Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Arvizu: Rama të promovojë Shqipërinë, siç bën Berisha

    Arvizu: Rama të promovojë Shqipërinë, siç bën Berisha

    Tashme vendi nuk ka rruge tjeter, pervecse ta konsideroje momentin aktual si oportunitet per te ecur perpara me axhenden evropiane vlereson ambasadori amerikan ne Shqiperi, Aleksander Arvizu. Ne nje interviste mbreme per ABC News ne Bruksel, Arvizu pasi vlereson perpjekjet e kryeministrit per te nxjerre ne pah avantazhet e vendit tone, i ben thirrje publike kreut socialist qe ta beje dhe ai nje gje te tille. Kete sugjerim, z.Arvizu e beri i pyetur nese SHBA-te do te shtojne investime e tyre ne Shqiperia dhe se sa ka ndikuar vizita e kryeministrit shqiptar ne New-York, duke theksuar se do te deshironte te shihte dhe liderin e opozites, Edi Rama te terheqe turiste dhe investitore ne Shqiperi: "Kryeministri Berisha eshte shume efikas per te shitur imazhin e Shqiperise. Ai dukej se ishte ne elementin e tij ne New York. Do te doja te shihja z. Rama dhe ndonje tjeter perfaqesues te opozites ne vende si New York apo Chicago apo Uashington qe te inkurajojne me shume turiste te vijne ne Shqiperi apo te thithin investimet, pasi sa me shume te tilla amerikane dhe europiane te kete, aq me mire eshte per vendin. Ndoshta amerikanet qe do te vijne ketu do te befasohen nga mikpritja e shqiptareve dhe do te hapin biznese te vogla. Kjo eshte pa diskutim pozitive per Shqiperine", - tha kryediplomati amerikan ne Tirane.

    Duke folur mbi Progres Raportin, tha se palet duhet ta shohin kete si oportunitet per te ecur perpara me axhenden evropiane: "Fillimisht do te ndodhe ajo qe ne e quajme "loja e fajit" ku secili ia hedh fajin njeri tjetrit. Ndoshta do kete cikle te reja te saj. Por pas kesaj, te dyja palet duhet te shohin, se ka nje oportunitet. Une dua ta besoj kete, pasi mendoj, se vendi nuk ka zgjidhje tjeter". Arvizu tha dhe se sinjalet per reformen elektorale jane inkurajuese: "I shoh si inkurajuese sinjalet qe vijne per reformen elektorale per te angazhuar edhe ekspertizen e Komisionit te Venecias, ekspertize qe eshte e mirenjohur dhe qe do te sjelle nje mbeshtetje ndryshimet qe nevojiten ne kodin elektoral".

    Per z.Arvizu, "nuk vend tjeter ne Europe qe ka ecur kaq ne 20 vjet sesa Shqiperia dhe te gjithe shqiptaret duhet te jene krenare per arritjet e tyre". Ndaj ai shton: "Shqiperia sot eshte e pakrahasueshme me Shqiperine e 1991-1992". Kurse duke vleresuar se asnje vend nuk qendron ne vend, por shkon perpara, pasi theksoi se "procesi i zhvillimit ekonomik eshte nje proces dinamik", vleresoi: "Per dy vjet, situata ne Shqiperi jo vetem ka qene ne stagnacion, por ka bere regres. Jane dy vite te humbura. Keshtu qe duhet rikuperuar koha e humbur".

    Koha Jone
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #2
    Z. Arvizu besoj se e ka njohur tashme mentalitetin shqiptar e veçanerisht te sojit te politikaneve kur ata jane ne opozite.

    Rama jo vetem qe s'mundet ta beje kete, por nese atij i jipet mundesia e mbush Shqiperine gjithe kanale ujrash te zeza te shperthyera dhe gjithe mace e qen te ngordhur, vetem qe turistet te mos shkelin ne kete vend per sa kohe ai eshte ne opozite.

    Ai ti çoje turiste Saliut! Ai mund ti çoje Saliut vetem Perleka e mercenare te tjere qe i paguan Tom Doshi, por kurresesi turiste.

    Rama e sheh turistin si nje mbeshtetje te Saliut!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 15-10-2011 më 05:42

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Saliu e ka knoq me promovimin e imazhit t'vendit ,me derdh 1 milion $ ke cnn per nji spot publicitar gjithe e bejme ,ose me pagu lek me taku bill klintonin sic ishte hera fundit ,ose me pagu i thes me lek per promovimin e shqiperise ne time square ..kjo eshte kollaj fare.

    Kur je shteti me i varfer ne evrope ,kur papunsia po kap kulmin ,kur cmimet po rriten dita dites ,kur ne 20 vjet nje fabrike se ndertove me punsu te pakten 200-300 veta ,kur infrastrukturen e ke me te mjerushmen ne evrope atehere ske moral as edhe nje qindarke ta shpenzosh ne amerike e gjekundi per promovimin e shqiperise. Promovimi arrihet me pune ,jo duke derdh lek kot nga taksat e shqiptarve. Idiot kryeminister.
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •