Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Droga vdekjeprurëse ruse arrin edhe në Evropë

    Publikuar: 15.10.2011 - 12:09
    Zagreb, 15 tetor - Droga quhet Krokodil ngase lëkura e të droguarit të përkujton lëkurën e reptilit, gjë që paraqet shenjën e parë të shkatërrimit të turpit. Pas kësaj së shpejti fillojnë të kalben pjesët e trupit.

    Droga vdekjeprurëse “Krokodil” ka arritur në Evropë dhe po bën kërdi nëpër qytetet e Gjermanisë, ku ka shkaktuar horor te zyrtarët policorë, raporton gazeta “Bild”.

    Ndonëse edhe drogat e tjera janë të rrezikshme, ajo Krokodil është veçanërisht e rrezikshme sepse që nga konsumimi i parë i saj shkakton pasoja të tmerrshme për përdoruesin.

    E prodhuar nga metalet e rënda, benzina, fosfori i kuq dhe kodeina, kjo drogë është më e lirë se heroina, prandaj e quajnë “drogë e të varfërve”.

    Policia thekson se disa përdorues nuk kalojnë pa pasoja që pas konsumimit të parë të kësaj lloj droge, kurse në rasti më të mirë mbijetojnë ndonjë vit. Heqja dorë nga ajo është jashtëzakonisht e vështirë. Droga e ka marrë emërtimin sipas lëkurës së vrazhdët të përdoruesit, stadit të parë të shkatërrimit që së shpejti i kushton me vdekje.

    Dy orë të dehjes narkomanët afatgjatë e paguajnë me kalbje të mishit të gjallë të tyre, me ngjyrë të gjelbër të lëkurës, me pushimin e funksionit të mëlçisë, të thatë të shumtë...në qoftë se mbijetojnë, e vetmja mënyrë për të shpëtuar është amputimi i indit të sëmurë.

    Policia gjermane është e bindur se droga në Gjermani vjen nga Rusia. Për të marrë informacione sa më të sakta, është vendosur që përdoruesit e saj të mos ndiqen në rast se tregojnë për rrugët e furnizimit me të.

    “Vetëm nëse marrim vesh se kush e shet këtë gjë të tmerrshme atë do të mund edhe ta ndalim”, i pohuan Bildit në polici.

    Në Rusi kjo drogë tashmë ka marrë jetën e qindra personave, kurse një prej arsyeve konsiderohet edhe statusi legal i kodeinës, që është përbërësi kryesor i drogës. Derisa në Rusi kodeinën mund ta blesh me lehtësi, në Gjermani mund të merret vetëm me recetë, andaj droga Krokodil është problem shumë i madh që të prodhohet në Gjermani. albeu
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    futeni ne parlamentin shqiptar aman
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Te ne,njëra prej këtyre drogave ruse është tue i mbajtë të droguem qe nja 90 vjet..!
    Dhashtë zoti e nuk ia fillojnë prap...!

  4. #4
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Ishalla ze mend pjesa tjeter e perdoruesve e nuk e perdorin me.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    le te ngordhin drogashet..
    te shpetojne familjet e ngrata qe provojn terrorin prej ktyre pisave..

  6. #6
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Shume shkurt i re brari...jane adoleshente nuk i sheh. Le te ngordhin ruset qe bejne lloj lloj eksperimenta dhe dalin me droga te tilla.

  7. #7
    Eshte nje reklame e mire duke pare keta femije qe te shpetojne te tjeret
    ka ardhur edhe ketu kjo droge edhe vdesin perdite
    perderisa skam mend ......
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Kanina
    Anëtarësuar
    14-10-2010
    Postime
    542
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    le te ngordhin drogashet..
    te shpetojne familjet e ngrata qe provojn terrorin prej ktyre pisave..
    uroj mos te te ndodhi ore brari qe te te bjer ndonje i aferm ne droge se pastaj do ta shikojm se sa kollaj do te thuash te ngordhin drogashet.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    drogashet pijanecet.. e bixhoz-xhijte.. nuk duhen lejuar ne shoqeri..

    ata duhen izoluar qe ne fillimet e tyre..ne "gulage" speciale.. nen veshgimin e policeve e mjekeve..

    keshtu shpeton shoqeria.. shkolla e familja.. e shteti..

    cfar ben shteti shkipetar ne kte ceshtje?

    dini ndonji shtet qe ka ditur ti jap zgjidhje ketij problemi?

    ka ndonje drogash a alkoolist a te semure nga bixhozi ketu..qe te na njohe me mire me problemin?

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Eshte presion qe te lejohen drogat e tjera ''me pak te demeshme''......Ne Shqiperi eshte tabu qe te shkruhet per drogen, perdoruesit ,por vetem zbulime te kamionave me droge sic ishte rasti i fundit ne portin e Durresit ku u kap 100kg ashash i sistemuar ne autobuzin e linjes qe do te shkonte ne Itali............
    Dija eshte injorance e mesuar.....

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •