Njė biēim *njoftim!
Beqė Cufaj
"Kryeministri Thaēi ka udhėtuar pėr njė vizitė zyrtare nė Austri, ku do tė pritet nga homologu i tij, kancelari austriak, Werner Faymann, me tė cilin do tė diskutojė pėr thellimin e marrėdhėnieve mes dy vendeve dhe pėr mbėshtetjen e Austrisė pėr pėrshpejtimin e agjendės evropiane tė Kosovės.
Kryeministri Thaēi do tė paraqitet me njė fjalė rasti edhe nė Forumin Ekonomik tė Vjenės, ku do tė prezantojė tė arriturat e institucioneve tė Kosovės, si dhe
do tė zhvillojė takime tė shumta me kryeministra, presidentė dhe personalitete tjera nga fusha e politikės dhe ekonomisė, ku temė bosht do tė jetė zhvillimi i qėndrueshėm ekonomik dhe perspektiva evropiane e Kosovės". Ky ishte lajmi i ditės sė djeshme.
E di, e di, citat i gjatė, tmerrėsisht i gjatė, pėr ta dhėnė tė tėrin kėtu. Por ja qė prapa ēdo fjale tė shėnuar dhe lėshuar nė media nga "Zyra e Kryeministrit" fshihet... njė joprofesionalizėm dhe tentim pėr mashtrim qė s'ia gjen shoqin askund nė Evropė. Pos ndėr shqiptarė- dhe atė jo veē tė Prishtinės, por edhe sivėllezėrve nė Tiranė...
Tė shkojmė me radhė. Qė janė si janė e dėshmoi edhe mė tepėr se skandali i Atifete
Jahjagės. Shkuarja e saj nė njė tubim partiak nė tė cilin nėse i mrekulloi ata qė ishin aty tė pranishėm... ne tjerėve, vdektarėve tė zakonshėm jo veē qė na e shpifi, por pėr t'ia vėnė kapakun kėsaj pune duhet ta themi: jo. Diē tė tillė, qė njė presidente tė urojė e pėrgėzojė parti (tė mėdha e tė vogla qofshin ato) nuk ngjet askund, ama bash askund nė botėn demokratike.
E kemi tė qartė: kjo grua edhe ashtu nuk ėshtė zgjedhur demokratikisht, por pėrmes njė simulim marrėveshjeje zarfash. Por, minitragjikomedia tek Jahjaga ėshtė se ajo ėshtė e rrethuar me njė "ekip" njerėzish qė vijnė nga sfera(t) e gazetarisė e shoqėrisė civile, dikur neutralitetit dhe seriozitetit... qė duket tė kenė qenė vetėm pėrralla tė thata. Ėndėrra tė kėqia. Mė e keqja nė kėtė mes ėshtė ajo krekosje e kėshilltarit tė saj qė "do ta bėnte" sėrish. Epo le ta bėjė. Ia pafshin hajrin!
Tė kthehemi te vizita e Thaēit nė Vjenė. T'i gėzohemi qė mė nė fund Thaēi po del pak nėpėr Europė dhe atė nė njė vend mė tepėr se tė rėndėsishėm siē ėshtė Austria? Natyrisht- dhe atė tepėr! Por, ja qė krejt ajo komunikatė e cituar mė sipėr ėshtė njė... mishmash i qėllimshėm, i cili pėr detyrė nuk ka gjė tjetėr pos qė thjesht ta mashtrojė, po pra ta mashtrojė, opinionin qė izolimi i tij dhe krejt kabinetit qė udhėheq dalėngadalė, por sigurt po u hapen dyert e bashkėpunimit dhe parajsės. Quatsch!
Po qe se shohim programin e Forumit Ekonomik tė Vjenės (http://www.vienna-economic-Forum.com...sovo_final.pdf) del qė aty pos Thaēit do tė jenė edhe rreth 80 pėr qind e bartėsve tė institucioneve apo edhe bizneseve nga Kosova. Nga qeveria austriake nė programin zyrtar del qė do flasė njė nėpunėse e ADA (ata pra qė na japin ndihma ende) dhe askush tjetėr kurse ky forumi dihet qė ėshtė njė prej shumė "shtyllave" qė Erhard Busek i organizon nė aktivitetet e tij gjysmėprivate.
Pyetja qė shtrohet ėshtė:
ku mbetėn krejt ata "kryeministra, presidentė dhe personalitete" qė Thaēi po i takuaka nė Vjenė!? Askund, sepse nuk do t'i takojė. Prandaj ata qė ia kanė shkruar kėtė biēim njoftimi pėr shtyp, o janė ca idiotė ose duan qė neve tė na bėjnė idiotė. Pos kėsaj, edhe pjesa tjetėr e kėtij margaritari prej njoftimi ėshtė edhe vizita "zyrtare" dhe takimi me kancelarin austriak.
Edhe kėtu duhet tė kemi dyshime tė theksuara nėse kjo vizitė e Thaēit ėshtė "zyrtare" dhe takimi me kancelarin Faymann do tė jenė zyrtare. Sė paku zyra pėr shtyp e zyrės sė kancelarit nė Vjenė (ende) nuk na tregon asgjė, ama bash asgjė pėr kėtė vizitė "zyrtare" (http://www.bka.gv.at/site/3388/default.aspx). Hm. Si t'ia bėjmė tashti? Epo ta vazhdojmė diskutimin pėr shamijat, fenė, kombin, gjuhėn gege e toske... e ēkado tjetėr qė ka tė bėjė me neve, pėr neve dhe ėshtė thellėsisht e ngulitur nė kokat dhe shpirtrat tanė!
Shefat i kemi nė Vjenė. Nė vizita "zyrtare" ku do tė prezantohen "tė arriturat" e institucioneve tė Kosovės. Vetėm edhe presidentja Jahjaga po na mungon atje. Me siguri do ta kishte shkruar dhe mė pas edhe mbajtur njė fjalim pėr "lidhjet historike e shekullore mes popullit austriak dhe atij shqiptar". Ndoshta s'prish punė- se do ta bėjnė kėta tjerėt pėr tė. Dhe do ta dėgjojnė e aplaudojnė njėri-tjetrin.
*Njė farė, njė gjė e papėrcaktuar mirė, njė lloj me tė cilin ngjet pak a shumė diēka.
http://www.zeri.info/artikulli/3/19/...bicim-njoftim/
Krijoni Kontakt