Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 49

Tema: Arb Elo

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-08-2006
    Postime
    41

    Arb Elo

    Kėto poezi janė marrė nga vėllimi "Mirazh", botim i shtėpisė "Pika pa sipėrfaqe".


    Lėmsh

    Loz me lėmshin qė tė bie nga prehri, ndėrsa thur ēorapet e leshit,
    Shtėllungat e tymit tė bardhė i bėn fill, i kalon nė gishta, i bėn top,
    Qethur janė delet e reve qė po mjelin bijtė e tu nė vathėn e largėt,
    Tė fėrkohem kėmbėve, tė lutem tė mė pėrkėdhelesh prapa veshit,
    t’mė pėshpėritėsh fjalė tigrash, ndonėse u bė kohė qė jam maēok,
    Por ti bėn nyje tė tjera, hesht, pa anė e fund kjo cergė merimange..

    Provoj ta zgjidh, e di, ėshtė e kotė, trung jam edhe vetė, me nyje,
    Anės vatrės fle dhe thahem nė avullin e frymės tėnde tė parregullt,
    Gjuhė ēastesh mė lėpijnė nė fytyrė, qentė qė ruajnė tufėn e lehin,
    Zgjohem, s’ka ndodhur asgjė, veē ti ndėrkohė ke bėrė edhe ca yje,
    Mėngėt e vjeshtės ke filluar me kaēurrelat e bardha tė njė mjegulle,
    e veē gishtat shoh qė s’tė lodhen kurrė, kukullat e varura nė penj...

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-08-2006
    Postime
    41

    Tokė e premtuar

    Tokė e premtuar



    Nga peshė e fajit varen gjinjtė e shpresės, fishken,
    Herė lule, ku bleta e foshnja thithin, herė plagė e ėnjtur,
    herė uniformė ku bren tenja, herė tokė e premtuar,
    ku gjithfarė ikanakėsh kėrkojnė mjaltin e qumėshtin.

    Ėshtė shterpė kjo grua, fėmijėt nuk janė tė saj, gjinjtė veē dhjamė,
    sytė xham, e zemra... eh zemra, sahat klonuar nga minė e trurit,
    qė nuk plasi e fle nė varr tė dheut prej nga plas filizi i grurit,
    bukės, pemės qė u bė letėr pėr t`u nėnshkruar me dorė tė ngopur
    tė drejtat e njeriut apo urdhri pėr tė bombarduar,
    oraret, shifrat e hebrenjve qė prunė trenat nė kamp.
    I zbritėn, vunė nė rresht, numėruan, u zhveshėn,
    rrodhi ciklon B, u shkulėn si dhėmbėt e artė
    nė gojėn e pajetė me shkumė tė kufomave,
    mishit qė digjet nė kremator n’ ethe, n’ yjet,
    pesė a gjashtėcepėsh, si retinė e kriminelit.

    Pjellė e zjarrit, nė tym demi unjet, i ngulin shpatėn,
    Flamurė dhe blozė vjell goja e hapur e bishės,
    si portė tempulli, gjuha e nxjerrė lėpin gjakun, dehet,
    skuqet nga ai, flet pėrēart pėr tokėn e premtuar,
    ku rrjedh mjaltė e qumėsht. Dyzet vjet u endėm
    e ja, deti ėshtė i kuq si ėndėrr e ligė shushunje,
    nuk ka vend, shtyhen, bien shkulm nė gjunjė.

    Ah, Atė ! Adhuruam viēin, kryqėzuam bijtė, s’dinim ē`bėnim,
    bėmė kambanat tanke, parakaluam nė xhami me ēizme,
    dhunuam varret, i vumė helmetė shqiponjės, damkosėm yje
    me kazma e pushkė, festonim si qentė bariun e marrė nė festė,
    veshur me pizhame me vija gjatėsore, tė qethur shkurt,
    me lule letre nė tė dyja duart. Bėrtisnim “Jemi gati!”
    Gati pėr tė vrarė, gati pėr zjarr, gati pėr litar,
    plumb; gati pėr varr, lemeri, llahtarė.

    Nė llum bisha unjet, gėlltit tym, koka i rėndohet,
    shkel minėn e trurit, e zemra... eh zemra,
    transplantuar nga faraon i vdekur,
    dhėmb i artė nė gojėn e hapur tė kriminelit tek qesh,
    plagės ku brejnė krimbat vrimat e tė pushkatuarve.

    Kullon ciklon B, karvani niset teposhtė kėmbėrėnduar,
    retina skuqet nga ylli qė plas, pesė a gjashtėcepėsh,
    shifėr e damkosur nė ndonjė letėr nga duart
    qė tash dridhen e nuk kanė ku mbahen, se poshtė ėshtė honi,
    ku rrjedh helm, llavė, deti i kuq, toka e premtuar...

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-08-2006
    Postime
    41

    Kėrmill 90°

    Kėrmill, 90°


    Drejtkėndėshat e dhomės,
    pa llogaritur raftin,
    tavolinėn dhe kornizat,
    janė nėntė gjithsej,
    tre palė binjakė.

    I kam frikė sipas radhės:
    derėn, kur hapet nga jashtė,
    dritaren, kur bie muzgu,
    dhe karshi, kur ėshtė i ndezur,
    ekranin.

    Nuk kam frikė siē kanė disa,
    se mos mė del prej andej dikush,
    as se mos mė ndikon pėr keq,
    ēmend, rrezaton a ku di unė,
    Kam frikė veē se siē i shoh,
    kanė edhe ata tė drejtėn
    tė mė shikojnė mua.

    Do ta marr derėn, do ta kthej horizontalisht
    e do tė bllokoj me tė dritaren, si nė karantinė,
    Nė hyrje do tė var me mentesha ekranin,
    me bravė, qė hapet me telekomandė,
    me xhamin jashtė, derė pasqyrė,
    qė tė shohė bota veten pa mė parė.

    Nė murin karshi do tė var nė vend tė tij
    dritaren e hequr, kornizėn me xham,
    e do e shoh si Mondrian, Maleviē tė ri,
    post mortem, me ndonjė titull si:
    “Kuadrat i bardhė nė sfond tė bardhė”,
    apo “Sfond gri me kuadrat po aq gri”,
    e do e kundroj ditė e natė, sa ta kuptoj
    atė natyrė morti me gjallesė brenda,
    si kėrmilli pa guaskė kapakun e kutisė,
    guaskės kubike me gjashtė faqe, 90°,
    pa ndėrprerje, 24 orė, direkt, online, live...

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-08-2006
    Postime
    41

    Fjalė kurmi

    Fjalė kurmi


    Mishi yt mbi shtrat mė bėn tė ndihem keq,
    Formė e tij e jo ai zgjon tė verbrin nė mua,
    e mė vjen turp qė dėshiroj tymin e jo flakėn,
    mjegullėn qė mbėshtjell dritėn, qė zhveshur ndez
    njė tjetėr vegim, fantazmė e gjallesės sė thare mė
    shfaqet nė ty. Si do ia bėjmė kur tė kalbemi?

    Gjuhė tė re do tė shpik atėherė vetėm pėr ty,
    me fjalė te reja, tė virgjėra, tė pathėna mot,
    Muzikė me tinguj fėshfėritės, qerthullima,
    zukatje, pėshpėshe, klithma, guduli e afshe,
    qė t`mos thuash dot as“Mos!”, po veē “O Zot!”

    Pėr shpresėn mbarsur me dritė, pėr dritėn
    dhe pėrjetėsinė, pėr hyjninė do tė tregoj,
    pėr atė qė gjallon pėrtej fjalės, pėr plakun,
    qė pret anės rrjedhės dhe varkėn e tij plot...

    Turbull janė atje ujėrat kur bien, me shkumė,
    Tė bardhė fare do jemi, tė lėmuar, pa rrudha,
    Njė shkulmė hyjnore do na shkundė zemrat,
    E libra do jemi, faqehapur, pa fillim , pa fund,
    Do lexojmė fletėve tė syve atė qė s’besonim dot,
    atė qė dua tė tė them e pėr tė cilėn s’ka fjalė,
    atė qė po kėrkojmė tė gjejmė pėrjetimeve,
    qė s’ėshtė veē varri, thjesht njė gropė tjetėr,
    ku bėjmė ē`bėjmė kthehemi prapė nė kafaz,
    ku s’dimė ē`ėshtė brenda e ē’ėshtė jashtė...

    Pėrfaremi, stėrpikemi, n’ kllapi puthen buzėt,
    derisa s’dimė ē’duam, zbrazemi e jehojmė:
    “ Jamskush, asdik, skajpafundpacak, ashiē,
    tejmund, nukmos, veēpranė, kotmos, athua ”
    Shuhemi, flakė dykokėshe si joker i trurit,
    Narcis i dashjes sipėr pėrdėllen lirinė, poshtė
    gjiganti gijotinėn, ciklopi i fatit ata qė dalin,
    Digjemi sėrish nė frymė, fjalėve tė kurmit,
    nė tė vjetrat rrokje qė dėgjoi Moisiu nė mal....

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-08-2006
    Postime
    41

    Natėn

    Natėn


    Natėn Lee, kur zvogėlohemi, regjemi nė shtrat,
    para se lėshohem e mbytem nė lumin e zi pėrbri,
    tė mendoj, besoj qė je, mė bėhet se e di se pse
    u bėmė, pse yjet ndrijnė, pse jetojmė. Atėherė
    afrohet njė qengj, mė rri pranė, mė kullot lehtė
    barin tym tė mendjes, bėhet kalė, vajzė, fėmijė,
    derisa kotem e shkoj, hipur n`atė shpinė tė butė
    prej varke, prej dore mjegulle qė shkund pendė
    ėndrrash pa fjalė. Kafazi hapet e del pastaj ti,
    rri mėnjanė e ndėrron plagėn e ditės qė zbardh...
    Tė kesh dikė, duash, dėshminė se s`je fare kot,
    dikė ku tė lėshohesh pėrgjithmonė, veē tė jesh
    pendė krahėve tė tij fluturimesh tė panjohura,
    Bashkė nė parajsė dhe ferr, tė tjerė na lindin,
    pa ta s`do ishim dot, tė tjerė na duan, kallin,
    Tė bėhesh si dikur, harrosh kohėn e lakmosh
    mishkuq dhe bebėzat e gjakut, thithka, bark,
    duar tė paturp, buzė qė s`dinė mė ē`tė bėjnė,
    si dashja qė vijon kur mbetesh zbrazur, dallgė
    qė pushton bregun, e mund e i largohet prapė...
    Perėndia, nėse ėshtė, ėshtė fėmijė prej zjarri,
    qė s`ka pse tė rritet, fėmijė prej atij zjarri Lee,
    prej atij syri, qė sheh gjithēka, edhe mua tani,
    tek i falem dashtit; nė engjėjt janė, janė fėmijė,
    jemi edhe ne tė tillė; jemi ne e djall nuk ka,
    veē tė mjerė qė s`patėn fat tė duhen nga
    a tė duan Zotin, se Zoti ėshtė dasht,
    thotė Gjoni, mbretėria e tij mes nesh,
    "天哪 请 无事生非 “

  6. #6
    ..................................................
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga yjori : 19-10-2011 mė 11:38

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-08-2006
    Postime
    41
    Kujtime

    nga ArB eLo

    Kujtime pikėllojnė strehėt,
    si lot qerpikėve tė erės, muri
    qė prishėm na ndau edhe mė shumė,
    Nuk ditėm mė kush qemė, humbėm
    honeve tė sė shkuarės. Poshtė zjarri
    dhe tymi i tij i zi verboi tė vetmin sy tė qiellit.

    Si do tė kthehemi nė shtėpi?

    Rrugės pa emėr turmojnė tė ikurit,
    U nisėn e nuk ditėn mė se ku, sqima
    (absurde, ndaj buzėqesh) krah mė krah
    me mungesėn e durimit, si ēift martuar
    pėrjetėsisht tė kundėrtash, i bėnė tė nguten,
    tė vrapojnė mė shpejt drejt zjarrit, ndonėse
    djersa s’pihet. Mbetėn e u lutėn pėr burim.

    Lumenjtė nuk e dinė ē’janė,
    pėrderisa dikush tė zhytet,
    ndoshta tė mbytet...

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-08-2006
    Postime
    41
    nga ArB eLo

    Anija ime


    Anija ime e shkretė,
    t`i grisėn velat stuhitė,
    t`i thyen dallgėt direkėt,
    Tani nė breg ke dalė
    e anuar mėnjanė,
    Valėt tė sjellin mė pranė,
    Valėt tė largojnė prapė...

    Dikur u nise pėr udhė
    ngarkuar me erėza tė rralla,
    indianė, zezakė e kinezė,
    mėndafsh, fildish e temjan,
    por detarėt e kishin bėrė me fjalė,
    kapitenin e lidhėn, e hodhėn nė det
    e mallrat mes tyre i ndanė.

    Dikush mori vathėt e unazat,
    njė tjetėr idhujt, gjerdanėt e artė,
    ndėrsa pėr tė virgjėrėn e huaj
    u grindėn gjatė, pastaj pinė,
    hodhėn zaret, u shanė,
    derisa nxorėn thikat
    e njėri-tjetrin vranė.

    Ashtu, e braktisur, pa drejtim,
    u ende ujėrave pa emėr,
    Diku ish thellė e diku cekėt,
    aty kėtu hidheshin delfinė,
    por mė t’shumtėn shkretė ish,
    stuhitė t’i grisėn velat,
    dallgėt t’i thyen direkėt...

    Pėrmbytur bota,
    Pėllumbin nė dorė,
    E lashė tė lirė
    zogun e gjorė.

    Ku janė tė tjerėt?
    Bosh kjo arkė,
    Fillikat vetėm
    Noeu i ngratė....

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-08-2006
    Postime
    41
    Libri i ri me poezi i ArB eLo "Zero 3D" gjendet tashmė nė librarinė "E Pėr7shme" nė Tiranė, rruga e Elbasanit.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-08-2006
    Postime
    41
    Libėr i ri:

    Emri:  Zero 3D.jpg

Shikime: 3261

Madhėsia:  27.7 KB
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga delira : 11-01-2012 mė 21:20

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •