Close
Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 131
  1. #1

    K. Frasheri: Ismail Kadare, i subvencionuari i diktaturės

    Gazeta Shqiptare, Tetor 3, 2006 Faqja 22 - SPECIALE

    ...

    Tashmė ėshtė bėrė zakon, qė nė periudhėn tonė tė tranzicionit, ata qė lakmojnė tė bėjnė karrierė, pėrpiqen ta nxijnė regjimin komunist nė ēdo hap, edhe atje ku nuk ėshtė e nevojshme, ca mė keq edhe atje ku s’ka mė bojė tė zezė pėr ta nxirė. Regjimi komunist, ka njė thes me gabime, mėkate, paudhėsira. Por, nuk mund tė mohojmė se ai regjim i mbrapshtė nėn sqetullat e tė cilit Kadareja bėri karrierė tė shkėlqyer derisa u emėrua nėnkryetar i Frontit “Demokratik”, thėnė ndryshe i Frontit Komunist ka edhe disa gjeste pozitive. Njė nga gjestet mė pozitive tė Enver Hoxhės, njė gjirokastrit nga lagjja Palorto, ishte mundėsia, pėr tė mos thėnė pėrkrahja qė i dha I. Kadaresė, gjithashtu njė gjirokastriti nga lagjja Palorto (natyrisht, pa mohuar talentin e tij), pėr t’u bėrė shkrimtar i shquar, pėr mė tepėr njė personalitet ndėrkombėtar.

    Nuk mund tė mohohet se nė kohėn e tij ka patur mjaft tė rinj me talent, ndoshta me talent mė tė spikatur se tė Kadaresė, por pėr arsye tė ndryshme biografike apo qėndrimi politik, e patėn rrugėn tė mbyllur pėr t’u bėrė njerėz tė shquar. Veē kėsaj, pėrkrahja e diktatorit u duk edhe nė drejtime tė tjera. Ai i vuri nė dispozicion I. Kadaresė pėrkthyesin mė tė mirė nga shqipja nė frėngjisht, Jusuf Vrionin, i cili me stilin e tij tė rrjedhshėm i bėri veprat e Kadaresė tė shijoheshin edhe nga publiku frėng. Nuk ka dyshim se pa subvencionin financiar tė regjimit komunist dhe pa “nulla osta-n” tė E. Hoxhės, veprat e I. Kadaresė nuk do tė kalonin kufijtė e Shqipėrisė. Pėr kėto arsye nuk ka pėrse nė kėtė pikė ta kritikojmė E. Hoxhėn. Madje e ndjejmė pėr detyrė ta falėndėrojmė qė i dha Shqipėrisė, po tė pėrdorim shprehjen e z. Bujar Leskaj, njė “Dante”, njė “Shekspir”, njė “Gėte” dhe po tė kemi parasysh se as regjimet parakomuniste, as qeveritė postkomuniste nuk i dhanė Shqipėrisė njė personalitet me pėrmasa tė tilla ndėrkombėtare.

    Ndonėse I. Kadareja ėshtė njė letrar i shquar, pikėnisje kjo qė nėnkupton se ai duhet ta njohė mirė historinė e letėrsisė shqipe, megjithatė jemi tė detyruar tė hapim njė diskutim nė lidhje me ndonjė pohim tė tij qė na duket si njė arnė e qepur me pe tė bardhė. Sidomos arna bie menjėherė nė sy kur ai pėrpiqet ta shtrijė ēėshtjen e identitetit kombėtar tė shqiptarėve edhe nė fushėn e letėrsisė shqipe. Nė lidhje me kėtė ēėshtje ai shkruan:”Njė taborr dudumėsh e halldupėsh kėrkojnė tė na mbushin mendjen se ne nuk kemi rrėnjė evropiane. Atėherė – pyet ai - ē’rrėnjė kemi? Sot pėr sot – pėrgjigjet ai - nuk e thonė qartė, por nesėr s’u mbetet veē tė vijnė te teza serbe e Tito Rankoviēit, e cila rrėnjėt tona i kėrkonte nė Turqi ose diku rrotull saj”. (Shqip, 7.9.2006).

    Duke lexuar kėtė vlerėsim tė krijohet pėrshtypja sikur ata (dudumėt dhe halldupėt) qė mohojnė “rrėnjėt evropiane tė shqiptarėve”, pėrbėkan njė “taborr”. Taborr nė turqisht do tė thotė batalion prej 500 deri 1000 vetėsh. Ky numėr kaq i madh “dudumėsh” do tė na shqetėsonte seriozisht. Nė tė vėrtetė, ai nuk pėrmend me emėr asnjė prej tyre. Tė mos pėrmendurit asnjė emėr tė krijon pėrshtypjen sikur nuk ka tė tillė dudumė dhe se ai ka nevojė tė tregojė sikur ka kundėrshtarė tė shumtė nga ana numerike pėr tė rritur kėshtu vlerėn e luftės qė ai bėn dhe tė fitores qė ai korr. Nė tė vėrtetė, kjo ėshtė njė luftė me kundėrshtarė imagjinarė.

    Mė tej ai shkruan se gjatė regjimit komunist “ndėrsa lihej nė harresė kultura dhe letėrsia shekullore dygjuhėshe, shqip dhe latinisht, u shfaq dalldisja pas letėrsisė sė bejtexhinjve, dalldisje qė vazhdon ende sot, pėr tė ardhur gjer te njė politikan, mė saktė, nėnkryetar i njė partie, nė logon e sė cilės ėshtė fjala “integrim”, qė nė debatin pėr identitetin, pėrdor si sharje fjalėt “prift” e “seminarist”, njėlloj si nė kohėn e Hoxhės, kur klerikėt katolikė, shpalleshin agjentė tė Evropės Perėndimore. Mė tej ai vazhdon se - Dalldisja pas bejtexhinjve, e shtyn njė akademik tė vjetėr (besoj se e ka fjalėn pėr mua – K. F.), ta rėndojė ndėrgjegjen e vet, nė kohėn kur sidomos ajo s’duhet rėnduar, duke shpallur se bejtexhinjtė, janė shkrimtarėt e parė shqiptarė, qė i kanė dhėnė letėrsisė shqipe poezi laike!!! Deklarimi ėshtė nga lloji i tyre, pėr tė cilėt thuhet se tė ngrenė qimet e kokės pėrpjetė. Me gjithė vullnetin, pėr tė mos e lėnduar akademikun, s’mund tė mos i vihet nė dukje se Pjetėr Budi… ka shkruar rreth 3300 vargje, gjysma e tyre me motive laike, e disa me nivel tė lartė artistik, sė paku dy shekuj pėrpara bejtexhinjve”.

    Ky nėnkryetar partie ėshtė padyshim Pėllumb Xhufi. Ėshtė me tė vėrtetė pėr t’u habitur se I. Kadaresė nuk i ka bėrė fare pėrshtypje pėrmbajtja e artikullit tė tij – njė artikull i ngjeshur me argumenta shkencorė dhe me logjikė historike – por i kanė vrarė sytė termat “prift” dhe “seminarist” (nė fakt, P. Xhufi flet vetėm pėr njė seminarist, me emėr dhe me mbiemėr, kurse emėrtimin “prift” Kadareja e ka nxjerrė nga xhepi i vet). Kjo tregon se Kadareja ka bėrė njė kthesė radikale.

    Dikur (Janar 1974), ka shkruar, pa e detyruar askush, se Bibla dhe Kurani janė “puse tė pashtershme idesh reaksionare” dhe se misionarėt e krishterė tė dikurshėm (njėsoj si misionarėt myslimanė) i ka cilėsuar si “arsenal errėsire” – kurse tani “tronditet” kur njė historian kritikon njė seminarist pėr “gjuhėn e tij tė vrazhdė sa mė s’bėhet” dhe jo pėr ideologjinė qė ka nė kokė. Ē’ėshtė kjo keqardhje pėr njė seminarist, sikur I. Kadareja tė ishte arqipeshkvi i Shkodrės mesjetare, kurse arqipeshkvėt e sotėm janė tepėr tolerantė.

    Mos vallė, shkrimtari ynė i shquar kėrkon nga ne historianėt qė sapo tė dėgjojmė fjalėn seminarist, tė ngrihemi nė kėmbė tė bėjmė kryqin me dorėn e djathtė dhe pastaj tė pėrulemi me respekt para tij edhe kur ky seminaristit, i cili nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė “nxėnės” qė ende nuk e ka pėrvetėsuar sa duhet doktrinėn e krishterė tė flasė gjuhė rrugaēėsh. P. Xhufi nė artikullin e vet nuk shan as Papė, as kardinalė, as peshkopė, as priftėrinj, por njė spurdhjak, siē e quan ai, qė ka ndėrprerė seminarin katolik dhe ėshtė shndėrruar nė njė kalemxhi qė shan e fyen si njė rrugaē pa pikė respekti njė shkrimtar tė shquar siē ėshtė R. Qosja, tė cilin e quan me paturpėsinė mė tė madhe “taleban, mendje e dobėt, identitet i sėmurė, sofist provincial, retorist kallp, ahengxhi, injorant, i marrė”.

    Habia jonė arrin kulmin kur shohim se I. Kadareja merr nė mbrojtje atė “seminarist” qė i ndan shqiptarėt nė dy kategori:”nė shqiptarė tė mirėfilltė (proprie dicti)”, domethėnė nė shqiptarė tė krishterė dhe nė “shqiptarė me identitet tė dyzuar”, me fjalė tė shkoqura nė shqiptarė myslimanė. Habia jonė buron nga fakti se I. Kadareja ndėrsa sulmon pa mėshirė R. Qosen qė i ndan shqiptarėt nė dy kategori, nė shqiptarė me identitet tė krishterė – dhe nė shqiptarė me identitet mysliman, mbron pa ngurrim kėtė shpifarak, qė ka nė trutė e vet po kėtė pikėpamje.

    Nuk janė bejtexhinjtė, sikurse do tė shihet mė tej i dashur shkrimtar i shquar qė tė ngrenė qimet e kokės, por poza tė tilla prej kryepeshkopi dogmatik, qė tė ngrenė qimet e kokės i dashur shkrimtar i shquar.

    I. Kadareja shkruan gjithashtu:”Rrėnjėt evropiane tė shqiptarėve janė tė dukshme nė mesjetė, por komunizmi, ashtu si otomanizmi dikur, u pėrpoq t’i fshinte ato, pėr t’i zėvendėsuar me rrėnjė tė rreme. Kėshtu ndėrsa lihej nė harresė kultura dhe letėrsia shekullore dygjuhėshe, shqip dhe latinisht, u shfaq dalldisja pas letėrsisė sė bejtexhinjve”, etj. etj.

    Kėshtu siē shkruan I. Kadareja, me fjalė tė pėrgjithshme, se rrėnjėt evropiane tė shqiptarėve janė tė dukshme nė mesjetė (pa na thėnė se cilat janė kėto rrėnjė kaq tė dukshme) dhe se komunizmi dikur u pėrpoq t’i fshinte ato pėr t’i zėvendėsuar me rrėnjė tė rreme (gjithashtu pa na thėnė se cilat qenė kėto rrėnjė tė rreme), mund tė shkruajė kushdo, edhe njė minator apo karrocier qė merr guximin tė fusė hundėt nė histori.

    Njė nga ēėshtjet qė meriton tė diskutohet ėshtė gjykimi tepėr i rreptė i I. Kadaresė ndaj letėrsisė sė ashtuquajtur tė bejtexhinjve shqiptarė tė shek. XVIII.

    Pyes: ēfarė fiton ky shkrimtar i shquar kur thotė me pėrēmim se regjimi komunist ishte “dalldisur” pas letėrsisė sė bejtexhinjve dhe lidhur me tė kur shton se regjimi komunist e linte nė harresė letėrsinė shekullore dygjuhėshe, shqip e latinisht – kur as njėra (as dalldisja), as tjetra (as harresa) nuk janė tė vėrteta. Nuk kam aspak ndėrmend tė mbroj regjimin komunist, tė cilin e kam stigmatizuar me gjykim tė rreptė mėse njė herė. Si historian dua vetėm tė mbroj tė vėrtetėn historike nga kushdo qė e shkel – jo vetėm nga penat komuniste tė periudhės sė diktaturės, tė cilat tashmė dihet se e pėrdhunonin tė vėrtetėn kur e donte interesi i tyre politik, por edhe ndaj penave antikomuniste tė ditėve tona, tė cilat gjithashtu pėr interesat e tyre politike, ēdo akt tė regjimit komunist edhe kur ėshtė i bardhė, pėrpiqen ta bėjnė tė zezė. Edhe kjo pėrpjekje ėshtė njė pėrdhunim i sė vėrtetės.

    Dihet fjala e urtė e Jezu Krishtit “Jepini Ēezarit atė qė i takon Ēezarit” (Mateu XXII, 17-21). Pėr t’i paraprirė ēdo spekullimi qė mund tė bėhet nė kėtė drejtim nga antikomunistėt e zellshėm, po riprodhoj kėtu shkurtimisht vlerėsimin qė kam bėrė si historian pėr regjimin komunist.

  2. #2
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Me nje fjale per zotin Kristo, Ismail Kadare eshte nje Don Kishot shqiptar.
    Une nuk mendoj keshtu,megjithese ne disa pika zoti Kristo ka te drejte,si per shembull ne rastin ku ai shpjegon lehtesirat apo perkrahjen qe ka pasur nga sitemi komunist ose nga Hoxha vete.
    Ne fakt analiza e zotit Kristo eshte e dobishme,por shpresoj qe te mos zgjatet me shume ne kete teme se do ta humbiste komplet "la raison d'etre".

  3. #3
    Southern Prince Maska e Pyrrhus_Mollos
    Anėtarėsuar
    12-01-2006
    Vendndodhja
    Ēamėri
    Postime
    315
    Kadareja ska justifikim ta quaje R.Qosen "taleban ose retorist kallp" sepse ai ka nje fe te shquar... kurse Kadareja nuk ka qene fetar. Nuk po mbroj fetaret ketu por Kadareja po shtyt ndarje kulturash...Shqiptaret kristiane dhe ata jo-kristiane kane qene humanista dhe artista dhe nese nuk dinin te shkruanin. Shpirti i shqiptarit i bente ata te ndriconin neper shekuj pavarsisht nga feja dhe nga arsimi...ata ishin populli me i urryer nga fqinjet dhe pushtuesit por dhe i dashur per cilesite e tyre individuale te vecanta. Europian nuk jemi plotesisht sepse nuk jemi as finlandez,sllave, etrusk etj por dhe as turq e persiane...jemi vendas jemi shqiptare!! Le te llomotiti Kadareja akoma dhe tani qe eshte me nje kemb ne varr.

  4. #4
    Ketu nuk eshte problemi ne se je gjo, apo nuk je gjo. Ceshtja eshte tek e verteta, e cila te cliron.

    Eshte karakteristik fakti se njerezit dalin e bejne "analiza" ahere kur ata permenden vete personalisht (vecanerisht per qendrim kritik), keshtu ben edhe K. Frasheri.

    E thuajse te gjithe heshtnin, bile edhe i kunderviheshin ashper Arshi Pipes, i cili qemoti e ka percaktuar Kadarene "shkrimtar oborri".

    Por me mire vone se kurre.

  5. #5
    A nuk eshte Kadare ai qe ka shkruajtur te zeze mbi te bardhe duke e shperfillur ne menyre skandaloze At Gjergj Fishten?

    Dhe perse?

    Sepse At Gjergj Fishta eshte ai qe ka shkrojtur mbi 100,000 vargje, dhe ka qene kandidati i pare Shqiptar per Cmimin Nobel ne letersi.

    Nuk mund te duroje Kadare rivale per cmimin Nobel, megjithese do te isha me te dy duart qe ai ta marre ate cmim, si per vete ashtu dhe per kombin Shqiptar.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    Ne boshllekun qe existon ne fushen e debatit intelektual, te mirfillte, IK nuk mund ti mohohet merita e hedhjes se ndonje shashke,sa me nacmu muhabetin,
    pmvsisht se, a dhe sa ka te drejte.
    Sa here qe IK me apo pa dashje kput ca idera veresie, le te mendojm per vlera te verteta qe ka pasur, dhe kto nuk mund te negl.
    Ktu, nuk esht halli se nuk ka liri por se ka me teprice per marrezira,kur ja thash para ca kohesh kte nje personi VIP sado qe disi i demoduar sot, e pashe qe nuk i pelqeu fare dhe preu biseden''Ti u zemrove Jupiter kjo tregon qe s'ke te drejte''
    Si perfundim e kolkozjon(!!!! ) sado shtremse ca tema e sidomos trajtimi ityre, prapseprap kon rendesin e tyre...e sidomos''raison d'etre'',
    Por me qe o fjala per ''rrenjė'' ka mundesi qe robt e knejshem e sot te mos i kene aq te shendosha ne koke rrenjė per disa fjale kyēe qe perfaqsojne caa idera themelore simbas te cilave mbrohet mbarvajtja...fj.vj. fjala tradheti, ē esht nga motivohet si ēfaqet...etj. Ose domethenja reale e disa tjerave
    Pergjigje e argumentuar e z.K.Fr.
    ''Them fjale po mendimi nuk qendron dhe fjala pa mendim ne qjell s'kalon''
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga i humburi : 03-10-2006 mė 21:39

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Arcas
    Anėtarėsuar
    10-11-2005
    Postime
    162
    Fatkeqsisht o Xhuxh Xhumak, ne kete cast nuk kemi ndonje person qe megjithmend te mburremi, ose disa personazhe qe te gjitha komunitetet e nendarjet qofte fetare por jo vetem te gjejne nje inspirim pozitiv pa kunja mbrapa. Ka patur njerez te tille se fundmi por kane vdekur ne harrese fatkeqsisht. Un do citoja Fehmi Aganin dhe Ukshin Hotin, Arber Xhaferrin per Maqedonine(i cili edhe ky fatkeqsisht eshte ne prag vdekje) dhe persona si Belushi apo Kola ne diasporen Arbereshe apo Frasheri, Pilika edhe Zeqo(edhe pse keta i perkasin historise dhe kane rrol me pasiv ne skenen e perditshme por shume me te madh per te ardhmen e kombit tone). Kam pare qe ne forum eshte bere nje perpjekje per te ngritur te tilla figura(shumica ka vdekur) ne te tilla nivele, por prapseprapi i perkasin te kaluares, dhe me ritmet qe koha sot ndryshon, edhe e kaluara harrohet me shpejt se sa me pare.

    Mendoja se Kadareja ishte nje nga ata persona qe do ishte ne gjendje te beheshe nje lider i vertete fale aftesive te tija intelektuale, por siduket nuk ka ditur ti shfrytezoj sic duhet ose ka rene dhe ai pre e disa gjerave qe meqe permende At Fishten, ai dhe shume rilindas te tjere nuk do ja lejonin kurre vetes. Perfundimisht, Kadareja edhe sikur te marri cmimin Nobel, ai nuk do zej vend ne panteonin e shqiptareve per shkakun se mbi te do kete gjithmone hije dyshimi per ekuacionin e komplikuar te interesit vetiak, patriotizmit dhe integritetit intelektual, i cili ky i fundit duhet te kompesoj plotesisht te parin qe i dyti te jete ne gjendje te dali fuqishem. Tek Kadareja kjo gje nuk ka ndodhur.

  8. #8
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Dielli nuk mbulohet me shoshe o Xhu,keshtu i thuaj ketij te Frasherit.

    U bene bajate diskutime te tilla,sa mbaruam nje teme te nje tjeter Xhuxhumaku,mbi nje artikull te Migjen Kelmendit po per Kadarene............

    Ndonje dite presim te lexojme xhevahirin e radhes se edhe librat Kadarese ja shkruante Enveri.

    Nje vend i vogel jemi,edhe ata pak njerez qe na nderojne,na bejne ti degjohet emri Shqiperise,nuk leme rast pa hedhur vrer se kaluare,edhe duam te ecim perpara.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  9. #9
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Ismaili o njish, le ta shajne sa te duan pabuksat.

  10. #10
    Te thuash te verteten nuk do te thote te shash. Mohimi i te vertetes dhe i realitetit kthehet ne tjetersim te historise, e cfardo lloji qofte ajo, duke renduar mbi ndergjegjen e kombit, sic e pershkruan nje intelektuar i shquar e i nderuar bashkeatdhetar.

    Pastaj, kjo eshte edhe ceshtje perzgjedhjes personale. Ahere ngelesh ne dimrin e vetmise stermadhe.

Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-10-2011, 14:03
  3. Leter drejtuar Ismail Qemal bej Vlores
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-11-2006, 14:14
  4. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  5. Historia fetare pėrmes historisė dramatike (nga Ismail Kadare)
    Nga macia_blu nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 13-01-2004, 12:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •