Close
Faqja 15 prej 15 FillimFillim ... 5131415
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 149 prej 149
  1. #141
    Orku, per te patur Bomben Atomike apo arme te tjera te shfarosjes ne mase nuk eshte e nevojshme ti prodhosh, por ka dhe nje rruge tjeter, ate te Blerjes.
    Sadami fare mire mund ta bleje keto arme nga vende te tjera.
    Pra puna nuk eshte tek regjimi i Irakut, por tek individi Sadam Husein.
    Bomben atomike a kane shume shtete sot, por individet apo qeverite qe drejtojne ato shtete (me perjashtim te Korese se Veriut), kane dallime me Sadam Husein.
    Ai ne te kaluaren ka perdorur arme te shfarosjes ne mase ndaj popullsise kurde dhe ne rastin me te pare qe do te kete mundesi do ti perdore perseri ato.

    Regjimi i Sadam Husein eshte nje regjim ushtarak me ideologji ekspansioniste. Iraku perpara luftes se Gjirit Persik me 1991 kishte nje nga ushtrite me te forta te Botes. Gjate historise se Irakut ne kohen e Sadamit, sa here ai shtet ka marre fuqi aq here eshte bere problem ne rajon, aq here ka ndermarre sulme ndaj shteteve te tjera.

    Eshte shume e mundshme qe ne te ardhmen, ne rast se ai rri ne fuqi, Iraku te fuqizohet perseri si dikur.
    Kush e pengon per momentin sikur te mos ishte lufta? Embargo e OKB-se qe heret a vone do te perfundonte.

    Po pastaj? Me naften qe ka, brenda nje kohe te shkurter Iraku do te kthehej perseri nje superfuqi ushtarake ne rajon dhe do te ishte nje kercenim i hapur per kedo.

    Ketu eshte puna. Pra ai shtet, ose me mire ai individ nuk duhet te ngre koken se perndryshe do te kete pasoja rajoni dhe e gjithe Bota.

    Me embargo nuk mund te shtyhet me se tek e fundit ai qe vuan eshte vetem populli iraken. Me tolerance dhe bisedime eshte pare qe nuk shtyhet. Zgjerimi i kufijve veprues te Sadamit do te vinte perseri ne levizje makinen e tij ushtarake dhe keshtu qe e vetmja menyre e shpejte dhe efikase eshte largimi i tij nga pushteti, me hir ose me pahir.

    Bush para disa muajsh deklaroi qe do te pelqente dhe sikur Sadamit ti jepej nje plumb pas koke dhe gjithe kjo lufte do te evitohej.

    Ti thua po sikur te ndodhe qe Sadam Husein te mos e perdore bomben atomike ne te ardhmen, atehere keta njerez po vriten kot. Pra kerkon Proven e cila ne rast se do te ndodhe ka per te qene me shume pasoja.

    Jo vetem Iraku, por cdo vend qe ka ne krye skizofrene dhe qe ka potencial berthamor apo te zhdukjes ne mase nuk do te tolerohet ne te ardhmen.

    Amerika pasi te mbaroje pune me Irakun ka shume mundesi ti futet Korese se veriut.

  2. #142
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Redi sot ne bote ka plot shtete qe mund ta blejne bomben atomike...po ne nje rast te tille presioni nuk mund te ushtrohet tek bleresit por tek shitesit !!!!!!

    Sadami eshte nje kriminel i llojit me te poshter por qellimet e tij ekspansioniste nuk e vendosine ate me lart ne renditje se qellimet ekspansioniste te Rusise, Kines apo Izraelit.

    Po eshte pikerisht prova ajo qe une kerkoj sepse sikunder po ta them per te 1000 here per mua jeta e nje amerikani nuk vlen as me shume dhe as me pak se jeta e nje irakeni apo shqiptari...kjo eshte drejtesia. Ata qe mbeshtesin luften e nisin biseden me argumentin e armeve te shkaterrimit ne mase dhe e perfundojne me misionin per te rrezuar nje diktature.

    Pergjigja ne rastin e armeve eshte ajo qe te kam thene...Sadami ka perdorur dy here arme te shkaterrimit ne mase dhe atehere e dime se kush ja dha dhe kush e mbrojti.

    SHBA nuk ka vertetuar dot asnje moment se Iraku ka lidhje me organizatat terroriste dhe ka si synim qe ti furnizoje ato me arme kimike apo berthamore......

    Iraku nuk guxoi te perdorte armet kimike as ne luften e Kuvajtit sepse e dinte se cilat do te ishin pasojat.....mendoje ti se sa mund te jete e mundur qe Iraku pasi te bleje arme berthamore(hipoteze) t'ua jape atyre terroristeve (pra armen me te forte qe ka) per te sulmuar Ameriken e cila nga ana e saj do ta fshinte nga faqja e dheut brenda 15 min..... keto jane perralla qe i besojne naivet ose ata qe i kujtojne te tjeret naive.

    Sadami diktator

    Nese ja vlen nje diktature te rrezohet per kete nuk kemi asnje dyshim as ti dhe as une por ceshtja eshte se a jane te gatshem irakenet te paguajne cmimin e kesaj lufte per te rrezuar Sadamin ??? Une nuk e besoj.... per dy aresye

    e para sepse amerikanet ne irak nuk po shihen si clirimtare por si pushtues dhe ata qe pretendojne se kjo vjen per shkak te frikes mjafton te hedhin syte ne cdo vend fqinj te irakut per te pare se cfare ndjejne arabet per kete lufte.

    e dyta pjesa derrmuese e popullsise ne Irak ishte kundra kesaj lufte sepse eshte e qarte se do te viktimizohej ashtu sic po viktimizohet

    Pra une po te pyes ne emer te kujt behet kjo lufte ????

    Dhe e vetmja pergjigje qe ti mund te me japesh eshte ne emer te HIPOTEZAVE qe nuk bindin askend....

  3. #143
    Orku, nuk eshte puna tek hipotezat sesa tek faktet reale qe kane ndodhur ne te kaluaren. Une ta kam thene qarte qe Amerika eshte djegur disa here nga toleranca e tepert qe ka treguar me disa individe apo qeveri.
    Pas 11 Shtatorit, Bush e deklaroi teper qarte qe nuk do te kete ne te ardhmen te tilla gabime dhe kushdo qe konsiderohet si potencial terrorist do te sulmohet. Iraku-Irani dhe Koreja e veriut tani per tani perbejne kete aks dhe natyrisht qe nuk mund te tolerohen me.
    U be dikur dhe 11 shtatori ishte pasoja. Perpara 11 shtatorit Bush nuk kishte asgje te tille ne axhenden e tij dhe te gjitha ndryshuar pikerisht pas asaj dite.
    Cdo individ terrorist do te ndiqet ne cdo skaj ne Botes, kudo qe te jete dhe cdo vend apo qeveri qe e mbeshtet do te ndeshkohet.
    Cdo individ apo qeveri qe perben sot apo ne te ardhmen rrezik per Ameriken dhe civilizimin perendimor do te luftohet. Nuk ka rruge te mesme. Kjo eshte e verteta dhe as 100 apo 1000 jete civilesh te pafajshem nuk do ta ndale kete gje.
    Populli iraken eshte vikitime e politikes se Sadam Husein dhe sa me shpejt qe ai te lere pushtetin aq me mire do te jere per te gjithe ata.
    Qendrimi ne pushtet i Sadamit nuk ka kurrfare te mire per asnje vend apo individ ne kete Bote, perkundrazi do te jete me pasoje ne te ardhmen.

  4. #144
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Pajtohem plotėsisht me juve Redi.

    Pėrshėndetje
    Rrofshin Shqiptarėt (Arbėreshėt, Ilirėt) e Bashkuar dhe
    Shqipėria (Arbėria, Iliria) e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #145
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Ndersa une mendoj (pa te keq) qe Redi flet si e ema e Zeqos ne maje te thanes.

    he mer Red, amerika po heq keq, si duket i kishte bere hesapet pa hanxhine, lufta qe po ndermarrin pak - nga - pak do te tregoje te GJITHA dobesite e kotesite e sistemit DEMOKRATIK amerikan. Kjo do ti beje amerikanet qe te mendohen 1000 here, perpara se te ndermarrin sulmin e radhes, per te zhdukur ate "aksin e se keqes" qe permend ti.
    Mjere ata qe bien pre e ketyre ideollogjive idiote e groteske. S'di pse po nje ftyre "demokrate" amerikani ne tele, me duket po aq idiote se nje ftyre "totalitariste" irakiani.
    Kjo me ben te dyshoj, ka mundesi qe idiote ne fakt te jete vetem tele-ja me imazhet e saj.

  6. #146
    Ornament, amerikanet gjithmone kane hequr keq ne historine e tyre, pasi u eshte dashur te riparojne gabimet qe te tjeret kane bere.
    Hoqen keq dhe ne Luften e II Boterore sepse francezet dhe e gjithe europa nuk pati guxim te luftonte ate qe ata vete shpiken (ja mbathen si lepuj bashke me iluminizmat e tyre) .
    Hoqen keq dhe per 50 vjet me rradhe per ti treguar Botes qe sistemi komunist eshte i deshtuar. Mbi 70% e Botes nuk e dinte o Ornament dhe kujtonin se po arrinin ekstazen me komunizmin qe instaluan.

    Do heqin keq dhe tani derisa ti tregojne vendin ketyre tipave si Sadam Husein.
    Europa di te beje vetem lloqe apo te pije kafe me Mlladicat kur 1KM me tutje masakrohen 6000 vete te pafajshem, apo te ruaje integritetin e Jugosllavise kur 10 mije shqiptare therren per nje jave, apo te protestoje per paqe me parrullat e Arkanit ne duar.

  7. #147
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ėshtė fakt qė disa vende europiane e kanė pėrkrahur heshturazi masakrat serbe nė Kroaci dhe Bosnjė, por qė nė rastin e Dardanisė nuk kanė bėrė gabim tė tillė, sepse kanė denoncuar dhe poashtu kanė pėrkrahur menjėherė nismėn amerikane pėr tė bombarduar Serbinė.
    Edhe Europa tani si e tėrė po vie nė vete, dhe edhe nė tė ardhmen jo vetėm qė nuk do tė krijojė probleme por edhe do tė luaj rol edhe mė tė madh konstruktiv (jo destruktiv si Gjermania e Franca nė rastin e Irakut) nė zgjidhjen e problemeve botėrore dhe sigurimit tė paqes, stabilitetit dhe mirėqenies afatgjatė botėrore gjė qė do tė dėshmohet tani edhe me bashkimin e Dardanisė me Shqipėrinė.

    Pėrshėndetje
    Rrofshin Shqiptarėt (Arbėreshėt, Ilirėt) e Bashkuar dhe
    Shqipėria (Arbėria, Iliria) e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #148
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    156
    Ornament, ce ke ate figuren shume violente, mos ke qene i pari ne diten e gurave zotrote.
    Sa per llap-llap qe flet per amerikanet, nje gje duhet ta dish se ne jemi deri ne fyt ne borxh ndaj tyre.
    Amerikanet jane ata qe kane qendruar up per lirin dhe demokracine e popujve sepse ato besojn ne ato parime, qe kur u ngriten ne luften e independences kundra triranise se monarkise dhe kishes angleze.
    Qe atehere, amerika ska rreshtur se perpjekuri per ta eksportuar demokracine kudo ne bote.
    Edhe fackerat evropiane, harruan se ishte amerika ajo qe promovoi dhe e ruajti demokracine evropiane per 50 vjet, u be garantuesja e paqes prosperitetit, demokracise permes ligjit ne evropen perendimore. Dhe nuk e di se ne britany apo lion ka pas nafte, je
    Pa mendo pak cdo te kishte ndodhur sikur amerika te ishte mbyllur ne vetevete kur mbaroi lufta e dyte boterore, ee, sdo e kishim mesu vetem ne shto-shton po do e kishte msu dhe mudmazeli hurdhe ngrenes francez, ye ta kap truri.
    So, bej nje perpjekeje dhe kuptoe se cfare fati te madh kemi ne qe kemi zgjedhur ameriken dhe jo francen si partnerin tone strategjik. Dhe nese do kete ndonje shtet qe do na mesoj ne qe te zbatojme ligjin dhe te heqim dore nga psikologjia e bakshishit dhe korrupsionit, nuk do jet franca me praktikat e saj korruptive po anglia dhe amerika qe kane nje psikologji absolute kundra korrupsionit.
    Ok, amerika po lufton ne irak se do naften, so fucking what. Nafta eshte shume e rendesishme per ekonomine boterore qe te lihet ne dore te individeve te paqendrueshem dhe idiote si sadami.
    edhe ne qofte keshtu, not our fucking business.
    Ti ti thuash te pakten faleminderit.
    Ka nje arsye pse se ben ti ket gje, ndoshta je naiv ose me keq akoma, mos je ke listat e pagesave te atyre qe na na e kane bere groopen per kaq shume kohe.
    OK

  9. #149
    ZGALEMI I FURTUNES Maska e Randi
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Vendndodhja
    N.Y U.S.A
    Postime
    147
    Redi jam plotesisht dakort me mendimin tend per kete problem dhe besoj se nje gje te tille e ka kuptuar edhe ornament pasi nuk po vazhdon te shkruan me. Une do i lutesha atij qe ta lexon me mire postin tend 146 dhe te na lere te qete.Eshte hera e pare qe era
    po fryn ne krha te shqiptareve dhe shqiptaret kane zgjedhur rrugen e duhur ne anen e amerikes se boll u morem me rusi ,kine kube...mjaft me.

    RANDI
    Budallai eshte gjithmone i bindur se asnje me shpejt se ai nuk e kupton njeriun e mencur.

    :q qetesi

Faqja 15 prej 15 FillimFillim ... 5131415

Tema tė Ngjashme

  1. Berisha u dėrgon shqiptarėve SMS, u kėrkon t'i shkruajnė
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 06:36
  2. Shqipėria dėrgon si dipllomat nė Londėr njė zooteknik
    Nga Shijaksi-London nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 07:57
  3. SHBA dėrgon ish tė dyshuar pėr terrorizėm nė Shqipėri
    Nga ideus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 18:42
  4. Qeveria e Kosovės dėrgon ndihma pas tėrmetit nė Himarė
    Nga DYDRINAS nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 08:20
  5. besımı te dergon ne paqe
    Nga ardit nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2002, 17:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •