njė ditė, jo fort tė largėt, nxėnėsit kosovarė ndoshta nuk do ta dinė njė prej kapitujve mė tė tmerrshme tė historisė shqiptare – asaj tė okupimit nga Perandoria Osmane, qė sundoi kėtė popull pėr pesė shekuj. Ndoshta nuk do ta dinė se vetėm disa vite mė parė nga Kosova u degdisėn nė Turqi dhjetėra mijėra kosovarė, si pjesė e njė plani djallėzor tė hartuar nė Beograd dhe Ankara, pas Luftės sė Dytė Botėrore. E, Sulltan Murati e Sulltan Mehmeti, njė ditė, ndoshta do ta zėvendėsojnė figurėn e Gjergj Kastriotit”.

    Frika e historianėve dhe intelektualėve nė Kosovė, duket e justifikuar sepse, tashmė qė Turqia edhe zyrtarisht i ka kėrkuar Kosovės “korrigjimin” e historisė pėrmes ministrit tė Arsimit, Omer Dincer, ndėrsa homologu i tij kosovar, Ramė Buja e pranoi kėrkesėn, duke pohuar se njė komision i posaēėm tashmė po punon pėr t’i jetėsuar kėrkesat turke pėr “korrigjimin e historisė”. Ndonėse ministri turk Dincer tha se: “Ne biseduam dhe kėrkuam nga Ministria eliminimin e paragrafėve nga librat e historisė sė Kosovės, tė cilat pėrmbajnė fyerje pėr historinė turke” ministri Ramė Buja tha se kėrkesa e ministrit Dincer nuk ėshtė pėr ndryshim tė historisė, por vetėm tė bėhet korrigjimi i saj. ”U tha qė do tė korrigjohen ata kapituj ku ka pjesė fyese pėr popullin turk. Kjo do tė korrigjohet dhe jo tė ndryshohet historia, sepse nuk mund tė ndryshojmė historinė, e cila ka ndodhur. Kjo do tė ndodhė duke qenė tė pėrbashkėta tė dy komisionet shumė profesionale nė kėtė drejtim”-ishte shprehur ai.

    Historianėt janė tė alarmua, duke theksuar se okupatori mbetet okupator, pavarėsisht ndihmės qė Turqia mund t’i japė Kosovės aktualisht. Hakif Bajrami, njė nga historianėt mė tė njohur nė vend, duke folur pėr gazetėn “Express” u shpreh se: “Okupatori mbetet okupator. Krimet qė i kanė bėrė Turgut Pasha e sulltanėt e Turqisė, asnjė ministri, asnjė individ nė asnjė mėnyrė nuk mundet t’i injorojė”, thotė Bajrami, pėr Express. “Krejt e dinė qė Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu ka luftuar kundėr turqve. Tash na me e fshi atė a? Krejt botėn e japim, e Skėnderbeun s’e japim”, -u shpreh historian Hakif Bajrami, duke pėrmendur disa prej krimeve tė osmanllinjve: “Prej Shkupit e deri nė Merdar, Pasha i Turqisė mė 1910, nė ēdo 10 metra e ka ngulur nė hunj nga njė shqiptar. A t’i harrojmė ne ato? Jo, nuk duhet t’i harrojmė edhe nuk bėn t’i harrojmė”. Dje reagoi edhe Ambasadorja e Turqisė nė Kosovė, Songül Ozan. Ajo ka thėnė pėr RTK se projekti me Ministrinė e Arsimit tė Kosovės, nuk pėrmban ndonjė qėllim tė ndryshimit tė historisė. “Me kėtė marrėveshje synohet qė gjeneratave tė ardhshme tė ju sigurohet mėsimi i historisė me njė botėkuptim objektiv qė nuk ngėrthen elemente urrejtjeje dhe qė ėshtė e pastruar nga paragjykimet.”.

    “Nė takim, janė vlerėsuar edhe mundėsitė e bashkėpunimit te cilat do tė mund tė pėrdoreshin ne periudhat e ardhshme pėr pastrimin e elementeve tė cilat pėrmbajnė shprehje te gabuara dhe paragjykuese tė paraqitura nė disa libra tė mėsimit fillor nė pjesėt ku flitet pėr turqit dhe periudhėn e Perandorisė Osmane si dhe pėrmirėsimin e disa hartave tė cilat pėrmbajnė emėrtime te papranueshme nga vendi ynė”-u shpreh e dėrguara e Turqisė nė Kosovė. Por historianėt kosovarė kanė thėnė se librat nuk pėrmbajnė elemente fyese, dhe se askush nuk mund tė mohojė faktin se Perandoria Osmane ka qenė pushtuese.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga saura : 22-10-2011 mė 09:50
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  8. #8
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anėtarėsuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    Citim Postuar mė parė nga Marmara Lexo Postimin
    Si lidhen, dhe si shpėrthejnė pėrnjėhėrė osmanofobia, turkofobia e islamofobia? Cila ėshtė rrugėdalja?



    Janė tri arsye qe mė bėnė tė shkruaj sėrish mbi rrymimet e nacionalizmit serb: osmanofobinė, turkofobinė e islamofobinė, me partizanėt e tij shqiptarė, rrymime qė po gėlojnė kėto ditė nė kuloaret tashmė tė njohura qė promovojnė frymė tė tillė. Njėra ėshtė vizita e ministrit turk tė arsimit Omer Dincer, me kėrkesėn shoqėruese pėr largimin e termave fyes ndaj periudhės osmane dhe turqėve, nga tekstet shkollore tė historisė, e dyta ėshtė njė ndjesi e pėrzier nė mes objektivizmit ndaj ēėshtjes, me subjektivizmin e njė qytetari nė lidhje me disa ēėshtje qė mendoj se medeomos inteferojnė nė kontekstin qė nuk ėshtė vetėm “teknik”, se a e pati apo se pati me vend Dinceri, por mė i thellė. Arsyeja e tretė qė mė shtyri, ėshtė nevojė pėr edukimin e pjesės sė shoqėrisė, qė ndihen tė ofenduar nga rrymimet nė fjalė tė nacionalizmit serb dhe mercenarėve tė tyre shqiptarė.

    .

    Vizita dhe kėrkesa e ministrit Dincer, ishte mėse e arsyeshme, por per shkakun se ishte e vonuar dhe direkte, ajo shkaktoi kakofoni dhe shumė reagime tek rrethet osmanofobe e turkofobe ne Kosovė. Sė pari, vetė kerkesa, me qellim a pa qellim u keqinterpretua, sepse Dincer nuk kerkoi rishkrimin e historisė, por vetėm largimin e fjalėve fyese karshi periudhės osmane/turqve. Kjo flet mė sė miri se sa sensitive dhe se sa problemtike ėshtė ēėshtja e historigrafisė, sepse kur njė gjė ėshtė krejt nė rregull, nuk ka nevojė pėr reagime krejtėsisht tė paartikuluara e inate, po pėr kundėr-argumente e dėshmi.




    Dijmė se tashmė per 10 vite e ma shumė, eksiston projekti i CDRSEE (Center for Democracy and Reconciliation in Southeast Europe), ku ndėr tė tjera eksiston edhe iniciativa per rishqyrtimin e historigrafive tė vendeve te Ballkanit, qė nuk kanė dalur akoma nga tutelat ideologjike tė periudhės sė nacional-komunizmit. Por projekti fatkeqesisht ka hasur nė barrieren e mosgadishmerisė per bashkepunim, dhe nė istikamet refuzuese tė mendėsise nacional-komuniste, qe akoma dominon tek institucionet dhe drejtuesit akadamikė nė Ballkan. Pėr mė tepėr as e ashquruajtuara shoqėri civile e as palo-OJQ-tė, qė merren me ēėshtje shumė mė rudimentare, nuk kanė denjuar ta vėnė nė theks iniciativėn e CDRSEE-sė apo tė kohabitojnė nė ndonjė projekt me tė.




    Historigrafia qė mėsojnė shqiptarėt nė Kosovė, tashmė 40 vite eshte pothuajse e njejtė me atė tė Tiranės, e fabrikuar nė sistemin enverist, qe ishte mė rigjidi per kah egėrsia jo vetem ne Ballkan. Njė i huaj, qe lexon tekstet e historisė tė nxėnėsve kosovarė, nuk mund ta bėjė dallimin konkret se a ėshtė duke lexuar historinė zyrtare te Republikės sė Shqiperisė, apo atė te Kosovės. Kjo vlen edhe per serbėt e Kosoves, qė poashtu mėsojnė verzionin e historigrafisė serbe te Republikės sė Serbisė, te paliruar akoma nga me mitomania e nacionalizmi. Iniciativat per rishqyrtimin e teksteve tėhistorisė kanė eksistuar qe paslufte, por qė nga koha e ish-ministrit Michael Daxner, nuk jane ripėrtrirė mė, me ndonjė synim konkret. Pasi qė Kosova tashme qe 3 vite e gjysme ėshtė shtet, dhe pėrderisa pėrjashtohet zėshėm mundėsia e ndryshimit tė kufinjėve (kooptimit tė Kosovės me Shqipėrinė), kjo eshte nevojė imediate.




    Kosova duhet ta ketė historinė specifike te saj, te liruar nga mitomania, ligjerimi nacionalist mbi periudha kur as qe kanė eksistuar kombi e nacionalizmi si fenomene shoqėrore, si dhe mbi te gjitha duhet te jetė e liruar nga nocionet fyese ndaj periudhave te caktuara, sic eshte ne veqanti ajo osmane, e ndaj kombeve te caktuar, sic jane ne rastin e historigrafisė shqiptare e serbe, turqit. Vetė anėtari i nderit i Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės, historiani i njohur Noel Malclom, tashmė njė dekadė argumenton mbi panevojėn e qendrimeve te shpėrfyturuara ndaj te kaluares osmane, duke u pėrqėndruar nė nevojėn e shqyrtimit tė alienizimit nacional-komunist, por duket se palo-akadamikėt ne Prishtinė, e citojnė Malcolmin vetėm kur u duhet, dhe nė pjesėt qė u duhen, kurse nė kontekstet ku mund t’i mėshojnė problemeve si kau pelės, i’a fusin vetė sipas tekeve e krizave paroksizmale tė momentit.



    Historigrafia nuk duhet t’i anashkalojė konfliktet si ndodhi e caktuar ne hapėsire dhe kohė, por duhet tė mos u jep ngjyrime te tjetersuara, pasi natyra e konflikteve ėshtė shumėdimensionale dhe jo-domosdomerisht politike apo nacionaliste. Por, ajo ēka eshte disi paradoksale, ne kakofoninė e shkaktuar pas vizitės se ministrit Dincer, janė reagimet me tone te ashpra, ne vecanti nga disa rrethe tė krishterėsh shqiptarė, dhe disa tė tille afėr mendėsise sė tyre. Halabakė tė faqes fashistoide www.zemrashqiptare.net, palo-media elektorinike si Gazeta “Express” (ku tolerohen komente qė thėrrasin nė vrasjen e muslimanėve dhe turqėve sikurse nė mediat millosheviqane), politikanė pensionistė e nacional-katolistė si Arbėn Xhaferi, pėrjetuan kriza paroksizmale nga kėrkesa modeste e Dincerit vetėm pėr korrigjim fyerjesh. Paradoksi qėndron nė faktin se, nese eksiston nje pakėnaqesi e pergjithshme per periudhen e enverizmit nacional-komunist, shtrohet pyetja si ėshtė e mundur qė pikėrisht njerėz me formėsim dhe deklarim fetar tė krishterė t’i bėjne avokim aq mbrojtes historigrafisė enveriste. Pėrgjigjja qėndron nė faktin, se keto rrethe te krishterėsh kane gjetur istikame mbrojtese nė historinė enveriste, ngase pėrkundėr faktit qė verzioni i historigrafise nė fjalė nuk potenconte se figurat si Gjergj Kastrioti, Pjeter Bogdani etj., jetuan e vepruan nė kohėra lufterash fetare, duke u dhėnė veprave tėtyre ngjyrime te luftėarave kombėtare (ineksistente), prapėsepraprė dihej e dihet, se figurat nė fjalė ishin tė krishtera, dhe kryen masakra kundėr osmanėve/muslimanėve. Dhe rrethet e krishtera, nuk po distancohen nga mendesia jo-qenesore e historigrafise nacional-komuniste qe eksistencen e kombit e zhvendose ne kohera imagjinare, sepse po u konvenon interpretimi dhe inkubimi i kėtyre figurave nė histori, si heronjė kombėtar, anipse nuk janė tė tillė, dhe anipse sot tek shumica muslimane e tek komuniteti/kombi turk reflektojnė armiqėsi. Nuk po distancohen sepse, tė paktėn historigrafinė e kanė sihariq tė mire nga enverizmi: shumica e figurave dominuese nė historigrafi, pėrfshirė edhe atė tė periudhės qė na e kanė mėsuar si “Rilindje”, ishin tė krishterė. Prandaj tė lartepermendurit po vazhdojnė ta promovojnė tė njejtėn linjė tė menduari, pothuajse tė njejtėn histori, vetemse tashti, me rezonancė “fetare-kombetare”, duke i promovuar figurat e krishtera nė fjalė si “panteonė te kombit”. Pra thėnė troē nacional-katolicizmi (kryesisht ky, sepse ortodoksia shqiptare ėshtė mė pak e ekspozuar ndaj halabakėrisė shqiptariste), po i huazon e po i pėrdorė po tė njejtat figura e mite tė krishtera tė serviruara nga historia nacional-komuniste. Por kjo e fundit, sipas linjės sė saj koncipuese proletare qė kishte, ka ditur qė aty kėtu edhe ndonjė figure jo krishtere, ta vlerėsojė. I tillė ėshtė Haxhi Qamili, kryengritjen e tė cilit verzioni enverist i historisė, e ka interpretuar si kryengritje fshatare komuniste kundėr beglerėve borgjezė. Por, Haxhi Qamili nuk i shkon pėrshtati halabakėrisė nacional-katoliciste, andaj Haxhi Qamilin jo vetėm qė e anashkalojnė por edhe e anatemojnė si “tradhėtar tė shqiptarisė”. Keto miskonceptime apo tjetersime te qėllimshme, e gjithnjė e mė tė impouneshme, jo vetem qe kane intoksuar tashmė disa breza njerėzish nė dekadat e shkuara, por avazi i njejtė po vazhdon edhe sot, pėrderisa ndryshimet nuk kane ndodhur deri me tani.


    Ēasja osmanofobe e turkofobe (qe shoqerohet me islamofobi si substrat), ėshtė ne mėnyre konsistente njė mendėsi e historigrafisė nacionale te shqiptarėve dhe serbėve, qe pas shkuarjes se Perandorise Osmane nga Ballkani. Tek tė parėt, ne shėrbim dhe nėn kamoflim, tė asaj qė emėrtohet si “vizion oksidentalizues”/”europianizim”/ “arratisje nga lindja”, kurse tek serbėt, gjerat jane mė ndryshe, po caku i atakut ėshtė i njejtė pėr tė dyja taborret.. Nga kjo duhet tė lirohen edhe shqiptarėt edhe serbėt. Tė paktėn shqiptarėt dhe serbėt e Kosovės, pėr tė cilėt bėjė fjalė nė kėtė shkrim. Historia nuk mund te kuptohet nisur nga principet deterministe, kontinuale, statike e te pandryshushme, e assesi nisur nga as konceptime politike, ideologjike, e nacionaliste. Historia ka kthesat e saj, hendeqet e saj, tjetersimet e saj, rrjedhat e ndryshueshme e ciklike, qe kane sjellur e sjellin ndryshime ne kohė dhe hapesirė. Ajo ėshtė shkencė nė kuptimin brenda koordinatave akadamike dhe njeh vetem faktet dhe argumentet. Por ėshtė edhe mė shumė se shkencė.



    Historia si shkencė, brenda koordinatave tė saja akademike, vėrtetė duhet tė funksionojė si shkencė, por ajo ka edhe njerėzit pėrballė saj, sepse merret me tė kaluarėn e tyre, prek nė botėkuptimet e tyre, nė fetė e tyre, nė kulturėn e tyre, nė nomosin e tyre, nė llogosin e tyre, nė dinjitetin e tyre. Historia dallon nga retrospektiva dhe kronika, pėr faktin se lidhet edhe me tė tashmėn, ajo BĖHET dhe e BĖNĖ tė ardhmen. Nuk ėshtė thėnė kot : “kush e kontrollon tė shkuarėn e kontrollon tė ardhmen. Kush e kontrollon tė tashmėn e kontrollon edhe tė shkuarėn”. Kontrollimi i historisė nga ideologjia, shkakton reaksione, njejtė ideologjike. Dirigjimi politik i saj, reaksione politike. Nėse akademikėt e historianėt nuk ndėrrmarin hapa nė rishqyrtimin e historigrafisė qė serviret nė Kosovė (ēoftė nė konsultim me Tiranėn/Beogradin, ēoftė me iniciativa tė pavarura) dhe nuk fillohet sė pari me heqjen e idiotizmave tekstuale, e mė pas edhe ekzaminimin rrėnjėsor shkencor tė saj, shqiptarėt muslimanė, muslimanėt e tjerė nė Kosovė, komuniteti turk nė Kosovė, pėrfshirė edhe 80 milionė turqė, por edhe ateistėt, agnostikėt e pjestarėt e botėkuptimeve/filozofive tė tjera jetėsore, duhet tė qėndrojnė tė alarmuar nga shkalla e pasaktėsive tė qėllimshme dhe indoktrinimit qė u serviren atyre, fėmijve tė tyre, e bashkombėsėve tė tyre. Shqiptarėt muslimanė duhet ta kuptojnė njėherė e mirė, se me dekada tė tėra janė tė indoktrinuar me histori osmanofobe, turkofobe e islamofobe. Duhet ta kuptojnė se nga historia ideologjike e tillė ēfarė ėshtė, mund tė marrin pėrgjegjje vetėm pėr KOHĖN e ndodhive historike. Pra mund tė gjejnė pėrgjegjje historike vetėm nė pyetjen KUR, duke mėsuar kėshtu vetėm data. Nė pyetjen KUSH, gjejnė mė pak saktėsi, sepse gėnjehen qėllimshėm mbi profilet e shumė protagonistėve historik. Ndėrkaq qė nė pytjet PSE dhe SI, pėrgjigjjet historike janė tėrėsisht ideologjike.



    Nė shkrim-reagimet e tyre shqiptarėt muslimanė, duhet tė jenė mė “ofanziv” duke potencuar qėndrimin islam tė tyre. Tė mos potencosh se ke qėndrim islam (ose ēfarėdo qėndrimi ēoftė) i bie ose tė frikohesh, ose tė besosh fshehurazi nė bindjet qė ke. Kurse tė kundėrshtosh mbi principe tjera jo-islame, anipse ndonjėherė imponohen, nuk ėshtė e rekomandushme, sepse gjason nė kompleks inferioriteti e defetizėm. Unė e di dhe e kuptoj qe nė polemika, nganjeherė shėrben si efikase edhe metoda e tė qenurit diplomatik, por besoj se muslimanėt shqiptarė pas monizmit, po i shterrin krejt energjitė e tyre duke u munduar tė dėshmojnė ēfarė NUK JANĖ. Shkruajnė se nuk janė terroristė, se nuk janė anti-europianė, se nuk janė kundėr demokracisė, se nuk janė kundėr tolerancės…kurse ēfarė JANĖ, dhe si e kanė ndėrmend tė pozicionohen karshi qėndimeve deri edhe fashiste tė palėve tė kundėrta, defetizohen. Kjo duhet ndryshuar, nė ndėrrmarėsi shumė mė proaktive tė theksimit tė identitetit musliman tė tyre. Politikisht, duhet tė ngulin kėmbė nė tri kėrkesat bazike: Mėsimin-Besimin, Qendrėn-Islame dhe Mos-diskriminimin e femrės muslimane, qė i preokupojnė qė nga rėnia e monizmit. Duhet ta krijojnė njė qendėr rėndese tė tyren, dhe bashkim krerėsh potencialisht elitistė, nisur nga fakti se janė shumė tė decentralizuar. Poashtu duhet mos izolohen, por tė emancipohen mė shumė mbi tė kaluarėn e tė parėve tė tyre muslimanė, qė nuk hanin barė, por ishin shoqėri politike nė Lidhjen e Prizrenit mė 1878, dhe qė shumica dėrmuese e tyre ishin Klerikė Islamė e muslimanė tė devotshėm. Akademikisht duhet dėshmuar e mbrojtur fakti, se themelet e kombit shqiptar janė nė Lidhjen e Prizrenit (e jo mė herėt), anipse Shqipėria nuk u krijua mbi principet e Lidhjes sė Prizrenit, e as Kosova nuk ėshtė shtet i dytė shqiptar, e lėrė mė fetar. Tė paktėn duhet ditur e vėrteta historike, e tė mos lejohet grabitja e historisė nga ata qė nuk e bėnė atė.


    Komuniteti turk nė Kosovė, nuk duhet tė bėjė gjumė dimėror ndaj turkofobisė nė vend, por nėpėrmjet njerėzve tė tij, qė e kuptojnė shqipen (e qė besojė nuk janė tė paktė), tė informohen mbi shkallen e shfryerjeve ksenofobike ndaj tyre si komunitet, qė nga fashistėt e zemrėsshqiptare me nė krye Ndue Ukajn, tek njėfarė nacional-katoliku gjakovar Fahri Xharra, e deri tek “bariu i grixhės” qė kompromiton rolin e tij, Don Shan Zefi, e ti denocojnė tė tillėt pėr shpifje e ofendime. Jam i bindur se po tė kishte ofendime tė tilla ēfarė bėjnė tė lartėcekurit, ndaj komunitetit rom, deri mė tani do tė kishte reagim nga ky komunitet. Dhe pėr fund, Turqia dhe krerėt e saj institucionalė qė nga Ambasada Turke, TIKA etj., pos forcimit tė marrėdhėnieve tė shėndosha me institucionet e Kosovės, duhet sa mė shumė ta ndihmojnė krijimin e lidhjeve organike tė studentėve shqiptarė tė fushave si Historia, Sociologjia, Shkencat Politike, e Marrėdhėniet Ndėrkombėtare duke mundėsuar shkollimin e avansimin e tyre nė fushat respektive, nėse shteti turk ėshtė i interesuar qė nė Kosovė nesėr tė eksistojė njė ambient mė volitės, pėr interesat tona vėllazorore. Ėshtė pikėrisht historia e shkruar nė formėn e saj mė indoktrinuese ajo qė ka alienizuar tashmė me dekada, shumė breza. Shpresoj tė investojmė sa mė shumė nga vetja jonė qė ketė ta ndryshojmė. Po i vuajmė pasojat e historigrafisė enveriste tė importuar nė Prishtinė nė pajtueshmėri me sistemin jugosllav e mė pas serb, si dhe 17 vjeqarin rugovist osmanofob, turkofob e islamofob.




    Autor: Fatlum Sadiku
    Gerrmo Tare gerrmo ......
    Tė gjitha gjėrat qė ne shohim apo duken, janė vetėm njė ėndėrr brenda njė ėndrre

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2006
    Postime
    129
    Shqiptarofobia, shqiptarėvrasėsit dhe trushpėlarėt...

    Interesant si konformohet mendimi i trushpėlarėve me tezat e shqiptarėvrasėsve serbė dhe aleatėve tė tyre ballkanikė kur bėhet fjalė pėr identitetin shqiptar mesjetar... nuk kishte shqiptarė sipas shqiptarėvrasėsve dhe trushpėlarėve... kishte vetėm arbėr, arnautė, epirotė... me identitet jo-shqiptar... pra kristian-grek, serb, latin dhe mysliman-osman... themelet e kombit shqiptar janė nė Lidhjen e Prizrenit sipas shqiptarėvrasėsve, shqiptarofobėve dhe trushpėlarėve...

    Janė shtuar sė tepėrmi trushpėlarėt dhe trushpėlarėsit shqipfolės... Kush pėr evrot e grekėve apo dollarėt e "greko-amerikanėve", kush pėr petroldollarėt e arabėve apo pėr lirat e turqve, kush pėr ndonjė PHD, kush pėr ndonjė publikim, kush pėr t'u dukur si interesant dhe "antikonformist", kush pėr "lavdinė helene", kush pėr "lavdinė islame-osmane", kush duke ėndėrruar fushat e Edenit apo virgjėreshat e sulltanit...

    Nė tė njėjtėn kohė shqiptarėvrasėsit vazhdojnė pėrpjekjet e tyre... dhe do rrėmbejnė akoma ndonjė copė nga trojet qė shqiptarėt nė shekuj kanė larė me gjak... dhe do derdhet akoma gjak shqiptari... dhe shqiptarėt ndoshta akoma nuk do dijnė tė mbrohen pėr faj tė trushpėlarėve...

    PS: trushpėlarėt janė nė tė njėjtėn linjė me tezat e shqiptarėvrasėsve edhe kur bėhet fjalė pėr "favorizimin e shqiptarėve" nga perandoria osmane, paēka numrit tė madh dhe tė mirėdokumentuar tė luftrave dhe ekspeditave ndėshkuese kundėr shqiptarėve, paēka fakteve tė mirėdokumentuara qė flasin pėr piramida me koka tė prera shqiptarėsh, rrjepje pėr sė gjalli, ngulje nė hunj etj etj etj, paēka gjendjes sė mjeruar nė tė cilėn u gjendėn shqiptarėt nė fundin e asaj perandorie famėkeqe... ah po, kishte serasqerė, pashallarė, bejlerė dhe agallarė shqiptarė... qė sapo pėrpiqeshin tė bėnin diēka nė interes tė kombit tė tyre pėrfundonin me kokė tė prerė, tė therur, tė helmuar, tė shuar me soj e sorollop...

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,455
    Postimet nė Bllog
    23
    Para 5-6 vjetesh ne kete forum, kam shprehur dy gjera qe ne kohen qe u shkruajten, bene pak buje dhe shume veta i anashkaluan si shqetesime te pavend. Dy gjerat qe une shkruajta ishin:

    1. Turqia eshte vene ne gare te biresoje Kosoven e pavarur.
    2. Shteti am duhet te beje me shume per te biresuar Kosoven.

    Para 5-6 vjetesh, Turiqa me anen e ministrise se saj te jashtme, ngrinte nje televizion te posacem per Kosoven qe transmetonte ne turqisht me vale ne mbare vendin; organizonte minoritetin osman ne Kosove qe te ngrinte partine e vete dhe te ngrinte "oden" e vete te biznesit; dhe nga ana tjeter investonte per te ruajtur "kulturen osmane" nga qytetet e fshatrat e Kosoves.

    Pas 6 vjetesh, Turqia nuk merret me vogelsira. Shteti turk, e konsideron tashme territorin e Kosoves si nje zgjatim te Turqise ne Evrope: vete projekti i ndertimit te xhamise me te madhe ne Ballkan ne Mitrovice, ishte menyra e turqve per te thene: "Kosova eshte Turqi". Ishte menyra e tyre per ta kthyer konfliktin etnik mes serbeve e shqiptareve, ne nje konflikt fetar. Ne kete menyre, e mbajme Kosoven larg Evropes se Bashkuar, larg Amerikes, prane gjirit te nenes Turqi!

    Ajo qe me shqeteson mua nuk jane goditjet e perqendruara te Turqise qe jane pjese e nje strategjie me te gjere te saj per ta mbajtur Kosoven e Shqiperine jashte Bashkimit Evropian: ajo qe me shqeteson mua jane dy gjera: a) injoranca e shqiptareve ne Kosove qe e gjejne sot veten te terhequr prej hunde b) naiviteti i shtetit am qe para nje situate te tille, nuk pershpejton proceset e integrimit kulturor te Kosoves. Nese Turqise iu deshen vetem 2-3 vjet per te futur gjuhen turke ne ekranet e televizioneve te gjithe familjeve kosovare, shtetit shqiptar iu deshen 12 vjet per te bere te mundur qe edhe femijet e Kosoves te mesojne gjuhen shqipe me nje abetare si ata ne Shqiperi!

    Askush mos te kete iluzione: Turqia do te biresoje Kosoven duke e mbajtur peng ate dhe te ardhmen e saj ne te shkuaren osmane. Kjo duhet ti beje te gjithe shqiptaret te ndergjegjshem, qe te investojne pa humbur kohe ne Kosove, qe edhe Kosova te perjetoje Rilindjen tone Kombetare, edhe Kosova te njihet me historine e te pareve tane e jo me historine e osmanllinjve.

    Kosova sot e gjen veten mes asimilimit turk, evropian e shqiptar. Deri me sot, asimilimi osman i Kosoves po fiton.

    Albo

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •