Close
Faqja 14 prej 15 FillimFillim ... 412131415 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 141
  1. #131

    Pėr: Problematika ne spitalet e Shqiperise

    I bie tė fikėt nė spital, e moshuara 45 minuta pa ndihmė mjekėsore




    TIRANE- Edhe pse ndodhej nė vendin mė tė mirė pėr tė marrė asistencė mjekėsore, ndihma iu vonua pėr rreth 45 minuta. Ajo u rrėzua pėrtokė nė Spitalin Nr.1, pranė Qendrės Spitalore Universitare “Nėnė Tereza”, por asnjė mjek, infermier apo pjesėtar i personelit mjekėsor nuk mori mundimin ta asistonte apo tė lajmėronte dikė tjetėr pėr t’i dhėnė ndihmė.

    Gruaja e moshuar (rreth 65 vjeēe) kishte pasur probleme qė nė banesėn e saj. Pėr kėtė arsye, bashkėshorti kishte mundur ta transportonte atė deri nė katin e parė tė spitalit 6-katėsh. E kur dukej se ai e kishte sjellė bashkėshorten e tij nė vendin e duhur, pikėrisht atje u pėrball me indiferencėn e mjekėve tė kėtij spitali. Ajo qėndronte pėrtokė, ndėrkohė qė askush nuk i afrohej. Pas rreth 10 minutash i afrohet njė vajzė, e cila mbante veshur bluzėn e bardhė tė mjekut (mund tė ishte mjeke apo infermiere). U duk sikur makthi i tė moshuarės sė shtrirė dhe bashkėshortit tė saj qė rrinte mbi tė pa folur mori fund. Por jo! Ajo nuk ndėrmori asnjė veprim nė ndihmė tė sė moshuarės.

    E vetmja “kėshillė” qė i dha bashkėshortit tė sė sėmurės ishte: Merre dhe ēoje nė urgjencė, mos e lėr kėtu. I moshuari, trupvogėl e i dobėt sa i takon pamjes sė jashtme, ishte hutuar e vetėm ngrinte supet. “Po unė nuk di ku ta ēoj. Mirė qė e solla deri kėtu”, - iu drejtua ai mjekes apo infermieres. Kishte edhe persona tė tjerė qė mbanin bluzat e bardha e qė kalonin herė pas here nė korridorin ku ndodhej e shtrirė e moshuara, por askush nuk u afrua pėr t’i dhėnė ndihmė. Pasi kishin kaluar minuta tė tėra e qytetarė tė rastit filluan tė ngrinin zėrin pėr kėtė situatė absurde, i vetmi qė iu afrua tė sėmurės ishte roja i pavijonit. Ai u mundua ta ngrinte tė moshuarėn, e cila as nuk fliste e as nuk qėndronte dot mė kėmbė. Pasi u afruan edhe disa qytetarė tė tjerė, tė cilėt po pėrpiqeshin ta mbanin mė kėmbė, ai u largua me shpejtėsi pėr tė kėrkuar ndihmė e pėr tė marrė njė karrocė ku tė mund tė ulej e sėmura.

    Koha kalonte e dukej se karroca e kėrkuar prej rojės nuk do tė vinte kurrė. Pasi kaluan rreth 45 minuta u duk njė mjek a infermier me njė tė tillė, i cili do tė bėnte edhe transportimin e tė sėmurės. Situata absurde nervozoi mjaft vizitorė tė rastit, tė cilėt, ndėrsa e moshuara largohej, bėnin edhe komentet e tyre: “Kjo mund tė ndodhė vetėm kėtu tek ne. Humanizmi i mjekėve ka marrė fund. Kėtu tė lėnė tė vdesėsh e askush nuk tė ofron ndihmė. Mirė qė jemi nė spital, se po tė ishim nė rrugė, kushedi kur do tė vinte ambulanca”.

    m.a/Gazeta Shqiptare/
    Revolution 1848

  2. #132
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Pėr: Problematika ne spitalet e Shqiperise

    turp e faqja e zeze
    na jena kthy ma keq se kafshet

    diku e lexova nje shprehje
    te rrezikshme jane kafshet e uritura
    dhe njerezit me barkun plot
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #133
    i/e regjistruar Maska e teta
    Anėtarėsuar
    25-10-2005
    Postime
    2,005

    Pėr: Problematika ne spitalet e Shqiperise

    po me beni te dyshoi se po punoi ne te vetmin institucin ku puna behet serioze dhe profesionale


    turp per spitalin!

  4. #134

    Pėr: Problematika ne spitalet e Shqiperise

    Vdekja e 11-vjecarit, Babai: Drejtėsi, le ta zhvarrosin djalin, po zhduken provat qė fajėsojnė mjekėt



    TIRANE- Hetimet po ecin shumė ngadalė, sepse po bėhet pėrpjekje qė tė zhduken provat qė fajėsojnė mjekėt”. Kėto janė fjalėt qė dalin nga goja e babait tė 11-vjeēarit qė humbi jetėn pas njė ndėrhyrjeje nė sy nė QSUT. Fatmir Almadhi, pas vdekjes sė djalit tė tij, Denisit, kėrkon qė tė zbardhet vetėm e vėrteta, njė e vėrtetė qė sipas tij po vonon. Mjekėt thanė se Denisi vdiq nga hipertermia malinje, por ende nė sytė e babait dhe nėnės sė Denisit ndihet dhimbja pėr humbjen e djalit tė tyre. Dhe dhimbja nuk i pengon aspak ata pėr tė kėrkuar drejtėsi. Madje, Fatmiri rrėfen pėr “Gazetėn Shqiptare” se ėshtė dakord qė trupi i vogėlushit tė tij tė zhvarroset, vetėm qė e vėrteta tė dalė nė dritė. “Nėse ėshtė e nevojshme pėr analiza tė mėtejshme, jemi dakord qė tė zhvarroset trupi, deri sa tė hidhet dritė”, janė fjalėt e babait tė Denisit.
    Z.Almadhi, para dy ditėsh, nė televizionin “News24” ka dalė njė raport i prokurorisė, ku dalin nė pah detaje rreth vdekjes sė djalit tuaj. Si mendoni se kanė ecur deri tani hetimet pėr djalin tuaj?
    Po, e kam parė lajmin pėr raportin. Por, ne kėrkojmė qė tė zbardhet e vėrteta, sepse deri tani hetimet kanė ecur shumė ngadalė. Pėrderisa hetimet nuk po ecin, pėrderisa dosja ėshtė kthyer sėrish tek policia, ne mendojmė qė po bėhet pėrpjekje pėr zhdukjen e provave, si dhe pėr manipulimin e tyre, deri sa tė arrihet pafajėsia e personelit mjekėsor.
    Nė raport thuhej se mungojnė laboratorėt e posaēėm pėr tė pėrcaktuar diagnozėn e saktė qė ka sjellė vdekjen e djalit tuaj; si ju duket ky fakt?
    Nėse laboratori i mjekėsisė ligjore nuk ka mjetet e duhura pėr tė pėrcaktuar diagnozėn e saktė pėr shkakun e vdekjes sė djalit, atėherė ne kėrkojmė qė tė merren kampione tė reja pėr analiza. Mjekėt i kanė kampionet, por nėse u duhen analiza tė reja, ne jemi dakord qė tė zhvarroset trupi i djalit, vetėm qė tė dalė nė pah e vėrteta. Madje, nėse laboratori nė vendin tonė nuk arrin qė tė bėjė analizat e plota, atėherė le tė dėrgohen analizat jashtė shtetit. Ne kėrkojmė qė tė dimė vetėm shkaqet qė ēuan nė vdekjen e djalit.
    Si kanė qenė kėto dy muaj pa Denisin?
    Vetėm njė prind qė ka humbur fėmijėn mund tė na kuptojė. Sapo kemi kaluar festat, por zemra jonė nuk festoi, na mungonte Denisi. Jeta vazhdon, ne do vazhdojmė tė jetojmė se kemi edhe dy vajzat, por jeta pa Denisin nuk ėshtė mė njėsoj.
    Revolution 1848

  5. #135
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Pėr: Problematika ne spitalet e Shqiperise

    Mjeksia ne Shqiperi eshte pertoke! Kush e dorezon shendetin/jeten e vet tek ata qe e mbajne veten per doktore atje eshte njelloj si te shkosh tek kasapi. Kam pare tmerr ne vere 12, doktori piu cigaren, hodhi cigaren erdhi ne dhome per ti bere vizit tim biri, kerkoj leket, e bombardoj me antibiotik, i dha diagnoze gabim edhe as qe cante koke. Mjer populli! Mos te filloj te pershkruaj se na cfare gjendje mjerane ishin godinat. Edhe ata qe mbahen gjoja si private thjesht te rrjepin edhe problem nuk te zgjidhin!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga loneeagle : 10-01-2013 mė 15:45
    I LOVE GOD

    j&g

  6. #136
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anėtarėsuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Pėr: Problematika ne spitalet e Shqiperise

    Lexova nje raport ku tregohej se sa shpenzimesh beheshin ne dite ne spitalet ne france
    Nje krevat, dmth nje pacient i shtruar ne spital shteteror ne fushen kirurgjikale , per te shpenzohej mesatarisht ne dite 1500 euro, ne fushen mjekesore 1200 euro dhe ne reanimacion 2000 euro ne dite per pacient.
    Ketu perfshiheshin te gjtha , ilace, mirembajtja , ushqimi , etc
    Po ne shqiperi kushedi sa harxhohet per nje vend spitali ....
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  7. #137
    i/e regjistruar Maska e teta
    Anėtarėsuar
    25-10-2005
    Postime
    2,005

    Pėr: Problematika ne spitalet e Shqiperise

    ja te tregoi une

    ne kosove per 3 dite 20 euro
    + shpenzimet per ilaqet dhe materialin shpenzues medicinal qe i blen pacienti vet.
    vetem barnat esencial i mbulon spitali.

    paramendo tani ti kerkohet ketij institucioni nivel mjeksore siq bejn ca si psh francen qe e ke marr shembull ti.

  8. #138
    Djalė Drenice Maska e Lexuesi_
    Anėtarėsuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Pėr: Problematika ne spitalet e Shqiperise

    une nje burg special e kisha maru per ministrin e shendetesis doktoret motrat medicionale qe marojn me grep gjithe diten edhe per ata rojtaret te dera se vertet nuk punojn si duhet . Nese nuk je i kenaqur me pagen lere punen. Nese nuk e lere punen merrre pergjegjesin dhe te pakten puno. He dala e plast eshte nje betim i sokratit me duket veē per kete sektor.

  9. #139
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anėtarėsuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Pėr: Problematika ne spitalet e Shqiperise

    problematika eshte, qe ata zyrtaret e larte, qe kane shkaktuar kete problematike ikin per trajtime e sherime ne spitale tjera jashte vendit, se eshte ti paguash ato motrat e medicines ne ato spitale edhe ate bonus me 13 rrogat e vitit, qe sikur te shkonin ne keto ente shendetesore, secilit nga ata zyrtaret e larte nga nje shiringe, qe te jete e fundit, ama me ate shiringe ti injektosh 80 % te atyre nga ministrite dhe secilen here tu mbetet...The End!

    Horrat dalin milionere te bizneseve e vilave me parate e taksapagueseve edhe ne fund po keta horra do vendosin te bejne politikat shendetesore dhe te percaktojne, por pasi te ken zhvatur mire e mire se sa do ndajne mjete per sektorin me te ndjeshem dhe me vital te shoqerise- Shendetesine.
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  10. #140

    Pėr: Problematika ne spitalet e Shqiperise

    Fillimisht duhet te pranojme se sa kemi takat si shtet dhe se si me i perdor sa me mire ato qe kemi! Nuk mund te shpresojme te arrijme nje nivel qe kane shtetet si Franca, Gjermania e ku ta di une qe nje doze antibiotikesh ben deri ne 1000 euro (dhe keto merren per te pakten 7 dite) dhe ku i ke te gjitha ilaēet e fundit qe i dime cmimet sa mund te jene! Keshtu qe deri diku duhet te pranojme kush jane limitet tona!

    E dyta eshte ceshtja e reformave! Nuk mund te cosh perpara nje sistem qe ka pjese te kalbura dhe qe nuk ka nje ide te plote se cfare drejtimi duhet te marre! Sa prej ministrave qe jane vendosur deri tani ne ministrine e shendetsise kane qene mjeke? Si mund te vendoset njeri me 8 klase shkolle te drejtoje nje ministri shendetsie qe sja ka haberin fare se si funksionon? Eshte mese normale pastaj qe ngeleshin spitalet pa kontrata me firmat farmaceutike! Nuk ja ka haberin se cfare ndodh ne spitale, se ku jane problemet etj...eshte cdo gje politike!

    Duhen optimizuar fondet qe jane! Nese ne kohen e xhaxhit arrihej te ofrohej nje sherbim baze mjekesor me fonde edhe me te pakta, atehere ndoshta ai sistem duhet rishikuar serish! Duhet te stimulohen udhezuesit (guidelines) kombetare (gje qe keshillohet nga shume udhezues europian dhe amerikan) te cilet duhet te marrin parasysh mundesite diagnostike qe jane (nuk mund te pretendojme te perdorim PET dhe CT per cdo gje me te vogel sepse skemi mundesi) dhe si te mund te perdoren sa me mire ne rrugen diagnostike. Gjithashtu edhe terapite e mundshme si mund te optimizohen duke pasur parasysh kushtet qe jemi! Duhet te stimulohet epidemiologjia e semundjeve (kapitull qe ta shpif neper libra por mjaft i rendesishem ne "optimizimin e burimeve". Nuk mund te vendosesh ne plan te pare nje semundje qe ndodh 1/1 milion kur ke nje tjeter qe ndodh 1/100.000 dhe kjo con ne optimizimin e analizave qe kerkon. Nuk kane te njejtat semundje dikush nga Myzeqeja me nje qe vjen nga zona veriore, etj etj!

    E treta eshte vleresimi i mjekeve! Kete kryesisht e ben privati ndersa tek shteterori nuk ndodh fare! Nje here qe ze vend tek shteterori nuk te levizin me (pervec nese bie sistemi politik, kuptohet). Mjeket duhet te gjykohen per veprimet e tyre!

    Pike tjeter e rendesishme eshte edhe edukimi i popullates! Jemi te njohur qe ne shqiptaret derisa na vjen laku ne fyt, se lujm menderen me bere analiza dhe kur gjerat arrijne aty ku nuk mban me, atehere fajin e ka mjeku qe sdi!

    Problemi i mjekesise akoma nuk ka kaluar na plan te pare por nga statistikat qe paraqiten flitet qe brenda 10-15 viteve te ardhshem nje sere semundjesh kronike si bronkiti kronik, insuficienca renale (e sidomos hemodializa), diabeti dhe nje sere kanceresh do te rriten mjaft ne numer, gje kjo qe do ta vendose sistemin tone para nje prove mjaft te madhe! Nese nuk merren masa sot dhe ne menyre te menjehershme, shume shpejt do ta gjejme veten para nje krize te vertete!
    Think Different! Think Again!

Faqja 14 prej 15 FillimFillim ... 412131415 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •