-
i/e regjistruar
Pėr: Arb Elo
Mardhur
Mardhur janė majat,
Flamurin, qė la ai qė i ngjiti,
s`ka kush e sheh,
Ortekėt sjellin poshtė lajme vetmie,
rrėfenja resh qė shkundėn thinjat
e u bėnė qiell.
Plaku zė kokėn me duar
dhe ndjehet mal,
Mbyllet si varr, zė e lutet
pa zė, si borė qė bie
nga lart...
-
-
i/e regjistruar
-
-
i/e regjistruar
Pėr: Arb Elo
Vėllimi i ri me poezi nga Arb Elo "Xixa tė zeza" mund tė porositet online kėtu.
-
-
i/e regjistruar
Pėr: Arb Elo
Ėshtė tashmė nė qarkullim vėllimi i ri me poezi nga Arb Elo "Xixa tė zeza".
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga delira : 21-04-2013 mė 06:50
-
-
i/e regjistruar
Pėr: Arb Elo
Vėllimi i ri me poezi nga Arb Elo "Xixa tė zeza" mund tė porositet kėtu:
http://www.lulu.com/spotlight/arbelo67
-
-
i/e regjistruar
Pėr: Arb Elo
Libri i ri i Arb Elo-s "Xixa tė zeza", botim i Onufri-t tash gjendet edhe nė libraritė kryesore tė Tiranės
dhe mund tė porositet nė Amazon kėtu.
-
-
i/e regjistruar
-
-
i/e regjistruar
Pėr: Arb Elo
Ecejake
Ujėt, nė ėshtė jeta,
s`mbahet nė grusht.
Dua t`ia gjej duart,
por jam veē rrudhė,
t`fle kohėn qė mė mbet`
tė zgjohem kur tė vdes...
Ngjajmė por s`jemi njėlloj, na duhet tė varrosim tjetrin,
E ata qė mbeten s`janė si ata qė shkojnė se ēdo udhė
nėnkupton qėllimin, por gjė nuk paska pėr t`arritur, se
gjithēka ndodh tani ndodh. Jemi ku shkojmė e qėllimi
kemi qenė vetė ne gjithnjė, na duhet veē tė kthehemi.
Rruga ėshtė paralele
e vetvetes,
hiēi e pafundėsia pika
prerėse.
Aksiomė e re ecejakesh
na duhet,
"shkon e vjen" s`ka pse,
vetėm je...
*marrė nga vėllimi "Zero 3D"
-
-
i/e regjistruar
Arb Elo - Meteor e dėshirė
Meteor e dėshirė - nga ArB eLo
Netėve zvogėlohem, bėhem fėmijė,
atėherė duart e errėta tė Zotit pėrmbi kokėn time
janė vetmi e ngushėllim e mė i ėmbėl bekimi i tij,
mė e lehtė Shpresa, nėna e pabijė.
Liri ke pėr tė duruar a vrarė veten,
kam zgjedhur tė jetoj, gur nė krrabėn dykėmbėshe
qė qėllon pa gabuar zogun e zi tė dekės, pa peshė
fluturoj drejt tij, por ska dekė deka,
ska se si e prandaj duroj unė ende
pa ēka se se di se ēpaskam bėrė qė tė vuaj kėshtu
pa ēmall, pa ditur se nga vete, si gur nė rripin Kuiper,
veē dikur, veē zbraz bosh pa brendi.
Qemė atje kur u bėnė botėt, do tjemi
ende kur ta marrė frymėn e nxjerrė ēka fal gjithēkanė,
falna pra ētė kemi bėrė, ēi bėri gjithkush gjithkujt, fal
nė qofsh krijuar, se ėshtė ftohtė kėtu
mes gurėsh tė tjerė, akujsh tė ngrirė,
gjoksmpirė nga mungesa, rrallė shuhemi si dėshirė
e shpėton zjarrit ca tym, shkėndijė, dritė a kuqėlimė,
nė do tė shohėsh, shih tė digjesh mirė
-Burimi-
-
-
i/e regjistruar
Arb Elo / Poezi e klasit tė parė
Poezi e klasit tė parė
Poezi e klasit tė parė
Asgjė nuk di pėr ArB eLo-n si poet edhe pse ai qė fshihet mbrapa kėtij pseudonimi mė ka dėrguar vėllimet e tij poetike. Me njeriun qė ka shkruar kėto poezi jam takuar rastėsisht para 25 vjetėsh kur ai ishte maturant nė gjimnazin Sami Frashėri. Kisha kėrkuar ta takoja sepse mė kishte lėnė mbresa hartimi i tij mes nėntėdhjetė tė tjerėve. E qė mbas asaj dite nuk jemi parė mė. Asnjė informacion. Nė revistėn letrare « Mehr Licht ! » qė botohet nė Tiranė e qė miku im Alket Ēani ma kalon pėr ta lexuar herėpashere, mėsoj se ArB eLo ka mbaruar studimet pėr arkitekturė nė universitetin e Tiranės e qė nga viti 1990 jeton nė Gjermani. Ka botuar vėllimet me poezi « Rrėfime hijesh », « Mirazh » dhe « Zero 3D ». Njė informacion qė ngjan mė tepėr me njė pllakė tė vendosur mbi portėn e njė studio apo mbi njė gur varri. Pėr atė qė quhet « jeta e poetit » nė tė cilėn shpesh herė kritikėt e studiuesit bazohen pėr tė kuptuar e interpretuar veprėn, nuk kemi asnjė gjė. Nada. Nė pozicionin e lexuesit ( a nuk shkruajmė pėr tė na lexuar ?) mungesa e tė dhėnave rreth jetės personale tė poetit nuk mė pengon qė tė shijoj shkrimet e tij.
Ēfarė dimė ne rreth jetės sė Homerit apo tė atyre poetėve anonimė qė na kėnė lėnė ato qindra vargje tė mrekullueshme qė i quajmė folklor ?
Si do t’ia bėjmė kur njė ditė me shi, duke u endur na zė syri njė fletė tė grisur e tė lagur qė pėr arsye nga mė tė ndryshmet ėshtė shkėputur nga njė vėllim me poezi (ndoshta njė ish-kaush me hide ?) dhe kur e marrim pėr ta lexuar, tronditemi (e nga brenda fillon e bie shi) ? Sigurisht qė do tė kėrkojmė tė dimė se kush ėshtė autori. Duam qė atij krijimi t’i vėmė njė imazh. Nė kėto pėrpjekje mė se normale, mendoj se mė e rėndėsishmja ėshtė « takimi me teksin ». Ajo qė fjalėt na sugjerojnė, duke na zgjuar imazhe tė cilat mė shumė janė tė lidhura me ndjeshmėrinė e kulturėn e lexuesit.
Nga takimi me poezitė e ArB eLo-s, tė shkruara nė shqip (gjuha qė njoh mė mirė) jam trishtuar, mrekulluar, emocionuar, turbulluar. Shkėputur nga kjo botė edhe pse ajo e tij (e poezisė sė tij) nuk ėshtė e qetė, e shtruar, e lumtur, « e bukur ». Njė botė jo e panjohur, por e pakrijuar deri tani nė letrat shqipe.
Nuk e kuptoj shprehjen « poezi mediokre ». Ka vetėm poezi tė klasit tė parė ! – thoshte me tė drejtė Lasgush Poradeci. Duke krahasuar poezitė mė tė arrira tė krijuara nga poetėt shqiptarė tė tė gjitha kohėrave, mund tė them se ato tė ArB eLo-s janė nga mė tė mirat. Njė musht poetik i gjuhės shqipe.
Ylli Demneri
* * *
Vjollca morti
Dy vjollcat e tua tė zeza, rritur bashkė me ty,
me thimthat e shkurtėr, tė mbjellė nėpėr ajėr,
i kam frikė; mė ngjajnė me shenja apo ogure
tė ligj pėr kohėt qė po vijnė. Sė shpejti o Arb
kafsha qė ēapitet pa u ndierė do tė zėrė pusi
nė vendin e caktuar, do tė presė sa tė vish ti
e papritur do tė tė hidhet nė fyt pa e kuptuar.
Sytė i ndrijnė ne terr si yje asaj bishe, qimen
e ka tė lėmuar mbi gjymtyrėt e tendosur fort,
kur druhemi ndiej flegrat e saj nė qafėn time,
gjuhėn e flashkėt teksa thith ndėr pore nektar
lulesh tė errta, tė vjollcave, tė rritura me mort
tė pashmangshėm mugu, ėndėrruar bashkė…
* * *
Tani e kėtu
Ti nuk e di se kush do tė jenė ata qė janė si ti,
diēka ra, e dėgjoi kush pat veshė pėr tė dėgjuar
fėshfėrimėn qė bėn ēasti kur fėrkohet me tjetrin
nė mulli, pluhuri ėshtė i tejdukshėm, me brymė
vijnė tė mbuluar prej netėve tė tyre udhėtarėt
nė stacion, njė e nga njė… Jo vetėm ti ndoshta
e pyet veten: Si ka tė ngjarė qė u pikėpremė kėtu
o tė uruar, nė mos rastėsisht, atėherė ēfarė?
Mos ėshtė e shkruar qė tė jemi pikėrisht tash
bashkė, zgjedhur mes shtatė miliardė tė ngratėsh
pėr t’u pjekur pikėrisht sot, mu kėtu si farė ngjarjesh
qė do tė ndodhin sigurisht dikur?… Buzėt e vajzės
pėrballė meje i qesh njė kumt i fshehtė, ajo mė do,
por koha jonė ende s’ka ardhur, ende na duhet
t’i rrimė panjohur tjetrit pėrkundėr, por tė huaj
e dashur ne nuk ka si jemi, perėndia vetė desh
qė tė shihemi tani e kėtu, atėherė pse s’mė thua
atė qė e dimė tė dy e qė tė bėn tė buzėqeshėsh?
Ma thuaj qė ta di qė e di vėrtet, pėrndryshe mua
mė sėmur edhe mė frika e tė qenit tjetėr. E di?
Veē njė njeri jeton nė botė, shtatė miliardė herė…
* * *
Pasdite prilli
Qiellit kryqe lenė avionėt, bari hijesh jam unė,
nė shesh mė bien nė gjunjė hijet e tyre. Ashtu
janė, hije hijesh qė hedhin vetė mbi dhe; dhe
do tė jenė shpejt e pėrmbi do tė kenė njė kryq
lėnė atje nga kushedi kush. Unė po ndaj delet
nga cjeptė; u them atyre nė tė majtė: pata uri
e s’mė dhatė tė ha; qeshė nė burg e s’erdhėt,
nė udhė qeshė e dot nuk bujta, o biri i njeriut
mos ardhsh kurrė, jetėn e pėrjetshme askush
s’e ka merituar, janė hije hijesh plot me gjumė,
janė brez i lig e jeta ėshtė rrenė… kryqe lenė
njerėz nė varreza, nė caput mundi, bari hijesh
jam unė e kullos tė tjera, koha ėshtė prej fundi…
* * *
Rrush nė hardhinė tėnde
Nėn kafkė falet uni me zė tė ulėt dhe kur e dėgjoj seē thotė
mė shfaqet dikush me plagė nė gjoks, me buzė qė i dridhen
e me lotė pėrmbi. Ē’tė bėj, tė marr ilaēe apo tė ndez njė qiri,
tė falem edhe vetė sėbashku me tė, po pėr ēfarė mėkatesh?
Nuk ėshtė keq tė lutesh pėr mosvrasje, pėr lirinė dhe bukėn,
tė lutesh e tė pėrlotesh derisa tė ēmallesh edhe me hyjninė.
Grua ėshtė pėr disa ajo, baba pėr tė tjerėt, ndėrsa pėr mua
ėshtė tani njė fėmijė prej flakėsh qė hidhen e lodrojnė nė terr
me ne, hijet e tyre; nėn kafkė falet nė mua uni me zė tė ulėt:
« Lerna tė shuhemi, tė shkrumbemi nė ty o i tėrėmėshirshėm,
mbaroje kėto kohė mundi e zgjidhna duart, lerna tė shkojmė
fushave me lule, bėje tė ndodhė sot ēka ke premtuar, udhėt
tona qofshin veē njė pėr tė gjithė e jepna dritė nga shpirti yt! »
Na kanė kėputur duart mavi me damarė tė kėrcyer, pikojmė
dritė e hije ndanė e ndanė; unė jam njėra nga kokrrat, tjetra
je ti e shumė s’jemi vetė dhe as s’e dimė se si janė, ndonėse
ngjajnė njėlloj si ne. Verė nga e jona pi ynėzot dhe pikėllohet
ndanė nesh si vreshti prej ku vijmė, rėndohen e i erren lotėt
prej mushtit tonė tė zi. Kjo ėshtė nata, xixėllonja dehet me tė
e ndrin mė fort ashtu, i merren krahėt e shkon pėrēart kuturu
n’eter. Janė lakuriq ato duar, lėvozhgė s’kanė ato arra pjekur
nėn yje, lėvizin zbehtė nė qiell ngadalė drejt agut e na marrin
njė e nga njė nga bistaku, na lenė ashtu ndėr buzė tė huajsh,
si shpirt tė ndjerėsh qė shijojnė lirinė e pėrgjithnjė nga vuajtja…
* * * * *
-
Marre nga: Bllok Shenimesh
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt