Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Fule: Zgjedhjet, njė shans i humbur

    Komisioneri pėr Zgjerimin Stefan Fyle flet ekskluzivisht nė njė intervistė pėr Top Channel, ku shprehet se Shqipėrisė iu refuzua sėrish statusi dhe celja e negociatave pasi nuk arriti tė plotėsoje asnjė nga kriteret e kėrkuara nga Brukseli.

    Zoti Fyle deklaron se raport-progresi duhet te sherbeje si nje zile alarmi per politiken shqiptare.


    Top Channel - Shqiperia deshtoi per te dyten here qe te fitonte statusin kandidat. Cili do te ishte komenti juaj ndaj nje vendi qe e konsideron si prioritet paresor integrimin europian, por i cili nuk permbush kushtet e nevojshme?

    Fyle - Deshtoi per te dyja, si per statusin kandidat dhe per nisjen e bisedimeve

    Shpresoj qe raporti i progresit, mund te jete njekohesisht edhe nje zile alarmi per te zgjuar politikanet, por dhe inkurajimi serioz i radhes per politikanet qe te kapercejne mosbesimin personal

    Stefan Fyle
    Komisioneri pėr Zgjerimin te anėtaresimit. Une mendoj se perfundimi me i rendesishem eshte qe ne nje pjese te madhe ky vit u humb me vazhdimin e ngercit politik. U perpoqem te jemi sa me objektive qe ishte e mundur ne vleresimin e progresit per permbushjen e 12 kushteve prioritare qe ne identifikuam vitin e kaluar, por dhe ne kete raport progresi une shpresoj se mund te shihni nje tablo objektive, nje lloj "skaneri" mbi “shendetin” e Shqiperise, per “shendetin” e saj europian.

    Dhe fatkeqesisht mund te themi se asnje prej atyre ceshtjeve nuk u dorezua e plotesuar. Tashme, ndoshta nuk eshte me e rendesishme qe te shohim pas, dhe te perpiqemi te shohim cfare ndodhi dhe perse. Mendoj, se ka ardhur koha qe te shohim drejt se ardhmes. Une shpresoj qe raporti i progresit, pjesa qe lidhet me Shqiperine, mund te jete njekohesisht edhe nje zile alarmi per te zgjuar politikanet atje, por dhe inkurajimi serioz i radhes per politikanet qe te kapercejne mosbesimin personal, i cili sic duket, nuk lejon qeverine qe nga ana e saj te krijoje kushtet per nje proces gjitheperfshires europian dhe opoziten qe te luaje rol konstruktiv ne ate proces.

    Mendoj se te dy paleve u nevojitet shume pune per te rifituar ate besim. Ne kemi identifikuar ne raportin e progresit dy ceshtje per te cilat do te ndihmonin per te fituar kete besim: ne njeren ane eshte reforma zgjedhore, e per kete ne po ndihmohemi nga OSBE dhe Komisioni i Venecias, dhe ne anen tjeter eshte permbushja e 12 prioriteteve kyce, ku nevojitet bashkepunimi mes qeverise dhe opozites, nje parakusht ky ne vetvete me qellim qe Shqiperia te permbushe sipas planit te saj te aksionit listen e 12 prioriteteve kyce.

    Top Channel - Nė fakt, koalicioni qeverisės thotė se nuk e morrėm statusin kandidat pėr shkak tė bojkotit tė opozitės dhe mosvotimit nga ana e saj tė ligjeve qė kėrkojnė shumicė te cilėsuar, pa pėrmendur kėtu Kryetaren e Kuvendit, e cila e quajti opozitėn celulė anti-europiane. A e konsideroni tė drejtė sjelljen e maxhorancės? A ėshtė vetėm opozita ajo qė duhet fajėsuar ?

    Fyle - Ju e dini se ne jemi pėrpjekur gjithmonė qė tė mos luajmė me kėtė lojė fajėsimesh, sepse nė kohė tė ndryshme, unė vėrej qė peshorja nuk anon vetėm nga njėri krah. Por, them se duhen dy veta pėr tė kėrcyer tango dhe se ju keni nevojė qė qeveria tė bisedojė sė bashku me opozitėn e ta hedhin bashkė kėtė lloj "valleje europiane".

    Ajo ēfarė ėshtė e trishtė ėshtė fakti se tė gjithė ne jemi tė gatshėm pėr tė ndihmuar, Komisioni Europian, Parlamenti Europian, ku sot bisedova me Komitetin e Jashtėm dhe e degjova pėrsėri atė vendosmėri tė Parlamentit Europian pėr te ndihmuar.

    Jo shumė kohė mė parė, dy Ministra tė Jashtėm europianė vizituan Tiranėn. Dy Ministra qė pėrfaqėsonin dy familjet mė tė mėdha politike nė Parlamentin Europian. Pra, siē e shihni ne punojmė bashkė, ne po mundohemi tė integrojmė kėtė lloj ndihme tonėn dhe e gjitha kjo ėshtė e vendosur nė tavolinė. Pra i takon politikanėve nė Shqipėri qė ta pėrdorin kėtė pasi tė kenė vendosur se duan t'a kapercejnė ngėrcin aktual politik.

    Top Channel - Pse ministrat shkuan pikerisht ne shtator e jo ne qershor kur u ngrit dhe ēeshtja e Shqiperise ne Keshillin e BE-se? A kishte ndonje informacion te posaēem apo u vendos keshtu per shkak te axhendes se tyre?

    Fyle - Mendoj se ishte nje kohe shume e pershtatshme, pasi perkoi me kohen e finalizimin te raportit tone te progresit dhe une shpresoj shume qe momentumi i krijuar prej tyre nuk do te shkoje dem, sepse sot ne publikuam raportin, por nga neser fillojme numerimin e diteve per raportin e ardhshem te progresit. Dhe e di qe ka disa sinjale pozitive nga Tirana, siē eshte kthimi i opozites ne parlament, apo plani i tyre 10 pikesh.

    Top Channel - Ēfare mendoni mbi ate pakt?

    Fyle - Degjoni, une mendoj se ēfaredolloj plani qe do t'u mundesonte partive qe te percaktonin nje terren te perbashket per te ecur perpara, eshte nje plan i mire.
    A do te kisha deshiruar qe nje propozim i tille te vinte nje vit me pare? Po. Por a do te thote kjo se tashme eshte teper vone? Jo, nuk do te thote fare keshtu. Mendoj se tani behet fjale per ta vjelur kete mundesi dhe per ta perdorur ne interes te qytetareve shqiptare, sepse ne fund te fundit, jane ata qe kthehen ne pengje te ketij ngerci politik.

    Top Channel - A eshte e mundur qe Shqiperia te marre statusin kandidat, nese permbush natyrisht disa kushte, perpara paketes se ardhshme te zgjerimit ne vjeshte?

    Fyle - Shqiperia duhet te jape rezultate ne 12 prioritetet kyce. Po, eshte korrekte qe ne kushtet aktuale ne do te raportojme mbi kete ceshtje ne kuader te raportit te ardhshem te progresit. Por, a do te thote kjo se nese do te kishte nje zgjidhje politike, nese do te kete me te vertete nje mjedis gjithperfshires, e qe Shqiperia do te niste te jepte apo te jape rezultate, pertej cdo dyshimi, mbi 12 prioritetet kyce, se ne nuk do te mendonim per nje kalendar alternativ ? Une do te isha i fundit qe do te thoja JO, nese nje gje e tille do te ndihmonte Shqiperine, nese kjo do te ndihmonte qe te vilej shansi qe do te krijohej nga politikanet shqipetare. Por, ju po me beni mua pyetjen per hapin e dyte, nderkohe qe hapi i pare eshte qe politikanet shqiptare ta krijojne ate mundesi.

    Top Channel - Gjate Keshillit te fundit te Stabilizim Asocimit, ju dhe baronesha Ashton nxitet Shqiperine per nje reforme zgjedhore e kushtetuese. Pervec ndryshimeve te tjera te rendesishme qe duhen bere, e ketu mund te permendim dhe rregulloren e parlamentit, a mendoni se zgjedhja e Presidentit duhet te jete pjese e kesaj reforme gjithashtu?

    Fyle - Degjoni, Shqiperia eshte nje shtet sovran dhe nuk i takon Komisionit qe te percaktoje rregullat per te zgjedhur Presidentin, Parlamentin e keshtu me radhe. Ajo ēfare ne kerkojme te shohim eshte qe legjislacioni te perputhet me parimet dhe vlerat europiane, qe te bazohet ne rekomandimet e OSBE-se, e ne kete rast dhe tek rekomandimet e Komisionit te Venecias, te cilat do te mberrijne per te na ndihmuar. E keto jane ēeshtjet me te rendesishme.

    Ne e kemi vleresimin per zgjedhjet e kaluara lokale. Persa me takon, pavaresisht disa elementeve pozitive, ato ishin nje shans i humbur per rifitimin e besimit, veēanerisht ndermjet qeverise dhe opozites. Fatmiresisht tani kemi nje raport te qarte nga OSBE se cfare duhet bere, e ne pak jave me shpresen e nje rekomandimi te qarte nga Komisioni i Venecias, ne do te krijojme nje kuader per te ulur qeverine dhe opoziten, qe te bien dakort ne ndryshimet e domosdoshme legjislative, gje e cila do te siguronte se zgjedhjet e ardhshme ne Shqiperi nuk do te ishin nje burim grindjesh e tensionesh. E kjo eshte me e rendesishmja.

    Top Channel - Meqe jemi ketu, ky vit u shenua nga zhvillimet tragjike te 21 janarit dhe zgjedhjet lokale. Si u ndjete ju gjate ketyre ngjarjeve? Perse e anulluat viziten tuaj ne janar dhe viziten tjeter ne maj me Presidentin Barroso ne Tirane?

    Fyle - Mendoj se e kemi bere te qarte ne ate kohe, por me lejoni ta perseris. Per sa i perket vizites ne Tirane, ne vendin tim, te Drejtorit Menaxhues ne Sherbimin e Aksionit te Jashtem Europian, Miroslav Lajcak, kjo ishte dicka per te cilen rame dakort me Perfaqesuesen e Larte, Cathy Ashton, meqenese kjo ēeshtje kishte me te vertete pasoja politike.

    Persa i takon vizites te Presidentit te Komisionit Europian, e dini ēfare, kurdo qe nisesh per diku, ke nje fare pritshmerie, e veēanerisht ne rastin e Presidentit te Komisionit Europian, kerkohen diskutime konstruktive dhe nje mjedis i favorshem per ate vizite. Ne ate kohe, ne do te kishim ardhur ne mes te nje debati teper te nxehte, ne mes te ngerēit politik, pa asnje shprese se gjerat mund te ecnin perpara qofte edhe ndonje centimeter.

    E kjo beri qe Presidenti i Komisionit te merrte nje vendim te tille. Nuk ishte fare braktisje e shqiptareve, e nuk do te thote fare se Shqiperia nuk eshte e rendesishme. Une shpresoj se partite politike do ta kene kuptuar qe ne fakt ky mesazh u drejtohej atyre duke ju thene: Ju lutem, sigurohuni qe kurdo qe te planifikoj nje vizite te tille radhes tjeter, te ndjehem i mirepritur e te ndjej se po flasim ne menyre konstruktive mbi ato ceshtje qe do t'a sillnin Shqiperine me afer BE-se, eventualisht edhe ne BE.

    Top Channel - Pyetja e fundit, mbi lirine e Medias. Siē e dini, Top Channel ka qene vazhdimisht nen kercenim per shkaterrimin e ambienteve te tij te punes, meqenese kriticizmi nuk eshte fort i mirepritur. Doja te dija mendimin tuaj se ēfare duhet te beje qeveria shqiptare per te promovuar lirine e medias dhe cfare ndodh nese ajo nuk respekton angazhimet e saj?

    Fyle - Kjo eshte nje ceshtje qe ne e ndjekim me vemendje prej disa kohesh. Kjo eshte dhe ēeshtja per te cilen une i shkruajta dhe Kryeministrit. Kjo ēeshtje, nese e mbani mend, ishte edhe ne qender te debatit tone gjate Konferences “Fol hapur” ne muajin maj, e cila merrej vetem me lirine e shprehjes dhe mediat. Une ia dergova Kryeministrit konkluzionet e asaj konference dhe i kerkova te beje te mundur qe Shqiperia dhe autoritetet e saj te japin rezultate bazuar mbi keto konkluzione.

    Sot, pas miratimit te raportit te progresit nga Kolegji i Komisionereve, une propozova nje qasje te re ndaj kesaj ēeshtje. Ne nje fare menyre mbajta angazhimin qe shpreha gjate Konferences per mediat, ku theksova se pa lirine e shprehjes nuk mund te kete transformime te verteta. Nevojitet me shume per t’u bere per te garantuar lirine e medias ne vendet kandidate.

    Perveē njoftimit per kapitujt 23 dhe 24 te negociatave per anetaresim, qe merren me te drejtat themelore dhe reformen ne gjyqesor, se do te jene te parat qe do te hapen dhe te fundit qe do te mbyllen ne bisedime per te pare keshtu gjurmet e provave te vendeve kandidate ne rezultatet qe japin, une sot lajmerova edhe se, per here te pare, ne do te shohim nga afer edhe se si reflektohet liria e shprehjes dhe e medias, ne nje menyre me te thelle dhe ne nje kuader te tille negociatash, jo vetem per t’i vezhguar, por edhe per t’i ndihmuar vendet kandidate qe te japin rezultate ne kete aspekt te rendesishem.

    Arta Tozaj, Bruksel


    http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=220518

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ja nje xhevahir..

    ----
    Top Channel - Pyetja e fundit, mbi lirine e Medias. Siē e dini, Top Channel ka qene vazhdimisht nen kercenim per shkaterrimin e ambienteve te tij te punes, meqenese kriticizmi nuk eshte fort i mirepritur. Doja te dija mendimin tuaj se ēfare duhet te beje qeveria shqiptare per te promovuar lirine e medias dhe cfare ndodh nese ajo nuk respekton angazhimet e saj?
    ----


    nga brukseli tozaj e top qanellit ben pietje per lirin e medias ne shqiperi..
    spaska liri topqanalli..
    uė..
    sa gjynah more shokėni..
    24 ore kurdisin ctu doje qejfi filipet e sokol ballet.. e nuku paskan liri..
    24 ore bambardim terrorist ben shekulli e spaska liri..
    24 ore news 24 sajon cte doje e spaska liri..

    dhe fylja nuk habitet me kte pyetje..
    qe gazetarja e nje kanalli anti berish mu ne bruksel ja ben pyetjen.. per liri media..

    eh mer fyle.. skini faj jo..se nuk e dini cdo te thote as liri as diktature..
    pyet kte tozen e tozajt se ta tregon mire..
    ose ballen e ballajve..

    .

    nejse.. dje pinguini shemtuar erion brac shkrihej ne sall te parlamentit..
    ja kishin mbrritur qellimit..

    ..

    po nuku do na fusni dot mė ne zgjedhe o brandona..

    kot lodhi..

    -

  3. #3
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    ty te eshte errur mendja komplet. lere Arta Tozaj po lexo mire, hapi syte, analizo cdo fjale qe thote Fule, sepse i thote gjerat cope.....sigurisht ai nuk mund te perdori terma si brandon ne lidhje me gomeret e politikes( berish-ram).
    njesoj si dikur dyshja nano-berish( qe sot jane miq) po ashtu dyshja ram-berish mbajne peng te ardhmen e 4 milione shqiptareve, ka 20 vjet qe keta komuniste b'ythqira po e terheqin shqiperine zvare ne nje tranzicion te stergjate.

    ca eshte shqiperia o brar? eshte nje vend mish mash, as demokratik as komunist, as mish as peshk.

    shqiperia eshte nje vend feudo-komunist, ka nje kryefeudal ne krye(qe ne e quajm kryeminister) qe e mjel gjithe vendin, dhe jane ca feudale lokale( kryetare bashkish dhe komunash) te pozites dhe opozites, ca langaraqer te peshtire qe bejne namin me tendera.

    ja kjo eshte shqiperia me prodhim zero.

    te rrofshin ullinjte e sales ty o brar

    se sala ka miliarda si gedafi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 14-10-2011 mė 02:07

  4. #4
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anėtarėsuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933
    Resultati smund te ishte ndryshe .
    Konferma u mor qe nga braktisja e tavolines se kryeatres se komisjonit evropian ne Tiran.
    ajo u shpreh:Ne qofse une do isha Shqiptare mua do me vinte turp per qeveritaret qe kam .
    Shqiperia do ndryshoj!!vetem posht nje drejtim "qeverisje" nga lart ate nga jasht perse ne provat i kemi dhene ne shekuj qe sjemi te zot te qeverisim.
    Ai rast sapo u humb.E ka then miri ku forumisti ketu lart.
    Populli po vuan e feudo komunistet jetojne si femit e gedafit njehere e nje kohe se dhe atyre po i shtrengohet laku.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga altint71 : 14-10-2011 mė 02:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •