-
i/e regjistruar
nga "Zero 3D"
Tungjatjeta
The prapė “Tungjatjeta!”, fotokopje e sė djeshmes, kafe nė mėngjes,
hėngra drekė e pėrsėri kafe, dy cigare rresht, nė tym tė pashė prapė,
tė nxora nga ujėt, tė dhashė frymė, hape sytė, -Jam nė kllapi- mė the,
me buzėt mavi nga i ftohti, dridheshe, t’pėshpėrita njė fjalė nė vesh,
u ngrohe dalėngadalė e nė prehrin tim tė zuri gjumi, ecja me kujdes,
kalimtarėve u bėja shenja me gishta t’heshtnin, i mbylla veshėt vetes,
rrija anash shtratit tėnd, rrugicat me kalldrėm, plakat e ulur mbi gur,
fėmijėt luanin me top, hurmat mbi komodinė e kavanozat e reēelit,
vinte era narkozė aty, hapa velėzat pėr herė tė fundit, po mė thernin,
dikush me skufje tė bardhė e fshesė nė dorė hapi derėn, futi kokėn,
e mbylli prapė, mė pėrzihej, njė aeroplan letre t’kish ngecur nė flokė,
dėshirėn e fundit thanė, prifti lexon pjesė nga darka e fundit, Amen!,
vishnja n’oborrin e gjyshes, mbi tavani i drunjtė me hieroglifė hijesh,
njollat nė mure, ēarku i akrepave po zinte edhe njė sekondė tjetėr,
njė gardalinė tė verdhė me pika nė gjoks, nė radio njė kėngė e vjetėr,
ishte e djeshmja, njė kollė e thatė, gjumė nė drekė, gjithēka po rritej,
dhe midis dy frymėmarrjesh tė pėrgjigjem si gjithnjė “Tungjatjeta!”...
-
-
i/e regjistruar
Ninėza e bardhė e alienit
I rreptė ėshtė shikimi i alienit,
Nga ninėza e bardhė, zhytur
nė zi, derdhet vėshtrimi i tij
drejt pėrmbi planetin e huaj,
shkatėrruar, pėrmbytur, plot
me njerėzit e plehrat e tyre,
ēarė nga lumenjtė e rrugėt,
mbushur me hekur e beton,
varre pėr tė gjallėt e vdekur,
qiell pėr tė vdekurit e gjallė,
ku zotėrat ėndėrrohen fjetur
si natėn dielli, si ditėn malli
pėr ēka u mungon e s’dinė
ēfarė... Ēfarė?- mendon ai
nė gjuhėn e tij, ēfarė s’dinė,
e pėrgjumet ndanė dritares,
syve tė mi, qė humben nė zi
bashkė me hėnėn e shpirtin...
-
-
nga ArB eLo
Vetėmevete
Gjithnjė hyn brenda pa trokitur,
kur dera kyēet, kur nuk pipėtin,
Mė kundron ngulėt me qesėndi
edhe mė thotė: “Unė jam pra, ti!
Jam shtrati, ku ti do tė dergjesh,
Pasqyra boshe, kur s’e di se ē’je,
Hija e shurdhėr kur flet me vete,
qė mėnjanė tė rri e dot s’e sheh.
Nė turbullohesh, tė kthjelloj unė,
Nėse mėrzitesh, mė rrjedhin lot,
Me sytė e mi ti shikon nė gjumė,
Unė jam ai qė tė mėsoi notin...”
“Hesht mė mirė e mos mė fol,
se jam unazė e jo gishti brenda,
Ik mė mirė, shko, mė lėr vetėm,
se jam frymė unė, s’jam mendje.
Po qe ti shkarpa, jam unė zjarri,
Nėse je ti zjarri, jam vetė flakėt,
Ndėrsa ti digjesh, tė ndriēoj unė,
kur je ti rruga jam unė gjurmėt.
Nėse je ti buzė, jam unė puthja,
Lumė nė qofsh, jam unė burimi,
Humnerė je ti, por unė jam urė,
s’shkoj gjėkundi, por veēse vij.”
*marrė nga vėllimi "Mirazh"
-
Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar yjori pėr postimin:
-
i/e regjistruar
nga ArB eLo
Treni i fundit
(Pėr S.Sh.)
Dritaret e kėtij treni kaq tė gjatė,
tė gjatė nga stacioni nė stacion,
ngjajnė me zogj qė po shtegtojnė,
si fjalė ngjeshur nė qiellzėn me re
dhėmbėsh, kur pėrpėliten nė ajėr
e rrudhin cipėn e hollė tė mendjes...
Ai qė foli a klithi pėr herė tė parė
ēfarė po kėrkonte tė thoshte? Apo
qe thjesht britmė habie e primatit
kur zbuloi pėrsėritjen, kur zogjtė
sėrish po ktheheshin prej andej
nga patėn ikur, si fjalėt gojės?
Ora ka mbetur...
Si akrep rri nė stacion e tė nisem pres,
andej nga kam ardhur, mbase tė vdes.
Sirenėn e dėgjojmė, po jemi tė lidhur,
"Po vjen, po vjen!", thėrrasin tė gjithė,
Ēudi! Se e dinin fare mirė qė do vinte.
Tė vdekurit zbresin e largohen shpejt,
si tė kishin frikė nga dikush qė i ndjek,
Mbesim veē ne, unė kėtu e ti nė breg,
Detarėt nė tokė e tė shurdhėt nė direk...
Mbėshtes ballin mbi at’ hekur tė ftohtė,
Tė dhuroj ethen qė digjet brenda flutur,
Mė mban tė mos bie dhe s`ėshtė e kotė
qė jemi bashkė kėtu, qoftė dhe nė dert,
qoftė nėpėr degė, nė ajėr apo shkundur.
A s`janė zogjtė gjethe, ne zogj tė dheut,
qė ti e pėrkund nė tru tė qiellit si ėndėrr?
S`ka humnerė pa fund e as asgjė, pėrtej
ēdo udhe ėshtė njė gjurmė, tej ēdo hapi
njė shtysė. Nga ku? S`e di, veē po pres
nė stacion tė zgjohem, e pse jo, tė vdes...
-
-
i/e regjistruar
nga ArB eLo
Ndryshe
Mumie resh sheh nga poshtė tek pluskojnė tutje,
fashuar me garza. Butė lėkunden tej porsi djepe
kufomash. Ē’ i tund s’ pyet mė kush dhe as pse
drita lindi prapė sot, se mund tė qe dhe ndryshe.
Uji s’ka atdhe, Nilin e Gangun ke kudo pėrreth,
Ndėr pellgje rropullish, prej nga cirka shkundet,
Sheh poshtė pėrsėri tė njėjtėn pamje: re mumie,
teksa shtyhen papra n’ atė qerthull pafund, tutje.
Mot i ri, po koha ėshtė po ai lumė, qė mėrmėrit
herė vdekje, (dikur mė pat prurė si degė e thyer,
kufomė tė mbyturi), herė jetė kėtyre dy brigjeve
ku shkuma e fjalės e zbardh baltėn, e thinj sipėr.
Botėt jemi ne, por s’e lėvizim dot veten, n’orbita
pėrjetimesh humbet pėrsėritja kujtesėn, hidhet
nė atė rrjedhė dhe e kujton pėr veten. Tė tjerėt
vijnė pas, e mbushin, deri sa ku lind tė derdhet.
Ēahen koret, farat ia ngjyejnė me t’ bardhė arat
dritės sė re, horizonti tkurret e mbetet veē ajo,
si stėrkalė e kohės sė ngrirė qė bulėzon tė tjera,
ujėt e vesėn, djersė dhe lot, gjak tė ri e moshė.
Mokrat e vorbullės bluajnė aq imėt sa s`mbetet
mė pėr t’ bluar, shumėnjakėt shikohen nė tjetrin
si retė nė ujė, lart si poshtė, formula hermetike,
mitrat janė varre, gjallja tretje, mishi porsi balta,
qė u shkel nga, dhe u ngjit n' gjurmėt qė la ujėt,
tash lidhur peng me fasha, mumiet ndryrė n’ shi,
tek tunden tej. E pse, nga ēfarė, s’pyet mė kush,
as pse drita lindi, as se mund dhe ndryshe t’ish...
*marrė nga vėllimi me poezi "Mirazh"
-
-
i/e regjistruar
ArB eLo
Grykė ēifteje
“Tė vdekurit duhet t`i varrosin tė ngjallurit ndryshe”
m`erdh ndėrmend kur ecja mbrapsht nė Düren,
Korridorit ia kisha numėruar pllakat e ndjeja
rritjen e qimeve nė trupin qė ma pat dhėnė hua
ai qė s`qe aty, sozia e mbetur jashtė nė botėn
tej kapakėve vertikalė tė dhuratės sė mbyllur.
“Qielli poshtė me krimbat fluturues ėshtė dheu i tyre;
sa gjatė vdesin vallė?”- mendoja po ashtu
e pata ngecur para murit tė kyēur me vetvete,
si insekt i zi nė njė cergė kėnddrejtė, thurur saktė
nga ekuivalenti metalik i Merimangut.
Vrasėsit e varrmihėsit duhej tė qenė mamitė e tyre,
Gropat tė hapeshin nga brenda e kufomėn e tė lindurit
e thithte pastaj fshesa me rrymė e shtėpiakes, drejt
e shkurt, si pickim vakuumi i gjilpėrės me agė tė hollė,
qė m`shponte damarin kur bėheshin analizat e gjakut,
apo mendim qė thith si morr nga truri gjakun e errėt
tė koreve, mpiksur nė kufijtė e gjallesės nga kontakti me ajrin,
ndryshkur...ajri duhej tė qe i trashė n`anėn tjetėr si musht
dheu, pėr pasojė tym duhej tė qe shpirti... cigaren
e pashė para se ta ndizja e mė ndrysh` qe thithja...
si tymi qė mė dilte nga goja. Ndalova, e nxora,
e mblodha me duar e atė qė munda t`zė e mbajta
nė grusht e ia lėshova, ujė pagėzimi, akoma kristal,
pėllumbin si erė njė karrigeje kresė bashkė me veten.
E ajo Salome prej druri mė foli duke kuisur mefshtė:
“Arb, nė qoftė se do qe ashtu, njeriu do kish dy koka
e sytė do t`qenė pėrballė njeri-tjetrit; por ashtu s`ėshtė,
Tė vdekurit varrosen, akoma gjallė, mitrave nga tė tjerė,
ashtu siē mbajnė kėmbėt e tua katėr tė miat pa jetė,
Kėrce i dashur, sa kohė mundesh e tė peshon trupi!”
Ndjeva mendimin e radhės pastaj tek shponte lėkurėn,
tek lyente bishtin nė mellan; mė erdh tė kruhem e t`ia ngulja
gishtat vetes e t`ia vizatoja planimetrinė nė faqe tė murit
me duart e ngjyera ekuivalentit metalik, sozisė hua,
por s`dita se ēfarė t`i shtoja mė drejtkėndėshit me dy herė
dy brinjė barabar, kėmbė mbi kėmbė si grykė dyfishe ēifteje...
*marrė nga vėllimi poetik "Zero 3D"
-
-
i/e regjistruar
ArB eLo
Zemėr
I marrė i dashuruar tė jem, jo i urtė,
E vetmja derė nė qiell ėshtė zemra,
Rrugėt e tjera tė shpien deri nė tru,
Labirint fjalėsh ky, mbushur me emra.
Ndoshta ke tė drejtė kur flet pėr jetėn,
por mos harro se na duhet njė dalje,
Kur arrijmė nė fund, tė lodhur, vetėm,
arsyeja shndėrrohet veē nė tallje.
Mbill mė mirė njė pemė, kokėn nė dhe,
Rrėnjėt ujiten nga shirat prej matanė,
Zogjtė nuk janė tė tutė, lajmėsit e reve,
qė bėjnė gati foletė pėr ditėn e mbrame.
*marrė nga "Mirazh"
-
-
i/e regjistruar
Vėllimi poetik "Zero 3D" i autorit Arb Elo mund tė porositet tashmė edhe online nė Amazon kėtu:
http://www.amazon.de/Zero-3d-A5-Arb-Elo/dp/1470983877
-
-
i/e regjistruar
ArB eLo
Ullinjtė e zinj
More kėtė plis nė dorė, i fryve,
Nyjat u zgjidhėn,
Ullinjtė zinj mbushur me vaj,
bėrthamė e tul,
u trandėn nė degė tė trungut
qė dridhej,
Brinja e rrėnjės u ngul mė fort
nė dhe, nė shkrumb,
Thuri tė ēarėn me deje tė reja,
lėkurė dhe puthje.
More kėtė plis nė krahė, e ngrohe,
Nyjat u zgjidhėn,
Buzėt, ēelur kur tambli mėkoi fjalėn,
grahmėn e gjuhės,
u skuqėn gjak nė gjoks tė shegės
qė dridhej,
Shkumė u derdh mbi to, u shua
vrimave nė breg,
Mbuloi valėn, gjurmėt me tė reja,
jetėn me jetė...
Buzėt u lagėn,
N’ atė zagushi nuk m’ u deshėn sytė,
I mbylla.
Reptili i rrjepur pa dhėmbė veshi krahėt,
Fluturoi shurdhėr nė qiellzė,
Ndaloi mbi gardhin dyfish tė fjalėve,
Mė kundroi heshtur,
ngulėt...
*nga vėllimi poetik "Mirazh"
-
-
i/e regjistruar
ArB eLo
Gjak zemret fjala
Tym janė fjalėt,
Ēka digjet nė gjoks,
Zjarrin, flakėt,
Nuk i them dot.
Nuk e them dot angushtinė e bishės natėn,
qė i klith padukut matanė, lart; rrėshirėn e zezė
kur pus sytė e qenve dhe tė kuajve dot s’them,
pikėllimėn e merimangės qė rrjet nė cep tė odės
njė cergė drite, pa kurrgjė brenda, vetminė e presė,
vetes, atje, nė qoshin bosh, duke kėrkuar qendrėn
e zeros, nuk them dot, dhe shumė e shumė pafjalė
pa kumt, tė pakuptim ndoshta, pa jetė si e shkuara
qė qenė ka, por s’ėshtė mė e prapėseprapė ėshtė,
mbetur si shije mane nė shkretėn e qiellit qė tresim,
na ur gjuhėt nė heshtje, na mban nė jetė, na ngjall
e na vret... Tym janė fjalėt qė nuk them dot, brymė
tejduk e zjarrit qė djeg veten, qė shkrumb pakohė,
qė ngroh po atė unė, qė e drit dhe e sheh verbėr.
Drit zemra gjak tejėzave, e puls skajeve, mė mbush
e mė zbraz njėherėsh si koha ēastin, mė frym prapė
e mė nxjerr jashtė, dy sy mė tutje, dy lotė tė ngrirė
pėr tė pėrlotur pamjen me rrėshirė, trungun me erė
tė ngrirė lėkurash, veshur njėra mbi tjetrėn mbi bosh
si qepė, si zero 3D, flluskėn e saj nuk e them dot...
Cipėn e flakėve
nuk e them dot.
Gjak zemret fjala
varreve, nė gjoks.
*marrė nga vėllimi "Zero 3D"
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt