Kokëdhima: Berisha e ka humbur betejën me mua
Një nga kandidatët kryesorë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 23 qershorit, Koço Kokëdhima rrëfen projektin e tij politik dhe ekonomik.
“As pushteti dhe as paraja nuk janë idealet e mia, ai zotëria (Berisha) më ngatërron me veten mua”, shprehet Kokëdhima lidhur me akuzat e Kryeministrit aktual në drejtim të tij.
“Nuk do vihet ndonjëherë në dyshim, mbështetja ime e sinqertë, dhe miqësia ime e pathyeshme, as me Edi Ramën dhe as me udhëheqësit e tjerë të PS-së. Unë tanimë, jam i rreshtuar në Partinë Socialiste, në solidaritet të thellë dhe të plotë me çdo anëtarë dhe simpatizant të saj”, shton kandidati i PS-së.
Lidhur me sulmet e Kryeministrit Berisha, Kokëdhima shprehet:
“Këtë luftë që ai bëri për tetë vjet, për të gjunjëzuar qëndrimet tonë të pavarura dhe neve, e ka humbur. Ai humbi luftën me grupin tonë mediatik. Ne i rezistuam atij dhe mbrojtëm të vërtetat dhe interesat e qytetarit të thjeshtë.”
Krijoni Kontakt