Close
Faqja 5 prej 15 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 141
  1. #41
    Nga Express 29 Shtator 2011 21:00



    Gabimet mjekėsore, vazhdojnė tė jenė njė shqetėsim edhe pėr vetė strukturat shėndetėsore.

    Mungesa e raportimit nga ana e personelit mjekėsor pėr raste tė vdekjes, e bėn tė pamundur transparencėn se sa pacientė realisht vdesin nga gabimet qė bėhen nė diagnostikim apo edhe nga dhėnia e terapisė.

    Suzana Gashi, familjare e njė pacienti, tregon se pėr shkak tė mosdijes sė mjekut, nė dhėnien e ndihmės sė parė pacientit, nė qendrėn emergjente nė QKUK, i ėshtė keqėsuar gjendja shėndetėsore.

    Tė njėjtit i ėshtė dashur tė udhėtojė jashtė vendit pėr diagnostikim.

    “Njė i afėrm i familjes sime, madje nė moshė shumė tė re, nė moshėn 35 vjeēare, ėshtė lajmėruar nė emergjencė, ka pasur problem me zemėr. Mirėpo, mjeku e ka kthyer prapa, duke i thėnė se nuk ėshtė asgjė tjetėr, pos njė shqetėsim".

    "Merreni me mend se ēka i ka dalė shqetėsimi... i ėshtė dashur tė vendosė stendė nė zemėr, sepse ka pasur sulm nė zemėr. Kjo ėshtė identifikuar pasi qė ka udhėtuar jashtė vendit”, thotė Gashi.

    Vetė profesionistėt shėndetėsorė thonė se ka gabime nė diagnostikim tė pacientėve. Sipas tyre, rastet nuk janė tė rralla.

    Arsim Morina, neurokirurg, thotė pėr Radion Evropa e Lirė, se nė mungesė tė protokolleve pėr sėmundje tė caktuara, gabimet ndodhin dhe nuk zbulohen.

    “Normalisht qė ndodhin gabime aty ku punohet. Por, gjithmonė ėshtė intenca qė sa mė pak tė ketė gabime, e qė tė ketė pak gabime, atėherė duhet tė ketė protokolle. Nė ēdo lėmi, pėr sėmundje tė caktuara duhet tė jenė edhe protokollet pėr trajtimin e tyre".

    "Mjerisht nė Kosovė, ka lėmi qė nuk kanė protokoll fare, dhe trajtohen nė mėnyra tė ndryshme nga mjekėt e ndryshėm; kurse nė perėndim sigurisht qė statistikat janė tė sakta dhe edhe pėrkundėr protokolleve ndodhin gabime, e tė mos flasim qė te ne nuk ka protokolle, e gabimet janė mė tė shprehura”, shprehet Morina.

    E ministri i shėndetėsisė Ferid Agani, thotė se ēėshtja e raportimit tė gabimeve mjekėsore ėshtė nė kompetencėn e ministrisė qė ai udhėheq, derisa, siē thotė ai, nuk do tė duhej tė ishte.

    Sipas tij, duhet tė formohet Oda e Mjekėve tė Kosovės, nė mėnyrė qė kjo ēėshtje tė jetė nė kompetencė tė plotė tė kėsaj ode.

    “Ēėshtja ėshtė nė kompetencėn e Ministrisė sė Shėndetėsisė, do t’i shfrytėzojmė pėrvojat evropiane nė kėtė drejtim dhe kjo do tė jetė nė kompetencėn e Odės sė Mjekėve dhe profesionistėve shėndetėsorė, sepse ata janė mė tė thirrur qė tė vlerėsojnė kolegėt e tyre, dhe atė jo t’i vlerėsojnė vetėm kur tė bėhen gabimet, por t’i ndihmojnė ata nė procesin e edukimit mjekėsor, zhvillimit tė vazhdueshėm profesional, mbikėqyrjes sė punės sė tyre nė baza ditore”, thekson Agani.

    Agani pohon se gabimet profesionale janė pjesė e punės sė mjekėve, mirėpo sistemi i monitorimit ėshtė mė i dobėt sesa qė duhet tė jetė, dhe sipas tij, kjo paraqet njėrin nga objektivat pėr iniciativėn e themelimit tė Odės sė Mjekėve.

    Por Arsim Morina ėshtė skeptik se kjo odė, edhe me formimin e saj do tė funksionojė si duhet.

    “Pėr Odėn e Mjekėve, nėse menaxhohet sikur qė ėshtė menaxhuar deri tash edhe QKUK-ja edhe shumė lėmi shėndetėsore, jam skeptik, por nė qoftė se me tė vėrtetė punohet, atėherė ėshtė shpresėdhėnėse tė ketė sukses”, thotė ai.

    Sidoqoftė, zyrtarė nga Ministria e Shėndetėsisė kanė pohuar se nėse nuk raportohen rastet e vdekjeve nga gabimet mjekėsore, qoftė nga vetė profesionistėt shėndetėsorė apo edhe nga familjarėt, nuk do tė dihet se sa ėshtė numri i saktė i kėtyre rasteve. /rel/

  2. #42
    TIRANE- Katėr nga 6 mjekėt e maternitetit “Kiēo Gliozheni” qė akuzohen nga Prokuroria pėr korrupsion, kanė pranuar krimin duke i kėrkuar togave tė zeza gjykim tė shkurtuar, ndėrsa pėr dy prej tyre gjykimi do zhvillohet i zakonshėm. Tė pandehurit Dritan Xhangolli, Lefter Mano, Hyrie Reēi dhe Renata Turhani, janė shprehur para gjykatės se u kishin marrė para pacientėve nė kėmbim, tė shėrbimeve mjekėsore qė ata kryenin. Gjykimi i shkurtuar do ndikojė nė ¼ e uljes sė masės sė dėnimit. Tė sipėrcituarit kanė pranuar aktet hetimore tė kryera nga prokurori i ēėshtjes Madrit Kullolli, i cili ka dokumentuar me prova konkrete disa episode, ku bluzat e bardha shfaqeshin duke u marrė shumė tė konsiderueshme financiare pacientėve qė kuroheshin nė maternitetin “Kiēo Gliozheni”. Tė vetmit qė s’kanė pranuar akuzėn e organit tė akuzės janė mjeku Petrit Rexhepi dhe mamia Nilke Ferhati. Ata kanė kėrkuar gjykim tė zakonshėm, pasi pretendojnė se nuk i kanė marrė para asnjėrit prej pacientėve. Mirėpo tė kundėrtėn flasin, pėrgjimet e Prokurorisė, tė cilat tregojnė Rexhepin duke i marrė tė afėrmit tė njė pacienteje, shumėn prej 150 mijė lekėsh tė vjetra. Kėtė episod dhe disa tė tjerė mjeku sė bashku me maminė Nilke Ferhati, e kanė argumentuar duke thėnė se ata janė provokuar me qėllim arrestimin e tyre nė flagrancė. Nisur nga kjo situatė, gjykata vendosi ndarjen e ēėshtjes nė dy procese, ku nė njėrin do gjykohen katėr tė pandehurit qė pranuan autorėsinė e krimit, dhe nė tjetrin dy tė pandehurit Petrit Rexhepi dhe Nilke Ferhati. Aktualisht ndaj kėtyre tė fundit ėshtė hedhur shorti elektronik, ku gjyqtar kryesor ėshtė zgjedhur Arjan Aliaj. Gjatė hetimeve Prokuroria ka konstatuar se gjashtė mjekėt e maternitetit “Kiēo Gliozheni”, u bėnin “presion” pacientėve se gjoja gjendja e tyre shėndetėsore nuk ishte e mirė, dhe pėr pasojė procesi i lindjes duhet tė kryhej me operacion nė mėnyrė qė tė mundėsohej lindja e sigurt e fėmijės, si dhe pacientja tė gėzonte shėndet tė plotė. Ky proces bėhej vetėm atėherė kur tė afėrmit e pacientit tė paguante shumėn e parave prej 700 mijė lekėsh tė vjetra. Personit qė ju kėrkua kjo shumė financiare, vendosi tė mos i japė “ok” ofertės sė mjekėve, por tė paraqitet nė polici dhe tė denoncojė aferat korruptive tė bluzave tė bardha, tė cilat nė njė farė mėnyre duket se kishin privatizuar maternitetin.

    Punėsimi i tė akuzuarve pėr korrupsion

    Pas arrestimit, Lefter Mano

    rikthehet sėrish nė punė

    Megjithėse ėshtė akuzuar pėr korrupsion, mjeku Lefter Mano dhe disa tė tjerė sėrish janė nė detyrėn e tyre. Njė gjė e tillė konfirmohet nga burime pranė maternitetit “Kiēo Gliozheni”, tė cilat thanė se pas arrestimit Manos i ėshtė besuar i njėjti funksion qė ka pasur. Mėsohet se organi i akuzės kėrkoi masėn e sigurisė “arrest nė burg”, por kjo kėrkesė u rrėzuar nga Gjykata e Shkallės sė Parė, e cila vendosi lėnien nė arrest shtėpi. Pa kaluar shumė nga ky vendim, Mano sė bashku me pesė tė pandehurit e tjerė kėrkuan lirinė nė Gjykatėn e Apelit. Kjo e fundit jo vetėm qė i liroi, por njė pjesė tė tyre i riktheu sėrish nė funksionet qė ata kishin pranė maternitetit. Ky nuk ėshtė rasti i parė qė sistemi gjyqėsor kthen nė punė personat qė janė tė akuzuar nga Prokuroria pėr korrupsion. Shumė raste tė tjera tashmė janė bėrė precedentė, pėr personat qė arrestohen pėr tė njėjtėn vepėr penale.

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e mo mire.. te heqim berishen e te veme tau ballen..

    une kam nje hall...
    dua ta zevendesoj berishen ne 2013 me ndonje cun te ri te pd-se.. po puna eshte se berisha do fitoj perseri ..
    sidomos tani kur mileti po e njeh me mire seli rozen e edvinos..

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    o braro pse skandido ti mer burre
    ja ku e them publikisht basha *** ne edvinin vota ime shkon per brarin
    JO SEKS PARA MARTESE

  5. #45
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    e mo mire.. te heqim berishen e te veme tau ballen..

    une kam nje hall...
    dua ta zevendesoj berishen ne 2013 me ndonje cun te ri te pd-se.. po puna eshte se berisha do fitoj perseri ..
    sidomos tani kur mileti po e njeh me mire seli rozen e edvinos..
    Ka edhe dy vjet kohe. Le te rekuperoje humbjet dhe neglizhimet nese nuk do te dali nga politika sic doli Mubaraku

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Eurostar,vetem nje pyetje.
    Me sa di une me mijera shqiptare te Kosoves tash vijne dhe kryejne operacione te renda ne spitalet e Shqiperise qe me pare eshte dashur te shkojne ne vende tjera.Une kete e shoh si perparim te mjekesise pasi i njejti operacion p.sh.ne Gjermani nje kushreriri tim i kushtonte shume shtrenjte gjersa ne Shqiperi e ka kryer me nje shume solide dhe me sukses te plote.

    Nejse edhe shendetesia ne Kosove ka shume te mangeta qe me siguri do permiresohen ne nje te ardhme te afert.

  7. #47
    Citim Postuar mė parė nga fattlumi Lexo Postimin
    Eurostar,vetem nje pyetje.
    Me sa di une me mijera shqiptare te Kosoves tash vijne dhe kryejne operacione te renda ne spitalet e Shqiperise qe me pare eshte dashur te shkojne ne vende tjera.Une kete e shoh si perparim te mjekesise pasi i njejti operacion p.sh.ne Gjermani nje kushreriri tim i kushtonte shume shtrenjte gjersa ne Shqiperi e ka kryer me nje shume solide dhe me sukses te plote.

    Nejse edhe shendetesia ne Kosove ka shume te mangeta qe me siguri do permiresohen ne nje te ardhme te afert.
    Po ti mos krahaso gjermanine me shqiperine, as per kushte e as per nivel jetese. Normale qe ne krahasim me vendet europiane do kushtoj me lire ne shqiperi, por per nivelin e jeteses ne shqiperi ajo shume eshte e madhe.

    Ka normalisht operacione qe paguhen me nje cmim te rregullt, dmth normal... ajo qe te vret me teper eshte leku plus qe duhet te paguash per infermieret, per ushqimin apo per ilacet qe spitali nuk i ka.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  8. #48
    Citim Postuar mė parė nga fattlumi Lexo Postimin
    Eurostar,vetem nje pyetje.
    Me sa di une me mijera shqiptare te Kosoves tash vijne dhe kryejne operacione te renda ne spitalet e Shqiperise qe me pare eshte dashur te shkojne ne vende tjera.Une kete e shoh si perparim te mjekesise pasi i njejti operacion p.sh.ne Gjermani nje kushreriri tim i kushtonte shume shtrenjte gjersa ne Shqiperi e ka kryer me nje shume solide dhe me sukses te plote.

    Nejse edhe shendetesia ne Kosove ka shume te mangeta qe me siguri do permiresohen ne nje te ardhme te afert.
    fattlumi, nuk e di se cfar dhe si jane spitalet ne Kosove, prandaj nuk mund te pergjigjem korrektesisht. Por nje pergjigje disi po ta jap.

    Nese ne spitalet e Kosoves nuk bejne as synetllikun, kete gje mund ta besh lirshem ne spitalet e Shqiperise kundrejt pageses nendore prej 50.000 lekesh te vjetra . Cfar te them une ty tani, une per nje gure ne veshka shkova dhe u kurova ne Pavia (MI) per te tjerat kam postuar ketu sa te lexosh nje jave dhe te cuditesh me mjeket mongoleze qe ka shqiperia

    Pershendetje

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-09-2011
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    180
    m'ka ra rasti me u perball si me spitalin shtetnor ashtu dhe at privat ne Shqipri. Mjeket qi punojn ne shtet jane mjaft te zot per punen qi bajn, e te njajtet i gjen neper spitale private apo klinika te veta, pra ankesa nuk asht se nuk dijne por se ecin mas lekut. Sido te jete puna, ne shtet, duke llogarit edhe leket qe jepen ryshfet per operacion apo trajtim prap asht shume ma lire se ne privat. Duhet me pas nji reform qe te legalizoj pagesat klandestine, tash i din i madh e i vogel sa paguhet roja te dera spitalit, sa infermieri, sa kirurgu, te gjith, athere pse kjo reforme nuk kryhet?

    Megjithat, betimi i ri i shumices s'mjekve sot asht po s'pate lek, vdis (literally). Kam pa me syt e mi infermier qi nuk jepnin kuren e plot nji pacienti vetem pse nuk kishte lek

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anėtarėsuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    ..................................
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Marya : 20-10-2011 mė 07:22

Faqja 5 prej 15 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •