Nė 14-vjetorin e rėnies heroike tė komandantit legjendar tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, Adrian Krasniqi ėshtė shpallur hero i Kosovės nga presidentja e Republikės sė Kosovės, Atifete Jahjaga.
Fillimisht, zonja e parė e vendit ėshtė pėrkulur para lapidarit tė heroit Krasniqi nė Pejė pėr tė vėnė njė buqetė me lule bashkė me kryetarin e Komunės sė Pejės, Ali Berisha, dhe me bashkėluftėtarė tė heroit e kanė nderuar atė me njė minutė heshtjeje dhe tė gjithė dėshmorėt e tjerė tė kombit, qė dhanė jetėn pėr lirinė e Kosovės nė luftėn e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.
Nė njė akademi pėrkujtimore, tė dielėn nė Teatrin e Qytetit nė Pejė, morėn pjesė udhėheqės tė institucioneve tė Kosovės, komunės sė Pejės, ish-luftėtarė tė UĒK-sė, familjarė dhe shumė qytetarė.
Presidentja Jahjaga ka thėnė se Adrian Krasniqi sė bashku me shokėt e tij studentė e bashkėluftėtarė ishin ndėr tė parėt qė nisėn aksionet e armatosura kundėr forcave serbe.
“Unė, presidentja e Kosovės, kam dekoruar me urdhėr Hero i Kosovės Ardinan Krasniqin, pėr trimėrinė dhe pėrkushtimin e treguar gjatė Luftės Ēlirimtare tė Kosovės dhe pėr flijimin e tij pėr pavarėsinė e Kosovės”, ka thėnė Jahjaga.
Ndėrkohė qė edhe kryetari i komunės sė Pejės, Ali Berisha, ka cilėsuar lart veprėn e Adrian Krasniqit dhe tė gjithė dėshmorėve tė lirisė.
"Datat e shėnuara kanė edhe epitetet e duhura, andaj edhe kjo e sotmja e 16 tetorit, ėshtė datė qė prek ndėrgjegjen e njeriut tonė, pėr t'i mbajtur zgjuar nė njė kurorė kujtese, tė gjithė ata qė ranė betejave, fronteve tė lirisė , qė ne sot s'i kemi por qė vazhdimisht do t'i mbajmė nė kujtesėn tonė", tha i pari i Pejės.
Fjalimi i Presidentes Jahjaga nė akademinė pėrkujtimore pėr Heroin e Kosovės, Adrian Krasniqi
Tė nderuar familjarė tė Adrian Krasniqit,
Tė nderuar bashkėluftėtarė tė gjeneralmajorit tė Ushtrisė ēlirimtare tė Kosovės Adrian Krasniqi,
Tė nderuar pėrfaqėsues tė institucioneve tė Republikės sė Kosovės,
Tė nderuar pėrfaqėsues tė komuniteteve fetare,
Tė nderuar pjesėmarrės,
Unė Presidentja e Republikės sė Kosovės, me vendim, e kam dekoruar Adrian Krasniqin me urdhrin “Hero i Kosovės” pėr trimėrinė dhe pėrkushtimin e treguar nė luftėn ēlirimtare, deri nė flijim, pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės.
Heroi i Kosovės, Adrian Krasniqi, u rreshtua nė vargun e dėshmorėve qė dhanė jetėn pėr lirinė dhe pavarėsinė e atdheut, pėr ēlirimin dhe pėrparimin e popullit. Kjo ėshtė sakrifica mė sublime, qė ne tė jetojmė tė lirė dhe tė pavarur tė dinjitetshėm dhe tė barabartė, qė tė bėhemi shtet me tė drejta tė plota i Bashkimit Evropian dhe anėtar i NATO-s , nė miqėsi tė pėrjetshme me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.
Vepra dhe pėrkushtimi i bijve dhe i bijave mė tė shtrenjta tė popullit tonė, nėpėr dekada e shekuj, nė kundėrvėnie e nė luftė kundėr dhunės e shtypjes, kundėr okupimit dhe kundėr projekteve pėr shpėrnguljen nga trojet tona, bėnė qė Adrian Krasniqi, i brumosur edhe nga tradita atdhetare e familjes, tė kalitej si njė djalė, si njė njeri i pjekur, nė idenė kombėtare tė ēlirimit dhe tė shtetit. Qėllim, qė duhet ta arrinte me organizim nė luftėn guerile dhe nė luftėn ēlirimtare deri nė fitoren pėrfundimtare.
Tė nderuar pjesėmarrės,
Asnjė popull nuk e dėshiron luftėn, e as sakrificat, vuajtjet e pasojat, qė vijnė nga lufta. Kėtė nuk e deshtėm as ne. Si tė gjithė popujt e tjerė sovranė, tė lirė e tė dinjitetshėm tė Botės, edhe ne dėshironim tė mendojmė dhe tė organizohemi pėr jetėn nė paqe. Tė punojmė, tė shkollohemi, tė jetojmė dhe tė pėrparojmė duke i gėzuar tė mirat e kėsaj jete dhe begatitė qė njeriut ia ka dhuruar Perėndia.
Por, kjo ishte e pamundur, pėr shkak tė politikės sė pėrndjekjes, pėr shkak tė politikės sė shtypjes, pėr shkak tė politikės sė shkombėtarizimit, pėr shkak tė politikės tė shfrytėzimit ekonomik dhe tė gllabėrimit tė pasurive tona.
Gjendja ishte bėrė e padurueshme me nxjerrjen e njerėzve nga puna, me pėrzėnien nga shkollat dhe nga fakultetet, me pėrzėnien nga institucionet, madje edhe nga ato shėndetėsore me mbylljen e bizneseve... E gjithė kjo mbėshtetej me largimin e shqiptarėve dhe me prurjen e vendosjen e kolonėve me qėllim tė rritjes sė dhunės dhe me qėllim tė ndėrrimit tė strukturės etnike tė vendit.... Kjo politikė pėrcillej me rrahje, maltretime, dhunime, burgosje, vrasje.
Rinia, dhe gjithė populli liridashės i Kosovės, pasi mė parė i kishin provuar tė gjitha mundėsitė e tjera, nisėn tė organizohen pėr kundėrvėnie tė armatosur, duke e parė kėtė si tė vetmen mundėsi, pėr mbijetesė, pėr jetė normale dhe tė qetė, pėr jetė tė dinjitetshme e nė liri.
Tė nderuar qytetarė tė Pejės dhe tė mbarė Kosovės,
Nė manifestimet pėrkujtimore pėr dėshmorėt e kombit, nė pėrkujtimet e masakrave ndaj popullsisė, nė memorialet pėr tė pagjeturit, Ne tė gjithė, mbushemi me ndjenjėn e dhimbjes dhe tė mallėngjimit pėr mė tė dashurit tonė qė sakrifikuan jetėn qė ne sot tė jemi tė lirė.
Ne i kujtojmė dhe i nderojmė ata qė tė marrim forcė dhe qė mbledhim veten pėr detyrat e angazhimet qė na presin, qė Kosovėn dhe popullin tonė ta bėjmė ashtu si e dashtėn ata, tė begatshme, tė pėrparuar, pėr tė jetuar, pėr tė punuar, pėr t’u shkolluar.
Kosova dhe populli i saj asnjėherė nuk deshi dhe edhe sot nuk do asgjė tjetėr pėrveē qė tė jetojė i lirė dhe i barabartė me tė tjerėt, si faktor paqeje dhe stabiliteti, nė fqinjėsi tė mirė, me tė gjithė popujt dhe shtetet, tė jetė anėtare e tė gjitha mekanizmave dhe e organizatave ndėrkombėtare, e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, e Bashkimit Evropian e NATO-s dhe tė gjitha fondeve e bankave e tė institucioneve ndėrkombėtar tė investimeve dhe tė kapitalit .
Tė nderuar pjesėmarrės,
Nderimi pėr dėshmorėt, si nė kėtė rast pėr Heroin e Kosovės Adrian Krasniqi, ėshtė nderim pėr atdheun dhe pėr tė ardhmen tonė, qė e kaluara mė tė mos pėrsėritet kurrė mė dhe qė idealet e dėshmorėve tė pėrjetėsohen, duke e dashur vendin, duke e dashur njėri-tjetrin, duke e respektuar punėn, dijen dhe angazhimin e secilit.
Heroi i Kosovės Adrian Krasniqi sė bashku me shokėt e tij studentė e bashkėluftėtarė ishin ndėr tė parėt qė nisėn aksionet e armatosura duke goditur caqet e caktuara dhe tė zgjedhura, pėr tė treguar se kėtu nuk ka vend politika e nėnshtrimit, pėr tė treguar se kėtu, askush nuk mund tė bėjė dhunė e krime mbi popullsinė, pa e marr ndėshkimin. Adriani, Iliri, Bahriu, Agroni, Hakifi, Zahiri, Edmondi, Fehmiu, Gjeva, Fatimja, Saliu ... e shumė tė rinj e tė reja u flijuan nė altarin e lirisė pėr Atdheun.
Lufta e lavdishme e Ushtrisė ēlirimtare tė Kosovės, e komandantit legjendar Adem Jashari, e tė gjithė popullit tonė pėr liri, bėnė qė tė kemi ndihmėn e NATO-s nėpėrmjet sulmeve ajrore e mė vonė me prezencėn e KFOR-it nė pėrjetimin e lirisė dhe nė ndėrtimin e shtetit sovran dhe tė pavarur.
Vepra e Adrianit dhe e tė gjithė dėshmorėve tė Kosovės e tė gjithė veprimtarėve pėr liri dhe pavarėsi na thėrret qė vendin tonė ta ēojmė pėrpara, qė tė ndėrtojmė demokracinė, qė tė zhvillojmė arsimin, shėndetėsinė, tė ndėrtojmė e urbanizojmė fshatrat dhe qytetet tona, tė zhvillojmė prodhimtarinė qė secili tė jetoj prej punės dhe angazhimit tė vet i lirė dhe i barabartė me qytetarėt e Evropės. http://www.botasot.info/def.php?category=95&id=140140
Krijoni Kontakt