Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2

Tema: Andalusia

  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    07-10-2011
    Postime
    17

    Andalusia

    FILLIMI I HYRJES NĖ ANDALUZI.

    1) Siguria nga ana e detit

    Musai filloi tė mendohej rreth njė sulmi tė mundshėm ndaj Spanjės. Gjatė studimit tė situatės, pa qė nga gjėrat tė cilat e vėshtirėsonin njė gjė tė tillė, ishte se romakėt dhe spanjollėt (banorėt e Andaluzisė nė atė kohė njiheshin me emrin Hunė) mund tė sulmonin veriun e Afrikės kurdo nga deti. Kjo, pasi ata posedonin njė flotė dhe ushtri tė fuqishme detare, tė cilės muslimanėt nuk mund t’i bėnin ballė. Ky ishte dhe njė nga shkaqet qė veriu i Afrikės nuk stabilizohej, pasi romakėt i furnizonin rebelėt me armė dhe forca nga deti. Kjo, nė njė kohė kur muslimanėt nuk shquheshin pėr beteja nė det dhe nuk kishin flotė tė fuqishme.

    Kėshtu filloi Musai tė mendojė dhe tė thurė plane strategjikė pa u nxituar nė atė qė kėrkonte tė arrijė.

    Ai vendosi tė ndėrtojė njė flotė detare tė muslimanėve, me qėllim qė t’u bėjė ballė sulmeve tė romakėve dhe tė spanjollėve. Kėshtu arriti tė ndėrtojė njė bazė tė madhe pėr ndėrtimin e anijeve nė Tunizi dhe nė njė periudhė kohe tepėr tė shkurtėr, arriti tė ndėrtojė mbi njėqind anije.


    Beteja e fisnikėve

    Duke dashur qė tė jetė ai dominues nė det, pa pasur kundėrshtarė dhe rivalė tė tjerė nė zonėn e Afrikės sė veriut, ai shpalli, se dėshironte tė niste njė fushatė tjetėr luftrash nė det. Rreth tij u mblodhėn njerėz nga tė gjitha anėt, tė udhėhequr nga mė fisnikėt e ēdo ane. Kėshtu u formua njė lloj tjetėr ushtrie e cila pėrbėhej nga ushtarė qė dėshironin t’i transmetonin botės dijet dhe njohuritė islame. Pėr shkak tė numrit tė madh tė fisnikėve, beteja morri emrin “beteja e fisnikėve”.

    Pasi u formua ushtria, vetė Musa e pa tė panevojshme tė merrte pjesė, por caktoi djalin e tij Abdullahun si komandant tė ushtrisė, e cila arriti tė nėnshtrojė ishullin e Siēilisė.


    Nėnshtrimi i Sardenjės

    Gjithashtu, Musai arriti tė fusė nėn pushtetin e tij dhe njė ishull tjetėr qė quhej Sardenia, i cili ėshtė njė nga ishujt e mėdhej nė detin mesdhe. Pėr nėnshtrimin e Sardenies, Musai dėrgoi Ata ibni ebi Nafi El-Hudhlij. Kur Ata’ deshi tė kthehej me ushtrinė, Musai e lajmėroi qė tė mos kthehej, pasi ishte kohė me furtunė dhe mund tė mbytej nė det. Por Atai nuk e dėgjoi kėshillėn e tij dhe u nis nė lundrim. Pėr shkak tė erėrave tė fuqishme, tė gjithė anijet u mbytėn nė det.


    Ishujt Baliar

    Musai, pas njė periudhe, u detyrua tė dėrgojė dhe njė ushtri tjetėr nėn komandėn e djalit tė tij Abdullahut, qė mundi t’a nėnshtrojė pėrsėri Sardenjan.

    Mė pas, ai u drejtua nga lindja, drejt ishujve Baliar tė cilėt quheshin ndryshe dhe ishujt lindorė, tė cilėt ndodhen nė lindje tė Spanjės. Abdullahi arriti, qė t’i vendosė dhe kėta ishuj nėn pushtetin islam. Tani Musa ibnu Nusejr ishte mė i qetė, pasi shumica e brigjeve ishin tė sigurta nga ēdo lloj sulmi. Ajo qė ishte problem pėr tė, ishte qyteti i Seutas.


    2) Gjeografia e Andaluzisė

    Andaluzia (Spanja dhe Portugalia) ka pamjen e njė katrori nė hartė, ku nė pjesėn e fundit pėrballė Marohun dallojmė njė tė dalė, ku ndodhet mali i Tarihun (Xhebel Tarik, nga i cili ngushtica ka marrė dhe emrin Gjibraltar).

    Andaluzia dallohet nga lumenjtė e saj tė shumtė, pesė nga tė cilėt janė mė kryesorėt, prej tyre janė: Lumi Duero, lumi Shukar dhe lumi Guadalquivir.

    Gjithashtu Andaluzia pėrbėhet nga vargmale tė shumtė, ku mė tė njohurat prej tyre ndodhen nė jug dhe quhen malet e Borės (Sierra Nevada), lartėsia e tė cilave arrin mbi 3.000 m.

    Nė skajin verior tė saj ndodhen malet Pirene, tė cilat arrijnė lartėsinė mesatare 3.500 m, por si karakteristikė kanė, se janė mė tė vėshtirė se Sierra Nevada pėr tu pėrshkuar, pasi ushtria e ka shumė tė vėshtirė pėr tė kaluar. Ato nuk lejojnė kalimin e ushtrisė pasi ka vetėm njė vendkalim tė ngushtė. Kėto male ishin mburoja mė e madhe, e cila e mbrojti Francėn nga nėnshtrimi i ushtrive muslimane.

    Ajo qė e ndan Marokun nga Andaluzia, ėshtė ngushtica e Gjibrartarit, ose siē e quanin arabėt “Derbuzikak”. Distanca mes brigjeve tė Marohun dhe tė Spanjės ėshtė vetėm 13 km dhe nga njėra anė mund tė shihen brigjet e anės tjetėr me sy.



    Arabėt e pėrshkruanin Andaluzinė me fjalėt: Ajo i pėrngjet Shamit (Lantonit) pėr nga mirėsitė dhe ajri, Jemenit pėr nga njėtrajtshmėria, Indisė pėr nga parfumet dhe Kinės pėr nga mineralet dhe gurėt e ēmuar.



    3) Banorėt e Andaluzisė

    Banorėt e Andaluzisė ishin Romakėt, emėr tė cilin arabėt e pėrdornin pėr tė gjithė europianėt. Ata banonin aty qysh nga viti 201 p.kalendari diellor dhe vazhduan tė banonin aty deri nė shekullin e pestė tė erės sonė.

    Duke filluar nga shekulli i pestė fiset vandale tė ardhur nga Azia sulmuan Europėn. Gjatė kėtyre sulmeve ata pėrhapėn frikė dhe tmerr nė mbarė Europėn, ku me egėrsinė, qė i karakterizonte, shkatėrruan ēdo lloj shenje tė civilizimit romak tė ndėrtuar deri atėherė. Europėn e pėrfshiu njė natė e errėt, errėsirė e cila vetėm shtohej. I madhi shtypte tė voglin, i fuqishmi shfrytėzonte tė dobėtin, njerėzit ishin tė zhytur nė qejfe dhe shthurje morale dhe ishin nė konkurrencė pėr tė arritur sa mė shumė tė mira materiale. Vandalėt vazhduan me pushtimin e tokave derisa arritėn nė Andaluzi, ku u vendosėn pėfundimisht.

    Pėr shkak tė emrit “Vandalė” ata e quajtėn Spanjėn Vandolicia, qė do tė thotė

    “toka e vandalėve”. Kėtė emėr arabėt e shkurtuan dhe e quajtėn mė vonė Andalus.



    Gotėt

    Mė vonė, Andaluzinė e pushtojnė disa fise primitivė nga Gjermania, tė cilėt quheshin Fiset Gote.

    Duke jetuar me pjesėn vendase, kėto fise filluan tė civilizoheshin dhe arritėn tė ndėrtonin qytetėrim nė Andaluzi tė cilin e morrėn nga romakėt.

    Ata e drejtuan Andaluzinė pėr tre shekuj me radhė, deri nė fillimin e shekullit tė gjashtė hėnor. Andaluzia vazhdoi tė jetė e fuqishme ushtarakisht, merrte pjesė nė ngjarjet qė ndodhnin dhe pėrballej me situatat e reja qė krijoheshin. Numri i mbretėrve qė udhėhoqėn kėtė vend arriti nė 36 mbretėr.



    Jetė e mjeruar

    Gjendjes sė mjeruar nė Andaluzi, i shtohej dhe pushteti dominues dhe i fuqishėm i kishės, gjendje e cila ishte nė tė gjitha vendet europiane. Ajo pėrdorte pushtetin e saj dhe ndikimin qė kishte nė popull, pėr tė ndezur konflikte mes sekteve tė krishtera, duke vėrtetuar thėnien e Zotit nė Kuran: “Ne kemi vendosur mes tyre armiqėsinė dhe urrejtjen deri nė ditėn e Kijametit” (Maide: 14)

    Gjithashtu ajo shfrytėzonte ndjenjėn fetare, tė cilėn e ka vendosur Zoti nė natyrėn e ēdo njeriu, pėr tė hyrė nė luftra, si kryqėzatat.

    Andaluzia vuante nga shpėrbėrja shoqėrore dhe mos stabiliteti. Populli ishte i ndarė nė shtresa tė ndryshme, si ajo e pushtetarėve, ku bėnte pjesė familja mbretėrore, tė cilėt kishin nė dorė dhe kontrollonin gjithēka nė vend. Ndėrkohė qė pupullata kishte detyrė tė zbatonte gjithė dėshirat dhe kėrkesat e shtresės sė lartė. Ata i shfrytėzonin njerėzit e varfėr sa tė kishin mundėsi, gjė e cila kishte shkaktuar pakėnaqėsi dhe ishte bėrė shkak pėr revolta tė shumta nė Andaluzi dhe nė mbarė Europėn.


    Qytetet mė tė njohura tė Andaluzisė

    Nė zonėn e ishullit tė blertė (Algeciras), e cila ėshtė krahinė qė ndodhet nė jug tė Andaluzisė, ndodhet qyteti i Sevilles.

    Nė veri-lindje tė Sevilles, ndodhet qyteti i Kordobas, kurse nė lindje tė saj ndodhet Grenada.

    Kurse kryeqyteti “Toledo” ndodhet nė mes tė Andaluzisė. Qytete tė tjerė janė: Saragosa qė ndodhet nė veri-lindje tė vendit afėr kufijve tė Francės, Leoni qė njihet si kryeqyteti i veri-perėndimit. Kurse Galicia ndodhet nė skajin verior tė Andaluzisė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    07-10-2011
    Postime
    17
    Te nderuar vllezer, ju lutem te postojm dhe te debatojme ne kete rubrike vetemper Andalusine flm per mirkuptim

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •