Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 43
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594

    Thacin s'e do Evropa

    ja pra pse na ka izoluar europa!
    keta hajdutet mendojne se po jetoim ne kohen e gurit e gjerat nuk duken !

    qe sa mire i paska punet i biri polarit me europen as me ameriken nuk i ka ma mire zatin s'mund ti kete sepse per me i pas mire me ameriken separi duhet ti kete me europen!




    Jeton Llapashtica | 20-10-2011 08:27 CET

    (E plotėsuar) Kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēi, i janė refuzuar njėzeteshtatė kėrkesa pėr vizita nė vende tė ndryshme dhe takime me burrėshtetas tė ndryshėm. Kėshtu shkruan gazeta gjermane “Der Tagesspigel” nė njė artikull tė gjatė pėr Kosovėn, nė tė cilin shtetin mė tė ri nė Ballkan e paraqet si vend me probleme tė shumta dhe me qeveri tė korruptuar.

    Sipas kėsaj gazete prestigjioze, vizitat nga shtetet e ndryshme janė refuzuar pėr shkak tė dyshimeve se i pari i Qeverisė sė Kosovės ėshtė i pėrlyer nė krim tė organizuar.

    “Njėzeteshtatė kėrkesa ka bėrė Qeveria e Kosovės, por tė gjitha janė hedhur poshtė”, thuhet nė artikullin, tė cilin gazetarėt gjermanė e kanė realizuar pasi kanė qėndruar disa ditė nė Kosovė.

    Por, pėr qeveritarėt e Kosovės duket i parėndėsishėm ky artikull. Zėvendėskryeministri i Kosovės, Hajredin Kuēi, tė mėrkurėn ka refuzuar ta komentojė artikullin nė fjalė.

    “Nuk e kam lexuar. Meqenėse nuk e kam lexuar, nuk mundem as ta komentoj”, ka thėnė shkurt ai.

    Ndėrkaq, pėr anėtarėt e partive opozitare artikulli i gazetave gjermane paraqet anėn e “padukshme” tė Qeverisė sė Kosovės, dhe izolimin ndėrkombėtar nė tė cilin, sipas tyre, ndodhet vendi.

    ***

    Deputeti i Lėvizjes “Vetėvendosje”, Florin Krasniqi, thotė se sikur tė shikohet luksi i kryeministrit Thaēi mund tė vėrehet se ky person nuk jeton vetėm nga njė pagė mujore, por ėshtė i pranishėm nė biznese tė ndryshme, pėrfshirė edhe ato kriminale.

    “Hashim Thaēi vjen nė seanca tė Kuvendit me kravatė ‘Hėrmens’ qė kushton prej treqind deri nė pesėqind euro. Vetėm njė kriminel, ose njė biznesmen miliarder mund tė vėrė asolloj kravate. Unė mendoj se Hashimi ėshtė nė kategorinė e parė, edhe bota e mbarė e di se Hashimi ėshtė njė kriminel ordiner”, shprehet Krasniqi.

    Ai pohon se ka fakte dhe prova tė mjaftueshme pėr pėrfshirjen e kryeministrit nė krim tė organizuar.

    “Kosova i ka dy opsione. Ose duhet ta mbajė karrierėn politike kriminale tė Hashim Thaēit, ose ta ndėrtojė Kosovėn. Tė dyja nuk mund t’i bėjė. Por, ne si qytetarė duhet tė vendosim, a duhet ta mbrojmė Hashim Thaēin politikisht dhe nė aspektin kriminal, apo duam ta ndėrtojmė shtetin demokratik tė Kosovės”, thekson ky deputet.

    Ndėrsa deputeti i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Burim Ramadani, thotė se ėshtė fat i keq qė kryeministri Hashim Thaēi e ka izoluar vendin nė raport me botėn.

    “Ne tė gjithė e kemi parė qė nuk ka vizita tė nivelit tė lartė, Kosova po vazhdon tė jetė e izoluar, normalisht pėr shkak tė dyshimeve qė kanė pėr punėn e Hashim Thaēit. Kjo ėshtė e dėmshme, e ka dėmtuar Kosovėn dhe po e dėmton”, thotė Ramadani.

    Ai thekson se pavarėsisht se nuk e ka lexuar artikullin e gazetės gjermane, ėshtė i sigurt se kryeministrit i janė refuzuar dhjetėra kėrkesat pėr vizita nga udhėheqėsit e shteteve tė ndryshme.

    Ndėrkaq, analistėt politikė thonė se artikujt me pėrmbajte tė ngjashme me atė tė “Der Tagesspigel”, i kontribuojnė edhe mė shumė prishjes sė imazhit tė Kosovės nė arenėn ndėrkombėtare.

    “Do tė ishte shumė mirė qė faktikisht tė mos ketė shkrime tė tilla nė kėto gazeta dhe do tė ishte shumė mirė qė kryeministri t’i vizitojė shumicėn e vendeve anėtare kyēe, nė mėnyrė qė ta avancojė procesin e integrimeve. Deri tash nuk e kemi parė kryeministrin qė ka pasur takime intensive me vendet anėtare tė Bashkimit Evropian pėr tė avancuar agjendėn e integrimeve”, thotė eksperti i integrimit evropian, Shenoll Muharremi.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Oligarkia antievropiane
    Enver Robelli

    Si u shndėrrua Kosova nė Republikė tė Opingave dhe shtet me demokraci tė dirigjuar? Dhe cili ėshtė dallimi mes mendėsisė oligarkike kosovare dhe Evropės iluministe, ku ligji ėshtė i shenjtė dhe interesat e shtetit mbi ēdo interes meskin?

    Nuk e kanė vetėm qeveritarėt e Kosovės gojėn plot Evropė. Integrime. Liberalizime. Ekonomi tė tregut tė lirė. Shanse tė barabarta. Tė drejta tė njėjta pėr meshkuj e femra. Liri tė shprehjes. Kėsi grumbuj fjalėsh, tė mėsuara pėrmendsh nė “workshope e seminare”, i hidhen publikut jo vetėm nga oligarkėt pseudodemokratikė tė Kosovės, por edhe nga kamarilla e tyre mediale, e cila – nėse parafrazojmė njė gazetė sllovene – prej opingave u katapultua nė timonin e “Mercedesit” – gjithsesi jo me punė tė ndershme, por me plaēkitje dhe me aktivitete tė ndyra pėr grupe interesi. Fletorja nga Lubjana krahasimin mes opingave dhe veturės gjermane e kishte bėrė pėr tė pėrshkruar pjesėn mė tė madhe tė politikanėve tė Kosovės, pra kastėn sunduese, e cila tėrė ditėn flet pėr Evropėn Perėndimore dhe vlerat e saj si cak madhor, por, nė fakt, nuk sillet shumė mė ndryshe se oligarkia e Vladimir Putinit. Krahasimi opingė -“Mercedes” i gazetės “Delo” gjithsesi vlen edhe pėr kamarillėn mediale, atė shpurė qė pas vetes lė pėrherė njė fushė me fėlligėshti. Bashkimi i interesave mes politikanėve dhe sahanlėpirėsve medialė pėr plaēkitje e bėn Kosovėn njė lloj “demokracie tė dirigjuar” ose, siē thuhet nė rusisht, “upravljajemaja demokratija”.



    Galeria e plaēkitėsve



    Cilat janė veēoritė e demokracisė sė dirigjuar? Tre shembuj: a) kur anėtarė tė kabinetit tė qeverisė ose vetė kryeministri merrem me redaktimin dhe renditjen e lajmeve nė - me-nder-me-thanė - televizionin publik dhe kur pėrmes ortakėve tė tyre tė kriminalizuar themelojnė fletushka pėr denoncim dhe organizojnė fushata politike nėntokėsore; b) kur pushteti edhe ashtu i fituar me vota tė manipuluara shfrytėzohet pėr instalimin e njė sistemi tė nepotizmit dhe pėr zgjerim tė rrjetit kriminal, i cili kontrollon gjithēka – prej vaksinave qė i blihen pėr ethjen e lopėve deri te tenderėt e mėdhenj dhe privatizimi arbitrar i ndėrmarrjeve shoqėrore; c) kur sistemi politik – e ashtuquajtura demokraci - shfrytėzohet pėr “parkimin” nė parlament tė figurave, tė cilat shkathtėsi pothuaj tė vetme personale dhe profesionale e kanė vringėllimin me alltia, kėrcėnimet, vrasjet, “plagesat”! (Pėr kėtė duhet tė shikohet sidomos, por jo vetėm grupi parlamentar i Partisė Demokratike tė Kosovės. Kėshtu Kuvendi i Kosovės, tempulli i demokracisė, shndėrrohet nė galeri edhe pėr banditė dhe urdhėrdhėnės vrasjesh).

    Kjo mendėsi politike dhe ky keqpėrdorim i vullnetit tė qytetarėve prodhon njė shtet qė formalisht i ka tė gjitha institucionet e njė demokracie, por pėrmbajtja e tyre ėshtė antidemokratike. Kjo ėshtė sikur kur e mbushni kanaēen e Coca-Colės me naftė tė Ballshit tė Mallakastrės dhe provoni ta hidhni nė treg si pije tepėr freskuese. Kjo mendėsi u pėrshtatet shumė tė gjithė atyre karkalecave ndėrkombėtarė, tė cilėt mendojnė se kosovarėve tė papėrvojė me demokraci u duhet njė dirigjent i pėrdorshėm dhe kėrcėnues, i cili kujdeset qė gjendja tė mbahet nėn kontroll. Dirigjenti gjithnjė merret me korrigjimin e vullnetit popullor, i cili, sipas kėsaj mendėsie, buron nga njė turmė e tė paditurve, madje budallenjve. Pėr kėtė arsye imponohet sistemi i demokracisė sė dirigjuar. (Pėrndryshe nocioni karkalec nė debatin politik ėshtė pėrdorur pėr herė tė parė nė vitin 2005 nga njė politikan i njohur socialdemokrat gjerman, i cili me kėtė metaforė insektesh i kishte pėrshkruar “investitorėt anonimė”, qė merren me privatizimin e ndėrmarrjeve dhe shkatėrrimin e tyre).



    Helm dhe heshtje



    Aspak mė ndryshe nuk janė gjithė ata konsulentė ndėrkombėtarė qė sillen vėrdallė nėpėr Kosovė, me thikė nė dorė dhe pėrherė tė gatshėm pėr tė bėrė propozime se si duhet tė privatizohet (lexo: shitet) gjithēka, madje edhe lugėt e shtėpisė. Njė shembull bizar ėshtė i ashtuquajturi privatizim i “Ferronikelit”; askush nuk flet kundėr oligarkėve tė huaj, tė cilėt e blenė “Ferronikelin” pėr pesė paré dhe tani po e helmojnė njė pjesė tė Kosovės (Drenicėn), po shkelin tė drejtat e punėtorėve dhe po e dėmtojnė rėndė ekonominė e Kosovės. Ishte njė gazetė izraelite, e mirėnjohura “Haaretz”, qė nė njė reportazh tė gjatė (tė ribotuar nė kėtė gazetė qė po e mbani nė duar) e pėrshkroi krejt tmerrin rreth “Ferronikelit”.

    Nė ēdo vend tjetėr do tė ishte ndezur njė debat i ashpėr pėr kėtė skandal. Nė Kosovė heshtin tė gjithė, duke filluar nga Qeveria dhe Ministria e Ambientit deri te tė ashtuquajturat organizata joqeveritare pėr mbrojtjen e mjedisit. Heshtja nuk duhet tė na befasojė: prej njė oligarkie qė llomotit pėr vlera e standarde evropiane dhe sillet e vepron si grigjė antievropiane, as qė mund tė pritet mė shumė. Heshtin, plaēkitin kudo ku munden dhe sundojnė sot pėr nesėr, sepse nuk kanė ambicie fisnike. Do tė duhen disa vjet, por dikur do tė shohim pėrmasat e plaēkitjes sė Kosovės nė 12 vjetėt e fundit – nga vendorėt dhe tė ashtuquajturit ndėrkombėtarė, karkaleca qė Kosovėn e shohin vetėm si parajsė pėr karrierė dhe zhvatje. Nė krahasim me Irakun dhe Afganistanin, ku bombat shpėrthejnė orė e ēast, Kosova vėrtet ėshtė njė parajsė, aq mė tepėr kur javėn e kaloni nė zyra komode nė Prishtinė dhe fundjavėn nė Selanik, ku pini, dėfreheni dhe shfryheni kundėr, ah, “shoqėrisė ksenofobe” kosovare, siē bėri, ta zėmė, eurodiplomati Fernando Gentilini nė njė biēim-libėr tė tij. Oligarkia, kuptohet, ambicie tjetėr nuk ka pėrveē zhvatjes. Motoja e oligarkisė ėshtė: “Pas meje kiameti, mynxyra, kėrdia”.



    Lypės pasaportash



    Prandaj dallimi i Kosovės me Evropėn iluministe, me atė Evropė ku sundon ligji, ėshtė aq i madh. Pafundėsisht i madh. Edhe kėtu oligarkia dhe kamarilla mediale kanė pėrgjigje: “Ne nuk mund tė krahasohemi me gjermanė, zviceranė, britanikė etj”. Kjo domethėnė: “ne krahasohemi” me demokracitė e dirigjuara, me “upravljajemaja demokratija”. Se ē’ėshtė Evropa treguan, kėto ditė, dy raste ekzemplare: ministri i Mbrojtjes i Britanisė sė Madhe, Liam Fox, dha dorėheqje pasi mediat zbuluan se ai e kishte marrė me vete nė udhėtime zyrtare njė mik tė tij (ndoshta e kishte mė shumė se mik), se ky miku i tij 18-herė e kishte vizituar nė zyrė ministrin Fox, se ishte paraqitur ilegalisht si kėshilltar i tij dhe se ishte marrė me lobim pėr interesa tė industrisė sė armėve. Kryeministri britanik, David Cameron, brenda njė javė hoqi dorė nga kolegu i tij partiak, i cili ishte shtyllė e rėndėsishme e kabinetit. Nė Qeverinė aktuale tė Kosovės ka ministra qė shkojnė pėr vizitė nė vende tė tjera dhe gjunjėzohen para autoriteteve tė atjeshme, duke kėrkuar njė pasaportė. Ministrat duan tė bėhen shtetas tė vendeve tė tjera, sepse njė ditė, pasi tė kenė vjedhur e plaēkitur gjithēka, mund tė ikin nga Kosova dhe tė strehohen nė “atdheun e dytė”, i cili nuk do t’i ekstradojė nė Prishtinė, nėse dikur Kosova do tė ketė prokurorė qė vėrtet do tė ndjekin krimin dhe nuk do tė pėrgjumen nėn jorgan bashkė me kriminelė. Kėta banditė tė veshur me pushtet shpresojnė se dora e drejtėsisė nuk do t’i prekė kurrė, prandaj tani pėr interesa private bėjnė edhe kėso premtimesh: “Nėse mė jepni pasaportėn e vendit tuaj, unė do tė mbėshtes investitorėt tuaj nė Kosovė”.

    Rasti i dytė ekzemplar, i cili tregon dallimin mes Kosovės, Republikės sė Opingave, dhe Evropės Perėndimore ėshtė ky: nė fund tė shtatorit Gjykata administrative federale nė Zvicėr suspendoi nga puna shefin e policisė kriminalistike federale pėr shkak se nė njė udhėtim nė Shėn Peterburg e kishte marrė me vete partneren e tij, e cila ishte ruse. Menjėherė reaguan mekanizmat e shtetit: zyra pėr kontrollin e sigurisė sė personave filloi hetimet dhe erdhi nė pėrfundim se zyrtari paraqiste rrezik pėr sistemin e sigurisė sė Zvicrės. Shefi i policisė kriminalistike federale u ankua nė Gjykatėn administrative federale, e cila po ashtu erdhi nė pėrfundim se zyrtari paraqiste rrezik pėr sigurinė e Zvicrės. Sipas gjykatės, pozita e shefit tė policisė kriminalistike ėshtė “jashtėzakonisht e ndjeshme sa i pėrket sigurisė”, pasi qė zyrtari ka qasje ndaj sekreteve tė sigurisė sė brendshme dhe tė jashtme tė Zvicrės. Po ashtu pozita e tij i nėnshtrohet vėmendjes sė madhe publike dhe mediale. Sjellja e tij profesionale dhe private perceptohet nga publiku dhe nė rast tė ngjarjeve negative disponon me potencial tė madh dėmtimi.

    Si ėshtė puna nė Kosovė? Shef policie emėrohet njė person, i cili lėre qė potencialisht ėshtė fajtor pėr dėshtimin kolosal tė intervenimit tė policisė nė veri mė 25 korrik, por edhe paraqet rrezik pėr sigurinė e Kosovės – pėr shkak tė lidhjeve tė tij familjare me njėrėn prej figurave mė me peshė nė nėntokėn e krimit tė organizuar dhe kontrabandės nė Kosovė dhe rajon. E tmerrshme qė pėr kėtė emėrim u desh tė sakrifikohej njė polic i Kosovės. Njėherė emėrimi i Shpend Maxhunit nė postin e shefit tė Policisė sė Kosovės kishte dėshtuar – pėr shkak tė kundėrshtimit tė Ambasadės sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Kėsaj radhe amerikanėt heshtėn. Fundja, ky nuk ėshtė shteti i tyre. Ata mund tė ndihmojnė, por nėse oligarkia ka vendosur ta shndėrrojė Kosovėn nė Republikė tė Opingave, atėherė s’ka fuqi qė ta ndalė. Ēka ia bė vetes, s’ta bėn as armiku i pėrbetuar. – Larg Republikės sė Opingave, megjithatė, ekziston njė Kosovė, njė Republikė, e cila vazhdon tė ushqejė ėndrrėn pėr njė tė ardhme evropiane.

  3. #3
    JUDO Maska e Gogi
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,669
    ...e don populli.

    Edhe mos sill shkrime nga nje gazete e vetme. ..po edhe Amerika e don .
    “Kush ėshtė prej jush pa mėkat, le ta gjuajė i pari gurin nė tė!”

  4. #4
    i nėnshtruar Maska e master2006
    Anėtarėsuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,238
    Citim Postuar mė parė nga Gogi Lexo Postimin
    ...e don populli.

    Nga rreth 38% e atyre qe dolen ne zgjedhje, 1/3 e tyre e votuan Hashim Thaēin. Kjo shifer i bie diku nen 150.000 vota, nga rreth 1.5-1.8 milion .... ja, kaq e don populli...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e ēudirave
    Postime
    3,776
    Citim Postuar mė parė nga master2006 Lexo Postimin
    Nga rreth 38% e atyre qe dolen ne zgjedhje, 1/3 e tyre e votuan Hashim Thaēin. Kjo shifer i bie diku nen 150.000 vota, nga rreth 1.5-1.8 milion .... ja, kaq e don populli...
    Megjithate eshte me i votuari nga te gjithe politikanet kosovar.
    AUTOCHTHONOUS

  6. #6
    i nėnshtruar Maska e master2006
    Anėtarėsuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,238
    Citim Postuar mė parė nga anita340 Lexo Postimin
    Megjithate eshte me i votuari nga te gjithe politikanet kosovar.
    Me i votuari nga ata qe nuk i don populli. Vet fakti qe me pak se gjysma e popullit ka dal ne zgjedhje, jep te kuptojme se shumica popullit nuk i don keta njerez.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e ēudirave
    Postime
    3,776
    Citim Postuar mė parė nga master2006 Lexo Postimin
    Me i votuari nga ata qe nuk i don populli. Vet fakti qe me pak se gjysma e popullit ka dal ne zgjedhje, jep te kuptojme se shumica popullit nuk i don keta njerez.
    Po sna the cilin e do populli me shume. Ne Evrope ka plot vende qe dalin akoma me pak njerez ne zgjedhje. Ne Kosove ka edhe nga ata qe per arsye te ndryshme skane votu e megjithate e dun Thaqin.

    Interesant kjo tema , po eshte hape ne kohe jo shume te duhur. Eshte me aktuale tema per veriun. Po si duket disave ketu,parashikimet se veprimi i qeverise sdo japi rezultate a se barrikadat e serbve sdo te hiqeshin ,u rane ne uje dhe tani provojne te gjejne nje tjeter dege ku te kapen ,per te share kryeministrin.
    AUTOCHTHONOUS

  8. #8
    JUDO Maska e Gogi
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,669
    Citim Postuar mė parė nga master2006 Lexo Postimin
    Nga rreth 38% e atyre qe dolen ne zgjedhje, 1/3 e tyre e votuan Hashim Thaēin. Kjo shifer i bie diku nen 150.000 vota, nga rreth 1.5-1.8 milion .... ja, kaq e don populli...
    Atehere as presidentet Amerikan nuk qenkan legjitim.

    Ju nuk merakoseni per kete mandat, ju e dini qe ky do jet kryeminister edhe nje mandat pas ketij, besoj pajtohesh.
    “Kush ėshtė prej jush pa mėkat, le ta gjuajė i pari gurin nė tė!”

  9. #9
    ska democraci, eshte fallco

    ne te vertet sundon pakica dhe jo shumica
    We never really grow up, we only learn how to act in public.

  10. #10
    JUDO Maska e Gogi
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,669
    Citim Postuar mė parė nga master2006 Lexo Postimin
    Me i votuari nga ata qe nuk i don populli. Vet fakti qe me pak se gjysma e popullit ka dal ne zgjedhje, jep te kuptojme se shumica popullit nuk i don keta njerez.
    A e din sa veta jane dal ne zgjedhje a jo. A je i sigurt qe nuk jane dal me shume se gjysma?
    “Kush ėshtė prej jush pa mėkat, le ta gjuajė i pari gurin nė tė!”

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •