Do ishte mire qe mjeket te jetonin ose te synonin vetem nje cope buke , d.m.th te jetojne normalisht
Por keta mjeket tane , ve bast qe po i bejne konkurence politikaneve per korrupsion dhe pasuri. Ku ka mjek te mos kete vile, farmaci private dhe klinike te tijen ? Kohet e fundit kan filluar te bejne edhe minispitale fshehurazi
LOL Ky vend nuk behet me. Mjer atyre qe u bie te trokasin ne dyert e institucioneve te cfar do lloji ne kete shtet
Revolution 1848
Denoncimi i NEWS24 pėr numrat e Urgjencės, MSH merr masa
IRANE - Ministria e Shėndetėsisė reagoi pas denoncimit tė televizionit NEWS24, pėr mosfunksionimin e numrave tė Urgjencės, paraditen e sotme, dhe mori masa ndėshkimore pėr shefin e Urgjencės, kryeinfermieren dhe mjekun e turnit.
Sipas Ministrisė sė Shėndetėsisė, kryeinfermierja Sarie Dada ėshtė pushuar nga puna, mjeku Dritan Kociaj ėshtė paralajmėruar pėr shkarkim, ndėrsa shefi i Urgjencės Dashamir Krasniqi ka marrė gjithashtu vėrejtje.
Ministri Vangjel Tavo bėri tė ditur se nuk do tė ketė asnjė tolerim ndaj ēdo rasti kur vėrehet parregullsi dhe neglizhencė.
Denoncimi i NEWS24: Urgjenca nuk pėrgjigjet
Njė situatė emergjente shėndetėsore, e paraqitur si pasojė e njė aksidenti tė ndodhur gjatė punės nė redaksinė e NEWS24, ka kėrkuar ndėrhyrjen e menjėhershme tė ndihmės mjekėsore, pėr tė mundėsuar ardhjen e mjekėve nėpėrmjet kontaktimit tė numrave tė Urgjencės spitalore.
Por pavarėsisht pėrpjekjeve tė vazhdueshme pėr disa minuta me radhė, asnjė nga numrat e vėnė nė dispozicion nga Autoriteti Shėndetėsor Rajonal nuk ėshtė pėrgjigjur, duke vėnė nė rrezik serioz jetėn e personit tė aksidentuar.
Konkretisht numrat 127, 22 22 235, dhe 22 53 364, tė cilėt rezultojnė edhe nė Fletėt e Verdha, nuk pėrgjigjeshin.
Njė situatė e tillė e patolerueshme, e cila rrezikon jetėn e njerėzve, lė tė kuptohet pėr njė papėrgjegjshmėri nga ana e kėtij shėrbimi, qė duhet tė jetė nė dispozicion tė ēdo qytetari dhe ndėrhyrja e tė cilit ėshtė vendimtare pėr jetėn e tyre. Edhe pse kėmbėngulja jonė pėr sigurimin e ambulancės, nėpėrmjet kontaktit me numrat e emergjencės ka vijuar pėr disa minuta me radhė, ka rezultuar e pasuksesshme. Si rezultat janė gjetur mėnyra tė tjera pėr transportimin e tė aksidentuarit nė spital.
(er.nu/BalkanWeb)
Revolution 1848
Denoncimi, policia arreston njė ndihmės/mjek nė Durrės
DURRES Prangoset njė ndihmės mjek nė qytetin e Durrėsit. Burime zyrtare nga qyteti bregdetar bėjnė me dije se kanė arrestuar 40-vjeēarin Sokol Uka, i cili punonte si ndihmės mjek nė qendrėn shėndetėsore tė lagjes 17 tė kėtij qyteti, nėn akuzėn e mashtrimit.
Arrestimi i tij erdhi pas kallėzimit tė bėrė nė komisariat nga shtetasi me iniciale I.D, i cili deklaroi se 40-vjeēari i kishte marrė 2 mijė euro pėr tė punėsuar djalin e tij, nė qendrėn shėndetėsore ku punonte edhe vetė, nė lagjen 17 tė Durrėsit.
Po sipas policisė, prokuroria lėshoi urdhėr arrestin pėr ndihmės mjekun Uka, nėn akuzėn e ushtrimi tė ndikimit tė paligjshėm ndaj personave qė ushtrojnė funksione publike.
(er.nu/news24/BalkanWeb)
Revolution 1848
keshtu eshte fix.Fundjaven e kaluar u perballa se fundmi me keto qe po shkruajme.
Oborri para spitalit kellire.Qe aty duket seē te pret dhe brenda.
Mjeku pa perparese dhe gjithe fodullek(dhe vajtem si me te njohur) na priti ne nje dhome te urgjences ku nje ndihmes infermier hante fara per shtat pale qejfe. Mjekut te ekos nuk i dhashe lek... ...por tek e pershendeta kur u larguam ,nuk me foli fare.Le qe dhe ekon e interpretoi si syte e tij(pasi problemit qe kishim i rame nga pas edhe me tej).Beme edhe nje pale analiza qe te konkludonin qysh e tek....dhe se fundi...
ne po prisnim ne koridor kur vjen specializanti me fleten e analizes dhe gjithe pergjigja qe dha ishte se duhej te shkonim tek kirurgjia per femije.....(mjeku sdenjoji te dilte).
Keta e kane hak ti mallkosh.
Mire kush e ka mundesine dhe i bie nga pas me lek apo dhe ne privat apo me tutje jashte vendit,por nje pjese e mire qe vertet nuk kane.......
Kush e di se c'paske vuajtur duke bredhur lart e poshte neper koridoret e spitalit te mbipopulluar me qindra vizitor te zhurmshem. hahahaa te imagjinoj duke thene : Me fal , te kaloj pak, o cuno hapu i cik sa te kaloj. Lol te duket vetja si kur je ne mitingje dhe don te shkosh te rrjeshti i pare dhe te duhet te cash turmen![]()
Revolution 1848
Mjekėt e familjes nė Tiranė nuk njohin dhe nuk respektojnė protokollet klinike as pėr disa sėmundje qė sot po shqetėsojnė mbarė botėn, si diabeti. Gjatė njė anketimi qė ėshtė bėrė me mbi 200 mjekė familjeje nė qendrat e parėsorit nė kryeqytet u vu re se njė pjesė e konsiderueshme e tyre nuk zbatonin si duhet rregullat pėr diagnostikimin e kėsaj sėmundjeje. Sipas mjekėve qė realizuan studimin, shumė prej kolegėve tė tyre as vizitėn me pacientin nuk e kryejnė siē duhet.
"Rezultatet erdhėn qė njė pjesė e konsiderueshme e mjekėve kishin njohuri dhe e praktikonin por njė pjesė tjetėr goxha e madhe qė nuk kishin njohuritė e mjaftueshme. Pėr tė ditur se sa e kuptojnė kush ėshtė lipidograma dhe sa e rėndėsishme ėshtė nė kėtė rast, sa janė normat dhe si duhen ato tė vlerėsohen tė glicemisė nė tė dyja nivelet, esėll dhe pas ushqimit", tha Ramiz Kėrnaja, drejtor i qendėrs shėndetėsore numėr 6.
Studimi nėnvizon gjithashtu se ėshtė nevojė urgjente qė mjekėt e familjes tė mos mjaftohen vetėm me arsimin dyvjeēar, por duhet tė trajnohen vazhdimisht.
"Pavarėsisht se mjeku i familjes ėshtė njė rol strategjik nė sistemet shėndetėsore duhet tė vazhdojė akoma mė shumė nėpėrmjet trajnimeve. Do tė thotė qė tė ketė mundėsinė e njohjes mė tė madhe, tė ketė mundėsinė e pėrmirėsimit tė punės sė tij pėr tė ofruar njė shėrbim mė cilėsor", thotė Kėrnaja.
Gjatė kėtij studimi u vu re se mbi 50 pėrqind e mjekėve tė familjes nė qendrat shėndetėsore tek pacientėt me diabet tė tipit 2, nuk e kryejnė kontrollin e kėmbėve sa herė qė kėta pacientė paraqiten pėr vizitė. Ndėrsa kontrollin e syve apo lipidogramėn, nuk e kryenin rreth 30 pėrqind e mjekėve.
albanain screen/
Revolution 1848
Njė grup ekspertimi mjekėsor ėshtė ngritur nga Prokuroria e Tiranės nė lidhje me vdekjen e shtetasit italian Luca Olivello, i cili po kurohej me sodė buke pėr sėmundjen e kancerit nga mjeku bashkėkombės i tij, Tullio Simoncini.
Burimet e Prokurorisė sė kryeqytetit kanė thėnė dje pėr gazetėn “Panorama” se pas marrjes sė materialit nga policia nė lidhje me ngjarjen, ėshtė regjistruar procedimi penal pėr “mjekim tė pakujdesshėm”. “Deri tani nuk janė kryer shumė veprime, pasi pritet raporti i mjekėve ligjorė. Nga hetimi ėshtė urdhėruar krijimi i njė grupi mjekėsor ekspertimi pėr tė nxjerrė njė raport pėrfundimtar”, thanė burimet nga hetimi. Sipas tyre, raporti nga grupi i mjekėve do tė kėrkohet nė lidhje me vdekjen e shtetasit italian, Luca Elivello, i cili humbi jetėn mė 18 tetor 2012 nė Tiranė, pasi qė nga muaji gusht trajtohej me sodė buke nga mjeku italian Tullio Simoncini. Sipas burimeve zyrtare, hetimi kryesor tashmė po zhvillohet nė Prokurorinė e Romės, pėr shkak se trupi i pajetė i shtetasit italian ėshtė transferuar atje. Ndėrkohė edhe familja dhe avokati i tyre po qėndrojnė nė kontakt me Prokurorinė e Romės pėr tė dhėnat qė ata kanė lidhur me ngjarjen. Sipas disa tė dhėnave hetimore, mjeku italian, i cili ėshtė kėrkuar vetėm pas denoncimit nė polici, nuk ėshtė arritur tė gjendet. Ai mėsohet se gjatė qėndrimit nė Tiranė ka banuar nė njė hotel luksoz tė njohur nė kryeqytet.
Hetimi nė spital
Grupi i hetimit ka kryer disa veprime nė lidhje me atė qė ka ndodhur me pacientin italian, i cili gjeti vdekjen pas trajtimit mjekėsor pėr kancer nė tru. Sipas hetimit, familjarėt e 27-vjeēarit kishin kėrkuar mjekim pėr tė afėrmin e tyre nė Vjenė, nė Afrikėn e Jugut, nė Beograd dhe pasi kishin marrė pėrgjigje negative, kishin ardhur nė Tiranė. Nė “Universal Hospital Tirana, mjeku Tullio Simoncini u kishte thėnė se me kura jo tradicionale, mund ta kuronte djalin e tyre dhe garantonte 70 pėr qind sukses. “Mjeku ka kėrkuar 14.500 euro qė nė kontaktin e parė me familjarėt e pacientit. Ai ka thėnė se pa arkėtuar kėtė shumė, pacienti nuk mund tė futej nė spital”, thanė hetuesit. Babai i tė riut nga Italia i kishte thėnė se nuk e kishte kėtė shumė me vete, por do ta paguante shpejt. Pasi kishte nisur trajtimi, familjarėt kanė parė shenja pėrkeqėsimi te 27-vjeēari, nė mėnyrė tė veēantė nė datat 4, 6 dhe 9 tetor. Sipas hetimeve, ditėn kur ndodhi vdekja e Luca Olivellos, mjeku qė kishte marrė paratė pėr kurimin e tij ishte zhdukur. “Ai mė mori mua dhe mė kėshilloi qė tė vazhdoja injektimin e kurės me sodė buke”, ka thėnė njė ndihmėsmjek i spitalit, shtetas shqiptar. Ai ka bėrė me dije se atė ditė ka pasur njė telefonatė nga Tullio Simoncini, por duke qenė se 27-vjeēari italian po pėrjetonte kriza tė forta, i ka injektuar atij njė qetėsues (dozė valiumi). Disa orė mė vonė, ai ėshtė nisur me frymėmarrje artificiale pėr nė spitalin “Nėnė Tereza” ku sipas tė dhėnave ka mbėrritur nė vdekje klinike dhe pa asnjė shans pėr t’u kthyer nė jetė.
Varroset i riu nė Itali, familja: Hetoni mjekun
ITALI – Ditėn e djeshme ėshtė varrosur nė Itali shtetasi Luca Olivello, i cili gjeti vdekjen nė kryeqytetin e Shqipėrisė, mė 18 tetor 2012. I riu i cili mjekohej pėr kancer pas njė tumori nė tru, humbi jetėn pasi ra nė duart e mjekut Tullio Simoncini, tė cilit nė Itali i ishte hequr e drejta e ushtrimit tė metodave qė kishte ndjekur nė lidhje me sėmundjen e kancerit. Francesco Lauri, avokat i familjes sė shtetasit Luca Olivollo, ka deklaruar se kura e ndjekur nga mjeku, tashmė nėn hetim, ishte jo shkencore dhe e gabuar. Pėr mė tepėr, avokati ka thėnė se ky mjek me precedentė i ka pėrvetėsuar familjes sė viktimės sė paku 20 mijė euro me pagesa tė ndryshme tė kėrkuara prej tij gjatė kurės sė pretenduar si tė suksesshme. Ditėn e djeshme, pacienti i vdekur ėshtė pėrcjellė nė banesėn e fundit. Ceremonia ėshtė zhvilluar dje nė Kishėn e Shėn Pjetrit nė vendlindjen e tij, nė Catania. Gjatė ceremonisė, prindėrit e dėshpėruar tė 27-vjeēarit nuk kanė dashur tė komentojnė nė lidhje me ngjarjen e rėndė. Ata vetėm kanė bėrė thirrje qė ngjarja tė hetohet nga Prokuroria e Romės dhe Prokuroria e Shqipėrisė, pasi mjeku kishte luajtur me shpresat e tyre.
Autopsia
Instituti i Mjekėsisė Ligjore nė Tiranė mėsohet se ka nė proces njė raport paraprak mbi shkakun e vdekjes sė Luca Olivellos. Trupi i tij i pajetė u dėrgua fillimisht nė morgun e Tiranės, pas vdekjes. Pacienti ishte dėrguar nė vdekje klinike nė qendrėn spitalore universitare “Nėnė Tereza” e mė pas trupi i pajetė u dėrgua nė morg. Aty kishin nisur verifikimet e para kur familjarėt e tė riut nga Italia kėrkuan tėrheqjen e trupit. Pas mbėrritjes nė Itali, mėsohet se Prokuroria e Katanias e mė pas ajo e Romės kanė marrė elementėt e nevojshėm pėr kryerjen e autopsisė. Njė raport pritet edhe nga mjekėt ligjorė tė Tiranės.
Mjeku
Tullio Simoncini, i lindur nė 1951-n, e ka deklaruar veten si njė mjek i specializuar nė onkologji, diabetologji dhe nė ērregullime metabolike. Nė njė faqe interneti italiane, ai reklamon idetė e tij duke thėnė se ai ka dalė kundėr praktikave zyrtare tė deritanishme ndaj kancerit dhe ka nisur tė aplikojė metodėn e tij tė mjekimit. Nė faqen nė fjalė, reklamohet fakti se mjeku Simoncini ka marrė pjesė nė konferenca dhe aktivitete ndėrkombėtare, ku ka paraqitur teorinė e tij pėr kurimin e kancerit jashtė protokolleve zyrtare qė ndiqen nga autoritetet. Mjeku nė fjalė ishte pėrzėnė nga profesioni nė Itali, por kishte leje nė Shqipėri.
(e.m/Panorama/BalkanWeb)
Revolution 1848
Askush nuk po preokupohet per gjendjen e krijuar ne spitalet tona. Deri kur keshtu ?
duhet te armatosen njerzit, te vrasin te pakten 20 te ashtuquajtur doktor.
cdo gje do ndryshoj per mire.
Krijoni Kontakt