Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1

    Gazeta Tema bën thirrje për pushtim të Tiranës si të indinjuar!

    Pushtojeni Tiranën si Të Indinjuar

    14 Tetor, 2011

    Nga Klodi Leka

    Te shtunen eshte dita sublime e Revolucionit Global.
    Dhe ky Revolucion i dha fund Tiranise ne Libi, i dha Demokracine Egjiptit, Lirine Tunizise, Shpresen sirianeve, Kurajon jemenasve, nenshtroi friken e bielloruseve dhe ngriti Njeriun ne te gjitha skutat e botes, ate njeriun e neshtruar sistematikisht.
    Te Indinjuarit amerikane me moton ”Jemi 99%-eshat” kane marre peng bursen e Wall Stritit, udhet e sheshet, ne shenje revolte dhe kundershtie kunder asaj kaste Oligarkesh dhe Korporatokracish, kunder PlutoKrateve, kunder shfrytezimit te njeriut nga njeriu,kunder shfrytezimit te njeriut nga sistemi,kunder sistemit bankar te unshem per grabitur qytetarin dhe shkaktuar recension e kriza te renda ekonomike.
    Po ashtu sot,Te Indinjuarit spanjolle do mbushin udhet e sheshet e Madritit per tu perballur me shtetin policesk dhe dhunen e ushtruar nga ai,Te Indinjuarit Greke do vershojne ne udhet e Athines kunder nismave drastike te ndermara nga shteti,Te Indinjuarit Franceze dhe Gjermane do pushtojne Parisin dhe Berlinin.
    Ne te gjithe Europen do ndizet nje drite shprese,do thyhet heshtja e shekujve,i shtypuri dhe i nenshtruari do ngrihet mbi Shtypesin e Nenshtruesin,sklleverit do ngrihen te bashkuar karshi skllaverise moderne,atij fenomenit te vjeter ne kushte te reja.
    Dhe ne Ameriken Latine,studentet Kiliane do demostrojne ndaj fashizmit ne arsim,ne Meksike ndaj Terrorit,ne Kolumbi kunder karteleve,El Salvador karshi dhunes shteterore,ne Brazil per tokat dhe reprezaljet e ndermara ndaj Indogjeneve,ne Peru kunder urise dhe skamjes.
    Se sot eshte dita e dinjitetit njerezor,eshte mengjesi kur pushteti dhe kapitalizmi do zgjohen te tmerruar.
    Gjer dje u nenshtruam nga nevoja per buke,ndersa sot ngrihemi nga nevoja per respekt,sepse njerezit kane me shume nevoje per dinjitet se gjithcka tjeter.
    Grushtet e mara nder shekuj do ndihen si dhimbje e kobshme e cila shnderrohet ne force,dhe ne te gjithe do ta ndiejme grushtin qe sistemi i ka dhene qenies njerezore,perbuzjen ndaj shteses ne nevoje dhe shfrytezimit te krijeses se tjetersuar.
    Do demostrojme kunder cdo padrejtesie se problemet e cdo individi te kudondodhur jane dhe problemet tona,do demostrojme kunder urise ne Afrike,kunder Luftes ne Irak,terrorit ne Iran.
    Ndersa ne Kosove,si ne cdo skute a shesh tjeter te Tokes organizohet indinjate masive me ”Occupy Prishtina ose Pushto Prishtinen”,sepse dhe ata kane mijera arsye per te ndeshkuar pushtetin ekzistent,kane mijera arsye per te kundershtuar kolonizimin e saj,kane me mijera probleme te renda sociale.
    Njeriu do hedhe tej cdo dallim racor a gjinore,do mbyse cdo paragjykim sepse do jete nje,nen nje slogan e flamur te perbashket,si nje grusht i mbledhur rreth nje kundershtari te urryer.

    Ja disa arsye qe ne si Humane duhet te Pushtojme Tiranen,Bulevardin ”Deshmoret e Kombit” dhe Parkun Rinia:
    -Per tu solidarizuar me Revolucionin Global,per te qene pjese e nje revolucioni qe nisi nga te rinjte per te nesermen,per tu ndjere si kurrehere te bashkuar pa dallime racore a fetare nen nje ideal universal.
    -Per ti dhene fund shtypjes se njeriut nga njeriu,shembur piramidat e kalbta te hierarkive dhe egon e gjakte per nenshtrim ne saj te dogmave te semura,ne saj te manualeve fashiste dhe demostrimit te forces me ane te armeve shkaterruese.-Per te nderuar ata martire qe dhane jeten kunder Tiranise,per te nderuar Martiret e sheshit Tahrir,martiret e Bengazit,ata te Tunizit dhe cdo individ qe dha jeten ne mbojtje te nje kauze te drejte dhe humane.
    Per te kundershtuar kete sistem te eger qe ngrihet mbi baza te kalbta shfrytezimi dhe egos se tij shkaterrimtare per te perfituar gjithcka.
    Per te shembur gjithe sistemin e mardhenieve ekzistente,te ngritura te saj te interesit.
    Per shtresat ne nevoje,te varferit,500 femijet qe vdesin cdo dite nga uria,per ata qe mbyten nga mortajat dhe shuhen nga kanceri.
    Per te kundershtuar Korporatokratet dhe Oligarket,ate 1%-shin mbizoterues dhe nenshtrues ndaj 99%-shit tjeter,qe njeriun e shohin si mall per tu shkembyer,si kafshe qe vuan nga nevoja per tu ushqyer,si manekin i boshte pandjenjash,si mbeturine pa dinjitet.
    Per te kerkuar te drejtat tona te mohuara,qofshin ato te drejta universale njerezore a kushtetuese.
    Per te nenshkruar nje kontrate te re sociale mes njeriut dhe shtetit,mes shtetit dhe pushtetit er nje demokraci te drejteperdrejte dhe zgjerim vendimarrjeje.
    Per ti dhene fund rendin skllavopronare dhe skllavopronarizmave,per barazi mes lypesit dhe aristokratit,per vellazeri mes Europianit dhe Arabit,te bardhit dhe te ziut,transgjinorit dhe heteros,te kishterit dhe myslimanit.
    Per lirine,si gjene me te shtrenjte per qenien njerezore.
    Rishperndarjen e pasurise,ti jipet mundi punetorit,ti shperblehet djersa dhe gjaku i tij.

    Pra te ngrihemi,ne saj te nje ndergjegjeje te perbashket,per te kundershtuar dhunen e ushtruar karshi nesh si njerez,per te ngritur ne piedestalin e historise humanizmin dhe vlerat iluministe te tij,te bashkuar rreth nje shpirti dhe endrre solidariteti e dinjiteti njerezor.

    Po si shtetas te Republikes se Shqiperise?
    -Duhet te ngrihemi kunder Militarizmave partiake dhe llogoreve te urrejtjes ne te cilat jemi strukur.
    -Duhet te ngrihemi ne kujtim te 4 te vrareve ne sheshin e Tiranes,te cilet vdiqen nga pushket e nje pushteti te unshem dhe gjithkashites,te cilet u ngriten per te nesermen dhe te sotmen e shkaterruar,per nje demokraci dhe mirqenie kolektive.
    -Duhet te ngrihemi kunder regresit,kunder primitivizmit shteteror,kunder dhunes se ushtruar ndaj qytetarit.
    -Duhet te ngrihemi si qytetare per te mbrojtur pronat tona,per te mbrojtur pasurine publike dhe asetet e shtetasve.
    -Duhet te ngrihemi per nje ekonomi qe na siguron mirqenien.
    -Si studente,neser duhet te demostrojme kundra koperativizimit te sistemit arsimor dhe fashizmit te tij,per te instaluar meritokracine,per tarifa me te uleta studimi,per bursa dhe ndihma ekonomike,per infrastrukture moderne.
    -Si pensioniste duhet te ngrihemi per uljen e moshes se pensionit.
    -Si familjare per cmimet e paperballueshme dhe papunesine e skajshme,faturat e cmendura elektrike,taksat e shumta dhe mbijetesen qe behet cdo dite e me e veshtire.
    -Si femra duhet te protestojme per barazi gjinore,kunder dhunes se ushtruar,per mbrojtje kushtetuese dhe institucionale,per integrim ne jeten politike dhe shoqeri,per emancipim dhe antiPatriarkalizem.
    -Tregtaret duhet te protestojne kunder taksave dhe kamatave te shumta,kunder monopolizimit te tregut nga korporatat e medha,per politika fiskale te uleta.
    -Nenpunesit kunder dhunes shteterore qe ushtrohet mbi ta.
    -Punetoret per sigurime shoqerore,kontrata pune,paga me te larta,siguri ne procesin e punes.
    -Minatoret per ti dhene fund shtypjes se tyre,fasonieret per te kundershtuar shfrytezimin barbar,bujqerit te ngrihen kunder pushtetit qe i ka shnderruar ne bujkerober,arsimtaret per paga me te larta dhe kushte me te mira mesimdhenieje,gazetaret per dhunen qe ushtrohet ndaj tyre.
    -Ambientalistet te mblidhen kunder inportit te mbeturinave,kunder shkaterrimit te fushkrujes,kunder pyjeve qe priten ne mase,resurseve qe betonizohen,ambientit te ndotur etj etj.
    -Gjykatesit qe te mos masakrohen nga atentate mafioze dhe te mos bien me pre e shantazhit te pushtetit.
    -Romet qe te mos digjen me dhe te persekutohen nga interesat e ngushte te pushtetit ekzistent,per arsim dhe shendetsi,sepse si cdo qenie humane meritojne respekt dhe dinjitet.
    -Pronaret per tokat qe u grabiten cdo dite ne hipoteka,te persekutuarit per drejtesi sociale dhe shperblimin e merituar.
    -Invalidet,shtresa qe ka me shume nevoje dhe dhimbja e ketij kombi dhe e gjithe shoqerise njerezore per me shume ndihma,respekt dhe solidaritet.

    Dhe mbi te gjitha te mos mbetemi ishull ne zemer te Europes.
    Per nje Shqiperi Europiane,per nje Shqiptare me ndergjegje dhe gjykim te shendosh,per nje shoqeri progresiste,per nje individ me pergjegjesi komunitare dhe vlera morale.
    Ndaj mblidhuni ne saj te nje kujtese dhe pergjegjesie te perbashket,ne saj te nje virtyti shoqeror kudo,ne cdo universitet,banke,institucion,shesh a rruge,per te ndeshkuar Koleren dhe Padrejtesine.

    tema



    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 15-10-2011 më 07:31

  2. #2
    Reagimet e lexuesve te Mero Bazes:


    Dean -- 14 Tetor, 2011 në 4:06 pm

    Tiron o e pushtume me kohe.
    E kane pushtu MALOKET.

  3. #3
    17 Pergjigje per Pushtojeni Tiranën si Të Indinjuar

    Astriti -- 14 Tetor, 2011 në 2:04 pm

    Bravo Klodi!

    Përgjigjjuni

    LORA -- 14 Tetor, 2011 në 2:54 pm

    Qofte fillim i mbare,kam plot arsye te protestoj.

    Përgjigjjuni

    Ina -- 14 Tetor, 2011 në 3:38 pm

    FALEMINDERIT KLODI!
    Komenta me te bukura se arsyet qe behan prezente ne thirjen tuaj nuk ka.
    Eshte koha per REVOLUCION POPULLOR DHE GJITHEPERFSHIRES. Komentek e tjera me duken te teperta.Koha nuk pret. Kush ndihet se ke gjak SHQIPETARI le te bashkohet me ne te sheshi per gje demostrim PAQESOR

    Përgjigjjuni

    AlKus. -- 14 Tetor, 2011 në 3:40 pm

    Të lumtë dhe urime Klod.
    Nesër, të gjithë bashkë në shesh!!!

    Përgjigjjuni

    albani -- 14 Tetor, 2011 në 3:54 pm

    Te protestosh eshte dic’ka e dobishme por te protestosh ne nje vend me diktature si kjo e jona eshte te derdhesh gjake eshte dic’ka me kosto te larte, dhe per ket kosto nuk e mban as njeri pergjegjesine !U ngritem ne 90 per te rrezuare diktaturen ra diktatura por jo politika e tyre , nuk u denua as’nje ata benin xhiro tortuarit tek blloku e si thoshte njeri gjysem llafi ! U ngritem ne 97 pervec 3000 te vdekure nuk doli as’gje nga ajo kohe , as’nje i denuare per leket qe u vodhen por me shume as’nje i denuare per njerzit qe u vrane ! E pam fatosin e enverit ne 97 populli u ngrit dhe e rrezoj diktauren saliniste por salinisti rri e mbreterone perseri ne kryeministri ! U ngritem ne 21 jnare tha rama dhe ngelen 4 te vrare prape as’nje i denuare ! Te ngrihemi po , po tu japim plumbin ne balle mjeraneve se ata nuk ka per ti denuare as’nje gjykate , se ata prape do te mbreterojne . Prandaje te protestosh eshte dic’ka e dobishme por kur nuk nxjerr ndryshim me mire mos te behet fare.

    Përgjigjjuni

    Dean -- 14 Tetor, 2011 në 4:06 pm

    Tiron o e pushtume me kohe.
    E kane pushtu MALOKET.

    Përgjigjjuni

    gimi -- 14 Tetor, 2011 në 4:26 pm

    padrejtesia dhe korupsioni si kancer te shoqerise sone duhen shkulur me gjithe rrenje per ndryshe neser eshte vone.

    Përgjigjjuni

    Deli -- 14 Tetor, 2011 në 5:12 pm

    Pershendetje,
    neser ne Tirane Rinia ne Indinjate do te zhvilloje nje proteste ne modelin e te rinjve te indinjuar ne mbare boten, per te gjitha arsyet ekzistenciale dhe kushtetuese, per te drejtat dhe lirite e dhunuara dhe kunder shtet-pushtetit aspak perfaqesues. Sinqerisht uroj qe solidarizimi i njerezve atje jashte te preki nje pjese te madhe te shqiptareve pasi ne kemi vertet shume arsye per te protestuar. Sido qe te jete ne jemi nje grup te rinjsh qe po zhvillohemi me kete fryme dhe neser do te jemi me dy aktivitete atje bashke me ju. Gezohem Klod qe ke shkruar, kjo kauze na perket te gjithve.

    Përgjigjjuni

    niko -- 14 Tetor, 2011 në 5:45 pm

    Kujdes me keto protestst o rini se ketu tek ne perfundojne keq.Ne demokraci protestohet me vote e kemi pasur mjaft raste per ta bere,po do thoni ju qe i vjedhin,po kur shkon puna per 10 vota edhe i vjedhin se dhjete vota rregullohen kollaj

    Përgjigjjuni

    zoi -- 14 Tetor, 2011 në 5:53 pm

    edhe une jam person teper i indinjuar ndaj padrejtesive qe me jane bere nga mos zbatimi i ligjeve ne shqiperi dhe dua ta shpreh indinjimin tim ne shesh por ju lutemi te na thoni se kur duhet prania jone ne menjgjes apo mbas dite dhe pa u zbrapsur do jemi atje …ju lutemi na ktheni pergjigje dhe do solidarizohemi…..f.l.m.

    Përgjigjjuni

    AlKus. -- 14 Tetor, 2011 në 6:06 pm

    Nesër, 15 Tetor, në orën 17:00 në sheshin përballë Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Të gjitha sëbashku, në një protestë globale.

    Përgjigjjuni

    tomori beratit -- 14 Tetor, 2011 në 6:54 pm

    Mire e ke ti Klodi dhe te falenderoj por ne jemi nje popull qe me dhimbje e them por nje … popull qe kur na vrasin na presin na len pa drita na len pa uje na vjedhin voten na thon moracak leshpalar(dhe e thote nje qe per here te pare beri dush kur beri njezet vjeç) jemi populli qe mbas gjithe ketyre qe kane 20 vjet qe genjejne e po tallin b… me ne, ne prap vazhdojme jeten normale sikur nuk ka ndodhur gje por me e keqia eshte se ka akoma njerez qe ulerijne e votojne per kete qeveri kriminele,kesaj o Klodi une nuk di se ç’emer ti ve por ne fund i bej nje thirje popullit tim. NESER TR GJITHE NE PROTEST.

    Përgjigjjuni

    teuta -- 14 Tetor, 2011 në 7:26 pm

    Klodi,data15 tetor ,eshte dite proteste e masave te gjera popullore,kunder kapitalizmit,bankereve, qe politikanet na perdorin si placke te tyre.Kjo proeste do te perfshij te gjithe kontinentet mbi 70 shtete,e ne shqiptaret jemi te fundit qe po njofthemi nga Ju .Te gjitha medjet ne shqiperi heshtin , kaq thelle jane futur keto ne konturet intriguese te politikes.TE GJITHE NE PROTESTE TE BASHKUAR!

    Përgjigjjuni

    SKENDER BEU -- 14 Tetor, 2011 në 7:37 pm

    URRRA PERPARA NE BASTIJE,TE SHPORIM PLAKUN E CMENDUR DHE BANDATE TIJ,TE CPORIM TE GJITHE MAFIOKRACINE SHQIPTARE,DHE TE BASHKOJME TROJET TONA.

    Përgjigjjuni

    sorge -- 14 Tetor, 2011 në 8:24 pm

    A ka ne Shqiperi RINI IDEALISTE,AQ SA TE DEMONSTROJE PA FRIKE FORCEN E VET KUNDER TIRANISE SE PUSHTETIT KRIMINAL???Ta shohim neser se sa mijra te rinj do mblidhen!!!RININE TA HEDHE NE ASKSIONE ,JO PARTIA,POE IDEALI PER NJE JETE ME TE MIRE,PER NJE SHOQERI ME TE MIRE,PER NJE DEMOKRACI TE VERTETE,PER NJE DREJTESI NJEREZORE,PER NJE SHTET JO ME TE PASUR E TE VARFER,POR NJE SHTET,QE U JEP SHANSE TE BARABARTA TE GJITHEVE E JO ME MAFIOZEVE!!!E KISHIM NJE SHTET TE TILLE,POR ZAGARET E KAPITALIZMIT E CILESUAN DIKTATURE,SE DONIN TE DIKTONIN PE VETE!!SHIKOJENIAMERIKEN,KU MARKSI PO NGRIHET NE PIEDESTAL!!!EDHE TEK NE HAKA DO VEJE TEK I ZOTI!!!KAPITALIZMI NUK ESHTE REND I RI,POR PO AQ KRIMINAL SA E PATEN PERCAKTUAR GJENITE MARKS DHE ENGELS!!!NJE REND KU 5 % ,SHTYPIN DHE SHFRYTEZOJNE 95 % TE POPULLIT ESHTE REND KRIMINAL!!!AI DUHET SHPORRUR SA ME PARE!!!

    Përgjigjjuni

    Pelasgian -- 14 Tetor, 2011 në 10:57 pm

    A.C.A.B

    Përgjigjjuni

    skela -- 15 Tetor, 2011 në 8:36 am

    Te mblidhemi per t’i dhene dermen e fundit ketij pusht-eti qe na ka pushtuar e po na merr frymen.
    Keta pushtetaret tane me Saliun ne krye, vetem shqipetare nuk jane.
    Duhet te triumfoje drejtesia dhe jo si ne 97′ qe u be cu be dhe Saliu na doli i lare.
    N.Q.S nuk gjykojme fajtoret, atehere nuk ka shtet po anarshi.
    Te dalim dhe te protestojme mjafte u treguam te duruar, por mos te pranojme nenshtrimin.

    Përgjigjjuni

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mardo
    Anëtarësuar
    06-04-2011
    Postime
    325
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Reagimet e lexuesve te Mero Bazes:


    Dean -- 14 Tetor, 2011 në 4:06 pm

    Tiron o e pushtume me kohe.
    E kane pushtu MALOKET.


    pse ke ndonje dyshim ti ??????

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    kush o malok mer
    sala a i ka le fmit ne tiran
    ska si te jene malok
    edhe liria ne tiran ka lindur
    JO SEKS PARA MARTESE

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Po ky Klodi,ku i paska gjetur të gjitha sheshet e botës,që nga Washingtoni,Parisi,Berlini e Madridi,Stokholmi,Helsinki e Rio...sheshe kryeqytetesh borgjeze e revizioniste....,interesant,të gjitha këto vende paskan nevojë për "revolucion demokratik",për liri,barazi e demokraci...,për drejtësi sociale,ambient e komunizëm...!
    Si nuk i vret Zoti i Madh... këtë racë ... !
    Pa shikoni njiherë,asnjë nga sheshet ku qelbet kufoma komuniste nën, e mbi tokë,nuk ka nevojë për liri,demokraci e barazi....,sepse ata e kanë arritur me kohë..!
    Vrani veten më mirë ....!
    Kurr më..,kurrrr !

    Ps.Ru se merrni drogë "Krokodil"-rus...,njëra e para 100 vjetëve, ende su ka lëshuar !

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    vlora e ka provuar revolucionin..

    dhe tepelena..dhe qaf muzina dhe saranda..

    ne 21 janar e pa dhe tirana nja 5 ore revolucion..

    kush eshte ki klod leka?

    na beni nje biografi te ketij kodoshi rucist..merom.uto bazist..

    nuk besoj se do gjej sejmene e bedele ki kulish edvin erion rucist.. qe ti nxjerre te rrahin policine tone..

    po kush krruhet le te dale.. se zuka ka plot saimir tahiri ti coj si ziverin e myrton.. copa mishi ne frakull e zadrime..

    ..

    ina rama.. moj ina rama..

    moj lahpere klish-envere..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •