Per te qene te qarte eshte nje shprehje metaforike, besoj qe ato qe marin vesht nga filozofia e kuptojn, por e kam per ato qe nuk kan eksperience me Filozofine!
Pres pergjigjet tuaja!
Per te qene te qarte eshte nje shprehje metaforike, besoj qe ato qe marin vesht nga filozofia e kuptojn, por e kam per ato qe nuk kan eksperience me Filozofine!
Pres pergjigjet tuaja!
EVERYBODY'S BUSINESS IS NOBODY'S BUSINESS
Matteo:
Dua te them diēka me shume rreth kesaj teme!
"Rivleresimi i te gjitha vlerave dhe "mbinjeriu" jane dy pikesynimet dhe dy kategorite kryesore te filozofise irracionaliste, te "filozofise se jetes" te Fridrih Niēes. Sipas Niēes, bota eshte e re, fale veprimit krijues te vullnetit. Bota nuk ka asnje kuptim pa nderhyrjen e "vullnetit per fuqi", nese me pyesni se cfare eshte vullneti per fuqi, une do te pergjigjem. Niēeja ishte i pakenaqur me vlerat ekzistuese dhe per kete arsye kerkon "rivleresimin e te gjitha vlerave", permbysjen dhe heqjen e tyre. Niēeja e kritikoi ashper tere kulturen e Evropes Perendimore dhe me gjere. Sipas Niēes, shume tregues, siē jane dobesimi i jetes shpirterore, pesimizmi, dekadenca, vlerat e rrejshme etj., na bejne me dije se "e tere kultura e jone evropiane po shkon drejt nje katastrofe". Ne vend te vlerave te vjetra, vlerave te rrejshme, te cilat duhet rivleresuar dhe permbysur, eshte e domosdoshme te afirmohen vlerat e reja. Niēeja ishte per zhdukjen e "tabeles se vlerave" te vjetra, te cilat jane te njeaneshme dhe te rrejshme. Sipas Niēs, mbare kultura bashkekohore ka karakter represiv: ne vend qe ta nxite zhvillimin, ajo e pengon ate. Kultura represive e trajton njeriun vetem si qenie te arsyeshme, si qenie qe beson shume ne arsyen, qe u permbahet normave morale, juridike, fetare, politike etj. Perkunder kesaj, kultura e njemendet eshte ajo qe ne vetvete permban parimin apolonian, perkatesisht epshin, vrullin, pasionin, burrerie, fuqine per jete, shqetesimin etj. Niēeja e mohoi, gjithashtu, edhe moralin, Ai ishte i mendimit se nuk ekziston morali si i tille, por vetem interpretimi moral i sjelljeve, i fjaleve, i qendrimeve apo i qellimeve te caktuara. Morali eshte nje lloj frenimi dinak i njerezve te fuqishem, te talentuar nga ana e njerezve drejt fshehjes se dobesive te te paafteve dhe drejt nenēmimit te aftesive te afteve. Morali eshte pengese e perparimit, ngase ngulmon ne barazine, ne grumbullin apo turmen. Pikerisht ketu, ne nenēmimin e moralit dhe kerkesen qe morali te hiqet si pengese e perparimit dhe e krijimtarise se njemndet, qendron imoralizmi dhe nihilizmi i Niēes. Deviza e Niēes ishte "Zoti eshte i vdekur". Ne vend te njeriut te bute, me konsiderate, me virtyte, ne vent te njeriut te moralshem dhe religjioz, duhet te vije "mbinjeriu". " Zoti eshte i vdekur-tash duam te jetoje mbinjeriu". "Mbinjeriu" i Niēes eshte personifikim, sintetizim i parimit apolonian dhe e atij dioniziane, perkatesisht i menēurise dhe perkoresise, ne njeren ane, dhe i epsheve, pasioneve dhe i krijimtarise, ne anen tjeter. Si i tille "Mbinjeriu" i Niēes eshte njekohesisht poet, shkencetar, perendi, dashuri, fuqi, krijimtari.
"Mbinjeriu" nuk e ēan koken per moralin, kulturen, religjionin dhe vlerat e vjetra; ky qendron permbi te gjitha konsiderata e normat morale e shoqerore. "Mbinjeriu eshte kuptimi i Tokes- thote Niēeja. Imoralizmi dhe nihilizmi i Niēes eshte nje kritike e ashper si kunder shoqerse kapitaliste dekadente, ashtu edhe levizjes socialiste. Duke aluduar ne levizjen socialiste e punetore, Niēe tha se " e tere sociologjia e jone nuk njeh asnje instikt tjeter, pos instiktit e kopese, perkatesishit te zerove te mbledhura, ku secila zero ka " te drejta te njejta", "te drejta te barabarta", ku te jesh nje zero eshte nje virtyt".
Kjo eshte ajo qe eshte dashur ta thuaje Matteo:
Niēeja nuk ka te drejte te thoje ate phrase.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Spirituoziii : 01-07-2006 mė 08:22
Hi-matteo !
Nietzche ka te drejt te thot,qe "Zoti ka Vdekur" per arsye se quhet Nietzche dhe eshte Ateist Total.
po ashtu,Ateizmi vitalistik i nje F.Nices,e lufton ashper Besimin ndaj Zotit,se kjo atij i pengon ne Mbinjerzim.
Ai deshiron Njeriun Boteror dhe Mbinjerzor,i cili njifet si i Vullneteshem per Fuqi - e jo nje Zot,qe vret dhe vet vlerson.
Nice ishte nje![]()
globusi
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nausika : 09-07-2006 mė 03:32
Postuar mė parė nga Spirituoziii
Shume sakte dhe interesante ajo qe ke shkruar. Do te doja vetem te shtoja qe Nietzsche duke u munduar te hedhe poshte sistemin filozofik perendimor ne teresi (duke filluar nga Taleti e duke mbaruar tek Marksi) krijon vete nje sistem te ri, nje sistem apo "univers" ku rregullat nuk eshte se nuk ekzistojne; ato jane te krijuara nga "mbinjeriu" qe ne kete menyre futet vete ne sistem, nje sistem qe e zgjedh dhe modelon ai vertet, por prapeseprape nje sistem. Pra nihilizmi niējan (derivuar nga kriticizmi kantian per shume aspekte) nuk del nga esencializmi qe ka karakterizuar filozofine perendimore qe nga agimi i saj e deri ne fillim te shekullit te shkuar. Ai qe do te revoluciononte filozofine, duke eliminuar esencializmin do te ishte lexuesi dhe admiruesi i Nietzche, Martin Heidegger, babai i ekzistencializmit. Megjithese ngelet esencialist, Nietzche indirekt ka dhene nje kontribut te rendesishem per themelimin e rrymes ekzistencialiste, dhe jo vetem kaq. Ndikimi i Nietzsche eshte ndier pas vdekjes se tij pak a shume ne cdo fushe te jetes, duke filluar me filozofine, duke vazhduar me politiken, e duke ecur me tej drejt muzikes, letersise e biles edhe sportit. (per kedo qe eshte i/e interesuar mund te jap fakte per sa thashe me siper)
Homo sum; humani nil a me alienum puto.
Fridrich Nietzsche
Nje nder apostujt e filozofise boterore nuk mund te gabonte me filozofine e tij qe rri mjaft prane me realitetin. Eshte fakt qe Zoti ka vdekur dhe nese ka pasur nje Zot ai nuk eshte Jezus Krishti por Ungjilli.
Dito.
Vetem nje thenie te nje filozofi dua ta them dhe mendoje se duhet mbyllur kjo teme per arsye se shumica e anetareve te forumit shihet se nuk kane njohuri rreth kesaj teme apo mendojne se nuk kane cka te thone rreth kesaj teme sepse me siguri ata dine se ka zot dhe pa medyshje thone se nuk ka vdekur zoti, apo jo.
" Sikur te mos ekzistonte Zoti, atehere ēdo gje do te kishte qene e lejueshme"..Dostojevski...!!!'
"May god bless all!'
Dikush duhet qe te kete lindur me pare qe te vdesesh apo jo?
Duket se kjo eshte nje e vertete e vrojtueshme me te gjithe qeniet e gjalla (perfshi edhe te ndjerin Nice)?
Po per Zotin a mund ta themi kete gje?
Po qe se do pranojme se Zoti vdiq do pranojme se ai ka qene i gjalle para se te vdiste, dhe madje duhet qe te pranojme se ai ka lindur dikur.
Po qe se do pranojme se lindja, te jetuarit dhe vdekja nuk jane veti vetem te qenieve te gjalla porse edhe pjeses tjeter qe mbetet del se cdo gje duhet te linde jetoje dhe vdese.
Kjo duhet qe te jete e vertete edhe per planetet dhe diejt dhe galaktikat edhe.... universin.
Pra na duhet qe te kemi nje univers qe lind, jeton dhe vdes.
Po INFINITI?
You got to be Albanian to get a real tan!
I vetmi qe ka vdekur midis Zotit dhe zotit Nietzsche eshte ky i fundit.
Dua te permend nje thenie te Niēes qe e kam shume perzemer:
"Djalli eshte miku i pare i njohjes".
... eshte edhe ky rasti i cituar me poshte:Postuar mė parė nga Tannhauser
"... Ka pasur vetem nje te krishter, dhe ai vdiq ne kryq." - Friedrich Nietzche
The Revolution says " I was, ... I am, and ... I will be!!!".
RAF
Krijoni Kontakt