Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1

    Plazhet shqiptare do të mbushen me turistë polakë

    Ministri i TKRS, Bumçi priti dje një përfaqësi të operatorëve turistikë dhe mediave polake

    Korshak: Plazhet shqiptare do të mbushen me turistë polakë


    Plazhet shqiptare në 2012 do të mbushen me turistë polakë. Këtë garanci e dha dje, Kryetari i Dhomës së Turizmit polak, zoti Ian Korsak, gjatë takimit me ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Kreu i MTKRS priti dje një përfaqësi të operatorëve turistikë dhe mediave polake, të cilët ishin në Shqipëri me rastin e Mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Dhomës së Turizmit polak, që kishte për qëllim prezantimin e mundësive turistike më të mira në Shqipëri, në kuadër të Turizmit Rajonal, për tregun turistik polak.

    Ministri Bumçi e konsideroi ngjarje historike për vendin tonë organizimin për herë të parë të Mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Dhomës së Turizmit polak me një përfaqësi prej 180 turoperatorësh. Duke marrë parasysh që, Polonia është një shtet me 40 milionë banorë, atëherë është një treg i mirë turistik për Europën. Gjithashtu, ministri Bumçi e cilësoi takim të rëndësishëm, sepse ndryshoi perceptimin e tyre për Shqipërinë, pasi e njohën nga afër turizmin dhe trashëgiminë e pasur kulturore, mikpritjen dhe traditat shqiptare etj.

    Ndërsa, Kryetari i Dhomës së Turizmit polak, zoti Ian Korsak (shqip.Korshak), pasi vlerësoi për atmosferën miqësore që gjeti në Shqipëri si dhe organizimin perfekt nga ana e MTKRS dhe UOTSH-it, tha se, polakët e duan shumë turizmin ranor dhe u shpreh i bindur se plazhet shqiptare do të mbushen me turistë nga vendi i tij, sepse janë të mrekullueshëm dhe shtoi gjithashtu se, pas kësaj do të ketë interes të biznesit polak për të investuar në Shqipëri, pasi ekziston një klimë e favorshme.

    Zoti Korsak theksoi se, nga përvoja me vende të tjera të botës, ku është organizuar një Asamble e niveleve të tilla ka pasur një rritje të ndjeshme të numrit të turistëvë polakë.

    Gjithashtu, përfaqësuesit polakë u shprehën se ngelën të mbrekulluar nga bukuritë natyrore dhe trashëgiminë e pasur kulturore të Shqipërisë, nga Jugu në Veri dhe morën si shembull luginën e Valbonës, e cila sipas tyre ka bukuri të pakrahasueshme. Gjithashtu, turoperatorët polakë përsëritën nevojën e shtimit të njësive akomoduese në bregdet.

    Përgatiti: Halil RAMA


    RD

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Ministri i TKRS, Bumçi priti dje një përfaqësi të operatorëve turistikë dhe mediave polake

    Korshak: Plazhet shqiptare do të mbushen me turistë polakë


    Plazhet shqiptare në 2012 do të mbushen me turistë polakë. Këtë garanci e dha dje, Kryetari i Dhomës së Turizmit polak, zoti Ian Korsak,

    Përgatiti: Halil RAMA


    RD
    hajde e hajrit qofte...ngelem pa bere plazh vitin qe vjen


    Brar imagjo sa ndikim ka tek ty Kryetari i dhomes turizmit se ku i bene pushimet :P

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    do bekemi miliona hhahahaha

  4. #4
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Keshtu thane edhe para nje viti, qe plazhet do te mbushen me ruse. Nuk kam pare ndonje lajm deri tani ku njerezit te ankohen se ruset kane pushtuar plazhet, bile nuk kam degjuar ndonje ne Shqiperi qe ka takuar ndonje rus ne plazh...

  5. #5
    Nje lajm i mire per turizmin...

    P.s. Jo nje rus por nje autobuz i tere me rus qelluan qe erdhen kur isha ne Durres ...
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kush e di si e organizon turqia ne antalia turizmin?

    cfar eshte shtet atje e cfar privat..?

    duhet mesuar nga ata..

    un po te isha rus e polak.. me kte turizem qe ka shqiperia..nuku vijam..

  7. #7
    i/e larguar Maska e ionian
    Anëtarësuar
    27-12-2002
    Vendndodhja
    *
    Postime
    200
    Kete vere ne nje plazh te vetmuar te bregdetit te sarandes gjeta nje grup polakesh dhe bera nje dore muhabet me ta. Kishin gjetur hotelin ku rrinin ne intnet dhe duke u nisur ,sic me thane , nga cmimi dhe ishin te kenaqur. Mu duk se me thane ne verteten

  8. #8
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Do bejne qejf virgjerushat shqiptare se ato polaket Jane shume te hapura rreth seksit. Lol

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •