Close
Faqja 8 prej 15 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 149
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    orku,

    une nuk po flas ketu ne emer te papes, por ne emer timin. Se po clirohet femrat nga shtypja, mund ta shohish ne Afaganistan!!!

    Si atje si ne Irak, femra eshte objekt dhe jo subjet i shoqerise!

    Civilizimi perendimor i ka obilguar shume shtete t“i neshkruajne konventat per barazi, liri te fjales, te drejtat e femijes, por keto nuk respektohen , sepse atyre u konvenon nje ideologji mashkullore e cila eshte e mire per meshkujt!

  2. #72
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Alban,

    dy njerez nuk munden te jene kurre te njejte. Dy njerez te veshur me politike e pushtet aq me pak, duke qene se menyra se si ata veprojne e shfaqen varet nga rrethanat ne te cilat gjendet nje vend i caktuar.

    Pra Sadami dhe Milloshevici nuk munden te jene te njejte.


    Sadami ishte mik i amerikaneve dhe ata e kane armatosur, gjate luftes kunder Iranit. Sadami ka bere gjenocid te kurdet, por ka vite qe shteti i tij eshte i ndare ne tri pjese ku Sadami nuk ka suverenitet te plote. Sadami eshte i carmatosur dhe nuk ishte problem i askujt. Miloshevici po benete luftera ne Evrope dhe ketu ceshtja qendron ndryshe... Ne Afrike dhe Azi, mund te kete luftera dhe do te kete gjithmone, por jo dikund tjeter...

    Milloshevici ishte mik i RUSEVE. Dhe kjo mjaftoi qe ai te qendronte me kembe per vite me radhe. Pas Dayton-it ai vazhdoi te qendronte ne pushtet, pra perendimi perfshi ketu Ameriken e pa si partner qe mund te kontribuonte ne vendosjen e paqes ne Ballkan. Sic u pa ishte nje gabim SHUME i rende. Serbia e pesoi prej tij.

    Pra ne kuadrin e miqesise nuk mund te thuhet se nuk kane pasur te DY miq, si Sadami ashtu dhe Milloshevici kane gjetur perkrahje diku per kohen e ngritjes dhe qendrimit te tyre. Por vjen dhe koha e rrezimit. MIlloshevici aty ku e meritonte. Po ashtu do te perfundoje dhe Sadami. Aspak me mire nuk e meriton.

    Rusia hoqi dore nga mbeshtetja per Milloshevicin, kur u pa se ishte e pashmangshme ajo qe do te ndodhte. Me mendjen time supozoj se kjo ka te beje dhe me Cecenine, ku qe prej asaj kohe, pra kohes se luftes se Kosoves, ruseve nuk u eshte terhequr vemendje ashtu sic duhej ne arene nderkombetare. Pra mund te thuhet i eshte lene dore e lire. (Thjesht supozimi im sa me lart!)


    Amerika kete lufte po e ben per te shpetuar veten nga nje e ardhme e rrezikshme. Eshte politika e parandalimit sic eshte lakuar ne shtyp e qe pikerisht ka per qellimin zhdukjen e se keqes qe ne burim.


    Amerikanet kane ne dore mjetet me te fuqishme te sigurimit, teknologjine per sigurimin e informacionit, keshtu qe kur ata veprojne dihet se rreziku eshte i madh.

    Pas 11 shtatorit politika e tyre ka ndryshuar ndjeshem dhe nuk eshte aspak per t'iu vene faj.



    Gjendja irakiane nuk eshte bere me e rrezikshme se sa ishte ne kohen e Klintonit. Nese besojme se amerikanet kane vetem deshire per te rrezuar nej diktaure, atehere duhet te shpresojme se lufta nuk do te ndalet, sepse te gjitha vendet arabe jane diktatoriale.

    Une jam dakord per pretekstet. Kushtet per nje lufte jane pjekur prej kohesh por mungonte preteksti i shperthimit te saj.

    Une Alban tregohem gjakftohte ne gjykim dhe te them vetem kaq. Kthehu ne kohe ne vitin 1999 dhe sill nder mend kush ishte (apo ishin) preteksti (pretekstet) qe cuan ne fillimin e luftes ne Kosove.
    Sa vjet kishte qe kushtet per lufte ishin pembushur!!!!!!!!!!!!!

    Dhe cfare u desh te shfrytezohej qe lufta te fillonte.

    Ishte e pashmangshme. Dhe kjo qe filloi dje ishte e pashmangshme te pakten per Ameriken dhe sigurine e saj. Per Evropen nuk e di, e dine me mire shefat e qeverive perkatese te cilet kane vendosur per mbeshtetjen ose jo te sulmeve te Amerikes kundra Irakut.
    Por dicka duhet patur parasysh. Edhe ne vendet qe nuk po marrin pjese krahas Amerikes, tmerri nga aktet e terrorizmit eshte i larte. Masat e sigurimit jane rritur ndjeshem dhe ka per te shkuar keshtu edhe me tej.




    Me kete nuk dua te them se une jam kunder kesaj lufte, jam per kete lufte, sepse se paku gjysma e popullit irakian fiton dinjitet ( femrat ). Gjysma e popullit shtypet nga meshkujt, e tani duhet te mesohen te respektojne edhe nenat, edhe motrat edhe grate. Dhe meqenese nga kjo lufte perfitojne nenat irakiane, atehere kjo lufte eshte e bekuar nga Zoti dhe perfundon me FITORE! Zoti nuk pelqen diskriminimin ne emer te organeve gjenitale!
    Zoti e bekofte Ameriken dhe Zoti i ndihmofte ne clirimin e femres irakiane nga dallkauket zallor!

    Kjo qe jep per arsye ti Alban per perkrahjen e luftes me ngjan se nuk mund te qendroje ne kembe dhe te jete e mjaftueshme per te mbajtur ne kembe nje makineri lufte.

    Nese do te ishte nje lufte e brendshme (civile) e populli iraken te ngrihej per clirimin e femres e nga jashte t'i vinte ndihme per kete, atehere PO. Do te thosha kjo behet per clirimin e femres e demokratizimin e Irakut.


    Por arsyet jane shume me te medha sesa kjo qe ti permend.
    Ndaj te permend dicka qe e kam shprehur me fjale te tjera tek nje postim i meparshem.

    Nese ndodh demokratizimi i Irakut, shpetimi i femres, e te tjera me radhe kjo do te vije vetem si nje pasoje e kesaj lufte dhe NUK ESHTE SHKAKU I SAJ.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dita : 20-03-2003 mė 19:45

  3. #73

    Per Pandi Majkon...

    O sadam o legen

    Prite Pandin se po vjen!!!

  4. #74
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Alban une nuk e diskutoj se ti flet ne emrin tend...eshte me shume se evidente.

    Por per te ruajtur origjinalitetin duhet qe perpara foljes e ka bekuar te vendosje nje deshire..te tipt uroj apo shpresoj apo qofte edhe mendoj se ashtu si e ke shkruar duket si kumtese.

    Iraku sa per dijenine tende pas Libanit eshte vendi me liberal ne trajtimin e femrave ne vendet arabe....ne Jordani apo Kuvajt ekzistojne me pak te drejta por nuk po i bombardon kush. Per ta mbyllur une nuk besoj se amerika i do nenat e irakeneve me shume se ata vete dhe per me teper keto jane ceshtje qe u takon shoqerive te tyre ti vendosin .

  5. #75
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040

    nga CNN

    Anti-war demonstrators gather Thursday in front of the Federal courthouse in Philadelphia to protest U.S. military action in Iraq.

    p.s. Ata qė janė kundėr luftės brengosen pėr fatin e femrės dhe fėmijėve irakianė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Dita,

    Ti mendon se per parandalim...une thash me larte se mendoj se ne kete lufte ka dobi Izraeli dhe se ai perfiton. Ti i beson versionit zyrtar se lufta behet per parandalim...

    Une nuk i besoj ketij versioni dhe e verteta kuptohet pasi te mbaroje lufta. Preteksti " PARANDALIM " eshte per t“i qetesuar amerikanet...

    Se nuk eshte fjala per PARANDALIM e deshmon Izraeli, nje fuqi atomike dhe llogaritet si ushtri e trete ( per nga teknika ) ne bote!

    Luften ne Kosove e ka perkrahur edhe Evropa, kete jo....ketu ka dicka, dhe ne keto arsye nuk i dijme akoma...mirepo do t“i marrim vesh.
    Nese besojme ne Parime, atehere shtrohet pyetja pse te mos carmatoset Irani dhe pse te mso carmatoset Koreja VEriore...ka pyetje pas pyetje, mireposic thash edhe me larte, ky dikttator e meriton te crrenjoset...

  7. #77
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Postuar mė parė nga Shėn Albani
    Dita,

    Ti mendon se per parandalim...une thash me larte se mendoj se ne kete lufte ka dobi Izraeli dhe se ai perfiton. Ti i beson versionit zyrtar se lufta behet per parandalim...
    ...e nė fakt lufta bėhet pėr barazi gjinore! Dhe Zoti e ka bekuar kėtė luftė, kėtė na e transmetoi Shėn Albani... Shumė kontradiktor je me vetveten, Alban...
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  8. #78
    Nderimet e mia,
    Jam shume e lumtur qe ne mesin e ushtarve Amerikan shof edhe ushtaret shqiptare ,ne Shqiptaret sidmos ata me gjak te paster kur te permendet emri Amerik duhet te ngritemi ne kemb
    Do dallim ti presim djemt tan ne Rinas me lule...

    Paskan ndodh ca qudira ne kete forum per kete kohe

    Alvo prej kurshit ju Serbet adhuroni Ameriken ?
    Per ata qe nuk e din Alvi publikisht ka deklaru para disa muajve se adhuron Jugoslavin lexo Serbin dhe se ne nje foto qe ka vendos ketu ne forum eshte i veshur me dres te Serbis edhe ne zemer ka stemen e Serbis . Qudi e vertet aaaa?

    Serbia jote kishe pas thy embargon e KB ndaj Irakut nga Banja Luka e deri ne Bagdat kishin pas shku armet,po nga ai Iraku Alvo Miloshi morri mbeshtetjen per luften ne Kosove.

    Me 11 Shtator kur u sulmuan kullat binjake,ne Beograd u festu edhe u kenduan keng per Bin Ladenin.

    Ju qe adhuroni Sadamin keni ndez ndonje Qiri per Shpirtin e tina ?

    Ju pershndes
    Mjellma
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mjellma : 20-03-2003 mė 21:45

  9. #79
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Ėshtė e vėshtirė tė pėrcakohet se pėr ēfarė arsye nė tė vėtetė bėhet lufta, por shpresoj qė tė mbaroj sa mė shpejt!

    Ja kam frikėn se mund tė shkoj mė tej se Amerikė - Irak... pra por sikur vėndet Arabe tė bashkohen bashkė kundra Amerikės... s'dua ta imagjinoj.

    Pėrshėndetje Tė Gjithėve
    drini.

  10. #80
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    perSHENDETje
    Alvi
    Ato "thuaja" Kilit, Argjentines e vendeve te tjera latinoamerikane, qe vuajne nga diktatorite e SHBAs. Dhe boten nuk e cliroi vetem Amerika nga Nazizmi, asnjeri nuk do mund'te te hedh poshte rolin e Bashkimit Sovjetik, te Bretanise e te luftrave partizane kudo qe ndodhen. Ne luften e Dyt Boterore, sipas shume vetave, SHBAja e tregoje dhe nje here tjeter fytyren e saj te eger duke hedhur 2 bomba atomike mbi Japonine.
    falemiNDERit

Faqja 8 prej 15 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Berisha u dėrgon shqiptarėve SMS, u kėrkon t'i shkruajnė
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 06:36
  2. Shqipėria dėrgon si dipllomat nė Londėr njė zooteknik
    Nga Shijaksi-London nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 07:57
  3. SHBA dėrgon ish tė dyshuar pėr terrorizėm nė Shqipėri
    Nga ideus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 18:42
  4. Qeveria e Kosovės dėrgon ndihma pas tėrmetit nė Himarė
    Nga DYDRINAS nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 08:20
  5. besımı te dergon ne paqe
    Nga ardit nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2002, 17:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •