Nuk eshte vetem prezenca e "profeteve" semite ne fete monoteiste, por edhe fakti se menyra e jetes semite synohet t'i imponohet njerezimit permes ketyre feve. Dy shembuj, ceshtja e marteses dhe gjymtimi trupor.
Eshte fakt i njohur se per popullatat semite te martohesh brenda rrethit te ngushte familjar eshte nje gje e lejuar, ndonjehere edhe e rekomanduar. Kjo vlen si per arabet, ashtu edhe per hebrenjte, pra ne pergjithesi per semitet. Kjo rregull martesore permendet ne Bibel permes rasteve qe ceken (psh Abrahami e kishte Saren moter prej babe) kurse Kurani (4:23) lejon martesen ne familjen e ngushte. Keto ceshtje qe per shumicen e evropianeve dhe shqiptareve ne vecanti jane tabu (pra te paramendohet nje martese ne rrethin e ngushte familjar) jane nje fakt shume i zakonshem dhe qe haset shpesh te keto popullata (Ajnshtajni si hebre kishte per grua vajzen e tezes, kurse Bin Ladeni si musliman i devotshem kishte poashtu vajzen e dajes gruan e tij te pare).
Fakti tjeter, gjymtimi trupor. Ne Bibel ke paragrafe te shumte ku pershkruhet gjymtimi si forme denimi, kjo si ne Dhjaten e Vjeter ashtu edhe ne te Rene. Ne te Rene e ke rastin ku Krishti shpeton nje grua nga denimi i gjuajtjes me gure, denim ky qe haset edhe ne sheriat dhe qe eshte duke bere buje ne lajme aplikimi i tij ne disa shtete konservative islamike. Poashtu ne sheriat ka dispozita qe parashohin prerje te gjymtyreve apo kamxhikosje si sanksione ndaj kryersve te veprave te denueshme.
Pra, jane keto tradita semite qe eshte synuar t'i imponohen gjithe njerezimit permes perhapjes se dy feve monoteiste (fene judaike nuk po e fus ketu, sepse ata nuk synojne perhapje permes konvertimit) ne Glob. Ketu "fajin" e kemi ne te tjeret qe i kemi shkuar prapa klerikeve dhe ketyre traditave arkaike nga popullatat semite. Sigurisht, po te mos ishte Rilindja dhe Iluminizmi i mevonshem, ndikimi i ketyre traditave do te vinte edhe me ne shprehje ne Perendim, mirepo si rrjedhoje e ketyre rrymave iluminuese per popullatat, tashme ndikimi i traditave semitike permes feve monoteiste mund te thuhet se nuk luan ndonje rol ne Boten e qytetruar.
Krijoni Kontakt