Close
Faqja 17 prej 27 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 266
  1. #161
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    A po flasim shqip

    Ka pothuaj 40 vjet që nuk po zë standardi i shqipes në të paktën gjysmën e atyre që e flasin këtë gjuhë. Ky është alarmi. Ky është tmerri i dështimit të një projekti që nuk funksionon as për 40 vjet.

    Nëse arkitektët e këtij standardi, me shumë të drejtë kanë thënë se unifikimi i gjuhës ishte elementi më i rëndësishëm i kombit, sot, pas 40 vjetësh, të paktën do të duhej t’i kishin vënë gishtin kokës ose të uleshin në bythë e të pranonin se hasapet i kishin bërë gabim.

    Për më tepër, do të duhej të pranonin se kishte dështuar projekti i tyre, sepse nuk ishte përmbushur qëllimi themelor i tij, që ishte element bazë i bashkimit të kombit, sepse as sot, pas pothuaj 40 vjetësh, më shumë se gjysma e kombit nuk është bindur për këtë. Pjesëmarrësit e këtij projekti do të duhej ta thoshin se standardi i shqipes letrare ishte mbështetur në dialektin e toskërishtes në më shumë se 80 për qind të materies dhe se, me ose pa qëllim, ishte shkelur me këmbë gegërishtja.

    Nëse qëllimi i tyre ka qenë i përmasave kombëtare të interesit, siç është thënë gjithmonë, ata do të duhej që pikërisht në emër të këtij interesi, ta pranonin dështimin dhe të mos shkonin “në dynjanë e përtejme” pa e korrigjuar atë.

    Norma e shqipes letrare, ashtu siç është përcaktuar në vitin 1972, ka rezultuar të mos ketë ngjitur, të mos ketë ngjizur, të mos ketë zënë… duke bërë që e folmja e 3 ose 4 milionë shqiptarëve sot të jetë më e ndryshme me normën letrare, sesa edhe gjuhë që kanë emra të ndryshëm, siç janë serbishtja e kroatishtja, për shembull.

    Patriotët e pandreqshëm dhe ata që kanë bërë faj më 1972, posaçërisht “kolona e pestë” e këtij Kongresi, që mund të jetë përfaqësuar edhe nga profesorë eminentë të Kosovës, edhe sot e mbrojnë këtë standard me “jokerin” e patriotizmit, duke thënë se shqiptarët duhet ta kenë një gjuhë, thua se me këtë po e zbulojnë “ujin e nxehtë”. Shqiptarët vërtet duhet ta kenë një gjuhë, por një gjuhë që e flasin bile shumica, e jo një surrogat të cilin e fusin në mësim të detyrueshëm edhe në nivelin universitar.

    Në vend që të ngulnin këmbë si “gomarët në llucë” do të ishte shumë më e ndershme që “ata” të kishin kurajë intelektuale e shkencore e të pranonin se ky projekt i përmasave kombëtare, nuk ka gjetur hapësirë zbatimi. D.m.th., ka dështuar. Zgjidhja është: ai duhet ndryshuar.

    Nëse sot ka njerëz në Tiranë dhe në Prishtinë, në Shkup dhe në Shkodër që duan që shqiptarët ta kenë një gjuhë, ata duhet ta kuptojnë se standardi i shqipes letrare, nuk ka qenë kurrë më i papërfillshëm.

    Ata duhet ta kuptojnë se me mosgatishmërinë për ta ndryshuar ose plotësuar standardin, po e rrezikojnë gjuhën në tërësi. Sot është më e qartë se kurrë, se kjo punë nuk ka përfunduar në vitin 1972. Ajo sot është më tepër sesa një sfidë intelektuale e shkencore. Është detyrë kombëtare.

    Elitat shkencore e intelektuale dhe akademitë e shkencave nga Prishtina dhe Tirana në dy-tre vjetët e fundit i kanë zhvilluar disa nisma të “lodhta” dhe kanë mbajtur disa “takime bregdetare”, por duke mos pasur një qasje serioze për një problem që sot është madhor.

    Nëse Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu e kishin realizuar ose mbështetur një projekt të unifikimit të shqipes më 1972, sot shqipja ka nevojë për një projekt të ri të shpëtimit të saj. Ndoshta, qeveritë në Tiranë dhe në Prishtinë, do të duhej që t’i kursenin pak para nga “hajnia” e ministrave të tyre dhe të kërkonin nga 100 ose më shumë ekspertë të fushës, të mbylleshin “në geto” për dy ose tre muaj dhe nga aty të dilnin me standardin e ri të shqipes. Gjysma e shqiptarëve sot po vuajnë për një gjuhë që nuk e kanë, për një standard që ua mori shpirtin dhe s’po e përvetësojnë dot.

    A ka kush t’iu ndihmojë, në mënyrë që të ata të mos rebelohen vetë, siç kanë filluar tashmë.
    http://www.zeri.info/artikulli/3/20/...-flasim-shqip/
    Me lere te supozoj pak.
    Kush e ka shkruajtur kete artikull?
    Ndonje pjesetar i pjeses se popullit i cili ndihet i cunguar prej standartes.
    Late nam komplet si njerez.
    Kjo tregon se as ngritja e metropoleve si tirana e durresi nuk ju beri derrman juve gegeve ne mix-in toske-gege.
    Mesa duke u dashka ndjekur ndonje alternative tjeter.
    C'pune ka shteti shqiptar sesi ndihen shqiptaret e maqedonise dhe kosoves kundrejt standartit te gjuhes shqipe?
    Ata shqiptare duhet o te adoptohen me kete gjuhe ose te krijojne standarte te tjera. Kosova dhe maqedonia nuk flasin me dialekte , thjesht flasin mix gjuhe , si puna e shteteve te afrikes se veriut. Fatkeqesisht ky eshte fakt , pavaresisht se pala mohuese mund te zere shifrat e 3-4 milioneve (lol) .
    Ku i gjeni keto shifra ju?
    Ne republiken e shqiperise , brenda kufijve te saj , dy qytete te jugut me banore perbejne komplet veriun , ja sa i madh eshte veriu.
    2/3 e shtetit shqiptar perbehet nga toske e jo gege.
    Por edhe nqs perbehej nga gege .....edhe cfare pastaj?
    Pse numri perben faktorin kryesor per tu ndertuar nje gjuhe standarte zyrtare?
    Urieli jua shpjegoi shume qarte arsyet pse ky dialekt u imponua pjeses tjeter te shqiperise. Arsyet ishin zhvillimet ekonomike e kulturore ne ato ane. Gjuha e pare shqipe u shkruajt , u prodhua ne leter ne ato ane dhe cdo qytet toske pati nje bum kulturor ne kohen e rilindjes. Kur ne jug mendohej si te vendosej sistemi demokratik i pare ne europe , ne veri mendohej si te mbrohej ai feudal. Komplet veriu kishte nje qytet kulturor i cili nxorri dhe figura te medhaja , kjo as qe mohohet , por smund te krahesohej kurre me zhvillimin e madh kulturor te jugut.
    E ky zhvillim beri qe gjuha standarte , me te drejte , te bazohej me shume tek dialekti tosk , edhe pse dialekti i vertete tosk eshte shume larg gjuhes standarte te sotme shqiptare , fale ndryshimeve gjate viteve e adoptimeve te fjaleve te reja e keshtu me rradhe.

    Boll u qurravitet e merruni me gjera me kryesore se keto.

    Une psh , do perqendrohesha pse perzierja e toske-gegeve nuk po sjell rezultate te frutshme , sic e parashikoja une
    Ndryshuar për herë të fundit nga Smth_Poetic : 18-10-2011 më 08:07

  2. #162
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Edhe une ashtu mendoj ! Bravo shkodraneve ! Nuk ka asgje jashte politikes ! Kot nuk eshte Shkodra qytet i kultures dhe i qytetarise (megjithese ka qene dikur se sot ka zbrit gjithe Lugina e Shales ne te )!

    Poshte Bamir Topi !

    Rrofte shoku Sali Berisha !

    Bamir Topi ne litar !

    Shkodra Republike !

    Poshte zagaret e bulevardit !

    Rrofte Jozefina Topalli !

    Poshte zhelanet ...!

    Rrofte Partia Demokratike !

    .................................................. . Edhe une jam dakort me cfare po na degjojne veshet !

    O Shqipni e mjera Shqipni
    Kush te ka qit me krye ne hi !
    "-Me kane qit do injorante zhelane,
    qe bulevardit bredhin rande-rande !
    Ndryshuar për herë të fundit nga bamatat : 18-10-2011 më 08:15

  3. #163
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Citim Postuar më parë nga Prometeu2
    Nese nuk ndermerret asgje, atehere shqipen e pret fati i norvegjishtes, ku ke dy dialekte (norsk dhe bokmal) nje i folur dhe nje i shkruar! Ne nuk kemi nevoje te bejme lajthitje te tilla, sepse dialektet nuk eshte se jane shume te ndryshme, problemi eshte se njeri eshte zyrtar e tjetri eshte i ndrydhur, pra duhet gjetur nje mes, te pakten ne format foljore.
    Konflikti i gjuhës standarte norvegjeze, vjen si pasojë e sundimit tre shekullor danez mbi skandinave, ku gjuha daneze ishte caktuar si gjuhë standarte, si dhe influencoi më tej gjatë lëvrimit të nacionalizmit norvegjez gjatë shek XIX. Aq më tepër kur gjuhët nordike kanë ngjashmëri me njëra-tjetrën. Ndaj, paralelizmi mbetet i dështuar, pasi në rastin shqiptar nuk influencoi ndonjë element i jashtëm gjatë Rilindjes Kombëtare - për fatin tonë të mirë, pushtuesi fliste një gjuhë jo të ngjashme me ne. Ajo që mbetet dhe anashkalohet nga akademikët përtej kufijve të RSH-së është disniveli kulturor, ku qendrat kulturore jugore kanë qënë përherë më të shumta në numër pothuajse gjatë gjithë vijës historike. Mbi të gjitha, është absurde që RSH-ja të ndërrmari politika gjuhësore në disfavor të shtetasve të saj. Kosova dhe Maqedonia si dy shtete më vete, shumë mirë mund ta zgjidhin standartin e gjuhës siç i shkon përshtat versionit të tyre të gjuhës së folur, meqë haset në probleme të tilla, por si përherë në sajë të paaftësive që karakterizon klasat politike shqipfolëse, preferojnë ti atribuojnë fajin Standartin të 72' duke iu kundërvënë me duar në xhepa.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 18-10-2011 më 08:41
    relata refero

  4. #164
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    une besa kam boll probleme me ju marr vesht ju soni
    biles dhe ne te shkruajtur ne forum me tingellon jugorcja e me duhet 5 here me tlexu me marr vesh cka ke dasht me than
    o goldo po na trashet mo burr i dheut..nuk kemi pune tjeter neve tani po te meremi me ty e me jozefinen

  5. #165
    Citim Postuar më parë nga bamatat Lexo Postimin
    O Shqipni e mjera Shqipni
    Kush te ka qit me krye ne hi !
    "-Me kane qit do injorante zhelane,
    qe bulevardit bredhin rande-rande !

    PASHKO VASA In Da Mix ...... o_O qenka bo topalli DJ ?!

  6. #166
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    Me lere te supozoj pak.
    Kush e ka shkruajtur kete artikull?
    Ndonje pjesetar i pjeses se popullit i cili ndihet i cunguar prej standartes.
    Late nam komplet si njerez.
    Kjo tregon se as ngritja e metropoleve si tirana e durresi nuk ju beri derrman juve gegeve ne mix-in toske-gege.
    Mesa duke u dashka ndjekur ndonje alternative tjeter.
    C'pune ka shteti shqiptar sesi ndihen shqiptaret e maqedonise dhe kosoves kundrejt standartit te gjuhes shqipe?
    Ata shqiptare duhet o te adoptohen me kete gjuhe ose te krijojne standarte te tjera. Kosova dhe maqedonia nuk flasin me dialekte , thjesht flasin mix gjuhe , si puna e shteteve te afrikes se veriut. Fatkeqesisht ky eshte fakt , pavaresisht se pala mohuese mund te zere shifrat e 3-4 milioneve (lol) .
    Ku i gjeni keto shifra ju?
    Ne republiken e shqiperise , brenda kufijve te saj , dy qytete te jugut me banore perbejne komplet veriun , ja sa i madh eshte veriu.
    2/3 e shtetit shqiptar perbehet nga toske e jo gege.
    Por edhe nqs perbehej nga gege .....edhe cfare pastaj?
    Pse numri perben faktorin kryesor per tu ndertuar nje gjuhe standarte zyrtare?
    Urieli jua shpjegoi shume qarte arsyet pse ky dialekt u imponua pjeses tjeter te shqiperise. Arsyet ishin zhvillimet ekonomike e kulturore ne ato ane. Gjuha e pare shqipe u shkruajt , u prodhua ne leter ne ato ane dhe cdo qytet toske pati nje bum kulturor ne kohen e rilindjes. Kur ne jug mendohej si te vendosej sistemi demokratik i pare ne europe , ne veri mendohej si te mbrohej ai feudal. Komplet veriu kishte nje qytet kulturor i cili nxorri dhe figura te medhaja , kjo as qe mohohet , por smund te krahesohej kurre me zhvillimin e madh kulturor te jugut.
    E ky zhvillim beri qe gjuha standarte , me te drejte , te bazohej me shume tek dialekti tosk , edhe pse dialekti i vertete tosk eshte shume larg gjuhes standarte te sotme shqiptare , fale ndryshimeve gjate viteve e adoptimeve te fjaleve te reja e keshtu me rradhe.

    Boll u qurravitet e merruni me gjera me kryesore se keto.

    Une psh , do perqendrohesha pse perzierja e toske-gegeve nuk po sjell rezultate te frutshme , sic e parashikoja une
    A ke statistika lidhur me numrat e sakte?

    Perndryshe, shtete te shumta ne Evrope kane me shume se dy dialekte kryesore, te cilat perdoren intensivisht ne jeten e perditshme. Dhe jo vetem ne jeten private, por edhe ne cdo sfere te jetes publike. Megjithate, asnje President i shtetit nuk kujtohet ti fyej ata direkt apo permes perfaqesuesve te tyre politik per perdorimin e herpashershem te dialektit te tyre. Pavaresisht ku, ne cfare konteksti dhe me sa korrektesi eshte perdorur dialekti.
    Nuk i ka hije Presidentit te shtetit, ti gjykoj dhe dalloj qytetaret ne baze te dialektit te tyre resp. ta keqperdore rastin per sulme dhe ofendime personale, kur dikush qellimisht, detyrimisht apo per cfado arsye tjeter perdore dialektin e tij/saj. Dialekti detyrimisht nuk eshte gjuha standarde apo e standardizuar, keshtu qe nuk eshte kurrfar argumenti, nese perdorimi i dialektit quhet gabim gjuhesor apo gjuhe jokorrekte etj. Presidenti, duke dashur ta fyej z. Topalli personalisht, ka fyer edhe nje numer te madh te qytetareve te vendit, sepse ka peresiritur shprehi dhe reflekse latente dhe te njohura ne kete kontekst.
    Sido qe te jete, dialekti perdoret ne shume shtete te Evropes dhe ne te gjitha sferat e jetes -ne disa raste edhe ne Parlamentet nacionale. Pra, nuk ka argument per ta fyer dike per perdorimin e dialektin.
    Eshte vetem gabim fatal i Presidentit, i cili nuk ka treguar neutralitetin, durimin, maturine, pjekurine dhe dinjitetin e domosdoshem per postin dhe rolin qe ka. Per kete arsye ai do te duhejt te jepte doreheqjen. Vetem keshu do te kontribonte ne uljen e tensioneve dhe xitjes se perqarjeve antikombetare, te demshme dhe te panevojshme per Shqiperine dhe shqipetaret.

    Pershendetje

  7. #167
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar më parë nga Uriel Lexo Postimin
    Çështjet e gjuhës gjatë Rilindjes Kombëtare u zhvilluan në ato treva gjeografike të banuara nga toskë, si Korça dhe Manastiri, me shkollën e parë dhe alfabetin me gërma latine. Kur them shkollën e parë, nuk e kam fjalën për gjuhën të përdorur si mjet, siç përdoret nga kleri i kishave, por si identitet.
    Po me kujton nji thenie te Kadarese: “Një njeriu të zakonshëm, të ardhur nga qyteti ortodoks i Manastirit, Shkodra i duket fillimi i Europës”
    Pse filloni te rilindasit (edhe ktu me takon me permend Shkodren e cila nuk kishte ma pak se asnji qytet) e jo te ata te paret ku ishin pothuajse te gjithe gege?
    Shkolla shqipe ka pase nja 200 vjet para asaj qe historiografia komuniste e quan te pare. Por problemi ishte se i kishin hap kleriket e Mirdites e Shkodres qe ishin armiq,
    Alfabetin me germa latine e ke fale Fishtes qe arriti me i mbush mendjen atyre qe ishin per cirilikun dhe arabin.

    Shkodra trashëgoi pasurinë intelektuale të klerit të mirëarsimuar katolik, që e shndërroi më së miri qëllimin e përdorimit të gjuhës së shkruar shqipe për interesa kombëtare, dhe si kryeqendër kulturore e Shqipërisë Veriore, nuk mund të përfaqësojë tërë dialektin geg, pasi Shkodër nuk do të thotë e tërë Gegëria, apo të paralelizohet me diversitetin kulturor italian Veri-Jug me Firencen në sfond. Jugu i Shqipërisë, për shkak të rrethanave favorizuese historike, ku hyn dhe pozita e favorshme gjeografike, kushtet sociale dhe ekonomike, ia ''imponoi'' këtë version të gjuhës shqipe pjesës tjetër të trojeve shqiptare, siç ka ndodhur rëndom në tërë vendet që mbartnin larmishmëri të tillë kulturore. Por çështë më e rëndësishmja dhe më thelbësorja, siç e ceka, është kuptueshmëria e kësaj gjuhe letrare, që paraqitet e lehtë.
    Pse ky qe u zgjodh permbledh gjithe toskerine?
    Mund te zgjidhej dialekti i Elbasanit qe asht ne kufi mes gegnise e tosknise, siç u vendos prej Komisise letrare te Shkodres ku banin pjese edhe jugore.

    Kjo e imponimit per shkak te zhvillimit kulturor asht prralle. Se siç e thashe nuk ia kalonte kush Shkodres ne ket aspekt, dhe ma e randsishmja. Si e shpjegon qe para ardhjes ne pushtet te komunistave gjuha zyrtare ishte gegnishtja?

    Cila pozite gjeografike? Se keni pershtypjen se gegnia asht mal gjthkund. Edhe per Shkodren qe asht 16 metra mbi nivelin e detin injoranta si Smth apo Angel qe bajn si te djshem ne ket teme e qujn mal. Po na del se Skrapari e kenetat e Myzeqese apo Kurveleshi qenkan ma te favorizume gjeografikisht se Durrsi Lezha Ulqini Shkodra

    Kuptohet mire edhe gegnishtja mor burre, se nuk kena kaq shume diferenca
    Lëvrimi i gjuhës shqipe në kontekst akademik gjatë regjimit komunist, është i pazënvendësueshëm deri tani. Vetë fakti elementar i eleminimit të analfabetizmit në masë flet qartë duke mos kaluar më tej. Kur diskutohet në këtë pikë, nënkuptohet që duhet lënë anash politika, dhe të vlerësohet kontributi përsa i takon shkencërisht, nëse dikush i ka lexuar dy libra dhe të jetë i ndershëm intelektualisht.
    Ti the filloi nga zero. Me ket nuk isha dakord
    Ndryshuar për herë të fundit nga puroshkodran : 18-10-2011 më 09:36

  8. #168
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar më parë nga Arben-30 Lexo Postimin
    PASHKO VASA In Da Mix ...... o_O qenka bo topalli DJ ?!
    Ha..ha...ha...

    Jozi - Jozi oh yeah ! Kush e di si do te jete per disko kjo Jozi ?! E kam pare nje here ne TV kur ferkonte me te dy duart koken e mikrofonit dhe thashe me vete :"Hallall o plake , ti qeke tamom per disko dhe jete note !" Mirepo u zhgenjeva kur e degjova te fliste ! Me iku fare ai muhabeti .....
    Ndryshuar për herë të fundit nga bamatat : 18-10-2011 më 09:44

  9. #169
    Citim Postuar më parë nga bamatat Lexo Postimin
    Ha..ha...ha...

    Jozi - Jozi oh yeah ! Kush e di si do te jete per disko kjo Jozi ?!

    Shko pyete lol xD

  10. #170
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    o soni, gjuha amerikançe nuk ka dialekte te theksuara te mirefillta, jane thjesht thekse te ndryshme por jo aq sa te perfaqesojne nje dialekt.
    bushi nuk flet ne dialekt, thjesht ka nje theks te veçante qe e karakterizon si jugor.
    po ne shqipni kaq te ndryshem qenkan?
    ça nuk kupton ti prej topalli p.sh?
    katerdhet, çeveria apo zhele?

Faqja 17 prej 27 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •