-
Mitrovicë: Eshtrat mund t’i përkasin Luftës së Dytë Botërore
Kryetari i KMDLNJ-së në Mitrovicë, Halit Barani, ka thënë se eshtrat e gjetura të njerëzve gjatë kryerjes së punëve në një rrugë në lagjen “Bair” të Mitrovicës mund t’i përkasin periudhës së Luftës së Dytë Botërore.
Përmes një komunikate për media të dielën, Barani ka bërë të ditur se gjatë një bisede që kishte mbrëmë me Bislim (Dibran) Haziraj, 81-vjeç, në vendin ku janë gjetur këta eshtra, gjatë Luftës së Dytë Botërore janë pushkatuar disa shqiptarë në mesin e tyre edhe Halil (Shaban) Haxhiu rreth 50-vjeç nga fshati Ternavc, pjesëmarrës i mbledhjes së Bujanit dhe komandant i rrethit në Skenderaj, Rexhep (Fekë) Vojvoda, moshatar i parit nga fshati Llaushë, kryetar i komunës në Skenderaj dhe Sadik (Zenel) Abria, anëtar i këshillit në Skenderaj.
“Këta të tre sipas dëshmitarit Bislim (Dibran) Haziraj, i cili Halilin e kishte pasur dajë, janë marrë nga UDB-ja e atëhershme në Skenderaj, më 31 dhjetor 1944 dhe janë dërguar në Mitrovicë, me pretekst se aty e kanë një mbledhje të rëndësishme. Ajo kishte qenë mbledhje e të shumë atdhetarëve shqiptarë, të cilët mu në vendin ku janë gjetur eshtrat, janë pushkatuar më 6 janar 1945. Në bazë të deklaratës së Bislimit, dëshmitar i drejtpërdrejt i rastit të pushkatimit ka qenë Sinan (Kadri ) Ujkani nga fshati Vinarc i Mitrovicës, i cili ka vdekur pas luftës së fundit 1998/99 në Kosovë. Sinani kishte qenë i arrestuar dhe i lidhur me tela në duar duke pritur bashkë me tre të lartpërmendurit të pushkatohen, por ky falë zhdërvjelltësisë dhe trimërisë së tij arrin të ik ashtu i lidhur duarsh”, ka thënë Barani.
Ndryshe, eshtra njerëzish janë gjetur të shtunën gjatë punimeve në zgjerimin e rrugës brenda oborrit të spitalit të ri në Mitrovicë, ndërsa fillimisht ishte dyshuar për një varrezë masive, si rezultat i krimeve serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Vendi ku janë gjetur eshtrat më herët ka qenë kazermë e ish-armatës jugosllave.
http://www.botasot.info/def.php?category=3&id=140093
http://imageshack.us/photo/my-images/580/eshtrat.jpg/#
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt