-
"Shitet shteti", lista me 1.500 objekte
Kush na ben nje sherbim?
Ne kte shkrim thuhet se Lista e objekteve eshte ne PDF.
Di ndonje nga ju qe dini b e dreqit te na e sjelle ketu kte liste?
Ja dhe shkrimi i gazetes Shqiptare.
--
"Shitet shteti", lista me 1.500 objekte
» Dėrguar mė: 13/10/2011 - 14:17
Lajme te ngjashme
"Shitet shteti", lista me 1.500 objekte
Datė: Oct 13, 2011
"Shitet shteti", lista me 1.500 objekte
Datė: Oct 13, 2011
"Shitet shteti", lista me 1.500 objekte
Datė: Oct 13, 2011
Genc Kondi
Qeveria po pėrgatitet pėr shitjen e objekteve tė mbetura nė pronėsi tė shtetit, sikurse ka premtuar qė nė fillim tė kėtij viti. Nė listėn me rreth 1.500 objekte pėrfshihet gjithshka: qė nga kolibet e qenve tė kufirit - ku tanimė prej dekadash nuk banon kurrkush - tualetet dhe lavanderitė e reparteve ushtarake, por edhe objekte shumė mė serioze, qė mund tė ngjallin interes tė veēantė. Ndėr kėto tė fundit, mund tė veēohet aerodromi i Vlorės, apo fabrika e ēimentos e kėtij qyteti, si dhe termocentrali i qytetit tė Korēės, objekte, tė cilat nuk po pėrdoren mė. Nė listė figurojnė njė numėr i madh objektesh me karakter ushtarak apo tė mbrojtjes sė kufirit, qė tė sjellin ndėrmend periudhėn e "luftės sė ftohtė", por qė, ndėrkohė, kanė fituar njė vlerė tė re civile, si pėr shembull pika vrojtimi nė majė tė Karaburunit apo ndėrtesa komandash ushtarake tė artilerisė bregdetare nga Jugu nė veri tė vendit, qė mund tė ktheheshin nė objekte turistike, ashtu si edhe poligone artilerie nė malet e Kukėsit apo tė Bizės. Nė listė spikatin edhe objekte tė shumta tė Uzinės 12 (Nikel-Kobalti) nė ish-Kombinatin Metalurgjik tė Elbasanit, apo tė Superfosfatit tė Laēit, hotele nė Kukės, ēerdhe, farmaci, librari, madje edhe tunele, qė i ofrohen, kundrejt pagesės, personave tė interesuar.
Shumė pak objekte tė listuara janė dėrguar pėr shitje, ndėrkohė qė pėr tė gjitha ato ėshtė marrė vendimi qė tė privatizohen. Por, pėr ēdo rast do tė jenė tė detyrueshme procedurat e TE MIRATUARA. Kėrkesa pėr privatizimin e njė aseti shtetėror mund tė drejtohet nė Ministrinė e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, apo nė institucionin pėrkatės, qė ka nė admnistrim/pronėsi objektin qė kėrkon tė privatizosh. Kėrkesa duhet tė pėrmbajė emėrtimin e saktė tė institucionit, tė cilit i drejtohet ajo; identitetin e personit qė kėrkon privatizimin; emėrtimin e saktė tė objektit qė kėrkon ta privatizojė; vendndodhjen e objektit; tė dhėna tė tjera nė lidhje me kėtė objekt (nė se ka, p.sh. strukturėn administrative tė tij, gjendjen aktuale tė objektit, etj); adresėn e saktė tė personit qė drejton kėrkesėn dhe ēdo dokument apo tė dhėnė tjetėr tė vlerėsuar nga kėrkuesi. Nė se kėrkuesi ėshtė pronar trualli, kėrkesa duhet tė shoqėrohet edhe me vendimin pėrkatės tė Komisionit tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave, nėpėrmjet tė cilit personit apo trashėgimtarėve iu lind e drejta e parablerjes, sėbashku me planvendosjen e objektit.
Nė se kėrkesa bėhet nė institucionin admnistrues tė asetit, ky i fundit dėrgon nė METE prononcimin pozitiv pėr privatizimin e objektit, sė bashku me kėrkesėn pėrkatėse, ose i pėrgjigjet tė interesuarit nė lidhje me arsyet e mosmiratimit. Nė se kėrkesa bėhet nė ministri, kjo e fundit i kėrkon strukturės administrative tė objektit prononcimin pėr privatizimin e tij. Nė se institucioni administrues pėrgjigjet, ministri urdhėron fillimin e procedurės pėr vlerėsimin e objektit me qėllim privatizimin. Nė tė kundėrt, METE njofton kėrkuesin pėr mospėrfshirjen nė privatizim tė objektit tė kėrkuar.
GSH
-
-
problemi nuk eshte nese do te shiten apo jo. sepse te besh privatizime te pronave publike ne ditet e sotme eshte normale. por problemi eshte perse po behen keto privatizime dhe kush do ti blej keto objekte. pasi sic e dime shpesh keto shitje ne behen ne emer te privatizimit por mbas fshihen interesat e kokave te cilet i blejne keto me cmime qesharake dhe normalisht ne keto raste konkurenca nuk ekziston ku te meret oferta me e mire per shitje. edhe nese behen keto po themi tip nakendesh behen saper sy e faqe sepse cmimi dhe bleresi jane percaktuar me pare neper kafene e tavolina te tjera.
personalisht dyshoj se keto privatizime do te jene te rregullta ashtu sic ka ndodhur rendom nga te gjitha qeverit shqiptare.
-
-
ke te drejte o kanina..
por prandaj desha te dale dhe ketu lista..
le te jete se neser del horrlliku..
psh goxha nderrmarrje ne plazh te durresit.. qe ne e quanim..frigoriferi.. sot eshte pron e nje far kokodhjeri.. i cili kurre ne jet te tij nuk hodhi nje lopat dhe kantjereve te atdheut..
si duket ja falen se rimon.. frigoriferi..kokodhjeri..
pra frigoriferi me dhjetra kolosale magazina..
e siperfaqe trualli.. sa te futc. brenda mijra makina..
e as 100 metro larg nga pllazho deto brego suferina..
eshte sot pron e shokut m.uto koco.. kokodhima..
prandaj le te jemi te vemendshem se ku vete malli i atdheut..
silleni listen ..
.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt