ja pra pse na ka izoluar europa!
keta hajdutet mendojne se po jetoim ne kohen e gurit e gjerat nuk duken !
qe sa mire i paska punet i biri polarit me europen as me ameriken nuk i ka ma mire zatin s'mund ti kete sepse per me i pas mire me ameriken separi duhet ti kete me europen!
Jeton Llapashtica | 20-10-2011 08:27 CET
(E plotėsuar) Kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēi, i janė refuzuar njėzeteshtatė kėrkesa pėr vizita nė vende tė ndryshme dhe takime me burrėshtetas tė ndryshėm. Kėshtu shkruan gazeta gjermane Der Tagesspigel nė njė artikull tė gjatė pėr Kosovėn, nė tė cilin shtetin mė tė ri nė Ballkan e paraqet si vend me probleme tė shumta dhe me qeveri tė korruptuar.
Sipas kėsaj gazete prestigjioze, vizitat nga shtetet e ndryshme janė refuzuar pėr shkak tė dyshimeve se i pari i Qeverisė sė Kosovės ėshtė i pėrlyer nė krim tė organizuar.
Njėzeteshtatė kėrkesa ka bėrė Qeveria e Kosovės, por tė gjitha janė hedhur poshtė, thuhet nė artikullin, tė cilin gazetarėt gjermanė e kanė realizuar pasi kanė qėndruar disa ditė nė Kosovė.
Por, pėr qeveritarėt e Kosovės duket i parėndėsishėm ky artikull. Zėvendėskryeministri i Kosovės, Hajredin Kuēi, tė mėrkurėn ka refuzuar ta komentojė artikullin nė fjalė.
Nuk e kam lexuar. Meqenėse nuk e kam lexuar, nuk mundem as ta komentoj, ka thėnė shkurt ai.
Ndėrkaq, pėr anėtarėt e partive opozitare artikulli i gazetave gjermane paraqet anėn e padukshme tė Qeverisė sė Kosovės, dhe izolimin ndėrkombėtar nė tė cilin, sipas tyre, ndodhet vendi.
***
Deputeti i Lėvizjes Vetėvendosje, Florin Krasniqi, thotė se sikur tė shikohet luksi i kryeministrit Thaēi mund tė vėrehet se ky person nuk jeton vetėm nga njė pagė mujore, por ėshtė i pranishėm nė biznese tė ndryshme, pėrfshirė edhe ato kriminale.
Hashim Thaēi vjen nė seanca tė Kuvendit me kravatė Hėrmens qė kushton prej treqind deri nė pesėqind euro. Vetėm njė kriminel, ose njė biznesmen miliarder mund tė vėrė asolloj kravate. Unė mendoj se Hashimi ėshtė nė kategorinė e parė, edhe bota e mbarė e di se Hashimi ėshtė njė kriminel ordiner, shprehet Krasniqi.
Ai pohon se ka fakte dhe prova tė mjaftueshme pėr pėrfshirjen e kryeministrit nė krim tė organizuar.
Kosova i ka dy opsione. Ose duhet ta mbajė karrierėn politike kriminale tė Hashim Thaēit, ose ta ndėrtojė Kosovėn. Tė dyja nuk mund ti bėjė. Por, ne si qytetarė duhet tė vendosim, a duhet ta mbrojmė Hashim Thaēin politikisht dhe nė aspektin kriminal, apo duam ta ndėrtojmė shtetin demokratik tė Kosovės, thekson ky deputet.
Ndėrsa deputeti i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Burim Ramadani, thotė se ėshtė fat i keq qė kryeministri Hashim Thaēi e ka izoluar vendin nė raport me botėn.
Ne tė gjithė e kemi parė qė nuk ka vizita tė nivelit tė lartė, Kosova po vazhdon tė jetė e izoluar, normalisht pėr shkak tė dyshimeve qė kanė pėr punėn e Hashim Thaēit. Kjo ėshtė e dėmshme, e ka dėmtuar Kosovėn dhe po e dėmton, thotė Ramadani.
Ai thekson se pavarėsisht se nuk e ka lexuar artikullin e gazetės gjermane, ėshtė i sigurt se kryeministrit i janė refuzuar dhjetėra kėrkesat pėr vizita nga udhėheqėsit e shteteve tė ndryshme.
Ndėrkaq, analistėt politikė thonė se artikujt me pėrmbajte tė ngjashme me atė tė Der Tagesspigel, i kontribuojnė edhe mė shumė prishjes sė imazhit tė Kosovės nė arenėn ndėrkombėtare.
Do tė ishte shumė mirė qė faktikisht tė mos ketė shkrime tė tilla nė kėto gazeta dhe do tė ishte shumė mirė qė kryeministri ti vizitojė shumicėn e vendeve anėtare kyēe, nė mėnyrė qė ta avancojė procesin e integrimeve. Deri tash nuk e kemi parė kryeministrin qė ka pasur takime intensive me vendet anėtare tė Bashkimit Evropian pėr tė avancuar agjendėn e integrimeve, thotė eksperti i integrimit evropian, Shenoll Muharremi.
Krijoni Kontakt