Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Deni_Boy
    Anëtarësuar
    19-10-2005
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    2,322

    Durrës, trageti përplaset me anijen tregtare, 8 të zhdukur, 2 të mbijetuar





    DURRËS- Tetë persona të zhdukur dhe dy të mbijetuar, ky është bilanci i tragjedisë detare që ndodhi rreth orës 01:00, pak pas mesnates, 20 milje larg vijës bregdetare te Durrësit. Trageti “Ankara”, i cili ishte nisur rreth orës 23:00 të së merkurës, me rreth 200 udhëtarë në bord, është nisur nga Porti i Durrësit drejt Barit dhe 20 milje larg portit, në ujërat ndërkombëtare është përplasur me anijen tregtare “Reina 1”, me një kapacitet 3500 ton, e cila lundronte nga një port rus drejt Malit të Zi. Anija tregtare me flamur maltez është fundosur në det për rreth 2 minuta ndërsa ne bord ndodheshin 10 pjestarëve të ekuipazhit me shtetësi turke. Trageti duket se nuk ka pësuar dëme dhe ka qëndruar në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë, ndërkohë që ka lajmëruar Portin e Durrësit për tragjedinë.
    Kapiteneria e Portit bëri me dije se dy anëtarë të ekuipazhit të anijes turke janë shpëtuar, ndërkohë që 8 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Burime nga spitali Rajonal i qytetit të Durrësit thanë se, Ahmet Bau 37 vjeç dhe Ahmet Setik, 54 vjeç, të dy nga Stambolli, ndodhen në spitalin rajonal të qytetit, jashtë rrezikut për jetën.
    Në det vijojnë operacionet e kërkim – shpëtimit për pjesëtarët e ekuipazhit të cilët rezultojnë ende të zhdukur.
    Kërkimet u shtrinë në tokë edhe në det, ndërkohë mesditen e sotme Roja Bregdetare e Durrësit dha urdhërin për ndërprerjen e operacionit të kërkim –shpëtimit për shkak të mos gjetjes së asnjë shenje nga personat e mbytur, ndërkohë kërkimet rinisën pasdite. Nga të dhënat e para dyshohet se 8 nga 10 anëtarët e ekuipazhit kanë vdekur, ose momentalisht konsiderohen të humbur.
    (Me poshte lajmi i ndjekur ore per ore)

    RINISIN KËRKIMET PËR GJETJEN E TRUPAVE TË MARINARËVE TURQ
    Ora 15:45-Kanë rinisur kërkimet në detin Adriatik për gjetjen e 8 trupave të marinarëve turq të humbur pas përplasjes së anijes së tyre me tragetin e linjës, Durrës-Bari. Lajmi konfirmohet nga Kapiteneria e Portit të Durrësit që bëjnë me dije se drejt vendit të ngjarjes është nisur anija ushtarake 'Iliria'. Kërkimet në det ishin ndërprerë 3 orë më parë.

    NDËRPRITET OPERACIONI I KËRKIM-SHPËTIMIT
    Ora 12:12 Mosgjetja e asnjë shenje nga personat e mbytur në ujrat e detit të Durrësit ka bërë që operacioni i kërkim shpëtimit të ndërpritet
    Urdhri për ndërprerjen e operacioneve është dhënë nga roja bregdetare e Portit te Durrësit ndërkohë nuk deklarohet se kur mund të rinisë operacioni.
    Strukturat që morën pjesë në operacionin e sotëm ishin të shumta, si anija e madhe e rojes kufitare shqiptare 'Iliria', më e madhja dhe me kapacitete të mjaftueshme për dete me 6-7 ballë, një anije bregdetare, 1 motoskaf i policisë kufitare të Durrësit, një motoskaf i Guradia Di Financa, por edhe trageti i cili është përlasur me anijen tregtare turke. Ndërkohë në mëngjes rreth orës 6:00 të mëngjesit mësohet se operacioneve detare i janë bashkangjitur edhe operacionet ajrore nëpërmjet dy helikopterëve.

    KONFIRMOHEN 8 TË ZHDUKUR
    Ora 12: 12 Informacione të reja vijnë nda qyteti bregdetar Durrësit ku vijojnë kërkimet për personat e mbytur nga përpasja e sotme e tragetit të udhëtarëve dhe anijes tregtare turke. Komanda Portuale e Durrësit ka lënë të lirë tragetin e linjës Durrës-Bari të udhëtojë drejt Italisë, ndërkohë informacioni i dytë ka të bëjë me numrin e të zhdukurve. Konfirmohet se nuk janë 5 të zhdukur, por 8 persona.

    TRAGETI MERR URDHER TË UDHËTOJE
    Ora 11: 26 Trageti i linjës Durës-Bari i është dhënë leja për të udhëtuar në drejtim të Italisë. Kapiteni i përgjithshëm i Porteve, Edmond Doracaj, tha se trageti që ishte përfshirë në operacionin e kërkim-shpëtimit do të vijojë lundrimin drejt portit të Barit (Itali), ndërsa në vendngjarje vazhdojnë përpjekjet për të gjetur trupat e personave të mbytur ose të mbijetuar. Sipas kapitenit Doracaj, shanset e shpëtimit të ndonjerit prej 8 marinarëve të humbur janë shumë të vogla.

    NISIN HETIMET
    Ora 10:45 Një grup specialistësh të flotës shqiptare kanë nisur hetimet. Mësohet se nga hetimet sot të arrihet në përfundimin nëse trageti ka ndryshuar kursin kur është njoftuar se do të mund të kishte një përlasje të mudshme me anijen tregëtare. Në grupin hetimor parashikohet të jenë edhe specialistë të huaj.

    ALIZOTI: MË PAS DO ZBARDHEN SHKAQET
    Ora 10: 35 Prefekti i Durrësit i cili po drjeton dhe operacionin e kërkim-shpëtimit rikonfirmon faktin se para orës 6:00 kërkimi bëhej vetëm në det dhe pas kësaj ore ka vijuar kërkimi intensiv edhe nga ajri. Prefekti thekson se operacioni është i vështirë dhe në det nuk janë vënë re gjurmë nga pasagjerë të humbur.

    “Vijon opeacioni i kërkim shpëtimit, para orës 06:00 kishte vetem në det, tani ka dhe ne ajër. Deri në momentin që flasim shikohen dërrasat kanë mbetur nga anija dhe jelekë shpëtimi. Organet kompetente do zbardhin ngjarjen. Për momentin deti llogaritet të jetë 4-5 ballë që vështirëson disi punën, por nuk e bën të pamundur operacionin e kërkim-shpëtimit.

    VIJON OPERACIONI I KËRKIM SHPËTIMIT NGA AJRI DHE TOKA
    Ora 9:45- Operacioni i kërkim shpëtimit vijon ende nga ajri dhe toka në ujrat detare të portit të Durrësit rreth 20 milje larg vijës bregdetare, vend ku në orët e para të mëngjesit të sotëm u përplasën trageti i linjës Durrës- Bari dhe anija tregtare turke.Nga operacionet në det janë vënë në dispozicion 6 anije të rojes bregdetare dhe 1 anije detare. Ndërkohë nga ajri dy helikopter të minsitrisë së Bredshme po bëjnë patrullimin e gjithë vijës bregdetare në kërkim të personave që rezultojnë të zhdukur.
    Mësohet se nga kërkimet paraprake janë gjetur pjesë të anijes turke të fundosur, dhe xhupa të shpëtimit të ekuipazhit bënë me dije Kapiteneria e Portit të Durrësit. Ndërkohë shpresat për gjetjen e personave të tjerë janë të pakta për shkak të temperaturave të ulëta që kanë vijuar në orët e para të mëngjesit dhe vështirësive që paraqet detit, i cili sot është 4 ballë.

    RRËFIMI RRËNQETHËS I NJËRIT NGA TË MBIJETUARVE
    Ora 8:45 “Ne udhëtonim nga Rusia drejt Malit të Zi, në orën 7:00 të mëngjesit ne duhet të kishim mbërritur në destincion, por anija u mbyt, gjithcka ndodhi rreth orës 1:00 të natës. U deshën vetëm dy minuta që anija të fundosej, nuk pashë të tjerë të mbijetuar. Kam thirrur nëse kishte njeri nga anëtarët e tjerë të ekuipazhit. Por, askush nuk u përgjigj përvec personit tjetër të mbijetuar.”,- rrëfen ai duke u munduar të kujtojë momentet e fundosjes.

    “Trageti ‘Ankara’ u përplas me anijen tonë, ajo ishte një anije e vogël, kur ne u përplasëm kishim sinjal alarmi të ndezur. Kemi qëndruar pezull në det vetëm një minutë, pastaj pamë që anija u fundos. Pashë që brenda anijes ishin 5 nga shokët e mi. Kur anija po fundosej ishte presioni i ajrit që më nxorri jashtë. Kjo bëri të shpëtoja, gjithcka ndodhi shumë shpejt. Shpresoj më gjithë shpirt të gjejnë shëndoshë ë mirë pjesën tjetër të ekuipazhit. Tre apo katër persona të tjerë ishin jashtë anijes dhe besoj se do të gjenden më lehtë”,- vijon rëfimin e tij shtetasi turk.

    MJEKËT: TË MBIJETUARIT JANË MIRË
    Ora 8:30 Drejtori i Spitalit të Durrësit konfirmon se gjendja e 2 të mbijetuarve janë në gjendje të mirë shëndetësaore, ndërkohë thekson se shtetasve turk do i ofrohet dhe ndihmë psikologjike për shkak të shokut që kanë pësuar.
    “Në parametrat paraprak që ekipi mjekësor i bëri në cast, janë të dhëna të mira. Megjithatë gjendja e tyre do të ndiqet dhe do të shihet edhe gjendja e tyre psikologjike. Nga të dhënat paraprake mund t’ju them se personat e mbijetuar janë Ahmet Secik 54-vjec dhe Ahmet Bau 38-vjec të dy nga Stambolli. Për kohën se sa do të qëndrojnë në spital është ekipi mjekësor që do të vendosë për gjendjen e tyre, por unë me prefektin u iteresuam dhe janë mirë dhe ndjehen mirë”,- konfirmon drejtori i Spitalit të Durrësit Taulant Baku.

    TRAGETI I SHPETON PERPLASJES, NIS OPERACIONI I SHPËTIMIT
    Ora 7:00 Menjëherë pas tragjedisë detare është informuar porti i Durrësit. Ndërkohë mësohet se nga përplasja, trageti në të cilin ndodheshin 196 pasagjerë nuk ka pësuar asnjë dëm, dhe ka dhënë ndihmën e parë për ekuipazhin e anijes tregtare, që kanë përfunduar në det të hapur.
    Mësohet se anija ushtarake ‘Iliria’, një skaf i policisë dhe katër motovedeta, janë nisur në drejtim të vendngjarjes për ti dhënë ndihmë ekuipazhit të anijes turke.
    Edmond Doraci, kapiten i Portit të Durrësit ka bërë me dije se 3 persona rezultojnë të vdekur, ndërkohë që 5 të tjerë rezultojnë të zhdukur, janë të gjithë pjesë e ekuipazhit të anijes tregtare turke.

    Doraci, konfirmon se anija Patrulluese “01”, ka nxjerrë në port dy të mbijetuar.
    Ora 02:00-Trageti “Ankara”, i cili ishte nisur rreth orës 23:00 të së merkures, me rreth 200 udhëtarë në bord nga Porti i Durrësit drejt Barit rreth 20 milje larg portit, në ujërat ndërkombëtare është përplasur me anijen tregtare “Reina 1”, me një kapacitet 3500 ton, e cila lundronte nga një port rus drejt Malit të Zi.

    Anija tregtare me flamur maltez është fundosur shumë shpejt nga goditja e fortë, ku deri tani mësohet se kanë shpëtuar dy nga marinarët që ndodheshin në këtë anije. Ahmet Secik dhe Ahmet Bau, janë dy marinarët turq të cilët i kanë mbijetur tragjedisë detare, ndërkohë që mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
    Pritet që të nisin operacionet e shpëtimit nga ajri ku të zhdukurit do të kërkohen nëpërmjet helikopterëve, kjo për shkak se deti mund t'i ketë largur në një distancë më të largët se vendngjarja.

    (d.b/e.m/BalkanWeb)

  2. #2
    Gjynah! Nje tragjedi qe edhe mund te evitohej po te ishin pak me te kujdesshem e te ndizeshin dritat si shenje.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Gjynah! Nje tragjedi qe edhe mund te evitohej po te ishin pak me te kujdesshem e te ndizeshin dritat si shenje.
    Ti besoj ishte prezente e?

    Kush e di si ka qene puna e kush e ka fajin!

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga Bamba Lexo Postimin
    Ti besoj ishte prezente e?

    Kush e di si ka qene puna e kush e ka fajin!
    Sipas teje nje traget e nje anije ne mes te detit qe perplasen, cila mund te jete arsyeja??
    Edhe nese do e kishin pare njera-tjetren, besoj se anija nuk do e kishte patur shume te veshtire te manovronte.

    Ke ndonje version tjeter ti?

    La vita non si spiega, si VIVE!

  5. #5
    Jo nuk kam, nuk jam marinare si puna jote!

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga Bamba Lexo Postimin
    Jo nuk kam, nuk jam marinare si puna jote!
    Edhe marinare dola?? Po ta vesh cik ne pune ate trurin tend qe te eshte bere vetem ndeshje futbolli do kuptosh qe s'ka c'kuptim tjeter te kete. Ekuipazhi ka qene ne gjume e nuk e ka vene re pranine e nje anije tjeter... kshuqe koka ben koka peson - them une per kete rast!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  7. #7
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Nuk e kam idene si lundron nje traget qe prek portet shqiptare. Por me aq sa kam pare ne tv, gjate nates piloti i tragetit udheton me instrumenta, busull dhe radar. Me habit fakti si i ka shkuar drejt anijes tjeter. Si ka mundesi qe nuk ka sinjalizuar radari ???
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  8. #8
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    O raki bukuroshe qe me hodhe qoshe me qoshe!
    Cdo gje eshte relative...

  9. #9
    Tragjedia në det, minutat e fundit para përplasjes


    Tragjedia e marinarëve turq në ujërat e Adriatikut u paralajmërua pak minuta para se të ndodhte përplasja. Zbardhja e komunikimit të fundit mes kapitenit të tragetit “Ankara” që udhëtonte në linjës Durrës-Bari, Kapitanerisë së portit, si dhe anijes “Reina 1″, ka hedhur dritë mbi momentet e përplasjes fatale. Tetë marinarë rezultojnë të zhdukur në det dhe vetëm dy drejtuesit e anijes tregtare u nxorën të gjallë në breg. Rastësia e hidhur ishte se edhe kapiteni i tragetit me 196 shqiptarë në bord ishte shtetas turk, ashtu si dhe viktimat e “ndeshjes” në mes të detit.Rreth orës 23:00 të së mërkurës, trageti “Ankara”, i cili kryente prej pak muajsh linjën Durrës-Bari, me 196 udhëtarë, ka lënë terminalin e trageteve për të lundruar në drejtim të portit italian. Rreth 120 minuta pasi ka vijuar lundrimin, në kohën që trageti ka hyrë në zonën e ujërave ndërkombëtare, (mbi 20 milje nga bregu) është përballur me situatën e vështirë. Kapiteni Atila Gusur, ka vërejtur se në të njëjtin kurs vijonte të lundronte edhe një tjetër mjet, i cili siç u mësua më vonë, ishte nisur me ngarkesë drithërash nga Rusia për në Malin e Zi. Kjo i ka shërbyer atij për të rritur shkallën e vigjilencës si dhe të vërë në gatishmëri ekuipazhin. Kapiteni Gusur nuk e ka pasur shumë të vështirë të identifikojë mjetin tjetër që ka qenë një anije transporti mallrash me ekuipazh turk dhe flamur maltez. Ai ka njoftuar kapitanerinë që ta vinte në dijeni për frekuencat e anijes. Pasi ka arritur të lidhet me kapitenin e anijes “Reina 1″, i është komunikuar se kishte ngatërruar kursin dhe duhej patjetër ta ndryshonte atë se mund të përplaseshin. Kjo nuk ka ndodhur. Nuk dihet ende nëse nuk ka funksionuar sistemi i drejtimit apo për shkak të dallgëve nuk është arritur të bëhet manovrimi në kohë. Rreth orës 01:10, ka ndodhur goditja e parë e më pas e

    Trageti i linjës Durrës-Bari, me të cilin u përplas anija e mallrave
    dyta, duke shkaktuar fundosjen e anijes. Me shpejtësi trageti ka hedhur në det bovat e veta, të cilat shërbejnë për të ndihmuar të rrezikuarit nga mbytja, por nga 10 anëtarët e ekuipazhit, vetëm dy prej tyre kanë shpëtuar. Kapiteni Ahmet Soyturk, 38 vjeç dhe ndihmësi i tij, Ahmet Bal, 53 vjeç, u arritën të shpëtoheshin nga ekuipazhi i tragetit “Ankara”. Për tetë anëtarët e tjerë të ekuipazhit të anijes 34 mijëtonëshe nuk ka asnjë shenjë. Ata rezultojnë të zhdukur dhe ka pak gjasa që ndokush prej tyre të ketë mbijetuar. Nga dëshmitë e marra rezulton se gjysma e tyre ishin në gjumë dhe nuk kanë pasur mundësi të reagojnë në kohë. Me të dhënë alarmin SOS, në drejtim të vendngjarjes shkoi fillimisht një skaf, i cili bëri transportin e të mbijetuarve. Më pas, alarmi përfshiu të gjithë autoritetet. Nga Porti i Durrësit e më pas dhe nga Italia, u nisën mjete të shpejta, me qëllim shpëtimin e personave që ndodheshin në bordin e anijes së mallrave. Deri në orët e vona ka vazhduar operacioni, por nuk u arrit në asnjë shenjë të marinarëve të mbytur. Një sinjal u dha pasdite për gjetjen e dy trupave të pajetë, por nga verifikimi rezultoi se ishin vetëm dy jelekë shpëtimi, të cilët nuk arritën të visheshin nga të zhdukurit nën ujë. Në vendin ku ndodhi përplasja ka qëndruar trageti i linjës, bashkë me 196 pasagjerët e tij. Udhëtarët kanë dhënë alarmin, madje është krijuar panik brenda tragetit. Vetëm pas 16 orësh u lejua vazhdimi i lundrimit drejt Portit të Barit.
    Kërkimet
    Alarmi SOS është dhënë në mënyrë respektive në Portin e Durrësit dhe në atë të porteve italiane. Kjo ka bërë që në det të nisë një operacion kërkimi e shpëtimi me anë të motovetave të marinës ushtarake shqiptare e italiane, si dhe me 3 helikopterë. Moti ka qenë relativisht i qetë, duke u dhënë mundësi mjeteve në det e në ajër të investigojnë zonën në të cilën ndodhi incidenti detar. Grupet e kërkimit e të shpëtimit kanë mundur të vendosin kontaktet e para me ekuipazhet në det rreth 2 orë pas incidentit. Rreth orës 03:00 të së enjtes, anija ishte fundosur pa mbërritur ende ekipi i shpëtimit. Pritet që sot të mbërrijë një anije turke e specializuar për kërkime në det. Në orët e vona të mbrëmjes, për shkak të errësirës, kërkimet u ndërprenë, pa asnjë rezultat.
    Trageti
    Trageti “Ankara” që po kryente linjën e transportit nga Porti i Durrësit drejt Barit në Itali, e kishte kryer dhe më parë këtë udhëtim. Ai ishte siguruar në Ankara dhe po shfrytëzohej për këtë linjë nga pronarët e një trageti tjetër, i cili ishte në riparim. Ky mjet qëndroi në mes të Adriatikut për rreth 16 orë, për t’u lejuar të niset pas sqarimit të rrethanave të parë për ngjarjen e rëndë.
    Kapiteni i anijes: Trageti na goditi në mes

    Kapiteni i anijes, Ahmet Soytur
    Të mbijetuarit e përplasjes tragjike janë dërguar menjëherë pas ngjarjes në spitalin e Durrësit, ku ndodhen jashtë rreziku për jetën, por në gjendje të tronditur prej humbjes së shokëve të tyre. Kapiteni i anijes, Ahmet Soytur, 38 vjeç, tregon për gazetën se anija “Reina 1″ po lundronte në ujëra neutrale. “Deti nuk ishte i qetë, por ne jemi të përgatitur për të tilla ditë. Rreth mesnatës, ekuipazhi po flinte gjumë, ndërsa unë vijoja të ndiqja lundrimin, së bashku me ndihmësin dhe dy marinarë. Di që kam marrë një sinjal në distancë, në të cilin më është bërë e ditur se diçka nuk shkon në lundrim. Papritur na u kërkua ndryshim kursi. Thirrja vinte nga trageti i cili po lundronte drejt Barit. Mësova në pak minuta se trageti po vinte drejt nesh. Nuk e kisha menduar se ngjarjet do të rrokulliseshin aq shpejt”. Kapiteni thotë se nuk mban mend se çfarë ka ngjarë në ato momente, pasi gjithçka ka precipituar shumë shpejt. “Anija jonë është goditur në mes nga trageti. Nuk zgjati shumë dhe anija u fundos. Ishim në zonën e kabinës dhe presioni na nxori lart në mënyrë të pavullnetshme. Pas goditjes nuk kam komunikuar me asnjë anëtar të ekuipazhit tim”. Vetë 38-vjeçari tregon se rruga kishte qenë e lodhshme, pasi po lundronin pa ndalim prej dy ditësh. Sipas tij, ndihmëskapitani ka nxituar të lajmërojë ekuipazhin, por goditja ishte e fortë dhe nuk pati më kohë për të dhënë alarmin e fundosjes. l.m
    Grup ndërkombëtar për hetimin e përplasjes
    Përplasja e djeshme mes tragetit të pasagjerëve dhe anijes së mallrave do të hetohet nga një grup ndërkombëtar hetimi. Mësohet se një skuadër hetuesish nga Malta do të mbërrijë në Shqipëri për të asistuar hetimet që do të kryhen për fundosjen e “Reina 1”. Por edhe nga Turqia është nisur një ekip hetimi për të zbardhur gjithçka ka ndodhur në ujërat e Adriatikut. “Në bazë të legjislacionit ndërkombëtar detar, përgjegjësia e hetimit të këtij incidenti i takon palëve të regjistrit, duke qenë se trageti është në regjistër turk i takon Turqisë dhe anija tjetër është në regjistër maltez, i takon Maltës. Ne do të vëmë në dispozicion gjithçka për të hetuar këtë incident”, deklaroi dje ministri i Transporteve. Dy të mbijetuarit janë marrë në pyetje nga ana e Policisë Kufitare, ashtu siç është bërë dhe me kapitenin e tragetit. Ata do të jenë në dispozicion të hetuesve. Deri tani nuk ka deklarime nëse palët kanë respektuar apo jo Kodin Detar të lundrimit. Nga deklarimet e marra rezulton se në momentin kur kapiteni i tragetit ka lajmëruar Kapitanerinë e Durrësit për të saktësuar nga anija koordinatat, drejtuesi i “Reina 1″ nuk ka mundur t’i japë. Nëse bëhet fjalë për një gabim njerëzor apo për faktorë të tjerë, pritet që përgjigjen e fundit ta japin ekspertët ndërkombëtarë.
    Olldashi: Ngjarja, pasojë e një gabimi njerëzor
    Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, deklaroi dje në Parlament, pak orë pas incidentit në ujërat neutrale të Adriatikut, se gjithçka ndodhi brenda 8 minutash. “Nga ajo që është verifikuar nga autoritetet tona nuk ka pasur devijim të rrugës të dy anijeve, ato kanë ecur në trajektore deri në momentin e përplasjes, gjë që të bën të mendosh që mund të ketë qenë një gabim fatal njerëzor që e ka shkaktuar. Gjithsesi, kjo nuk është përfundimtare, përfundimtare do të jetë ajo që do të dalë nga kutia e zezë e tragetit”.


    panorama
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •